Wo sind die Grundstücke, Gebäude der Gewerkschaften verschwunden?

Unverkäufliches Staatseigentum, und trotzdem ist heute ein 2 Milliarden € Vermögen von Gangstern, Familien Angehörigen von Ministern, Ex-Gewerkschafts Funktionären besetzt und oft verkauft worden.

Ales wurde zusammen gefälscht, oft schnell verkauft.

  • Mafia e pronave të sindikatave, drejtësia të ndëshkojë krimin 2 miliardë euro

Yesterday

Krerët e sindikatave të arsimit dhe BSPSH, të bëhen objekt i hetimit të SPAK dhe Lustracionit për pronat dhe dosjet

Përparim HALILI

Gazeta Telegraf/

Ç’bëhet me pronat e SPASH shtëpi pushimi, të cilat kanë qenë të regjistruara si pronë hipotekore private e ish-kryetarit të Bajram Kruja, sot “Kryetar Nderi i SPASH” me pension pleqërie dhe me pagë mujore sa një zyrtar i MAS? Ç’bëhet me pronat e BSPSH e të KSSH? Ku kanë përfunduar, si shfrytëzohen pronat e mbetura ende në “thonjtë” e pisët të krerëve të këtyre dy “çetave sindikale”? ka një raport kontrolli shtetëror të fatit dhe gjendjes së këtyre pronave që nuk janë pasuri e sindikatave, por objekte në funksion të lëvizjes sindikale dhe të pushimit vjetor të punonjësve anëtarë të sindikatave e jo si burim pasurimi të bejlerëve të BSPSH e KSSH. Një avokate suflere histerike e shefit të saj në BSPSH, telefonoi dhe bëri presion të mos hapim më letrat e pista të pronave të sindikatave,  mbasi sipas saj ato “… i ka mbyllur drejtësia”! ndaj dhe ne i kërkojmë drejtësisë, të rihapë këto letra pronash të sindikatave, me vlerë mbi 2 miliardë euro, disa prej të cilave janë rrafshuar për sheshe kullash e resortesh, për vila private, për fshatra turistikë, për  rezidenca fetare me qera e të shitura tek priftërinj grekë e serbë. Disa janë shitur tek familjarët dhe ortakët e tyre, disa janë ende në aktivitet hotelesh e motelesh me mbiemra e pronësi shefash të sindikatave, disa janë falur, disa janë tjetërsuar si pasuri familjarësh dhe krushqish në 3 breza e në 10-15 emra të ndryshëm! Gazeta “Telegraf”, i bën thirrje drejtësisë të hapë kapakun e “pusetës së qelbur” të krimit ekonomik-financiar e fizik, bërë me pronat e sindikatave, mbasi ajo është pasuri kombëtare. Ky proces “Vetingu” me pronat në Shqipëri, të cilin e paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama,. duke shpallur nisjen e operacionit të verifikimit të titujve të pronësisë  për çdo objekt e truall, duhet të nis nga pasuritë e sindikatave, të cilat janë rekord krimi i bërë në këto 24 vite prej disa individëve që prezantohen me “çallmë” drejtuesish sindikalë!

Sindikatat nuk janë pronare të objekteve, por përdoruese të tyre

 

Sipas ligjit, sindikatat i kanë marrë pronat në vitin 1992 me Dekret Presidencial nr. 204, datë 05. 05. 1992, që rezulton dekret antikushtetues, mbasi nuk pa kaluar për votim në parlament, por është një dokument shkresor i lëshuar personalisht nga ish-presidenti Sali Berisha, si të ishte një medalje e jo një dekret për administrimin e një pasurie kombëtare që në atë kohë ishte e vlerësuar si investim shtetëror e “popullor” në vlerën e afro 97 milionë dollarëve. Sindikatat edhe me këtë dekret, kishin të drejtë të administronin pasuritë shtetërore deri në vitin 2020, por pa qenë pronare të tyre, sepse sindikatave si shoqata u mungonte një prej “tagrave” të pronësisë, që është e drejta e disponimit/tjetërsimit, parashikuar e përcaktuar në tekstin e Nenit 6 të Ligjit Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998, ku përdoret shprehimisht termi “administrimi i pasurive”, Sipas ligjit, shteti është pronar i vetëm i pasurive të administruara nga sindikatat, të cilat përgjatë kohës së administrimit, kapërcyen në mënyrë abuzive “tagrin” e të drejtave reale të dhëna. Ligji Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998, shpreh qartë dhe pa ekuivok, përcaktimin kushtetues, për mos kalimin e pronësisë mbi këto pasuri nëpërmjet mosmiratimit të dekretit Nr. 204, datë 05. 06. 1992.

 

 “Veting” dhe Lustracion për abuzimet dhe “profilin” e krerëve sindikalë

Referuar dosjeve që kemi investiguar e disponojmë, mbështetur në faktin, që dy krerët e “kioskë” sindikatave private të arsimit shqiptar, konkretisht Nevrus Kaptelli i SPASH dhe Xhafer Dobrushi i FSASH, por edhe referuar dosjeve faktike të krimit ekonomik-financiar të bërë me pronat miliardëshe të sindikatave, të cilat janë bërë “rrush e kumbulla” prej agallarëve uzurpatorë të BSPSH e KSSH në këto 24 vite, këta abuzues duhen përfshirë në procesin e “Veting”-ut dhe të ligjit të Lustracionit, pra të verifikimit të krimeve me pronat dhe të publikimit të dosjeve, nëse janë ose jo ish-spiunë të sigurimit të shtetit, të desantuar në lëvizjen sindikale me mision prej atij shërbimi famëkeq e të përbindshëm, siç janë shumë mostra të tilla në kupolat e BSPSH e KSSH, përfshirë në këtë verifikim edhe dy “lolot” e SPASH dhe FSASH! Prej disa ditësh, gazeta “Telegraf” denoncoi publikisht me fakte shkresore zyrtare e bankare, skandalin e zhvatjes së dhunshme të pagave të mësuesve nëpërmjet një termi hajdutëror “kuota sindikale” me vlerë 100 lekë të reja në muaj dhe nëpërmjet një “gjobe” vjetore banditeske me vlerë 400 lekë të reja në vit, që mësuesve shqiptarë u grabiten pa asnjë frenim,  sekuestruar me dhunë nëpërmjet bankës prej dy individëve me urdhër të Ministres së Arsimit, dhënë gjithë drejtorive arsimore rajonale (DAR).

Krimi me kuotat dhe pasuritë e sindikatave, nuk mund të blihet e shitet me heshtje

Pas publikimit të këtij abuzimi me objekt “grabitje me dhunë e manipulime shkresore dhe në bashkëpunim i të ardhurave personale duke përdorur institucione, emërtesa e vula zyrtare dhe shoqatash”, nuk kemi heshtur se (gjoja) jemi blerë e as do të blihemi, por do të vazhdojmë të kërkojmë ndëshkimin e këtij krimi. Prej afro 1 jave, kemi pritur sqarime e argumente zyrtare prej dy agallarëve të SPASH e FSASH, por edhe prej krerëve të BSPSH e KSSH. Jo vetëm nuk kanë paraqitur asnjë përgjigje për akuzat që u kanë bërë mësuesit e zhvatur në paga dhe të cënuar në dinjitet. Madje edhe kanë kërcënuar banalisht e komikisht me ndonjë copë letër defter bakalli dhe më ndonjë avokate që nuk ka mbrojtur dot as familjarët e vet përballë akuzave për ca punë qejfi të miturish! Mësuesit pyesin, por Nokja i SPAASH dhe Xhafa i FSASH, nuk po përgjigjen publikisht se ku kanë përfunduar 360 milionë lekët e grabitura nën logon “kuota anëtarësie për SPASH e FSASH” dhe 120 milionë lekët e gjobës pirateske e hajdutërore prej 400 lekësh të reja në vit, ndalur në pagat e mësuesve me urdhër të MAS e arkëtuar po me urdhër të drejtorëve të arsimit, në favor të këtyre sindikatave që hapin e mbyllin gojën si kukulla, vetëm kur i komandon dhe i instrukton kupola e MAS! Kemi dëgjuar, por nuk mund të besojmë edhe ndonjë deklaratë të disa “urithëve” brenda “gropave të zeza” me logot SPASH e FSASH, që thonë se dyshja Kaptelli-Dobrushi, me këto miliona kanë “sajdisur” me ndonjë “çek shoqëror” drejtues arsimi në qarqe e rrethe për kuotat e ndalura në bankë, për nënshkrimin e kontratave fiktive me tekst të përpara 20 viteve, madje edhe sikur janë dhënë shpërblime për shefa në MAS, si “dhurata” për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, apo për blerje të ndonjë makine e dhome gjumi për fëmijët, për mbesat dhëndurët e rinj shefa arsimi në MAS e në Këshillin Kombëtar të Punës! Mësuesit nuk duan të dinë se kur fle e kur zgjidhet Nokja i SPASH, apo nëse takohet me ish-shefat e sigurimit të viteve të rinisë e të karrierës si kryesindikalist të nisur në Gramsh, por duan të dinë fatin e kuotave të tyre, duan përgjigje, se përse këto kuota u sekuestrohen në mënyrë kolektive me listë bankare në pagën mujore, kur Neni 181, pika Ç e Kodit të Punës, thotë kështu: “Punëdhënësi të lejojë dhe të krijojë lehtësi për grumbullimin e kuotizacioneve brenda dhe jashtë vendit të punës”. Por nuk thotë të ndalen nga paga në bankë, me urdhër të MAS e me kamxhik shkresorë të drejtorëve rajonalë. Për me keq akoma, nuk ka asnjë ligj as në Somali e Ugandë, që drejtorët e DAR të kthehen në përmbarues dhe urdhërojnë Thesarin e Shtetit, që t’u sekuestrohen lekët mësuesve, sikur këta janë dënuar me vendim gjykate apo që lekët e sekuestruara nga pagat e mësuesve, të arkëtohen në llogaritë bankare të dy batakçinjve të këtyre sindikatave e të shumë horave të tjerë analfabetë e të zhytur në pisllëqe me punët dhe pronat e sindikatave! Por ja që ndodh dhe ky abuzim duhet ndëshkuar ligjërisht, duke u rikthyer milionat mësuesve. Mirëpo krimi ekonomik-financiar me bazë hajdutërinë nuk janë vetëm kuotat që u grabiten mësuesve, punonjësve të ujësjellësin e Tiranës e të rretheve, administratave të bashkive e ministrive, të shëndetësisë, të OSHE, KESH, ushtrisë, policisë e deri minatorëve dhe pastrueseve të institucioneve, të spitaleve, çerdheve, kopshteve e shkollave! Vetëm një pyetje: Po Nokja e Xhafa, a paguajnë kuota sindikale? Sa e kanë pagën mujore? Kush ua cakton këtë pagë? Sa udhëtime kanë kryer jashtë shtetit dhe me çfarë klasi biletash? Ku e tërheqin pagën? Përse i kanë tërhequr milionat e lekëve nga bankat përpara e pas Vitit të Ri ose në prag pushimesh verore e pas kthimit nga relaksimet në plazhet e huaja? Çfarë lidhje kanë me oktapodin anti-shqiptar “Soros”, që janë ngritur me të së bashku, në protestë për punët e arsimit?

Vijon

http://telegraf.al/kulture/sindikata

 

2 Gedanken zu „Wo sind die Grundstücke, Gebäude der Gewerkschaften verschwunden?“

  1. Eine erfundene Ausrede, das der

    Ylvi Beqja

    Gangster Ylvi Beqja erpresst wurde, 30 % am Hotel Vollga dem Auftragakiller E. Shullazi zugeben. Die angebliche Vollmacht der Saudi Brother Commerial Sh.P.K., ist von 1993, mit vollkommen ungültigen Kauf Verträgen von angeblichen Hotel „Vollga“, weil privater Grundstücks Erwerb, damals nicht möglich war. Die kriminelle Gerichts Präsidentin Joana Qeleshi, Durres verteilte noch in 2016, derartige Mafia Grundstücks Geschencke, ohne jede Zuständigkeit.

    Das Geldwäsche, Betrugs, Erpressungs Kartell mit den Richtern in Durres: Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi und Ndue Gjura. der „Emijlano Shullazi“ Skandal

    Die Raiffeisenbank machte vor einigen Jahren alle Vollmachten ungültig und verlangten neue notariell beglaubte Vollmachten, wobei die Pässe im Original mit Kopie der Bank vorglegt werden mussten.

    Edi Rama, Innenminister Samir Tahiri, Polizei Präsident von Durres: „Plerurat Çullhaj“ Schutzherren des Verbrecher Clans: Emijlano Shullazi

    VIDEO/ Ylvi Beqja u detyrua nën kërcënimin me armë që t’i jepte Shullazit 30 % të hotel “Vollga”


    VIDEO/ Ylvi Beqja u detyrua nën kërcënimin me armë që t’i jepte Shullazit 30 % të hotel “Vollga”

    Ylvi Beqja biznesmeni që ka dëshmuar kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, përveç 550 mijë eurove të paguara kesh është detyruar që t’i falë Shullazit edhe 30 % të ish-hotel Vollgës.

    Palët kanë rënë dakord që pasi prona të kalonte në emër të “Saudi Brothers”, Shullazi do të merrte 20 % të pronës.

    Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se më pas Shullazi ka ndryshuar mendim, duke i kërkuar Beqajt 10 % më shumë nën kanosje dhe kërcënim.

    Në dosjen e Prokurorisë thuhet se biznesmeni nën kërcënimin e armës është detyruar që ta nënshkruajë kontratën përpara noterit, duke i dhuruar në shenjë mirënjohje 30 % të ish-hotel Vollgës.

    Gjithashtu në dosje sqarohet se përveç 5 të arrestuarve deri tani, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë në hetim dhe disa persona të tjerë.

    Ylvi Beqja ka thënë para hetuesve se përveç të arrestuarve në momentet kur është kërcënuar kanë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të grupit. Biznesmeni thotë në dëshmi se i ka paguar gjoba Shullazit rreth 550 mijë euro.

    400 mijë prej tyre i ka tërhequr vetë duke ua dorëzuar po vetë kërcënuesve. Ndërsa pjesën tjetër e ka lëshuar me 3 çeqe, të marra nga Qyqja dhe Zela./Tv Klan/

    SHPËRNDAJE NË:
  2. Tom Doshi verkaufte illegal ein altes Gewerkschaft Haus in Tirana an den Gangster Mark Frroku.

    Man baute ein neues Stockwerk dazu, und es läuft wegen illegalem ein Prozess. Vor Gericht sagt Tom Doshi, das man ein neues Dach nur baute, weil es oben hinein regnete.

    Albanische Show Prozesse für Nichts

Schreibe einen Kommentar