Cannabisfarm in Drenovicë, Polizeidirektor von Berat gefeuert! Es wird vermutet, dass er kriminelle Aktivitäten verschwiegen hat Edmond Tarkaj wird vom Posten des Polizeidirektors von Berat entlassen, 10 Tage nachdem in diesem Bezirk ein Gewächshaus mit Cannabis gefunden wurde, in dem Dutzende von Frauen aus dem Norden des Landes beschäftigt waren. An seine Stelle wird Kastriot Skenderi berufen, bisher Berater des Generaldirektors der Staatspolizei. Cannabisfarm in Drenovicë, Polizeidirektor von Berat gefeuert! Es wird vermutet, dass er kriminelle Aktivitäten verschwiegen hat Die neuen Direktoren Kastriot Skenderaj und Edmond Tarkaj entlassen Redaktion 21. November, 14:01 | Update: 21. November, 14:40 Uhr [Schrift vergrößern] [Schrift verkleinern] Edmond Tarkaj wird vom Posten des Polizeidirektors von Berat entlassen, 10 Tage nachdem in diesem Bezirk ein Gewächshaus mit Cannabis gefunden wurde, in dem Dutzende von Frauen aus dem Norden des Landes beschäftigt waren. An seine Stelle wird Kastriot Skenderi berufen, bisher Berater des Generaldirektors der Staatspolizei, berichtet Report TV-Journalist Sokol Dema. Skenderi hatte vor einigen Jahren die Position des Direktors der Polizei von Tirana inne. Dies ist der erste Wechsel in den Reihen der Direktoren der Staatspolizei.
Ferma me kanabis në Drenovicë, shkarkohet drejtori i policisë së Beratit! Dyshohet se fshehu veprimtarinë kriminale
Edmond Tarkaj shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë së Beratit, 10 ditë pasi në këtë qark u gjet sera me kanabis, ku ishin të punësuar dhjetëra gra nga veriu i vendit. Në vend të tij emërohet Kastriot Skënderi, deri më tani këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Skënderi, disa vite më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Ky është ndryshimi i parë në rarg drejtorësh në Policinë e Shtetit. Në vijim, me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku pritet të ketë ndryshime të tjera, në kuadër të riorganizimit që struktura do të ketë në të gjitha sektorët. Tarkaj u vu nën hetim bashkë me shefin e Komisariatit të Policisë Berat, Skrapar e Dimal pasi dyshohet se kanë kryer shkelje të rënda disiplinore duke fshehur veprimtarinë kriminale.
LEXO EDHE:
U kap në Britaninë e Madhe me fermë kanabisi, 25-vjeçari shqiptar: Isha i detyruar, shkova me kamion se duhet të paguaja tarifat mjekësore për babanë
Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor. Serat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg ndërsa 2 gratë organizatore Drita dhe Izmira Mema dhe 95 punëtoret e rekrutuara, po hetohen në gjendje të lirë.
‘Do vilnin ullinj’, si u morën ‘peng’ gratë për të punuar në fermën me kanabis
95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, nuk ishin punëtore të zakonshme. Ato thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj.
https://shqiptarja.com/lajm/ferma-me-kanabis-ne-drenovice-shkarkohet-drejtori-i-policise-se-beratit