Schlagwort-Archive: Plator Nesturi

Über das vollständige Staatsversagen von Albanien: Plator Nesturi (Mitglied der Generalstaatsanwaltschaft unter Ina Rama)

Auch das Polizei Vetting beginnt nun erst Anfang Januar 2018, wo die Finger Abdrücke der Polizei Beamten zur Überprüfung an Interpol gesandt werden, was auf den Kathastrophalen Zustand der Polizei hinweist, nachdem die US Polizei Missionen ICTAP, ein vor Jahren bekanntes Desaster darstellten, wie überall in der Welt.
Die Wald- und Umwelt Vernichtung: Beispielos in der Welt. – Studimi i të drejtës për tokën, pjesë e shkencës dhe politikave pyjore
Tourismus, EU und Weltbank Mafia zerstören Albanien: 60 % der Wälder sind vernichtet
 Tuesday, November 7, 2017

 

TASK FORCË DHE DËSHTIMI I SHTETIT

 

TASK FORCË DHE DËSHTIMI I SHTETIT – OPINION NGA PLATOR NESTURI

OPINION NGA PLATOR NESTURI Nga Plator Nesturi

“Albanian Free Press”

Siç ishte parashikuar, në ditët e para të nëntorit, një njësi nga FBI, ekspertë gjermanë dhe italianë, do të atashohen në Shqipëri, për të ndihmuar në ngritjen e institucioneve të prokurorisë Speciale, si dhe strukturat mbështetëse për hetimin dhe vënien para drejtësisë të krimit dhe korrupsionit në vend. Këtë e lajmëroi dhe kryeministri Rama në daljen javore, kur njoftoi se fillon të funksionojë Task Forca me ekspertë të huaj. Gjithë kjo paraqitet si sukses dhe krimi tashmë duhet të dridhet. Ndërkohë, nga ana e opozitës vijnë të tjera deklarata, se skandale të reja do të dalin në dritë në javët në vijim, që do të lëkundin kështu vetë qeverinë dhe shumicën e majtë. Këto pritet të vijnë nga shërbimet e huaja ama, se për këto tonat, vështirë se i merr njeri seriozisht. Pra, të gjithë, majtas e djathtas, gëzojnë për ekspertët e huaj që do t’i bëjnë gjëmën kundërshtarit e që, më në fund, do të vendosin drejtësi, rregull e besueshmëri tek institucionet ligjzbatuese.

Harrohet veç një fakt i vogël. Ardhja e specialistëve të huaj për të vënë rregull këtu, dëshmoi se shteti ka dështuar. Kanë dështuar institucionet përkatëse, nga policia, prokuroria dhe gjykata, kontrolli i Pasurive e me radhë. Pra, gjithçka qe përbën kolonën e drejtësisë e ku mbështetet ngrehina e shtetit. Ka dështuar shteti që kanë ngritur të gjithë bashkë këta që po e përshëndesin sot, si një zgjidhje për të drejtën e drejtësinë, të majtë e të djathtë, që kanë marrë votat e qytetarëve dhe kanë drejtuar vendin në rokadë me njëri-tjetrin.

Le ta etiketojmë si të duam, gjithçka çfarë po ndodh: ndihmë, asistencë, përkujdesje apo tutelim. Ardhja e ekspertëve të huaj për të monitoruar e mbështetur strukturat e reja të hetimit, është së pari dështim. Dështim i një klase politike për të ndërtuar shtet me standarde. Ndaj duhet thënë se, shyqyr që vijnë, pasi me këtë ritëm të intolerancës, të korrupsionit e të padrejtësisë në sentencat e kësaj drejtësie të kamur, do të nisim të hamë dhe njëri-tjetrin. Të kësaj “drejtësie”, që e kemi peshqesh po nga kjo klasë politike, e cila sot duket e gëzuar se po vijnë të venë rregull të huajt. Ndërkohë që, këta ekspertë të huaj së pari, dalin si garantë që vet politika të mos futë më hundët në drejtësi, duke promovuar shërbëtorët e saj e duke intimiduar të drejtët. Duke mbyllur sytë ndaj çdo abuzimi, korrupsioni të dyanshëm e duke shndërruar vetë drejtësinë, në një kënetë ku nuk ndodh asgjë, ku e drejta zhytet në llumin e saj.

Ekspertët e huaj vijnë në Shqipëri, pas një ligji që vetë ndërkombëtarët i imponuan Parlamenti shqiptar, i cili doli i kriminalizuar dhe ku vetë “baballarët e kombit” na dolën me rekorde kriminale, brenda e jashtë vendit. Ekspertët e huaj vijnë kur nga ligji për dekriminalizimin nga drejtuesit në organet shtetërore dhe ato të pushtetit lokal, doli një radhë e madhe me precedentë penalë. Kur një pjesë e ekonomisë është e kriminalizuar nga paratë që vijnë nga trafiqet apo dhe paratë e pista të pushtetarëve të djeshëm e të sotëm. Kur njerëzit po vrasin njëri-tjetrin nga vendimet e padrejta të gjykatave dhe kur prona që ende nuk regjistrohet, përbën shkak për abuzim dhe grabitje.

Jemi vërtet në pikë të hallit! Ndaj ka një farë shprese te qytetarët se, mbase diçka do të ndryshojë në marrjen e drejtësisë pas angazhimit të ekspertëve të huaj në organet e reja ligjzbatuese. Pak i intereson shtetasit më të thjeshtë, si do të zgjidhet çështja e mandatit të prokurorit të Përgjithshëm apo nëse Visho Ajazi e ka dhënë për qejfin e vet dorëheqjen apo e shtrënguan ta bëjë. Për të ka aq pak vlerë kur vetë këto institucione kanë bërë aq pak, në mos e kanë bërë keq, gjithë këtë situatë pandëshkueshmërie. Sot, një ish-drejtues i hekurudhës na del si pjesë e trafikut të drogës, e po kështu raste të ngjashme nuk mungojnë dhe në të shkuarën. Për këtë takëm dhe për ata që i kanë vënë në këto poste, mund të ketë vlerë fati i kryeprokurorit apo i gjykatësve, pasi me ata kanë mbyllur dosje e kanë dhënë vendime pastruese, por qytetarit të thjeshtë, jo. Nuk i intereson aspak.

Ndaj, për gjithë këtë klasë politike që sot del dhe bën deklarata mbështetjeje për krijimin e Task Forcës dhe për zgjidhje të problemit, ju lutem, mos flisni! ishit ju që e çuat drejtësinë në këtë gjendje! Heshtni njëherë, kokulur!
http://smarkos.blogspot.al/2017/11/task-force-dhe-deshtimi-i-shtetit.html

**
Studimi i të drejtës për tokën, pjesë e shkencës dhe politikave pyjore
Postuar në 07 Nëntor, 2017 12:45

Haki Kola/Specialist për pyjet

Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme. Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjecarin e fundit, ja kanë dalë të mos vihen në tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peisazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet që mund të përmblidhet: “Cdo gjeneratë e ka për detyre që ti lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e kanë gjetur”. Evropa e dendur dhe e zhvilluar duket që pas një vuajtje të gjatë disa shekullore, e gjeti zgjidhjen rreth dy shekuj më parë. Neve e humbën atë shans, dhe historinë nuk mund ta gjykojmë.

Sa herë trajtohet kjo temë, pyetja e parë që të shkon në mëndje, është nëse ata që marrin vendime dhe na drejtojnë, kanë informacion, apo e njohin zgjidhjen, që e shpëtoi pyllin e tokën europiane nga prerja apo gërryerjet. E di sene kurrikulën e Fakultetit të Pyjeve, kjo deri vonë nuk është trajtuar. Një shkencëtar nga Akademia e Shkencave Suedeze, që ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore për të sotmen e të ardhmen e pylltarisë Shqiptare të 1-2 Nëntorit 2011, organizuar nga Akademia e Shkencave Bujqësore te Suedisë, në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Shkencave, rekomandoi me këmbëngulje që çështja e pronësisë dhe të drejtës së përdorimit të tokës pyjore të përfshihet në kurrikulën e fakultetit të pyjeve.

http://www.respublica.al/2017/11/07/studimi-i-t%C3%AB-drejt%C3%ABs-p%C3%ABr-tok%C3%ABn-pjes%C3%AB-e-shkenc%C3%ABs-dhe-politikave-pyjore