Terroristen System in Tradition: Kriminelle, die illegale bauten, kaufen sich die Posten in der Legalisierungs Institution

Wild West mit 10.000 Toten inzwischen rund um Grundstücks Betrug und gefälschten Dokumenten einem Haupt Wirtschafts Zweig der Geldwäsche in Albanien und der Verbrecher Banden.

Bei dem Dokumenten Fälscher Samir Mane, für gefälschte Grundstücks Urkunden und Baugenehmigungen kauft die vollkommen korrupte EU Botschafterin eine weit überteuerte Luxus Villa, abseits der Hauptstadt, aber zum Preis vom Stadt Zentrum Brüssel. „Westliche Werte“ als Motor für Betrug, Geldwäsche, Privatisierungs und Finanzbetrug. Alles bekannt, seit fast 20 Jahren.

Durres als Beispiel, wo die Verantwortlichen selber angeben, das man illegal gebaut hat, so die Legalisierung erkauft. Überwiegend bekannte Mafia Clans, tief im Organisierten Betrug mit gefälschten Grundstücks Urkunden verstrickt und der Geldwäsche.

Flamur Gjuzi, Lefter Koka erkaufen sich in der Verbrecher Hochburg „Xhafzotaj“ bei Shiak: Wahl Stimmen

Përkushtimi i z. Gjuzi dhe stafit të tij shnderroi mijera familje ne pronarë

 

per mulin....

Legalizimet premtim i mbajtur apo dështim i këtij koalicioni në Durrës,  flasin deputetë, mësues , gazetar, drejtues shoqatash, mjekë, Flamur Gjuziavokatë, pedagogë, ish drejtues institucionesh


 

Roland Xhelili, prefekt i qarkut Durrës

Roland-XheliliËshtë e vërtetë që procesi nisi si premtim elektoral i PD, në kërkim të mandatit të saj të parë po që kërkoi ta kishte përsëri si menaxhim të saj këtë proces. Por ajo që dua të them qëndron në faktin se nFlamur Gjuzië dy mandatet e qeverisjes së PD, pra 2005 deri në 2013, legalizimet jo vetëm ishin të pakta, po ata ishin edhe selective dhe shpesh janë bërë objekt i  mediave dhe aq më shumë i abuzimëve. Procesi i legalizimit, nuk duhet të harrojmë që ishte një nga shtyllat bazë të strehimit pasi ndodheshim në një  situatë ku mijëra familje kishin ndërtuar dhe nuk kishin ende garanci për atë që kishin bërë. Procesi i legalizimit për koalicionin ishte i vështirë dhe këtu kam parasysh edhe Durrësin, që është një nga qarqet me peshë në këtë drejtim. E them këtë pasi një situate po dhe administrata që u gjet ishte një alarm më vete, ose e thënë troc ishte vetë për t’u legalizuar njëherë. Por duhet theksuar se falë një programi të qartë të qeverisë dhe të një bashkëpunimi serioz mes drejtuesve të institucionëve u bë e mundur që ky proces jo vetëm të merrte një tjetër fytyrë, por të fliste me shifra dhe ashtu siç edhe ju thatë Durrësi i paraprinë këtij procesi. Madje mund të them se ky proces në Durrës është në limitet e tij të përfundimit. Ishte ky bashkëpunim, puna e stafit të kësaj drejtorie, respektimi i ligjit dhe  programit të qeverisë që riktheu shpresën te qytetarët dhe tashmë mund të themi jo vetëm shpresën po edhe i zgjidhi atyre një  nevojë të madhe që ishte strehimi!

Osman Metalla, ish deputet i PD kur u propozua ligji, dekan dhe pedagog ne Universisitetin e Durrësit

osman metallaNuk kam asnjë opinion lidhur me procesin e legalizimit, pasi nuk e kam ndjekur fare si proces, as në Durrës dhe as në mbarë vendin .

 

 

Aleks Kalemasi, gazetar

AAEAAQAAAAAAAAR3AAAAJGM1YmFjNjg4LTUyZDYtNDg1NC05ZTU2LTQwNDNhNzM3YzdmNwProcesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Durrës mendoj se është një nga proceset që duhet vlerësuar dhe përshëndetur. Para disa ditësh në një aktivitet që Aluizni Durrës zhvilloi në fshatin Rreth të bashkisë së Shijakut u deklarua se janë dhënë deri tani 20 mijë leje legalizimi në 3 vitet e fundit në rang qarku. Kjo shifër nuk ka nevojë për komentë dhe krahasime pasi flet vetë. Drejtoria e Aluiznit në Durrës ka qenë gjithmonë në qendër të kronikave.  Sigurisht që kjo punë voluminoze është meritë e stafit që punon aty dhe drejtorit Flamur Gjuzi.  Mendoj se qytetarët kanë marrë një shërbim të saktë dhe në një kohë brenda afateve që përcaktohen në ligj.

Artan Sulejmani, kreu i shoqatës Çamëria

E quaj një proces të vështirë dhe të komplikuar, për vetë faktin që,  gjatë gjithë këtyre 25 viteve ka pasur qasje të ndryshme në raport me pronën. Ky diversitet qëndrimesh mendoj që,  është pasqyruar në dokumentacionin që trajtohet sot për ti dhënë zgjidhje . Prandaj kam bindjen tek vështirësia e procesit se sa tek mungesa e impenjimit. Duhet një analizë cilësore për këtë çështje nga më seriozet dhe themeloret e qeverisë shqiptare aktualisht.

Shkelqim Selmani, polic

Ajo që unë di të them është se kurrë nuk kam gjetur një institucion që të jetë kaq dashamirës ndaj njerëzve, kushdo qofshin ato. Kam aplikuar si të gjithë dhe pse për të thënë të vërtetën edhe kishin  ndonjë dyshim pasi dëgjonim që kishte një proces po që nuk kishte ato rezultate. Unë jam bërë pjesë e legalizimit , pra e procesit të tij duke bindur veten se do kisha shpresën në ato dosje dhe kurrë se do të merrja përgjigje për 15 ditë. Ndokujt mund ti duket çudi , por unë personalisht dhe shumë nga ato që njoh unë e dinë mirë se në ato zyra  kanë gjetur shtet, ligj, respekt, dashamirësi. Nuk kam çfarë të them më shumë se respekte për kreun e kësaj zyre, zotin Flamur Gjuzi, një njeri i përkushtuar që zor se ja përcakton kush ditët e javës se kur është në punë, madje as orët. Ai është aty në shërbim të të gjithëve dhe është meritë e tij që Durrësi i prin këtij procesi. Nuk bëhet fjalë për dështim kur njerëzit marrin çertifikatën në dorë, madje as edhe për premtim , po për një realitet dhe  nëse kjo qeveri ka bërë një gjë si duhet dhe nëse në Durrës ka një  institucion që i ka shërbyer me devotshmëri qytetarëve kjo është vetëm zyra e ALUIZNI-t.

Bashkim Meta, mësues

bashkim metajKam aplikuar si të gjithë sapo u hap ky proces në vitin 2006. Mbaj mend që atëherë i kam  dorëzuar letrat që ishin dhe dosja e parë që ne të bëheshim pronarë të shtëpive që kishim ndërtuar nga një proces lëvizjesh. Ashtu siç edhe thashë në 2006 aplikova dhe  megjithë interesimin herë pas here , pritja filloi të na zbehë shpresën se do të arrinim ti legalizonim shtëpitë. Ajo që mund tu them është se  me ardhjen  në qeverisje të këtij koalicioni, e sidomos me drejtimin që i ka bërë këtij procesi në Durrës z. Gjuzi dhe stafi i tij  ëndërra jonë u bë realitet. Falë këtij impenjimi, falë punës së tyre si staf, respektit për ne qytetarët u bë e mundur që të jem zot në pronën tonë, atë që ndërtuam me mund dhe të mos rrijmë me frikën e  shembjes. Nuk ka asnjë dyshim që Durrësi do të ishte i pari, falë punës që ka bërë drejtori Gjuzi dhe stafi i tij. Për mua si mësues , si intelektual, po edhe si një familjar i përfshirë në këtë proces është një premtim i mbajtur, kjo nuk është politikë po realitet.

Asllan Sula, administrator i njësisë vendore Rrashbull

asllan sulaAjo që mund të them që në fillim qëndron në faktin se duke qenë dhe administrator i një njësie vendore që ka një numër të madh  popullsie po edhe familje që kanë ndërtuar dhe që janë përfshirë në këtë proces legalizimi, po edhe duke qenë banorë në këtë njësi, po them se ky proces në fillim filloi të  zbehi shpresat e njerëzve. Me plot gojën në dy mandate nuk është bërë asgjë me ndonjë përjashtim selektiv apo me ndonjë   nxitim elektoral. Ardhja e kësaj qeverie,  vendimet e saj, udhëzimet e saj bashkëpunimi i  drejtuesve  bënë që ky proces të jetë padyshim një premtim i mbajtur dhe  madje edhe më shumë se kaq. Rrashbulli ka 31 mijë banore dhe 7500 familje dhe të jeni të bindur se ka një numër mjaft të madh të tyre që kanë ndërtuar  dhe janë bërë pjesë e këtij procesi. Mund të them me bindje të plotë se kjo njësi administrative e ka kryer  tashmë këtë proces dhe  ajo është  në masën pothuajse 100% e legalizuar, duke u bërë kështu një nga njësitë e para në vend e plotë. Nuk ka asnjë dyshim që kjo është edhe meritë e zotit Gjuzi, i cili ka ditur që vullnetin e tij, përkushtimin, zbatimin e ligjit, ti kombinojë edhe me një staf që është i gatshëm të përgjigjet kurdoherë. Është premtimi më i mbajtur i kësaj qeverie  në zonën time.

Igli Cara, deputet i PD

igli caraEshtë një proces i vogël për t’ju përgjigjur unë si deputet. Duhet të më pyesni për gjëra të mëdha dhe jo për legalizimet

 

 

 

Ali Karaj, drejtor i Bordit të Kullimit Durrës

Duke qenë se unë kam qenë  bashkëpunues në këtë proces , madje në shumë zona rurale mund të them me plot gojën se është një nga proceset më të vështira që mund të jetë  kryer. Nuk dua ta ekzagjeroj, por vetëm vullneti i një njeriu si z. Gjuzi dhe përkushtimi i stafit të tij që ai diti shumë mirë jo vetëm ta zgjedhë po edhe ta  fusë në disiplinën e punës së tij mund ta realizonte këtë. Nuk kam se çfarë të them për tetë vitet e  para të këtij premtimi pasi ai thjeshtë u bë për fushatë dhe jo për ti shërbyer njerëzve, ndërsa mund të them se në këtë mandat ai njohu jo rastësisht një zhvillim të madh dhe po shkon në limitet e tij si proces i kryer duke mos e parë më si premtim elektoral, po duke e parë si një proces që u bë për të mirën e qytetarëve. Tani unë dua të ndalem edhe pak te ajo që thashë në fillim që përveç një angazhimi të qeverisë , ligjeve që ajo nxorri, po edhe ndryshimit të tarifave, Durrësi ka pasur edhe një  prioritet që për mua buron nga  zyra e ALUIZN-it dhe ky është bashkëpunimi që z. Gjyzi dhe stafi i tij ndërtuan me ne si drejtorë që  kishin pjesën tonë ligjore në këtë zbatim  procesi. Kam vetëm një respekt të madh për punën e atij institucioni, për vetë z. Gjuzi  që diti të na kuptojë dhe aty ku ne kishim shqetësimet tona ligjore. Sa për premtim i mbajtur nuk kam se çfarë të them. Ai është një realitet që flet vetë dhe i ka kaluar  llafet. Është një nga punët më të mira të kësaj qeverie.

Mark Brunga , Gazetar

mark brungaAjo që mund të them edhe nisur nga puna ime si gazetar duke takuar qindra njerëz që janë  bërë pjesë e këtij procesi legalizimi mund të them që në fillim se z. Flamur i ktheu shpresën shumë prej këtyre familjëve duke i bërë zotër në pronën e ndërtuar nga ato vetë. Nuk mund të kesh shumë fjalë për të thënë për Durrësin që i paraprinë këtij procesi jo vetëm si qytet që është përfshirë në këtë proces për shkak të ardhjeve që janë bërë dhe ndërtimeve të shumta, po edhe për vetë statistikat që nuk të lënë vend për të bërë lojë fjalësh apo për të abuzuar. Mendoj se më kokfortë dhe më fjalë pak janë  faktet që për mua janë kthyer në statistika. Kam bindjen që ky përkushtim që i ka bërë detyrës Gjuzi dhe stafi i kanë bërë ata njerëz të nderuar, të respektuar . Nuk është e thjeshtë të bësh 25 mijë legalizime në një kohë rekord, ku brenda tyre janë  edhe biznese po ama shtëpitë kryesisht. Për Durrësin kam bindjen absolute se është një premtim i mbajtur i kësaj qeverie dhe këtë e them edhe një herë që e mbështes te faktet dhe statistikat.

Naim Cela , ish mësues, Katundi i Ri

16652653_1433486583330652_877318803_nKam ndërtuar në komunën e Katundit të Ri me kursimet dhe punën e  fëmijëve të mi si emigrant. Kam aplikuar duke u bërë pjesë e këtij procesi dhe të them të drejtën  nuk është se kisha marrë ndonjë përgjigje pozitive. Falë punës dhe  përkushtimit të zotit Gjuzi, po edhe të stafit të tij, sot ndihem zot në shtëpinë time në një proces që u krye aq shpejtë dhe me aq korrektësi. Nuk befasohem kur dëgjoj që Durrësi po i paraprin këtij procesi në të gjithë vendin, pasi  kam parë me sytë e mij se sa të përkushtuar janë ata si institucion për tu vënë në shërbim të qytetarit. Lidhur me atë që a është një premtim i mbajtur apo një dështim, unë përgjigjen e kam tashmë te shtëpija. Jam pronar dhe ky është një premtim i mbajtur dhe mesa kam dëgjuar si unë ka shumë që e kanë kryer këtë proces.

 

Lume Macukulli, mësuese , Shaqe Mazreku

14102201_179500635807153_3556556995322823808_nUnë për hir të së vërtetës nuk kam qenë pjesë e këtij procesi legalizimi, po kam qenë pjesë e një zgjidhje që Flamur Gjuzi dhe stafi i tij i kanë bërë problemit të një familje. Jam shumë e kenaqur me punëne  z. Gjuzi dhe stafit. Menjëherë sapo shkuam atje, gjetëm ngrohtësinë e  një administrate për ti shërbyer qytetarit. Nuk na shërbeu aty as njohja, as miqtë, thjeshtë na shërbyen ato që kërkonin të mbaronin sa më shpejtë punë për qytetarët. Nuk jam e befasuar me Durrësin që i parinë këtij procesi. E meriton ai staf këtë pozicion pararojë dhe nuk ka asnjë dyshim që është një premtim i bërë realitet nga kjo qeveri. Duhet  të kishim shumë drejtues të tillë, që qytetarët të ndiheshin shumë mirë kudo që shkonin nëpër administratë.

Dallëndyshe Velaj, emigrante në Zvicër

dallendyshe velajUnë e kam parë nga afër legalizimin në Durrës sepse kam qenë edhe vetë pjesë e këtij procesi. Kisha aplikuar që në 2006 për banesën time të ndërtuar në Shkallnuer, por megjithë vitet e pritjes asgjë nuk po realizohej. E kisha humbur përfundimisht besimin te ky proces dhe nuk besoja më se banesa ime do të legalizohej. Por në sajë të Flamur Gjuzit si drejtor dhe stafit që ai drejton, mua mu mundësua në pak ditë legalizimi i shtëpisë. Jam shumë e lumtur se falë  dëshirës së mirë të këtyre njerëzve të palodhur, pas kaq vitesh unë e gëzoj shtëpinë si pronare e vërtetë. Unë jam shumë e bindur se procesi i legalizimit në Durrës ka qenë absolutisht një sukses, por ama sukses i arritur në këta vite të fundit. Nëse zoti Gjuzi do të kishte bërë atë që bënë parardhësit e tij, ky proces sot e kësaj dite do të kishte qenë një dështim. Tani ai është një realitet.

Plator Mehmeti, kreu i OSHEE Durrës

plator mehmetiPozicioni i punës sime, pra detyra që ushtroj në këto vite më ka bërë më të ndjeshëm ndaj këtij procesi. Ajo që dua të them është se nuk është një proces i lehtë për tu zbatuar, pasi njerëzit herë nga pamundësia dhe herë nga padia kanë ndërtuar ku ju ëhstë dhënë munduësia në një mungesë shteti apo frenimi të këtij  procesi, pra ndërtimit pa leje. Në këto vite që unë po drejtoj degën e OSHEE në Durrës  kam parë me sytë e mi se cfarë ka ndodhur. Tani lidhur me procesin e legalizimit, fakti që ne kemi pasur më shumë punë për të shkuar në banesa që kërkonin legalizim, apo edhe në biznese që ishin ndërtuar, më bind se kemi një fluks të madh legalizmiesh. Ajo që unë dua të them se i gjithë ky bum legalizimesh , pra në Durrës është bërë conform ligjit dhe unë dua të shpreh falenderimin për kreun e aluiznit Durrës për bashkëpunimin që kemi pasur. Z.Gjuzi ka ditur të zbatojë ligjin dhe për këtë bashkëpunimi ynë nuk ka nevojë për koment. Duke bërë secili punën tonë ku kemi qenë , jam i bindur se kemi respektuar ligjin dhe përsa kohë kjo ka ndodhur kështu, mendoj se procesi i legalizimit në Durrës është një premtim i mbajtur, para elektoratit, para qytetarëve në nevojë, po mbi të gjitha para respektimit të ligjit. Në bashkëpunimin tonë nuk ka ndodhur kurrë që të  bëjmë një favor për të cënuar ligjin dhe ndaj them që kemi pasur një bashkëpunim të shkelqyer me zotin Gjuzi.Flamur GjuziFlamur Gjuzi

Short URL: http://www.bulevardionline.com/?p=17919

Ein Gedanke zu „Terroristen System in Tradition: Kriminelle, die illegale bauten, kaufen sich die Posten in der Legalisierungs Institution“

  1. 96,425 illegale Wohnungen, Häuser, Villen will die Bauministerin E. Gjermeni nun vor den Wahlen noch privatisieren und mit den Methoden, fördert man nur weiter Geldwäsche und illegale Bauen

    100.000 illegale Bauten der Kosovo und Mazedonischen Mafia, von Verbrecher Clans u.a. in Plepa bei Durres, Golem, Pista Iyria gibt es und dann in Fushne-Kruje, was ebenso heute von Kriminellen beherrscht wird, welche die Amerikaner mit den Kosovo Terroristen dort ansiedelten, wie rund um den NATO Stützpunkt ComWest, bei Plepa, Durres

    https://sot.com.al/ekonomia/flet-gjermeni-ja-hapat-q%C3%AB-duhet-t%C3%AB-ndiqen-p%C3%ABr-legalizimin-e-shtesave-n%C3%AB-pallate-roli-q%C3%AB-do

Schreibe einen Kommentar