ARCHIVE

„Terroristen“ festgenommen: Erzen Uka, welche auch im Irak schon tätig war. Rattenloch: Fushë-Arrëz

12 Stunden Widerstand, bis uralt bekannte Terroristen festgenommen wurden

Alles Kosovo Verbrecher, die dort ausgebildet wurden

12 orë rezistencë, Report Tv siguron fotot e arrestimit të dy të terroristëve në Fushë-Arrëz! Qëlluan drejt RENEA-s, u gjenden armë e flamuri i ISIS (VIDEO)

 Report TV ka siguruar fotot e arrestimit të Erzen (Hamza) Ukës dhe Julian Cumrakut, të cilët iu dorëzuan forcave RENEA dje pas 12 orësh negociata ndërsa ishin fshehur në një banesë në fshatin

Policia, në një njoftim zyrtar, zbardh dinamikën e ngjarjes. Dyshimet nisën pas një kontrolli në terren rreth orës 09:00, ku njëri prej tyre, pasi ka parë efektivët, është larguar me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policët i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por ka refuzuar dhe i ka kërcënuar.

Më pas, me ndërhyrjen e forcave RENEA, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale. Pas 12 orësh negociata dhe me thirrjet e familjarëve të tyre, ata janë dorëzuar. Kur është dorëzuar, thotë policia, Erzen Uka kishte një dëmtim në kofshën e djathtë, dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas dorëzimit, u ushtrua edhe një kontroll në banesë, ku u gjetën 5 armë, 4 automatike dhe 1 pistoletë, një flamur i ISIS i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të zjarrit, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse e dy gëzhoja.

Policia thotë se 35-vjeçari Erzen Uka u arrestua për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, ndërsa 34-vjeçari Julian Cumraku me akuzën e vjedhjes dhe kanosjes. Materialet në Prokurori janë referuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Cumraku dhe Uka ishin prej kohësh nën vëzhgimin e Antiterrorit. Uka, ish-pjesëtar i Forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak u dënua në vitin 2020 nën akuzën e nxitjes terroriste. Në vitin 2015, ai u arrestua për përgatitjen e fëmijëve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.

Ndërsa Julian Cumraku, babai i një vajze, ka qenë emigrant në Francë, me precedentë të mëparshëm penal dhe i konsideruar si person i rrezikshëm për shkak të dinakërisë që e karakterizonte. Madje, në kontaktet e rralla me banorët e fshatit, ai u thoshte se i njihte, duke iu cituar edhe emrat, me qëllim t’i vinte nën presion që të mos flisnin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:

 

Ora 09:38

U arrestua në Fushë Arrëz, kush është Erzen Uka! Ish-komando në forcat paqeruajtëse në Irak, Stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS (VIDEO)

1764060119_erzenukaa.JPG

Erzen Uka duke stërvitur një nga djemtë

Erzen (Hamza) Uka është i njohur për policinë, dhe me me një të shkuar të lidhur me ekstremizmin e dhunshëm. Ndonëse pjesë e forcave elitë të ushtrisë shqiptare, në radhët e së cilës kishte shërbyer në njësitë komando në Irak dhe Afganistan, ai ishte vënë në survjenim në vitin 2007, dhe konsideroghej person me rrezikshmëri të lartë.

Në Prill të vitit 2019, u arrestua nga Antiterrori pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Autoritetet e kishin evidentuar si element me prirje radikale ekstremiste, simpatizant dhe përkrahës i organizatave ekstremiste ISIS. Në rrjetet sociale ai kishte qenë mjaft aktiv, me postime fotografish dhe videosh, të simboleve të organizatave ekstremiste apo dhe demostrime të teknikave të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga luftëtarët ekstremistë, përfshirë stërvitje të fëmijëve me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.

Në shtator të vitit 2020, ai u dënua me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë procesit, Uka kërcënoi asokohe edhe gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu.

 

Ora 09:24

Publikohen pamjet e operacionit në Orosh, momenti kur RENEA mësyn brenda banesës! Gjenden armë e flamuri i ISIS të varura në mur (VIDEO)

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i ditës së djeshme, ku pas disa orësh negociata, u dorëzuan dy personat që fshiheshin prej dy muajsh në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Për 12 orë forcat e policisë dhe RENEA rrethuan banesën, dhe pas negociatave, dy të armatosurit u dorëzuan.Policia tha se në banesë u gjet 5 armë zjarr, 4 automatike dhe 1 pistoletë, një flamur i ISIS që ishte vendosur në faqen e murit, 17 granata dore, kapsolla detonatore etj.

„Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.“, njoftoi policia.

1764059113_hamzaukaarrestimi.jpg

Armët e sekuestruara dhe flamuri i ISIS
Ora 09:11

U dorëzuan pas 12 orësh ’ngujim‘ në Fushë-Arrëz, policia jep detaje për arrestimin e dy të armatosurve: Qëlluan me armë drejt forcave RENEA

1764058918_policiaeshkodrs.jpegPolicia ka dhënë detaje nga operacioni në fshatin Orosh të Pukës ku dy të rinjtë Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan për gati 12 orë brenda një banese. Blutë informojnë se dy të rinjtë u vetëdorëzuan për shkak të pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre. Gjatë 12 orëve në rrethim, Erzen Uka dhe Julian Cumraku u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të RENEAS duke u rrezikuar jetën.

Kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Pukë, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të Policisë së Repartit Special Renea duke u rrezikuar jetën, pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre, vetëdorëzohen dy shtetas që u mbyllën në banesë.

Sekuestrohen 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihen në pranga të dy shtetasit që kundërshtuan Policinë me armë.

Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.

J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

.

https://shqiptarja.com/lajm/u-dorezuan-te-renea-pas-12-oresh-negociata-report-tv-siguron-fotot-e-arrestimit-te-hamza-ukes-dhe-julian-cumrakut-qe-u-ngujuan-ne-fushearrez-iu-gjeten-5-arme-18-granata-e-2-mije-fisheke

Wird geladen
×