Alle Gesuchten, lassen sich einen Bart wachsen
Die Polizei Einheit OLF, Hat man wohl aufgelöst, weil Kriminelle die Spezial Einheit unterwanderten.
OFL Operationen der Polizei, und die Drogen Transporte, Migranten Schmuggel gehen überall weiter
vor 2 Jahren
EU Soreca Show um von den Edi Rama Comedy Polizei Aktionen abzulenken
RENEA ‚rrethon‘ Elbasanin dhe Peqinin, në kërkim të ‚bosëve të krimit‘ që ‚i mori në qafë‘ Dumani, 10 të shoqëruar! Në pranga ‚Kel Çami‘, i pranishëm në konfliktin që u vra Pjerin Xhuvani
Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i DOSJES „Plumbi i Artë“. Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri i quajtur ndryshme si ‚Kel Çami‘, një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani. Gjatë një konflikti ka humbur jetën Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër persona. Ndërkohë që Kelmend Xhaferri ka qenë i përfshirë në konflikt dhe u shpall atëherë në kërkim. Ndërhyrja e RENEA ne Elbasan është kryer me shpresën e kapjes se Talo Çeles, Suel Çeles, Kamer Mehjes dhe Gentian Sharrës. Por ende nuk ka një informacion për personat e shoqëruar.
Kujtojmë se DOSJA e sigruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com ‚Plumbi i Artë‘ është zbërthyer nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe dhe Henrik Hoxhajt nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.
LEXO EDHE:
Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur! Autori në pranga
Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.
Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
RENEA rrethon Elbasanin, a do të vihen këtë herë në pranga Talo Çela dhe Suel Çela?! 14 ‘bosët e krimit’ në kërkim
14 personat në kërkim nga operacioni ‘Golden Bullet’
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)