Mbi 200 të rinj nga Shqipëria kanë rënë viktimë e një shtetasi kosovar me pasaportë gjermane, i cili u premtonte punësim në Gjermani kundrejt pagesës prej 351 euro. Hapja e një zyre “punësimi” në Tiranë, denoncimi i qytetarëve, kërcënimi dhe zhdukja pa lënë gjurmë e mashtruesit
Jakup B. GJOÇA
Mbi 200 shqiptarë, shumica të rinj kanë rënë viktimë e një mashtrimi nga një kosovar me shtetësi gjermane. U premtoi se do t’i punësonte në Gjermani, duke u marrë paradhënie 350 euro secilit. Kosovari zhduket nga Shqipëria, duke fshirë çdo gjurmë të tij.
Skema e mashtrimit
Persona që janë matrapazë të premtimeve, duke përfituar edhe nga ftesa që ministrat gjermanë të Punës, të Shëndetësisë dhe të Emigracionit bënë për nevojat e punës që ka Gjermania, erdhën në Shqipëri të shesin shtrenjtë premtime për punësim të rinjve shqiptarë, të cilët ëndërrojnë të punojnë në Gjermani. Konkretisht, siç pohojnë për gazetën “Telegraf” edhe vetë disa të rinj që u bënë viktima të këtij mashtrimi, kosovari me shtetësi gjermane, ka hapur një agjenci punësimi në Tiranë, të rregjistruar edhe në QRK me vlerë aksionesh 100 lekë dhe me të njohur, ata u paraqitën në zyrën e tij. Në këtë zyrë në Tiranë të angjencisë për punësim në Gjermani kosovari kishte punësuar edhe 2 të rinj shqiptarë. Kosovari u dha të rinjve që dëshironin të punësohen në Gjermani, kontrata punësimi në gjermanisht dhe në shqip, ku në këtë kontratë parashikohet kohë punësimi 1 vjeçar, e cila fillon në datën 1 korrik 2018 deri në 1 korrik 2019. Kontrata parashikon periudhën e stazhit, ku thotë se 6 muajt e parë marrëdhëniet e punës mund të mbyllen nga palët. E treta, që parashikon kontrata e punës është aktiviteti, e katërta është paga, e cila është 2.500 euro bruto,paskëtaj parashikohen orët e punës që janë 40 orë në javë, pushimet, etj.
Kërcënimi
Një nga të rinjtë, që u bënë viktimë e këtij mashtrimi nga kosovari, tregon për gazetën “Telegraf” se kosovari me shtetësi gjermane, i dërgon në ËhatsApp kërcënime që të mos guxojë e ta denoncojë, ndryshe i përmend edhe emra të qeveritarëve kosovarë, të cilët janë miqtë e tij familjarë.
Ku janë strukturat shtetërore të luftës kundër krimit ekonomik?…
navy
Aug 07, 2018., 07:21 •
Idioten, welche keine Diplome haben, absurde oder gekaufte Diplome, übernehmen einen Staat, wo Pseudo Geisteswissenschaftler Studien Gängen mit erfundenen Professuren auch in Deutschland Standard ist bei der Humboldt Universität in Berlin, so mit der Betrügerin Susanne Baer, oder anderen Migrations Professuren für die Dümmsten. Vorbild Deutschland mit Angela Merkel bis zum EU Kaspar: Johannes Hahn. Schon in 1996 wurde in Albanien nur aus Büchern abgeschrieben und übersetzt, für eine Diplom Arbeit, und es gibt keine Wissenschaftliche Kontrolle für derartige Arbeiten, wo allle Professaoren max. aus einem Buch vorlesen können in Albanien, wenn man jünger wei 50 Jahre ist, als man das Berisha Modell übernahm mit den korrupten Partner in Berlin. Die SPD und AA Kriminellen in Tradition: nur 10 hohe Richter bestehen einen IQ Test Die komplette EU Delegation ein krimi. Die Deutsche und Österreichische Justiz schon lange ein Skandal So brutal sind kriminelle Seilschaften in der Justiz
Nga Arkiva