In Deutschland ist jeder Betrug erlaubt, da ist man in Albanien viel weiter, auch bei weiteren Produkten, die verboten wurde, weil giftige Stoffe u.a. Speiseeis aus Frankreich importiert wurde.

Acai-Beere beim Abnehmen – der Schlankmacher?

Die in der Acai-Beere enthaltenen Inhaltsstoffe sollen angeblich den Stoffwechsel ankurbeln. Es ist jedoch nicht wissenschaftlich erwiesen, dass Acai-Beeren beim Abnehmen direkt unterstützen können. Einige Hersteller berufen sich zwar auf getätigte Studien, doch oft gehen derartige Herstellerstudien nicht mit rechten Dingen zu.

Fakt ist: Der Körper kann nur Fett verbrennen, wenn er mehr Energie verbraucht, als man ihm durch die Nahrung gibt. Daran können auch Acai Beeren nichts ändern. Wie wir bereits bei den Inhaltsstoffen erfahren haben, enthält die Acai-Beere Fett. Das ist nicht unbedingt kontraproduktiv, denn auch beim Abnehmen braucht der Körper die einfach und mehrfach ungesättigten Fettsäuren, die er selbst nicht produzieren kann.

https://www.krankenkassenzentrale.de/produkt/acai-beere

SHBA shpall ‘Açai One’ mashtrim kriminal, në Shqipëri matrapazët vijojnë t’u zhvatin paratë njerëzve. Produkti nuk ju dobëson

Detaje të tjera nga skema e mashtrimit me shitjen e pilulave të ‘Açai One’ gjoja për dobësim. Matrapazët sajojnë mesazhe vetë  për të zhvatur ata që ende nuk e kanë provuar produktin që nuk ka asnjë efekt në heqjen e kileve të tepërta. Zhdukin mesazhe denoncimet dhe mesazhet zhgënjyese të atyre të kanë provuar ‘Açai One’

Pilulat e ‘Açai One’, të cilat u shiten në masë shqiptarëve gjoja për heqjen e kileve të tepërta, nuk të dobësojnë. Reklamimi i ‘Açai One’ si një produkt që të dobëson është thjeshtë një mashtrim kriminal, për t’ju marrë paratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ky është konkluzioni i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe i ekspertëve të shëndetit dhe ushqimit në Perëndim.

Pas një beteje të shpejtë dhe energjike, drejtësia në SHBA, në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit, kanë ndaluar reklamimin e ‘Açai One’ për dobësim, si një mashtrim kriminal.

Pilulat e ‘Açai One’ ndoshta nuk ju rrezikojnë shëndetin, por nuk ka asnjë provë shkencore që ndikon në procesin e dobësimit. Nëse ‘Açai One’  do të të dobësonte me 10 kg në një kohë të shkurtër, siç pretendojnë matrapazët që shesin produktin për t’ju marrë paratë, në Shqipëri dhe në botë nuk do të kishte mbetur njeri mbi peshë, të gjithë njerëzit do të ishin elegantë. Nëse mbipesha do të zgjidhej me disa pilula, sot nuk do të ishte problemi shëndetësor dhe sfida më e madhe e kohës.

E vetmja rrugë e sigurt drejt peshës normale dhe të shëndetshme janë; konsultimi me mjekun dhe specialistët e fushës, ndjekja e një regjimi ushqimor të përhershëm sipas këshillave të specialistëve dhe aktiviteti fizik. Të gjithë ata që kanë provuar ‘Açai One’, në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për gjetur një zgjidhje magjike, kanë rënë pre e një mashtrimi kriminal, i cili ende nuk është ndalur nga policia dhe prokuroria. Ata që janë mashtruar një herë, tashmë nuk shpenzojnë më para për pilula pa asnjë vlerë. Por, mashtrimi vijon, pasi njerëzit që fshihen pas piramidës ‘Açai One’, sajojnë vetë mesazhe, në emër të personave që nuk ekzistojnë, duke pohuar efektet çudibërëse të ‘Açai One’ dhe duke kërkuar gjoja pilula të tjera.

Mesazhet e sajuara publikohen në faqet e reklamimit të ‘Açai One’, për të nxitur persona të tjerë që të bien në grackën e mashtrimit financiar.

Po t’i shikoni me vëmendje, të gjitha mesazhet e sajuara nuk kanë emrin e klientit, pasi në fakt klienti nuk ekziston. Në adresë të matrapazëve të ‘Açai One’ ka me qindra denoncime për mashtrim nga klientët, shprehje zhgënjimi etj. Por, asnjë nga këto mesazhe nuk publikohen, pasi një gjë e tillë do të dekonspironte të gjithë skemën kriminale të mashtrimit në sytë e publikut.

Policia dhe prokuroria, me një verifikim të thjeshtë, mund të dokumentojnë skemën kriminale të mashtrimit dhe përfituesit prej saj. Të gjitha ata që kanë ende dyshime, të kontaktojnë dhe të pyesin një të afërt, i cili ka konsumuar pilulat ‘Açai One’, nëse i ka humbur apo shtuar kilet e tepërta.

Qendra për Shkencë në Interesin Publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar  qytetarët amerikanë të mos harxhonin paratë duke blerë produktin’ Açai’, pasi efektet gjoja çudibërëse në dobësim, janë vetëm një mashtrim. Për këtë arsye, disa gjykata në SHBA kanë ndaluar reklamat mashtruese për ‘Açai One’.

Në deklaratë e Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA thuhet ndër të tjera: “Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që pilulat ‘Açai’ do të ndihmojnë në heqjen e kilogramëve, rrafshimin e barkut, pastrimin e zorrës së trashë, rritjen e dëshirës seksuale ose kryerjen e ndonjë prej funksioneve të tjera të reklamuara zakonisht. Në të vërtetë, lëngu ‘açai’ ka nivele me antioksidantë  më pak se ai i lëngjeve të rrushit, boronicës dhe qershisë së zezë… Asnjë provë e besueshme nuk sugjeron që antioksidantët nxisin humbjen e peshës”.

Pas hetimeve dhe ekspertizave, Prokurori i Përgjithshëm Richard Blumenthal ka pohuar se “Nuk ka manaferra magjike nga pyjet braziliane që shërojnë mbipeshën – vetëm boshatisje të kartave të kreditit dhe premtime boshe për humbje peshe”. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), një agjenci qeveritare amerikane për të verifikuar mashtrimin e qytetarëve përmes reklamave të rreme, ka bërë një raport për këtë çështje. Komisioni Federal i Tregtisë urdhëroi ndalimin e reklamimit të pilulave që gjoja të dobësojnë.

Kreu i komisionit Timothy Muris lëshoi këtë mesazh pas hetimit: “Nuk ka pilulë magjike për humbjen e peshës, Produktet mashtruese të humbjes së peshës synojnë njerëz të dëshpëruar për të humbur peshë dhe të gatshëm të provojnë pothuajse gjithçka”.

Po ashtu, gjykatat e Illinois, New Jersey, New York, Washington, Michigan dhe Georgia kanë ndaluar reklamimin e ‘Açai’-t për gjoja dobësim, duke pranuar pretendimet e Komisionit Federal të Tregtisë se pilula është një mashtrim. Përveç goditjes federale, Prokurorja e Përgjithshme e Illinois Lisa Madigan ka kërkuar ndëshkimin e një prej krerëve të rrjetit./Pamfleti