Sohn der Super Mafia verhaftet: Geron Hasanbelliu nach Italien ausgeliefert.

Ausgeliefert nach Italien, wegen Drogen  Schmuggel und Frauen Handel. Durch das Versagen der Internationalen, konnten trotz Geheimdienst Warnungen die Verbindungen der Bulgarischen und Albanischen Mafia auch im Drogen Handel ausgebaut werden. Illegale Bauten an der Küste, wie von Agim Hoxha, die Kazazi Mafia mit Seferi Efendi bei Durres sind ein Monument des Verbrechens, wo Nichts abgerissen wird, trotz klarer Aussagen des PM Edi Rama.

Und eine der bekanntesten Polizisten und Politiker Familien wird nicht wegen Mord an einem Polizisten verfolgt. Der jüngere Bruder von “Ben” Hasani (Hasanbeliu) Enkel von Maks Hasani dem Politiker erschoß 1998 einen Polizisten in Shkozet, als der Polizist Fahrzeug Papiere sehen wollte. Die Hasanis kontrollierten damals als Polizei Chefs der Region u.a. auch den bekannten damaligen Automarkt in Golem, mit geklauten Fahrzeugen.
Der ermordete Polizist: Bashkim Gjoni Am Ort der Ermordung steht der Gedenkstein in Shkozet an der Kreuzung in Richtung Pleba, wo die Kosvaren Gangs sich damals auch illegal niederliessen und Land besetzten. Die Kreuzung, wo jeder Kriminelle sich Drogen im Super Markt des Dashamir Gjoka in Shiak abholte und oft Polizei Offizier Begleitung hatte.

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

Es wird Zeit, das eben etliche Dinge auch wegen Grundstücks Diebstahl und illegalen Bauen, durch Politiker = Mafia vor 2006 juristische aufgearbeitet werden muß. Außenminister, welche übelsten Kinderhandel betrieben, sind zu belangen und die ausl. Politiker und Partner am besten ebenso. Vollkommen unverständlich ist die Deutsche Politische Verbindung der SPD – FES – Deutschen Botschaft zu den Mega Kriminellen wie einem Ilir Meta, wo die Leibwächter u.a. wegen Drogen Schmuggel in Italien verhaftet wurden.

Ohne Justiz gehen die Geschäfte besser, auch der Deutschen Politik Mafia vor Ort, denn die Justiz wird von Deutschen seit 24 Jahren aufgebaut. Real mit Vorsatz zerstört, wobei Deutschland selbst keine Justiz hat, als einziges EU Land, gegen Politik Korruption. Deshalb kommen soviele Ratten aus Berin und Brüssel nach Tirana.

Ur Gestein einer Verbrecher Familie, welche eine zentrale Bedeutung haben, bei dem Vertriebe von Drogen und Heroin nach Italien. Maks Hasbenliu, frühere DP Abgeordnerter, Ben Hasani (Hasanbeliu) der jüngere Bruder, u.a. Polizei Präsident von Durres, höchste Polizei Direktor für die Sicherheit der Staatlichen Gebäude, zur Fatos Nano Mafia gehörend. Der nächste Bruder ist. Präsident des Durres Fussball Clubs „TEUTA“. Inklusive Polizisten Mord in 1998 an der Kreuzung in Skhozet, als man sich weigerte Fahrzeug Papiere zuzeigen.

Schwarze Eminenz der Durres Rathaus Mafia.

Nachdem Maks Hasanbeliu nicht mehr für das Parlament kanditierte, outete er die Verbrechen der Amerikaner, rund um Dogen Schmuggel und Geldwäsche..

Drogen Verteil Stelle, Haupt Verteiler auch für den Gross Handels Verteiler in Shiak bei Durres rund um den Dash Gjoka Clan.

Adrian Kokomani – Vangjush Dako, die Shiak Drogen Mafia mit Dash Gjoka = Club des Verbrechens

80.000 € 35 Kilo Heroin wurden beschlagnahmt bei einer Albanischen – Bulgarischen Mafia Gruppe in Italien. Die Mailander Drogen Kartelle, wurden immer von Durres gesteuert aufgebaut von der Familie des Hasanbeliu, identisch mit der US Mafia aus New York.

Arresto spacciatori di Milano, sequestrai 36 chilogrammi di eroina

I carabinieri del Comando provinciale hanno tratto in arresto tre spacciatori, sorpresi nell’atto di perfezionare una consegna di stupefacente | Corriere TV

Aktualitet
01 Gusht 2015 – 12:04 | përditesuar në 12:13

Hasenbelli ekstradohet në Itali, para
drejtësisë për drogë dhe prostitucion

TIRANË – Geron Hasenbelli iu dorëzua drejtësisë italiane e cila e ka vënë përballë akuzave të organizatës kriminale, prostitucionit dhe trafikut të drogës.

41-vjeçari nga Fieri u ekstradua nga Interpol Tirana nga Rinasi për në Itali, pasi Gjykata e Milanos kish lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Veprat penale për të cilat akuzohet Hasenbelli
“Organizatë kriminale“
„Ndihmë dhe nxitje prostitucioni“
„Krime të lidhura me drogën”

Sipas Kodit Penal italian, për këto vepra Hasenbelli rrezikon deri në 30 vite burg.

Geron Hasenbelli u arrestua së bashku me vëllain e tij, Mikelin, më 25 korrik të këtij viti në Elbasan.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
– See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/hasenbelli-ekstradohet-n–itali-para–drejt-sis–p-r-drog–dhe-prostitucion-307903.html#sthash.1cE4fKh8.dpuf

Aktualitet
01 Gusht 2015 – 19:31 | përditesuar në 23:02

Itali, 36 kg heroinë e 80.000 €
kapen 2 shqiptarë e 1 bullgar
Zvicër, mafia shqiptare e drogës ‚gjuajnë‘ të pasurit
Itali, 26-vjeçari shqiptar kapet me 4 kg kokainë
Sekuestrohet drogë,policia arreston familjen Llani

Digital Camera

Der Gangster Tomcho Tomov, in Geschäften direkt zu Besuch in der Currilla mit seinem Luxus BMW mit Bulgarischer Nummer in 2012, bei Sokol Kazazi – dem Langzeit Gangster der Agim Hoxha, in der Currila – Durres. Geldwäsche Geschäfte in illegal errichteten Appartment Häusern und zur Organisation des Internationalen Drogen und Frauen Handels.

(sg/shqiptarja.com) – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/durr-s-goditet-grupi-kriminal-prostituonte-e-trafikonte-vajza-188293.html#sthash.ezoJEgrS.dpuf

Durres Mafia Lokale, Currila, Erosion

Illegale Lokale in der Currilla, welche ab 10.Dezember abgerissen werden sollen als zentrale der bekannten Berisha Mafia, für Drogen und Frauen.

Ein illegaler Verkaufs Vertrag über die Kakomese Bucht, an die Bulgarische Mafia durch einen Albanischen Mafiosi mit Eduard Halimi, landete vor Gericht, wo ebenso 10 Personen verhaftet wurden wegem einer Schmuggler Boot Drogen Stelle nach Italien und Griechenland.

Mafia Boss Dritan Celaj, verkaufte die “Kakomese” Bucht an Bulgaren Mafiosi: Jeko Petkov Kolev

12/7/2012
Bordell König in Rumänien, mit Anklagen nun auch in Albanien, wegen Steuer Betrug, wie Mark Frroku.

2 Gedanken zu „Sohn der Super Mafia verhaftet: Geron Hasanbelliu nach Italien ausgeliefert.“

  1. Die Fatos Hasa Bande, wird in England zu Haftstrafen verurteilt, wegen Kokain Schmuggel.

    07 Nentor 2015 – 11:58 | përditesuar në 12:08
    Trafik kokaine në Angli, Kardifi dënon 4 shiptarë, kapo Fatos Hasa

    Drejtësia angleze ka dënuar 4 shqiptarë që merreshin me shitje të kokainës në Angli. Një gjykatë në Kardif ka shpallur fajtor shqiptarët dhe anglezin Sharif Omar.

    Sipas hetimeve të policisë Fatos Hasa ishte koka e këtij grupit kriminal, ndërsa ai ishte dhe pronar i një lokali të njohur nate në Kardif. Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin mars dhe prill të 2015 këtij grupi i janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis. 32-vjeçarit Fatos Hasës gjithashtu iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina.

    Gjyqtari Philip Richards tha se dënimet janë të merituara.

    „Ky ishte një operacion i rëndësishëm që shkatërroi një grup të organizuar i cili kishte si qëllim për të shpërndarë drogë në popullsinë e këtij qyteti”, theksoi Gjyqtari Philip Richards.

    Dënimet nga gjykata në Kardif
    Fatos Hasa 96 muaj burg
    Lorenc Hasa 68 muaj burg
    Naldi Metaj 68 muaj burg
    Dardan Merdhoqi 34 muaj burg
    Sharif Omar 40 muaj burg

    shqiptar droge angli
    Fatos Hasa, Dardan Merdhoqi, Lorenc Hasa, Naldi Metaj, Sharif Omar

    Redaksia Online
    (Gre.M/Shqiptarja.com)

  2. Die Albanischen Buss Linien transportieren Drogen, nehmen diese Drogen bei Modena, oder Mailand auf Autobahn Rast Stätten auf. Dort steht am Eingang einer solchen Park Anlage ein Banden Mitglied, gibt ok Zeichen, wenn keine Fahnder der Italiener da sind, was vor 15 Jahren bekannt war. ein Kosovo – Türkischen Mega Syndikat.
    „Arjan Travel“ ist daran beteiligt.

    21 Jun 2016
    Brenda rrjetit të drogës: SMS të koduara, jetë asketësh dhe kamionistë për transferta parash drejt Shqipërisë

    Dosja voluminoze e hetimit italian mbi një organizatë shqiptare të narkotrafikut me bazë në Milano të Italisë tregon sofistikimin e krimit të organizuar shqiptar dhe mënyrat e reja se si milionat e fituara nga trafiku i drogës mbërrijnë në Shqipëri.

    Autor: Lindita Çela | BIRN | Tiranë

    Policia Italiane | Foto nga : Flickr/ Florio Flores

    Policia Italiane | Foto nga : Flickr/ Florio Flores

    Më 19 shkurt 2014, Marsel Bedulla-një 25 vjeçar nga Durrësi- ra pre e një kontrolli rutinë të policisë italiane, teksa po udhëtonte në rrugën “Filippo Argelati” të Milanos me makinën e tij modeste. Nervozizmi dhe të dhënat kontradiktore e drejtuar patrullën e policisë drejt garazhit të shtëpisë së tij, ku gjetën dhe sekuestruan 41 kilogramë heroinë dhe shishe të mbushura me manjitin, lëndë kimike që përdoret për të presuar heroinën.

    Dyshimet e ndoqën 25 vjeçarin edhe në burg. Hetuesit italianë përgjuan një takim në burg mes Bedullës dhe vëllait të tij, Elio, ndërsa biseda përfundoi me porosinë për të mbyllur gojën.

    “Dëgjo, nga shtëpia janë mirë. Po ashtu dhe të tjerët…të bëjnë të fala. Më kanë thënë të rrish i qetë… mos i ngatërro gjërat… mos fol.. kuptove!” urdhërohet Bedulla nga i vëllai.

    Ndalimi rastësor i Bedullës nxiti një hetim të gjerë të Prokurorisë italianë, e cila dy vjet pas arrestimit të tij lëshoi 40 urdhër-arreste për anëtarët e organizatës kriminale, sekuestroi 130 kilogramë heroinë dhe kokainë dhe 300 mijë euro gjatë tentativës për t’u dërguar në Shqipëri.

    Më 27 maj 2016, në përmbyllje të hetimeve dy vjeçare të policisë italiane, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit njoftuan arrestimin e 12 korrierëve në Shqipëri, anëtarë të kësaj organizate.

    Operacioni u kodua me emrin “RICCIO”, ndërkohë që policia italiane dhe ajo shqiptare deklaruan se “organizata kriminale kishte transferuar nga Italia në Shqipëri mbi 2 milionë euro të dokumentuara, ndërkohë që përfitimet nga trafiku i drogës mendohet se janë shumë herë më të larta”.

    Dosja e hetimit të Prokurorisë italiane, e siguruar nga BIRN tregon se organizata e narkotrafikut kishte në përbërjen e saj 31 shqiptarë dhe nëntë të huaj, mes të cilëve marokenë, tunizianë dhe rumunë. Ajo drejtohej nga Amarild Karanxhaj, një 32 vjeçar shqiptar që i shpëtoi operacionit dhe sot gjendet në arrati.

    Hetimet 2 vjeçare të policisë dhe prokurorisë italiane tregojnë se anëtarët e kësaj organizate bënin një jetë asketësh në Itali. Në dosje thuhet se ndryshe nga trafikantë të tjerë, ata nuk blenin makina të shtrenjta dhe nuk frekuentonin jetën e natës.

    Organizata kriminale kishte ndërtuar gjithashtu një sistem të sofistikuar komunikimi përmes kodesh, ndërkohë që kishte ngritur në këmbë edhe një rrjet të transferimit të parave të tyre të pista nga Italia drejt Shqipërisë.

    Grupet kriminale shqiptare konsiderohen tepër të fuqishme në Itali, veçanërisht në qarkullimin e tonelatave të drogës përmes vendeve të Bashkimit Europian, rrugës së njohur Ballkanike apo edhe brenda Italisë. Një raport i Antidrogës italiane për vitin 2015 theksonte se përmes Ballkanit mendohet se trafikohen drejt Italisë rreth 170 ton heroinë me një vlerë prej 25 miliardë dollarësh.

    Rrjeti i furnitorëve

    Më 27 maj 2016, policia shqiptare deklaroi se kishte arrestuar 12 anëtarë të rëndësishëm të organizatës së heroinës dhe kokainës, pjesë e organizatës së Amarild Karanxhajt. Në një konferencë për media, zv.drejtori i policisë, Ardian Çipa deklaroi se operacioni ishte zhvilluar në Tiranë, Durrës dhe Fier dhe suksesi i tij ishte produkt i bashkëpunimit efikas me policinë italiane.

    Policia shqiptare deklaroi se kishte arrestuar Dritan Çelën, Anesti Cullin, Gerald Gjonin dhe Florjan Konokozin në Tiranë; Erald Zykën, Kridens Kercukun, Ilirjan Orhani në Durrës; Gazmend Dimnin në Kavajë dhe Agron Sulminën e Ardit Hykën në Fier.

    Policia deklaroi gjithashtu se të arrestuarit i përkisnin niveleve të ndryshme në organizatë, nga korrierët tek shpërndarësit e drogës. Çdo anëtar i saj kishte rol të qartë dhe detyra që përfshinin trafikimin, furnizimin, shpërndarjen dhe transferimin e parave nga Italia në Shqipëri.

    Hetuesit italianë ka hedhur dyshime se anëtarët e kësaj organizate kanë lidhje kriminale të forta në Shqipëri dhe se ata ishin të bindur që nuk i gjente gjë.

    “E ç’të thuash për furnitorët.. janë personazhe që janë të bindur që nuk u ndodh gjë në atdheun e tyre… drejtojnë dërgimin e dhjetra e dhjetra kileve drogë të pastër, duke treguar se kanë mundësi të lidhje kriminale të një niveli të lartë,”thuhet në dosjen hetimore.

    BIRN hetoi të shkuarën e dhjetë të arrestuarve në Shqipëri dhe nuk rezultojnë lidhje të dukshme mes tyre dhe bandave kriminale të hetuara apo gjykuara për trafik të lëndëve narkotike në Shqipëri.

    E pyetur nga BIRN, policia e shtetit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve për lidhjet në Shqipëri të këtij grupi të trafikut të lëndëve narkotike. Megjithatë, një oficer i Antidrogës pohoi në kushtet e anonimatit se organizata punon për llogari të një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në qytetin e Durrësit.

    Përgjatë dy viteve, që policia italiane ka hetuar këtë bandë, janë sekuestrojë 130 kilogramë heroinë dhe kokainë si dhe ka dokumentuar dërgimin e mbi 2 milionë eurove në Shqipëri. Erald Nasto, Shahin Isufi, Ervin Taullahu, Aleksandër Demiri identifikohen si drejtuesit kryesorë të grupit, të cilët vepronin nën urdhërat e Karanxhaj.

    Hetimet tregojnë gjithashtu se anëtarët e organizatës ishin të detyruar të zbatonin rregulla strikte sigurie, çfarë u mundësoi atyre një aktivitet në hije, për vite të tëra në veri të Italisë. Çdo anëtar i bandës e kishte të ndaluar të shoqërohej me njëri-tjetrin në publik.

    Sipas hetimeve, ata urdhëroheshin të ishin shembullorë në komunitetin ku jetonin si dhe të paguanin rregullisht qiratë, jo vetëm për shtëpitë ku banonin, por edhe për ato që shërbenin si bazë për paketimin e dozave të drogës.

    Paralelisht me jetën e thjeshtë, anëtarët e kësaj organizate merrnin herë pas here në Itali familjarët e tyre, për të lënë përshtypjen e emigrantëve të zakonshëm.

    “Duhej të shoqëroheshin sa më pak në publik, në mënyrë që askush mos të bënte lidhjet apo identifikimin e tyre,” thuhet në dosjen e siguruar nga BIRN.

    Trafik me kode

    Gjatë dy viteve të hetimit, autoritetet italiane kanë interceptuar dhe transkriptuar qindra mesazhe të shkëmbyera mes anëtarëve të organizatës së narkotrafikut. Në pamje të parë, bisedat mes tyre duken pa asnjë llojë rëndësie, por që në fakt tregojnë për shitjen e sasive të konsiderueshme të heroinës dhe kokainës si dhe për trasferimin e parave në Shqipëri.

    “Fole gjë me Gelen, se aty e ke? Po, ai shoku në bre ti dha albën?” Po atij në bre, a ia more albën… ti më the po.. vlla janë shumë e kupton apo jo? Ti vet nuk ke mbledhur. Ça po bën se nuk po të mar vesh fare. S’po të kuptoj”- i thotë nga Shqipëria Erald Nasto, njërit prej drejtuesve të grupit në Itali, Shahin Isufit.

    Sipas policisë italiane, anëtarët e grupit komunikonin me kode, ku “Alba” nënkuptonte paratë, “Eda” makinën e trasportit për drogën, “Gela”, shoferin e autobuzit që sillte paratë në Shqipëri, “Sara” quanin blerësit e lëndëve narkotike.

    “Eni” dhe “Canvas” përdoren gjithashtu shpesh në dosjen hetimore, si fjalë që nënkuptonin kokainën dhe heroinën.

    Përmes telefonatave dhe mesazheve të përgjuara, hetuesit italianë kanë arritur në përfundimin se Erald Nasto është funitori kryesor i lëndës narkotike që nisej nga Shqipëria. Më 9 korrik të vitit 2015, në Bolonja të Italisë u arrestua me 13 kilogramë kokainë korrieri i tij, Vis Shaqiri, 28 vjeçari me origjinë nga Berati.

    Po në korrik të këtij 2015, në Milano u arrestuan Shahin Isufi dhe Florian Lani, pasi në mjetin që ata udhëtonin u gjetën 36 kilogramë lëndë narkotike e tipit heroinë.

    Isufi dhe Lani kishin detyra të qarta të dorëzimit të lëndës narkotike tek shpëndarësit, por edhe grumbullimin e parave. Ndërkohë që gjithçka e raportonin tek Karanxhaj.

    Në njërën prej mesazheve të përgjuara, Karanxhaj jep urdhra dhe porosi nga Shqipëria për një sasi lëndësh narkotike.

    “Ok, po siç të thashë, jepi ritëm… boj gjonat sa me shpejt se jena shum mrapa tuna, (klientët) ca thonë, ka kërkesa? Ok, merru vesh me eda, që mos humim koh dhe me kujdes.. kur e takon eda dhe tuna.. me eda sa me pak takime,”shkruan ai.

    Transferta me autobus

    Hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se organizata e drejtuar nga Karanxhaj ka dërguar në Shqipëri mbi 2 milionë euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, sipas hetuesve transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.

    Nga përgjimet telefonike, të realizuara mes anëtarëve të grupit janë dokumentuar në dërgesa të ndryshme, dërgimi në Shqipëri i 2 milionë e 116 mijë eurove. Ndërkohë, policia italiane ka sekuestruar gjatë operacioneve të saj shumën prej 300 mijë euro.

    Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se shoferët e përdorur për transfertat informale të parave paguheshin 1 për qind të vlerës që dërgonin në Shqipëri.

    Më 16 shkurt 2015, policia italiane ka dokumentuar dërgesën e parë të parave drejt Shqipërisë, por nuk ka zbuluar vlerën e plotë. Sipas dosjes hetimore, grupet kriminale shqiptare përdorin këtë lloj traporti për shkak të neglizhenës së kontrolleve që bëhet në pikat kufitare ndaj linjave zyrtare të transportit.

    “Paratë iu besohen shoferëve të autobuzave apo kamionistëve për shkak se ky lloj trasporti nuk kontrollohet mirë në pikat kufitare. Ky fakt është i rëndë, sepse nuk kemi të bëjmë me rastësi por me një linjë krejtësisht të organizuar nga grupe kriminale,” thuhet në dosje.

    Bisedat dhe mesazhet e përgjuara tregojnë se transfertat ilegale të parave drejt Shqipërisë përbënin një shqetësim të vazhdueshëm për anëtarët e organizatës.

    “Herë tjetër, atyre të autobuzave duhet tua japësh në autogrill.. është më mirë kështu,” i thotë Isufi një prej trasportuesve të grupit.

    Pas arrestimit të disa shpërndarësve, hetimet e policisë italianë janë përqendruar tek rrethi i personave që kishin si detyrë kthimin e parave në Shqipëri. Sipas tyre, Shahin Isufi mbante kontakte të drejtëpërdrejta me furnizuesit në Shqipëri, por edhe me shoferët që u besoheshin paratë.

    “Është e qartë që dërgimi i milionave eurove cash u besohet vetëm njerëzve të provuar,” thuhet në dosjen hetimore.

    “Ato janë ato që bëjnë të mundur vijimësinë e aktivitetit të shitjes së drogës, duke mundësuar vazhdimisht rikthimin e parave në Shqipëri,” shkruhet aty.

    Më 26 prill 2015, policia italiane ka dokumentuar transfertën e 70 mijë eurove drejt Shqipërisë dhe ka identifikuar si pjesë të këtij rrjeti një kompani transporti, të quajtur “Arjani Travel”.

    http://www.reporter.al/brenda-rrjetit-te-droges-sms-te-koduara-jete-asketesh-dhe-kamioniste-per-transferta-parash-drejt-shqiperise/

Schreibe einen Kommentar