IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në plazhin e Shëngjinit
14/06/2021 – 18:30
Në vijim të operacionit “Bregdeti ynë” për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, aksioni i IKMT ka nisur pasditen e sotme dhe në zonën turistike të Shëngjinit.
Fillimisht aksioni ka nisur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, për të vijuar më pas në zona të tjera të vendit.
Rezulton se janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në Shëngjin. IKMT ka bërë me dije se në objektet e parashikuara për t’u prishur, parashikohen ato me konstrukt betoni, edhe kioskat e ndryshme metalike.
Në mbështetje të IKMT kanë shkuar edhe policia dhe inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë.
Operacioni “Bregdeti ynë” nisi fillimisht në Ksamil dhe Velipojë, ku aktualisht po pastrohen inertet e ndërtesave të shembura.