Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dekoroi sot ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me Titullin “Mjeshtër i Madh”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë”.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, parlamentit, trupit diplomatik, pushtetit vendor, ish-ambasadorë si edhe personalitete të tjera të jetës publike në vend.
Presidenti Meta tha se kjo është ceremoni e veçantë pasi i kushtohet një personaliteti të njohur publik për të gjithë dhe një njeriu që me një pasion të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë edhe sot vijon pas pesë dekadash t’i përkushtohet dhe të kontribuojë për marrëdhëniet me jashtë të vendit tonë.
“Pak javë më parë zoti Zeneli kremtoi 70-vjetorin e lindjes dhe ky lajm motivoi shumë personalitete të kësaj fushe por edhe mua si President për të iniciuar sot këtë ceremoni vlerësimi. Z. Zeneli i kreu studimet për drejtësi, por studimet pasuniversitare për gazetari dhe filozofi përcaktuan të ardhmen e tij duke iu dedikuar tërësisht marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikë së jashtme.
Ai e nisi si përkthyes i gjuhës gjermane dhe më pas si gazetar e analist i çështjeve të politikës së jashtme. Në vitin 1991 përfshihet në politikë si sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste dhe për dy legjislatura zgjidhet deputet në Kuvendin Popullor. Si Nënkryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit ka përfaqësuar Shqipërinë në veprimtari të shumta rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe OSBE-së”, – tha Presidenti i Republikës, teksa theksoi në mënyrë të veçantë kontributin e veçantë dhe historik të zotit Zeneli pas viteve ’90-të si politikan dhe si ambasador në mbështetje të luftës së Kosovës për liri.
“Ambasadori Bashkim Zeneli është një mjeshtër i diplomacisë publike. Për veprimtarinë gazetareske dhe politiko-diplomatike është nderuar me medalje dhe urdhra të shumtë. Ai është nderuar me tituj të ndryshëm dhe ka marrë vlerësime të shuma nga autoritetet e vendeve ku ka shërbyer si Ambasador, si në Gjermani ashtu edhe në Greqi. Në ato vite që Ambasadori Zeneli ka shërbyer në Gjermani mund të them se kriza e Kosovës dominonte marrëdhëniet me Gjermaninë dhe dihet roli dhe angazhimi gjerman për zgjidhjen e kësaj krize. Gjatë asaj periudhe mbaj mend janë kryer të gjitha vizitat e niveleve më të larta midis dy vendeve dhe njëkohësisht roli dhe angazhimi i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe Bashkim Zeneli nuk ka qenë vetëm Ambasador i Shqipërisë, por ka qenë edhe Ambasador i Kosovës jo të pavarur në atë kohë.” – vijoi Presidenti Meta.
navy
Jul 16, 2018., 16:09 •
Artan Zeneli der Richter, kaufte eine Villa für nur 150.000 €, im Mafia Villen Ort des Samir Mane: wo die EU Botschafterin direkt bei der Mafia das 10 fache bezahlte, das Doppelte über dem Listen Preis http://top-channel.tv/2018/07/16/vettingu-rrezikon-artan-zenelin-probleme-me-pasurine-dhe-vizen-amerikane/
BuckZiehsMutter
Nov 24, 2018., 07:58 •
Der Ober Visa Besorger (auch über die Deutsche Botschaft), vor allem für England, Deutschland, vor allem Geschäfts Visa für Kriminelle, schrieb ein Buch: Bashkim Zeneli, Freund des Super Gangsters Ilir Meta
Wie der Diplomat, Botschafter: Ilir Gjoni, Thepsi, einer der übelsten Diplomaten und Botschafter, welche jede Art von gefälschtes Dokument besorgten.
Presidenti Meta në promovimin e librit të diplomatit Bashkim Zeneli