nicht der Erste Call Center Betrug, real läuft das 15 Jahre schon
18. Januar 2026, 23:46 Uhr
Callcenter-Betrug aus einem Luxusturm in Tirana / Der Infiltrator deckte den massiven Diebstahl auf: Investitionen von bis zu 200.000 Euro! Wie man den „Kunden“ zur Zahlung bewegt
Verfasst von Newsbomb
„Callcenter“-Betrug aus einem Luxusturm in Tirana / I
Atti-Turm
Die Infiltration der Mediaset-Zentrale durch einen italienischen Journalisten der Investigativsendung „La Lene“ führte zur Aufdeckung des Betrugsnetzwerks der Callcenter, die in den beiden luxuriösesten Hochhäusern Tiranas operierten. Die „Opfer“ der drei Brüder und Inhaber, Agim, Alfred und Arjan Prekaj, waren italienische Staatsbürger.
Vor zwei Tagen durchsuchten Agenten von SPAK und BKH deren Büros im „Atti Tower“ und verhafteten 6 Personen: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi und Odeas Kuqi. Nach den 3 Brüdern wird weiterhin gefahndet.
Zahlreiche Mitarbeiter des betrügerischen Unternehmens riefen verschiedene Personen an und drängten sie, in die Plattform zu investieren – mit Beträgen zwischen 250 und 200.000 Euro. Ein Tipp, den der Infiltrator von „Le lène“ erhielt, lautete, dass die Angerufenen nicht mehr als 30 bis 50 Euro pro Tag verdienen sollten, um sie zu weiteren Investitionen zu animieren.
Unterdessen berichtete einer der im Callcenter angestellten Italiener dem Infiltrator von „Le lène“, dass er in einem Monat persönlich 3.500 bis 10.000 Euro mit seiner Arbeit verdient habe. Im Callcenter selbst seien die Handykameras der Angestellten blockiert gewesen, um Film- und Fotoaufnahmen zu verhindern.
Das betreffende Callcenter wurde von Wachpersonal bewacht. Dieses vermutete am Abend des 15. Januar, dass sich Agenten im Gebäude aufhielten. Sie informierten die Eigentümer über den möglichen Einbruch, und noch am selben Abend wurde angeordnet, sämtliches Material – von Geräten bis hin zu Akten – in einen anderen Luxusturm zu verlegen, wo neue Büroräume vorbereitet wurden.
Als die BKH-Agenten den „Atti Tower“ aufsuchten, waren die Büros leer. Innerhalb kurzer Zeit konnte der Ort ermittelt werden, an den die Ausrüstung gebracht worden war. Im anderen Turm wurden Computer, Telefone, Festplatten, Laptops, diverse SIM-Karten, Dokumente und Notizblöcke gefunden. Die auf frischer Tat ertappten Personen trugen einen Mülleimer mit Material aus dem anderen Callcenter, das kurz zuvor im „Atti Tower“ geleert worden war.
SPAK führt in Zusammenarbeit mit ausländischen Behörden weiterhin die Inventarisierung und Analyse sämtlicher Computergeräte sowie die Identifizierung aller Opfer des Verbrechens durch und dankt insbesondere den Mitarbeitern der italienischen Investigativsendung „Le Iene“ von „Mediaset“, deren Arbeit die Betrüger entlarvt hat.
Mashtrimi me “Call Center-at” nga kulla luksoze e Tiranës/ I INFILTRUARI që zbërtheu skemën e VJEDHJEVE masive: Investime deri në 200 mijë euro! Si të nxisësh “klientin” për të derdhur lekët

Infiltrimi i gazetarit italian të emisionit investigativ “La Lene” në Mediaset çoi në zbulimin e skemës së mashtrimit të “Call Center”-ave që operonin në dy kullat më luksoze të Tiranës. “Viktima” të tre vëllezërve pronarë, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, ishin shtetasit italianë.
Dy ditë më parë SPAK dhe agjentët e BKH-së mësynë në zyrat e tyre në “Atti Tower” duke arrestuar 6 persona; Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, ndërsa në kërkim janë 3 vëllezërit.
Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro. Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.
Ndërkaq, një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte 3500-10 000 euro në muaj. Brenda mjediseve të “Call Center”-it raportohet se telefonave personalë iu bllokohej kamera, në mënyrë që askush të mos filmonte dhe fotografonte.
“Call Center”-i në fjalë ruhej me roje. Ka qenë pikërisht këta që kanë dyshuar mbrëmjen 15 janarit se rreth godinës, kishte agjentë të infiltruar. Ata kanë njoftuar pronarët për një ndërhyrje të mundshme dhe brenda natës është urdhëruar lëvizja e çdo materiali, nga pajisjet deri tek dosjet, të dërgoheshin në një tjetër kullë luksoze, ku po përgatiteshin ambientet e reja të zyrës.
Kur agjentët e BKH-së kanë shkuar në “Atti Tower” zyrat janë gjetur të boshatisura dhe në një kohë të shkurtër është arritur lokalizimi i ambientit ku pajisjet ishin dërguar. Në kullën tjetër u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Tower”.
SPAK po vijon inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, teksa falënderon posaccërisht stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, puna e të cilëve zbuloi mashtruesit.
Tiranë/ Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at, SPAK: Kontrolluam 28 objekte, përfshirë 2 kulla luksoze! 8 të arrestuar, 3 vëllezërit në kërkim! Pronarët lëviznin me një ‚Ferrari‘ (EMRAT)
TIRANË – Grupi kriminal i “Call Center-ave”, që akuzohet se mashtronte qytetarë evropianë me kriptomonedha nuk kishte vetëm një bazë në kullën luksoze në Tiranë, Atti Tower, por edhe në godinën tjetër të e famshme dhe shumë të shtrenjtë të kryeqytetit, “Downtown One”,
SPAK thotë se hetimet për aktivitetin mashtrues, që Report Tv mësoi se e drejtonin 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, nisën pasi nga emisioni investigativ italian “Le Iene” u dorëzuan materiale, mes të cilave pamje filmike.
Pikërisht nga këto pamje është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) e ndodhur në dy kate në kullën “Atti Tower”, përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë. Nga videot e filmuara nga gazetari italian i “Le Iene” që ishte i infiltruar si punonjës në këtë call center, pikërisht në zyrat e vendosura në katin e 9-të dhe të 13-të shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

LEXO EDHE:
Fshatrat më të shtrenjtë, sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë
Menjëherë sapo pa pamjet dhe konfirmoi vendin, SPAK nisi punën hetimore. Por këto hetime sicc duket janë pikasur nga grupi kriminal. Sipas SPAK organizatorët kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.
Ishin pikërisht vëzhguesit jashtë kullës “Atti Toëer” që sipas Prokurtorisë së Posaçme mbrëmjen e datës 15 Janar, pas përfundimit të punës, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.
Kur hetuesit e BKH-së kanë shkuar në kullën luksoze më 16 janar i kanë gjeture të boshatisura zyrat, pasi ishin larguar pajisjet dhe personelit. Pas këtij momenti BKH ka identifikuar mjetet që kanë larguar kompjuterat dhe pajisjet e tjera të Call Centerit. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, kryesisht transportues, që kishin lëvizur pajisjet nga “Atti Toëer” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Doëntoën One”. Me iniciativën e tyre hetuesit janë ngjitur menjëherë në katin e pestë të kësaj kulle, ku kanë gjetur një tjetër “Call Center”, në ndërtim e sipër.
Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Toëer”.
Pasi kërkoi përforcime nga policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, që u kapën në flagrancë dhe më pas ndalimi i dy të tjerëve, që dyshohen si punonjës të call centerit dhe akuzohen për mashtrim kompjuterik.
Një ditë më pas, më 17 janar, janë lëshuar edhe urdhrat e ndalimit për tre vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, si organizatorë, që vijojnë të jenë në kërkim.
Janë ushtruar gjithsej kontrolle në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.
SPAK thotë se po inventarizon të gjitha pajisjeve kompjuterike, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, teksa falënderon posaccërisht stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, puna e të cilëve zbuloi mashtruesit.
Investigimi mori shkas nga ankesat e disa italianëve të mashtruar. “Le Iene” mundi të infiltrojë një person, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat se jo vetëm shqiptarë, por edhe italianë janë përfshirë në krim, që jetojnë në Itali apo Shqipëri. Transaksionet e fituara nga aktiviteti kriminal kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga kokat e grupit.
Report Tv zbulon EMRAT e 6 prej 8 të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë
Kulla ‚Downtown One‘ dhe kulla ‚Atti Tower‘ ku kishin bazën grupi i Call Center-ave, Tiranë
Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi janë 6 prej 8 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që u zhvillua në Tiranë për goditjen e Call Center-ave që mashtronin qytetarë italianë për investime në kriptovaluta të ndryshme.
Mashtrimet nëpërmjet Call Center-ave/ U kontrolluan 28 ambiente, SPAK sekuestron qindra kompjuterë, sisteme memorizimi, servera e dokumente! Pronarët lëviznin me ‚Ferrari‘
Agjentët e BKH-së nga kontrollet e ushtruara në 28 ambiente, janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.
Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.
“Viktima” të mashtrimit nga këto call centera janë shtetas italianë. Gjithashtu rastet janë denoncuar nga një emision investigativ në Mediaset ndërsa tashmë SPAK po bashkëpunon me homologët italianë lidhur me hetimet.
die wunderbare Welt der Dummfrauen, Elvia Kokona die wunderbare Welt der Dummfrauen, Angst vor SPAK/ Blendi schließt die Deals ab; Llambriola unterzeichnet die Papiere. </a></h2>











