Wieviele Leute, darunter die Stadt Polizei von Durres, Baupolizei, Rathaus, Alle Kadaster Beamten, verwickelt sind in illegale Dokumente, Duldung von illegalem Bauen ? Ein Schwarzes Loch, seit über 20 Jahren.

PD Ex-Minister, der Berisha Bande werden verdächtigt, und auch sehr wahrscheinlich.

Man macht also lustig weiter im Alten Landraub Modell, mit käuflichen Leuten im Kadaster Amt Durres, wo schon über 100 Leute verhaftet wurden, oder auf der Flucht sind.

Villa ‚760.000 Euro‘ wird in Lalzi Bay entdeckt! Bardhi greift ‚Rithemelimi‘ an: Die echte Opposition hat es, sie wird von Rama als Geisel gehalten! Shehu: Inszenierung! Anprangern! Spaho: Schurke und Becken
Im Parlament wird Bardi zur Rede gestellt, von Edmondo Spaho, Tritan Shehu, der KAS und CDU Ratte, nur im Original zu sehen

 

“Mos më bërtit mua, palaço”, demokratët zihen me njëri-tjetrin në sallën e Kuvendit për vilën 760 mijë euro

May 12, 2022 11:30

“Mos më bërtit mua, palaço”, demokratët zihen me njëri-tjetrin në sallën e Kuvendit për vilën 760 mijë euro

Një situatë kaotike është krijuar në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me njëri-tjetrin.

Edmond Spaho është përplasur me Gazment Bardhin.

Mes Spahos dhe Bardhit ka pasur një debati të ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.

Për disa minuta u ndërpre dhe raportimi i drejtorit të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave.

“Zotërinj deputetë ju lutem vijojmë me raportimin”, tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla më pas.

Mësohet se shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open nga Gazment Bardhi, që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro”.

Një prej deputetëve të përmendur është pikërisht Edmond Spaho, ndaj dhe duket se kjo e ka çmendur.

Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët:

“Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mijë euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj”.

 

Zbulohet vila ‘760 mijë euro’ te Gjiri i Lalzit! Bardhi sulmon ‚Rithemelimin‘: E ka ‘opozitari i vërtetë, mbahet peng nga Rama! Shehu: Inskenim! Denoncoje! Spaho: Mashtrues e legen

Vila te Gjiri i Lalzit që është nxjerrë në shitje

Vila te Gjiri i Lalzit që është nxjerrë në shitje

TIRANË–  “Një deputet i PD, ish ministër në qeverinë Berisha, ka një vilë të pajustifikuar 760 mijë euro, dhe me këtë informacion në dorë, kryeministri Edi Rama e ka peng”. Kjo akuzë e Gazmend Bardhit nuk kaloi në heshtje.

Në seancën plenare në Kuvend, deputetët që iu përmendën emrat si pronarë të mundshëm të vilës, Tritan Shehu dhe Emond Spaho, u përplasën me Gazmend Bardhin. Kur Grupi i Rithemelimit i doli kundër formulës së Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e presidentit të ri, Bardhi ngriti një akuzë të fortë, por la mister se kujt i drejtohej.

Kush është deputeti me vilë 760 mijë euro? Gazment Bardhi: Ka qenë ministër në kohën e PD-së (4 emrat e përfolur)

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruante Bardhi.

Këtë të enjte, Gazmend Bardhi zbuloi se vila që është nxjerrë në shitje në Gjirin e Lalzit, ndoshta nga debati i hapur prej tij, e ka ulur çmimin dhe tashmë shitet për 670 mijë euro.

‘E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur‘- shkruan sot Bardhi.

Në një studio televizive, duke dashur të mbajë nën presion personin në fjalë, nëse rezulton vërtetë të jetë një vilë në pronësi të një deputeti, Bardhi e ngushtoi rrethin duke thënë se mund të jetë njëri nga këta 4 emra, deputetë të PD, ish-ministra të Berishës: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Përgjigjen e mori nga Tritan Shehu dhe Edmond Spaho. Shehu i quajti akuzat inskenime dhe i thotë që nëse ka prova të denoncojë në organet përkatëse, ndryshe-, si një ish-ministër Brendshëm-, thotë Shehu, duhet ta dijë se akuzohet për fshehje krimi.

Njëjtë edhe Edmond Spaho në një reagim, i quajti gënjeshtra për qëllime politike. Spaho thekson se gjithë jetën ja ka dalë me punë dhe nuk ka asnjë biznes në emrin e tij apo të familjarëve, jo më një pasuri të tillë.

Nisur nga të dhënat që Bardhi jep për vilën, Report Tv zbulon se bëhët fjalë për dy vila luksoze në Gjirin e Lalzit të përshtatura në një godinë me sipërfaqe 810 m2 dhe ndërtim 400 m katror.

https://shqiptarja-com..