Das Vermögen der Fiere Mafia: Majlinda Çuko und Fatmir Kajolli wurde beschlagnahmt

Auch hier veredelten die Mafia Botschafterin des Hirnlosen Nichts, Susanne Schütz die illegalen Bauten der Fiere Mafia, wobei das Geschwister Paar Kajolli, für Kindes und Mädchen Entführung stehen in die Zwangs Prostitution nach Italien vor allem.

Grosse Grundstücke, Wälder wurden mit gefälschten Dokumenten ebenso angeeignet und wikileaks berichtet über den Fall sogar.

Pasuria e dyshimtë, gjykata nuk konfiskon pronat e Fatmir Kajollit

    Lirohen nga sekuestroja 24 pasuri në emër të Fatmir Kajollit dhe familjarëve të tij. Vendimi për lirimin e pasurive të bllokuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është marë javën e kaluar nga Gjykata, e cila ka refuzuar kërkesën e akuzës për të konfiskuar dhe kaluar në administrim të shtetit, 26 pasuri të Kajollit dhe familjarëve të tij.

    Trupi gjykues i Gjykatës për Krime të Rënda ka refuzuar të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të prokurorisë për konfiskimin e pronave, duke bërë që 24 nga 26 pasuri të sekuestruara t’i kthehen sërisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak në Fier Fatmir Kajolli.

    “Shqiptarja.com” mëson se dy nga pasuritë që gjykata ka pranuar t’i konfiskojë Kajollit, janë vetëm dy kompanitë “Citadella” dhe “Aba 2011”, që të dyja këto kompani me aktivitet tregtar të pezulluar. Ndërsa për sa i përket pronave në bregdetin e Semanit dhe vende të ndryshme të Fierit, të gjitha pasuritë janë liruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

    Kajolli njihet si një biznesmen me precednetë penale i dënuar në itali dhe Shqipëri, dhe që kohët e fundit ka qënë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Fier, duke mbrojtur interesat e Partisë Republikane.

    Pretendimi i prokurorisë gjatë fazës së gjykimit të kësaj çështje ka qënë se Kajolli i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.Në bazë të aktit të ekspertimit,vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.

    Shitje dhe dhurata
    Sipas hetimit pasuror të kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje. Konkretisht, rezulton se shtetasja Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sip.1686 m2, në vlerën 900.000 lekë.

    Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët se sa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëve Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro.

    Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sip. 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë. Ndërsa,e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milion m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.

    Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive. Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një fshatar i Darzezës Q.D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli. Pasi ka regjistruar pronat në emrin e tij, shtetasi Q.D. ka kryer veprime shit-blerje me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë.

    Bizneset të ardhura minimale
    Më tej,si shtetasi Q.D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjithë trojet, pyllin dhe tokën arë, shtetases Majlinda Çuko (Kajolli). Të gjithë veprimet nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çuko, janë kryer në një afat të shkurtër, disa-mujor, në vitin 2010.

    Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shit-blerjes, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme, të cilat mund të justifikonin blerjen e aseteve. Kompanitë private “Citadella”, “ABA 2011”, INTERNATIONAL PARKING 2011” të regjistruara në emër të familjarëve Kajolli,kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera.

    d.co.

 

Schlagwörter: ,

KOMMENTAR(E) (2)

  • navy
    Mai 07, 2019., 01:13 •

    und die nächste Aktivitäten der nächsten Generation von Kajolli. 200.000 € kassiert von Leuten die einen Job suchten und dafür 2-3.000 € bezahlten Migena Kajolli and Noble Kajolli Migena Kajolli and Noble Kajolli http://shqiptarja.com/lajm/fier-mashtrim-200-mije-euro-ne-pranga-cifti Eine Bombe wurde angeblich ins Auto von Armando Gjini gelegt, der zur Gruppe des Super Drogen Kartelles des Met Kanani in Fiere gehört. Kajolli in Fiere, oder auch die Cilotaj Gruppe, welche Frauen sehr viele Jahre entführte, für die Zwangs Prostitution auch an Organ Händler verkaufte, es sollen in ganz Albanien 30.000 junge Frauen sein, die von 1992-2005 entführt wurde, oft nach Italien, männliche Buben an die Griechen verkauft wurden, wo ebenso 500 bis heute verschwunden sind, direkt von der NATO finanziert die Zustände. Vladimir Çilotaj festgenommen, wegen Drogen Netzwerken bis zu Frauen Entführungen in Fiere  

    Bombë ushtarit të Met Kananit, mirditori me fëmijët shpëtojnë për mrekulli, ja si e zbuloi (FOTO+Detajet)

    Vendi ku ishte vendosur eksplozivi në makinë dhe dëmtimi i makinës nga shpërthimi

    Fatmirësisht një ngjarje tragjike është shmangur mëngjesin e sotëm në Rrëshen. Një 47-vjeçar bashkë me fëmijët kanë shpëtuar për mrekulli. Makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Gjini tregon se në mëngjes ka marrë makinën tip 'Benz' me targa 'AA334 UJ' të parkuar poshtë pallatit për të dërguar fëmijë në shkollë pasi ishte shi, por pa e ditur se automjeti i tij kishte qenë një “minë me sahat” dhe që mund të shpërthente nga momenti në moment.
    Foto nga skema e operacionit "Preçizioni" ku u arrestua Armando Gjini
    Armando Gjini rrëfen se ka mundur ta diktojë pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, por me shumë vonesë, vetëm pasi dërgoi fëmijët në shkollë dhe po rikthehej për në banesë. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se e diktoi pakon e çuditshme, pasi po e shqetësonte diçka në shpinë. Pasi zbriti nga makina dhe e konstatoi pakon ai njoftoi menjëherë policinë, e cila e spostoi në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar. Gjini deklaron se bomba ka shpërthyer menjëherë sapo është prekur, në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina. Nga shpërthimi i fortë është dëmtua totalisht makina. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë pallatit ku ishte parkuar makina gjatë natës për të shkuar në gjurmët e personave që i kanë vendosur eksplozivin. Armando Gjini ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e ka idenë se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Por Report Tv zbulon të kaluarën e Armando Gjinit.
    Momenti i arrestimit të pjesëtarëve të grupit të Met Kananit
    47-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë. Met Kanani njihet nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro. d.ba.

    • Gjoka
      Jul 16, 2019., 05:17 •

      „Es Polizisten Vereinbarung, der Ankläger und die NIS“, Artan Hoxha schockierende Details über die Stadt bringt, die nie in den Medien als problematisch erscheinen, ist die Basis von Kokain in Albanien Postuar: 15/07/2019 - 22:59 Journalist Artan Hoxha, Experte Analyse der Kriminalität im Allgemeinen, die Top Diskussion sagte Fieri, obwohl eine Stadt, die nicht als problematisch in den Medien erscheint, ist die „Basis“ von Kokain in Albanien. „Jeder große Sendung von Kokain, die Albanien Zielbasis Fier hat“, sagte Hoxha. Fortsetzung weiter, stellt er fest, dass die Unterwelt nicht in den Medien ausgesetzt werden schert, während auch Schießen zu vermeiden, aber es sagt Artan Hoxha bedeutet nicht, dass es keine sein wird, oder kein Mord. „Die Stadt hat die seltsame Anordnung der Unterwelt. Der Friede ist es, dass wir nicht sehen, nicht melden die Medien. Sie haben die Nachrichten gehört, dass eine Leiche im Wald von Seman gefunden wurde und es folgt aus dieser Information. Die Nachricht, die an Ort und Stelle geschlossen. So in Fier viel Pflege von ausgesetzt sein Gesicht von Medien und die Aufmerksamkeit der Öffentlichkeit „, sagte er Artan Hoxha. Nach ihm, Fier, Tirana und Durres, sind die letzten Bastionen, dass, sobald die Vereinbarung Verbrechen. „Die Vereinbarung gibt auch bestimmte Segmente der Strafverfolgungsbehörde, einschließlich der Polizei, Staatsanwaltschaft, NIS. Im Rahmen dieser Vereinbarung, dann ich Sie nicht stören und ich nicht stören „, sagte Hoxha sagte. Frühere Artan Hoxha sprach die politischen von der Welt des organisierten Verbrechens abgelenkt zu nutzen. https://sot.com.al/aktualitet/ka-marreveshje-polici-prokurori-dhe-shik-artan-hoxha-nxjerr-detajet-tronditese-qytetin-qe

Wird geladen
×