Kriminelle kaufen sich überall in den Staat ein, übernehmen Posten nicht nur bei der Polizei, sondern überall

10 Wohnungen, Geschäfte, Villa und Auto/ SPAK beschlagnahmt das 3-Millionen-Euro-Anwesen von Oltian Bistri, dem ehemaligen Chef von Operacionale

14.05.2024 12:13

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri

14 Maj 2024, 12:30Kronika TEMA
SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales,

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK ka sekuestruar pasuri të Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për ish-shefin e Operacionales.

Nga verifikimet pasurore ka rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 9, të vitit 2023, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 6, të vitit 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij.

Duke qenë se ndaj shtetasit Oltian Bistri ka pasur indicje që në vitin 2016 për përfshirje në veprimtari kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme, është marrë i pandehur për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259  dhe 287 të Kodit Penal, në bazë të nenit 3/1, gërmat (ç) dhe (d), të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, shtetasi Oltian Bistri është subjekt i këtij ligji dhe mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Ndaj shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.

Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

·  18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

·  Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

·  Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

·  Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·  Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

https://www.gazetatema.net/kronika/spak-sekuestron-3-milione-euro-pasuri-ish-shefit-te-operacionales-oltian-i439867

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, në pranga ish-efektivja e Burgjeve dhe 4 të tjerë! 9 automatikë dhe pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës (VIDEO) Pesë të arrestuarit

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, në pranga ish-efektivja e Burgjeve dhe 4 të tjerë! 9 automatikë dhe pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës (VIDEO)

Goditet grupi që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre edhe ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. 9 kallashnikovët dhe pushkët do shiteshin për llogari të grupeve kriminale në kryeqytet.