GREQI- Rreth 3 ditë nga kapja e gomones të nisur nga Himara me 1,6 ton drogë, televizioni grek ‘Skai’ ka publikuar pamje nga operacioni si dhe gomonia luksoze me të cilën po transportohej droga. Në pamjet e publikuara shihet gomonia rreth 12 metra e gjatë dhe e pajisur me 3 motorë të fuqishëm.

Gjithashtu në pamjet e publikuara nga televizioni grek shihen qartë edhe shenjat e plumbave në gomone, të qëlluar nga snajperët e policisë greke. Media greke bën edhe hartën e trafikut të drogës si dhe itinerarin që ka ndjekur gomonia e nisur nga Himara. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes të cilëve disa shqiptarë.

Gjatë ndjekjes së kësaj gomoneje të fuqishme, policia greke ka hapur zjarr, duke lënë të plagosur njërin prej gjashtë trafikantëve të arrestuar, 4 shqiptarë dhe 2 italianë.

Policia greke, siç mëson “BalkanWeb” thotë se operacioni nuk ishte rutinë, por se prej disa javësh kishin mbledhur informacione për këtë grup kriminal që ndiqte itinerarin Shqipëri-Greqi-Itali.
54yjhnnm
Policia greke e ka pikasur gomonen teksa kalonte pranë ishullit të Korfuzit dhe e ka ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë. Në ishullin Tzia, gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.

(d.d/BalkanWeb)