GETAGGTE BEITRÄGE / IKMT

Illegale Bauten, im Kombinat, Platz 5. Mai, werden von der Ordinären Berisha, Kosovo Mafia in Tirana abgerissen

Deutschland finanzierte überall den Verbrecher Banden, die Wasserleitungen, Infrastrutur, Strassen, Kanalisationen. Alles illegal gebaut, im Wild West Stile, von der weltbank, EU Banken, der KfW und der angeblichen Entwicklungshilfe, KfW finanziert, dieses kriminelle Enterprise, der Land Eroberung, Grundstücks Handel, mit Mafia Notaren, Richtern, Staatsanwälten, Baupolizei und Anwälten.

2001: AAEF Reklame Tafeln an der damaligen National Strasse nach Tirana, wo man Tausende von illegalen Grundstücken verkaufte. ca. auf der Ostseite wo heute Mercedes illegal gebaut hat

Ein Geschäftsmodell der Albaner Politik, Geldwäsche, illegales Bauen, Drogen und Frauen Handel, ebenso von der EU, KfW, oft auch den Amerikanern, die den Betrug mit USAID, dem AAEF Fund starteten.

Erneute Unruhen, weil illegale Verbrecher Häuser, Wohnungen in Tirana abgerissen werden, im Kombinat, Platz des „5.Mai „

Es sind hier Kosovaren Verbrecher Banden und Berisha Leute aus Nord Albanien

Policia rrethon ‘5 Majin’ në Tiranë, IKMT shemb disa banesa në kuadër të rindërtimit! Një prej banorëve refuzon, hipën mbi çati dhe lidhet me pranga: E kam shtëpinë me letra! Ndërhyn FNSH! (VIDEO)

TIRANË- Shembja e 7 banesave (nga 430 në total) që preken nga projekti i rindërtimit në zonën e ‚5 Majit‘ në Tiranë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe Policisë. Banorët kanë bërë rezistencë, pasi sipas tyre shembja e banesave është kundër ligjit, duke theksuar se ato nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave dhe se nuk dinë se ku të shkojnë. Report Tv ka ndjekur nga afër procesin, ku ka pasur një moment tensioni, pasi familja Mziu ka refuzuar që të lërë banesën për shkak se sipas tyre e kanë me dokumente të rregullta. Një prej familjarëve është lidhur me pranga dhe ka hipur në çati. Është dashur ndërhyrja e FNSH-së që të evakuohen të gjithë familjarët.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku, tha në një intervistë për Report Tv se banorët i kanë marrëveshjet e gatshme me bashkinë dhe se do të shpronësohen me metër për metër si në truall ashtu edhe në banesë. Banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga ky plan, do të strehohen më tej në një bllok pallatesh që ndërtohet po te “5 maji” e ku do të bashkëjetojnë edhe banorë, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ata që i kap plani zhvillimor.

 

Ora 13:16

Përplasjet për shembjen e banesave tek ‘5 Maji’, Meta: Pamjet tronditëse, çështje të tilla të zgjidhen me ligj

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shembjen e disa banesave nga IKMT në Tiranë në zonën e 5 majit, ku pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë.

‘Para se të kaloj tek çështja që ju keni merak, unë kam një çështje tjetër tronditëse. Opinioni publik është tronditur sot nga disa pamje të dhunshme të disa familjeve në kryeqytet. Këto nuk janë pamje për herë të parë dhe nuk nderojnë autoritetet dhe agjencisë ligjzbatuese. Çështje të tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit. Dhe duke garantuar strehimin e përkohshëm në çdo rast. Me këtë rast i bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me veprimet dhe shkeljet e mundshme të pretenduara dhe të ndajë shqetësimin e tij.’- tha Meta.

Ora 11:47

Protesta te ‚5 Maji’/ Banori refuzon që të lërë shtëpinë, ndërhyn FNSH, e largon nga çatia (VIDEO)

 

Disa banorë të familjes Mziu kanë refuzuar që të lënë shtëpinë, e ndërsa siç shihet në pamjet që Report Tv kanë ndërhyrë FNSH dhe Policia. Ato pritet që të bëjnë largimin e personave që kanë bërë rezistencë, e për disa momente fadroma ka ndalur punën.

Ora 11:35

Protesta e banorëve të ‘5 Majit’, PD: Rama ka ndërtuar shtetin e shkatërrimit për njerëzit dhe pasurimit për vete

Deputetët Dhurata Çupi dhe Bledion Nallbati nga Komisioni i Ligjeve dolën sot në krah të banorëve tek 5 Maji kundër prishjes pa kontratë të shtëpive të tyre. Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi tha se 430 familje po hidhen në rrugë jo për interes publik, por për të pasuruar më shumë Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

‘Janë trishtuese këto pamje këtu tek 5 Maji. Shkatërrohet shtëpia, shkatërrohet pasuria. Që nga 2013-a, ne kemi parë shtetin e Edi Ramës që vetëm shkatërron. Shkatërron shtëpitë e qytetarëve, i nxjerr jashtë. Shkatërron rrugët, shkatërron gjithçka vetëm për të ndërtuar për vete. Këtu po shkatërrojnë 430 shtëpi të qytetarëve, pasi nuk i kanë legalizuar përfundimisht. Ju i dini premtimet për t’i legalizuar të gjtihë, kur u marrin votën dhe sapo mbarojnë votimet, nis shkatërrimi i pronës. Kemi ardhur këtu me kërkesën e banorëve nga komisioni i ligjeve, jo vetëm për të qenë krah qytetarëve, por edhe për të parë dokumentacionin për kallëzimet që do të bëjnë qytetarët. Për t’iu drejtuar SPAK-ut për rindërtimin në përgjithësi, por dhe për rastin e 5 Majit. Është një rast abuziv. Shkatërrohen 430 banesa për të ndërtuar godina të tjera nga shteti. Pra, nuk është shpronësim publik. E thanë edhe qytetarët. Këtu nuk ndërtohet infrastrukturë. Këtu ndërtohen pallate per Edi Ramën dhe njerëzit e Edi Ramës, prandaj po merr pasuritë e qytetarëve. Shqiptarët nuk njohin parti para shtëpisë së tyre, para jetës së tyre, para fëmijëve të tyre. Ne jemi në krah të qyetarëve sot dhe do të vazhdojmë të jemi për t’i ndihmuar për procedurat ligjore. Nuk kanë njoftim për prishjen e shtëpive, nuk kanë kontratë ku do të rrinë. Askush nuk thotë se ku do të jetojnë sot këta qytetarë që u kanë prishur shtëpitë ndërkohë. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e papranueshme. Është historia e nisur nga Edi Rama që në 2013-ën dhe e vadhdon. Pas çdo fushate elektorale bën këto gjëra të tmerrshme me qytetarët, vetëm shkatërron. Ne jemi në krah të qytetarëve kundër pushtetit të Edi Ramës që pasurohet vetë dhe varfëron njerëzit. Sot janë 430 familje këtu, nesër do të jenë diku tjetër. Shqiptarëve u ka marrë tokën, u ka marrë detin dhe ajrin për pushtetin dhe pasurimin e tij.’- tha Çupi.

Ora 11:28

I preket shtëpia nga rindërtimi, banori te ‚5 Maji‘ refuzon shembjen, hipën mbi çati: E kam shtëpinë me letra, s’kam bërë asnjë marrëveshje

 

Një banor ka refuzuar që shtëpia e tij të shembet, në kuadër të rindërtimit. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj, ai ka hipur në ballkon dhe refuzon të lërë shtëpinë.

https://shqiptarja.com/lajm/policia-rrethon-zonen-e-5-majit-ne-tirane-pritet-shembja-e-disa-banesave-ne-kuader-te-rindertimit

Alles Normal im EU, NATO finanzierten Verbrecher Staat: Müll Entsorgung in die Flüsse und Illegale Mafia Bauten werden zur Show beschlagnahmt

Gjoba s’bën punë! Në Rrogozhinë vijon ndotja alarmante, mbetjet urbane ende digjen pranë Shkumbinit (VIDEO)

Pas gjobës së IKMT ndaj kompanisë “Viola-Green SHPK” me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë, kamera e Report Tv është ndalur në landfillin në natyrë ku masa administrative 2 mln lekë duket se s’ka ndryshuar asgjë. Buzë lumit Shkumbin vijojnë të hidhen mbetjet urbane të cilat digjen në natyre, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë: të ujit dhe ajrit.

Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej në një prononcim të dhënë të martën për Report Tv tha se „konstatojmë se shumë subjekte kanë hedhur mbetje jo ligjërisht aty. Përmes një vendimi të këshillit bashkiak do të rehabilitojmë këtë zonë dhe s’do lejojmë më mbledhjen e mbeturinave“, tha ajo. Po sipas Dedejt, sipërfaqja ku sot hidhen mbeturina do të mbillet me fidanë.

Foto nga djegia e mbetjeve në Rrogozhinë pranë Shkumbinit

https://shqiptarja.com/lajm/gjoba-sben-pune-ne-rrogozhine-vijon-ndotja-alarmante-mbetjet-urbane-ende-digjen-prane-shkumbinit

Der Gangster: Lul Morina, baut illegal herum.

Ekskluzive/ OFL-ja u çoi formularin, zbardhet pasuria e vëllezërve Cafi në Shkodër, firmë peshku, njësi tregtare, hotel e restorante (VIDEO)

Shqiptarja.com” zotëron një raport të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja. Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit. Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës.

Sipas këtij raporti, Bledar Cafi ose Bokrri, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarrës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër. Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Objekti i kësaj njësie  tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.

https://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-zbardhet-pasuria-e-vellezerve-cafi-firme-peshku-njesi-tregtare-hotel-e-restorante

Illegales Bauen in Sarande, für 5.000 € direkt in die Tasche der Bau Polizei: Festnamen. Ksamli Inseln, wo Alles illegal gebaut ist

Aktualitet

Mori 5 mijë euro dhe lejoi ndërtimin pa leje në Ksamil, në pranga inspektori i IKMT-së


Publikuar në : 09:56 – 13/05/20 |

mapo.al

Pas aksionit të mbrëmshëm në Ksamil, realizuar nga nga policia dhe IKMT për ndërtimet pa leje, janë prerë dy fletëarreste.

Mbrëmë u shoqëruan ne komisariat 7 persona, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, është arrestuar një qytetar nga Saranda dhe një punonjës i IKMT-së, Tiranë.

Në pranga është vënë Altin Bogdani, 35-vjeç nga Tirana, Inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT, Tiranë.

Arrestohet dhe Vasillaq Vito, 43-vjeç nga Saranda. Bogdani akuzohet se ka marre ryshfet 5 mijë euro dhe 350.000 lekë të reja nga Vito, për të mos i prishur një pjese të një objekti në Ksamil, pronë e Vitos.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Bogdanit iu gjeten 5 mijë euro, 350 mijë lekë, tre telefona celularë dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”. Dosja i ka kaluar GJKOK Tiranë.

https://gazetamapo.al/mori-5-mije-euro-dhe-lejoi-ndertimin-pa-leje-ne-ksamil-ne-pranga-inspektori-i-ikmt-se/

Wird geladen
×