Ylli Manjani, Luan Rama kritisieren Edi Rama, Samir Tahiri wegen 17 Aenderungen des Strafgesetz Buches in 3 Jahren

Der neue Justiz Minister Ylli Manjani, der fruehere Innenminister Luan Rama, kritisieren den Innenminister Samir Tahiri, den Premier Minister Edi Rama. u.a. wird das Chaos in Albanien verursacht, wenn man in 3 Jahren 17 mal das Straf Gesetzbucht aendert, ohne das irgendwas je implementiert wird, nicht einmal die Gesetze vor 1995.

Wild West ueberall, weil keine Gesetze in Funktion sind, die Justiz korrupt ist, Edi Rama und Samir Tahiri, von Kriminellen und korrupten Clans aufgebaut wurden.

Ylli Manjani dhe Luan Rama kritika Tahirit dhe Ramws: Nderhyrjet në Kodin Penal në disproporcion me veprat penale, u ndryshua 17 herë në 3 vjet

    googleplus  

Ylli Manjani dhe Luan Rama kritika Tahirit dhe Ramws: Nderhyrjet në Kodin Penal në disproporcion me veprat penale, u ndryshua 17 herë në 3 vjet

Postuar: 12/07/2016 – 07:51

Ndryshimet e reja të bëra në Kodin Penal janë bërë objekt kritikash nga eksponentët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe qeverisë. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputeti i LSI, Luan Rama, kanë kritikuar dje nismat e ministrave të kabinetit “Rama” që kanë ndryshuar Kodin Penal, gjithmonë në ashpërsimin e masave ndëshkuese për vepra të ndryshme. Dje, në Komisionin e Sigurisë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, solli propozimet e reja për Kodin Penal sa i përket veprës penale të armëmbajtjes dhe lëndëve shpërthyese pa leje. Ministri Manjani ka mbështetur argumentet e Gjykatës Kushtetuese se ndryshimet në Kodin Penal, të bëra nga Ministria e Brendshme, ishin në disproporcion me veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ndërsa disa muaj më parë Kodi Penal ndryshoi me kërkesë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkoi ndëshkimin e rëndë për rastet e mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivit nga 5-8 vjet burgim, dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet burgim; ky parashikim do të rishikohet edhe një herë. Por, këtë herë ndryshimin e neneve përkatëse, pra që i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, nuk i ka sjellë Tahiri por ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. “Nuk duhet të heqim dorë nga logjika disproporcionale, sepse po hoqëm dorë nga logjika e proporcionalitetit kalojmë në ekstremin tjetër, të cilat nuk kanë asnjë vlerë. Ekstremitetet ose stimulojnë praktikat e korrupsionit, ose shtojnë kulturën e pandeshkueshmërisë. Tipike ishte armëmbajtja pa leje në Shqipëri. Arritëm në një absurditet në Kodin që kishim para shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese, që për armëmbajtjen pa leje dënohesh njësoj si për terrorizëm”, deklaroi dje Manjani. Në mbështetje të Manjanit doli ligjvënësi i LSI, Luan Rama, i cilit tha se shpesh Kodi Penal ka ndryshuar në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të institucioneve që propozojnë projektligjet. “Kjo ndërhyrje që ne po diskutojmë sot është e 17-a në Kodin Penal në 3 vitet e qeverisjes së koalicionit tonë. Kjo dëshmon në thelb mungesë vizioni dhe serioziteti. Jemi gjendur përpara precedentëve anti-kushtetues, kur nisma për ndryshime në Kodin Penal kanë ardhur jashtë linjës që përcakton Kushtetuta, jashtë linjës që përcakton ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe jashtë ligjit organik për Ministrin e Drejtësisë. Pra, nismën për ndërhyrje në Kodin  Penal e kanë sjellë ministra të tjerë (Ministria e Brendshme, në rastin konkret)”, shtoi Luan Rama.

Përfituesit nga ligji

Propozimet e reja në Kodin Penal do të shpëtojnë të gjithë ata persona që sot janë duke u gjykuar për armëmbajtje pa leje. Kjo nuk do të vlejë për ata persona që janë dënuar me vendim të formës së prerë. “Të gjithë ata persona që janë në gjykim dhe ka një ligj të ri në proces patjetër që përfitojnë nga ligji i ri, nëse është favorizues. Personat që kanë marrë një vendim të formës së prerë janë dënuar sipas ligjit të kohës. Nuk është e thënë të futen në logjikën e amnistimit”, tha Manjani. Ndërkaq, kryetari i Komisionit  të Sigurisë, Spartak Braho dhe deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, i kërkuan ministrit të Drejtësisë, që t’i kërkojë Presidentit shpalljen e një amnistie për të gjithë ata qytetarë, të cilët janë dënuar me Kodin e vjetër Penal, për armëmbajtje pa leje. Ndryshimet në ligj

Ministria e Drejtësisë, ndryshe nga ajo e Brendshme, ka zbutur sërish dënimet për armëmbajtjen pa leje. Nuk do të ketë më dënime deri në 15 vjet burg, por dënimi do të nisë nga 2 deri në 7 vjet burg, në varësi se ku është konstatuar arma apo municioni. Rasti më i rëndë parashikohet për ata që prodhojnë dhe shesin armë dhe municione pa leje. Dënimi në këtë rast është parashikuar që të shkojë në 10 vjet. “Armë zjarri, municion apo lëndë shpërthyese përbëjnë një kategori dhe quhen armë pa leje. E rëndësishme është të ndahen në varësi të vendit se ku kapen. Një armë e kapur në shtëpi nuk është njësoj e rrezikshme si një armë e mbajtur në brez në rrugë”, tha ministri Manjani.

Debatet dhe poezia e Luan Ramës për Nokën

-Ylli Manjani: Kodi Penal ka shumë gropa, ka shumë mungesë konsistence dhe në raste të veçanta përhumb edhe logjikën e proporcionalitetit. Politika ndëshkuese duhet të shkojë proporcionalisht me interesin publik për të vendosur rendin publik dhe për të ndëshkuar krimin, dhe nëse logjika e proporcionalitetit humbet edhe suksesi në betejën e krimit vihet shumë në diskutim. Këtë gjë ka thënë pikë për pikë Gjykata Kushtetuese në vendimin  saj më të fundit për Kodin Penal dhe në mënyrë të veçantë për armëmbajtjen pa leje.

-Luan Rama: Jemi gjendur përpara precedentëve anti-kushtetues kur nisma për ndryshime në Kodin Penal kanë ardhur jashtë linjës që përcakton Kushtetuta, jashtë linjës që përcakton ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe jashtë ligjit organik për Ministrin e Drejtësisë. Pra, nismën për ndërhyrje në Kodin  Penal e kanë sjellë ministra të tjerë(Ministria e Brendshme, në rastin konkret) dhe çfarë është më e rënda Kuvendi e ka toleruar këtë praktikë anti-kushtetuese.  Edhe më parë janë bërë ndërhyrje në Kodin Pelnal që janë në të njëjtën situatë; kujtojë këtu ndërhyrjet për faturat tatimore, kasat fiskale, për pagesat e faturave të energjisë elektrike, që gjithashtu janë në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit.

-Aqif Rakipi: Këtu është shkruar 1-3 vjet. Pse mos shkruhet  me gjobë dhe dënimin deri në 3 vjet që njerëzit të kenë pak mbrojtje në drejtim të shtetit. Këtu po hyjnë në burg njerëzit që lyejnë shtëpinë me bojë.  Ata që bëjnë ligje t’i shohin më mirë ligjet në drejtim të njerëzve, të hallexhive, mos t’i shohin ligjet në interes të vetës së vetë.

-Flamur Noka: Përgëzoj dy  kolegët, Rama dhe Lutaj që ranë në konsensus me njëri-tjetrin që në 3 vjet me ligjet janë bërë gjullurdi, dhe për sa kohë këta dy ishin kritizerët e qeverisë mua më bie në këtë rast të jem më i butë më qeverisjen.

-Pirro Lutaj: Zoti kryetar duhet t’i japin pak seriozitet mbledhjes. Ne jemi parlamentarë dhe është mirë kur për një shqetësim real që ka Parlamenti ta shprehim.

-Luan Rama:  Jemi në fazën e diskutimit të një projektligji në komisioni dhe debatet janë në edukatën e punës së mazhorancës zoti Flamur dhe pavarësisht trendeve më të moredurara që u përpoqët të artikuloni sot, do ju citoj 4 vargje nga Kadareja; Kur superkafshët dridhnin botën/ Njeriu në gjunjë nuk u ul/ Ka patur vite të mamuthëve/ Por kohë të tyre s’pati kurrë/.

-Flamur Noka: Më vjen mirë zoti Rama që e perifrazove këtë  citim të  Kadaresë, por kohë të mamuthëve këto janë. Shpresoj Gjykata të mos jetë e mamuthëve.  Erneta Shevroja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Im Idioten Reich des Mafia Durres Rathauses, macht USAID nun Kurse fuer die Verwaltung, wobei die Frage ist, was das Resultat all der frueheren Bemuehungen sind.

Postuar: 12/07/2016 – 08:39

Në qytetin e Durrësit është organizuar një trajnim 2-ditor për anëtarët e Këshillit Bashkiak, nën kujdesin e USAID-it.

Ein Gedanke zu „Ylli Manjani, Luan Rama kritisieren Edi Rama, Samir Tahiri wegen 17 Aenderungen des Strafgesetz Buches in 3 Jahren“

  1. Reines Show laufen. Ilir Meta, fordert eine technische Regierung, will die Absetzung von Edi Rama, wobei Beide im Verbrechen der Motor sind. Die Skandale der 100 % kriminellen und korrupten LSI Partei sind Legende


    Si duhet kuptuar propozimi i Metës për qeveri teknike

    Një thirrje për Ramën që të sakrifikojë në emër të reformës dhe integrimit
    http://www.lapsi.al/lajme/2016/07/17/bie-qeveria-meta-qeveri-teknike-p%C3%ABr-zgjedhje-t%C3%AB-parakohshme#.V4x6u1J8H-s

Schreibe einen Kommentar