Shensi Rama: über die Tricks, Neuwahlen zuverhindern, die Verfassungs Änderung und Reformen zu manipulieren

Shenasi Rama, ist Professor an der New Yorker Universität und in der Studenen Revolution 1990, einer der Wortführer. Sehr früh verliess er Albanien. Er schreibt als Titel Story, über die Manipulations Show des Edi Rama, wie im Kindergarten und Nichts Neues. Der Bruder von Edi Rama, Ollsi Rama, war sogar Direktor im Staaten Vernichtungs Programm des Georg Soros, womit Alles gesagt ist, über das kriminelle Enterprise, vom Deutschen Steuerzahler auch über die DAAD Verträge finanziert.

Nichts geschieht bekanntlich in Albanien. Es gab einige Fortschritte bei der Polizei, in den Finanzämtern, ansonsten sind die gleichen Idioten in der Adminstration und Justiz gibt es nicht.

us_propaganda-31

Die USA brauchen das NATO Verbrecher Land ohne Justiz, um Europa zudestabilisieren, was 1999 auch schon bekannt war.

Die Justiz ein Witz und Betrug vor allem der Deutschen Politik Mafia und EU Mafia: identisch in Afghanistan, wie die aktuelle Spiegel Ausgabe schreibt, Modell Steinmeier Profi Betrug, im Stile der „Camorra“ Organisation: –IRZ-Stiftung, identisch wie die EU Botschaften, Sammelbecken von Pyschopaten der Inkompetenz.

Europäischer Rechnungshof: Ausbildung der afghanischen Polizei durch EUPOL zu teuer und ineffizient..

Die Vorsitzende des Haushaltskontrollausschusses im Europäischen Parlament, Ingeborg Gräßle (CDU), fordert daher eine grundsätzliche Überprüfung derartiger Missionen. „Ein Drittel der Kosten für die Sicherheit und der Rest für die Leute der EU – solche Missionen gehören dichtgemacht.“

The Prosecution is constantly failing with notorious cases, with defendants ending up not guilty. The Chairman of the Association of Prosecutors, Shkelqim Hajdari, thinks that the responsibility should focus on how the investigations are carried out.

Edi Rama, hat sich die Erlaubnis in den USA geholt, weiter so arbeiten, seine kriminellen Umtriebe werden geduldet und Alles Andere ist Theater. wir berichteten hierüber schon vor Wochen: Zitat;

Foglende kriminelle und korrupte US Politiker haben sich von der Albaner Mafia finanzieren lassen: John Kerry, John McCain, Wesley Clark, Josef DioGuardia, Jo Biden, Bob und Elisabeth Dole, Jo Biden und andere Verbrecher. Im Gegenzug wird Drogen- Frauen Handel geduldet, was die Albaner ja in Ministerien sogar bestaetigen, wie das laeuft.

Edi Rama holt sich bei der Verbrecherin Hillary Clinton, wohl die Erlaubniss, das weiter die kriminellen Umtriebe (auch im Drogen und Menschenhandel) geduldet werden, wie man es auch Ilir Meta, Fatos Nano und Salih Berisha schon duldete. Iso Mustafa, gerade im BMW Skandal im Kosovo, sogar mit Gegenstaenden im Parlament beworfen, ist wie der Dumm Berufs Verbrecher der Deutschen Aussenpolitik Hashim Thaci auch bei dem Treffen.+

Zitat eines Bundeswehr Offizieres im Beisein eine Albanischen Offizieres in 2005: „Gewissen Politiker, brauchen diesen Rechtsfreien Raum, in Albanien, Kosovo, fuer ihre Geschaefte“ wo u.a. die Phantom Chromwerke in Tropoje des US Milliardaers Sahit Muja gemeint sind. Da stellt sich die Frage, was die Weltbank, Europa, Berlin machen im Balkan und bei den Albanern.

Edi Rama finanziert den Wahlkampf der Verbrecherin: Hillary Clinton und reist nach New York

Shenasi Rama: Paria e Tiranës po ndien fundin, çmimi që duhet të paguajë Rama për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, pse Berishës nuk i duhet më Lulzim Basha

Shenasi Rama: Paria e Tiranës po ndien fundin, çmimi që duhet të paguajë Rama për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, pse Berishës nuk i duhet më Lulzim Basha
Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama, profesor në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, vëzhgues sistematik i pluralizmit shqiptar, në një intervistë për gazetën SOT, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Rama mendon se Shqipëria është në prag të përplasjeve klasore nga rritja e peshës së padrejtësive, nga korrupsioni, krimi, vjedhjet masive, ndarja e padrejtë e të ardhurave etj. Sipas tij, paria kriminale e Tiranës, pra klasa sunduese, ka frikë dhe po ndien fundin e saj. Rama mendon se Tryeza e Korbave është e trazuar, pasi pushtetarët kanë frikë nga një dallgë rebelimi. Shenasi Rama ka komentuar edhe krizën në koalicion. Ai shprehet se Edi Rama duhet të largojë dy ministra, të cilët i përdori kundër Ilir Metës, si çmim për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Duke u ndalur tek zhvillimet në kampin opozitar, Shenasi Rama thotë se Sali Berisha e porositi Lulzim Bashën si maskë. Rama mendon se debatet në PD lidhen me shqetësimin për të ruajtur paratë e fituara kur kanë qenë në pushtet.
Dy vjet pas zgjedhjeve të 23 Qershorit nuk ka më asnjë iluzion për ndryshim. Qeveritë duken zgjatime të njëra-tjetrës. Operojnë me të njëjtat marifete dhe metoda manipuluese…
Unë dhe kolegët e mi nuk kemi pasur asnjë iluzion edhe përpara zgjedhjeve. Kemi bërë thirrje masive dhe sistematike që të bojkotohet e gjithë masha e parisë së Tiranës, sepse e kemi ditur se çfarë do të bëjnë. E kemi thënë qartë dhe hapur: Këta janë masha të krimit dhe se punojnë për veten e tyre dhe kundër shqiptarëve, dhe se ai ndryshim që predikohej me të madhe ishte një hiç me zero! Kështu edhe doli. Këta janë të gjithë në politikë për të mbushur xhepat e tyre, për të mbrojtur klanet e tyre, dhe për të ngrënë edhe ato kocka që i kanë ngelur shtetit tonë shqiptar. Për ata që e kuptojnë se këta nuk punojnë për shqiptarët, se nuk kanë punuar ndonjëherë për ne, kjo ka vlerë për zgjedhjet e ardhshme që po përgatiten me shumë intensitet. Njerëzit nuk duhet të përsërisin gabimet e zgjedhjeve të mëparshme. Politika me marifete është, por varet se kujt i shërben politikani dhe pse është në politikë. A je për veten, për klanin, për lukuninë, për mafian, për grupin tënd etnik, e nëse je shqiptar a je në politikë për kombin e për shqiptarët? Ku të gjejmë njerëz që i përdorin marifetet e politikës për të mirën e shqiptarëve! Problemi është se këta të parisë së Tiranës mendojnë për veten e tyre, për klanet e tyre dhe kanë një urrejtje të pafund për çdo gjë që është shqiptare dhe e lidhur me idenë e kombit shqiptar. Prandaj edhe marifetet e tyre janë të neveritshme dhe pjesë e një loje të fëlliqtë që luhet kundër shqiptarëve. Kur i shërben kombit tënd, sjellja jote është dhe matet me një standard tjetër morali. Përditë e më e vështirë po bëhet për të qenë shqiptar, ama aq sa do mbetemi, aq do të jemi të saktë e me besim se shqiptari tjetër duhet të jetë vëllai, pavarësisht fesë, krahinës dhe bindjeve të veta politike. Kështu bëjnë kombet e tjera, madje edhe majmunët në xhungël jetojnë me këto parime. Neve nuk na duhen sundimtarë, por drejtues me mend të kombit tonë që të na lidhin e jo të na përçajnë, që të na drejtojnë e jo të na mashtrojnë, që të na japin zgjidhje e jo të na përdorin si mish për top për zgjidhjet e tyre.
Si dhe kur mund të mbyllet tranzicioni shqiptar?
Po të mbyllet tranzicioni, domethënë, duhet të kemi një vizion të qartë se ku duhet të shkojmë. Për këta, tranzicioni tashmë është i mbyllur! Shqiptarët duhet ta kuptojnë, nëse nuk e kanë kuptuar me kohë se kjo ishte loja! Këta të parisë së Tiranës donin një sistem kapitalist ku vetë të ishin borgjezia dhe shqiptarët e tjerë të ishin skllevërit e tyre. Vodhën miliarda vetë dhe i lanë njerëzit të vjedhin tokën e tjetrit, pasurinë e tjetrit, të bënin pisllëqe dhe të mblidhnin një grusht para, të bënin ndërtesa me tulla e llaç që nuk i hyjnë më në punë njeriu, se nuk janë fabrika e uzina ku punohet dhe prodhohet. Dhe ia kanë arritur që të mbledhin paratë, sepse 4% e popullsisë zotëron 90% të pasurisë kombëtare, ndërsa 25% e shqiptarëve s’kanë bukën e gojës. Ia kanë arritur të ndërrojnë strukturën demografike të vendit duke na kthyer nga 96% e popullsisë që ishim shqiptarë, në 70% sepse tani ka më shumë minoritete si përqindje se sa kishte më përpara dhe na kanë lëshuar si zogjtë e korbit nëpër botë. Ia kanë arritur të mbyllin tranzicionin sepse kemi rritur dy breza që as nuk kanë interesa kombëtare, as nuk dinë se kush janë por janë vetëm të interesuar për sende e mall. Me një fjalë, këta të parisë së Tiranës janë pasuruar, janë fuqizuar, janë majmur dhe shqiptarët e gjejnë veten si komb të zvetënuar, të degjeneruar, të skllavëruar dhe të pashpresë. Prandaj, këta na thonë se nuk është mbyllur tranzicioni, sepse e dinë mirë që kur njerëzit ta kuptojnë se fundi ishte ky Rrethi i Ferrit, atëherë nuk ka zot që t’i mbajë. Por thonë “jetoni me shpresë” se do të mbyllet tranzicioni…sepse e kanë frikë shumë rebelimin e njerëzve dhe dallgën që mund t’i fshijë të gjithë me sa janë nga faqja e dheut. Sepse e dinë që na kanë çuar në prag të përplasjes fetare, e klasore. Sepse e dinë që janë ata, jemi edhe ne, thellësisht të kriminalizuar dhe se kjo gjendje nuk shtyhet më kështu. Sepse e shohin se njerëzit nuk e pranojnë më që të skllavërohen si duan ata dhe pranojnë të ikin azilantë në Gjermani, vetëm mos të ndihen nën thundrën e tyre. Nuk dihet nga do iu vijë fundi, por që fundi vjen, nuk ka dyshim. Mbyllja e tranzicionit, ashtu si e kemi thënë që më dhjetor 1990, është ndërtimi i një shtet-kombi modern, për shqiptarët, në shërbim të shqiptarëve, dhe që ka besnikërinë e shqiptarëve. Ky është fundi i tranzicionit. Atë shtet-komb që na duhej e që na duhet kaq shumë, mund ta kishim tani po të kishin vepruar me mend paria e Tiranës në vitin 1990. Do të kishim shtrënguar pak rripin dhe do të kishim bërë atë që duhej me ndershmëri dhe drejtësi. Mirëpo, popujt mund të humbin dy-tre breza përpara se t’i thërrasin mendjes e të ndjekin rrugën që duhet. Do të ketë pabarazi, por do të ketë drejtësi. Do të ketë mundësi për pasurim e për begatim, por do të ketë edhe mbrojtje për fukaranë se edhe ai shpirt ka dhe është shqiptar, dhe ka pjesën e vet që ia garanton shtet-kombi. Do të ketë lakmi etje e të tjera, se nuk zhduken veset vetëm me urdhër, por mund të bëhen të dënueshme dhe njerëzit të jetojnë me dinjitet. Se në fund të fundit, çfarë do të marrim me vete??? Asgjë. Të gjithë udhëheqësve që kemi pasur, as varret nuk ua dimë, bile disave edhe kockat nuk ua gjejmë dot. Kur të ndërtojmë një shtet të shqiptarëve që nuk na bën skllevër të të huajve, që nuk na bën skllevër të parisë, që na mbron dhe na shërben, që nuk lejon fenë, paranë, vesin, dhe krimin që të ndajë shqiptarët, atëherë do të mbyllet tranzicioni. Deri atëherë, do të endemi si skllevër në rrugët e botës e ndoshta do të shuhemi edhe si komb e si popull, se nuk jemi as të parët e as të fundit që po shkojmë në këtë rrugë të shuarjes, të shkatërrimit e të skllavërimit.
Mazhoranca po kalon një krizë të gjatë numrash në Parlament. Si i shihni raportet mes dy drejtuesve të koalicionit?
Marrëdhënia është shumë “moderne”, në sensin që këta u përpoqën që t’ia ngjeshin paq njëri-tjetrit, u munduan në zgjedhjet lokale, dhe po mundohen, siç e kam pas parashikuar me shumë saktësi, edhe në kohën e maturimit të marrëveshjes së 1 Prillit. Kuvendi ynë i parisë dhe shumica drejtuese është si Tryeza e Kobrave ku sa han një copë ngjalë, kobra tjetër të kafshon. Tani ka dy zgjidhje: Ose që Edi Rama të pranojë që të heqë dy ministrat që i përdori kundër Ilir Metës, t’i japë këtij edhe një përqindje më të lartë si haraç, të ulë edhe një herë kurrizin dhe të durojë vetëm që të rrijë kryeministër edhe ca kohë. Sepse Ilir Meta i ka numrat, e bleu edhe Idrizin e PDIU që mbahet sikur e ka çmimin e lartë dhe po i bën shantazh hapur. Zgjidhja tjetër është që të mos pajtohet me këtë shantazh, dhe kështu të ketë zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, këtë nuk e bën dot sepse ka zgjedhjet brenda PS-së, dhe tani kanë nisur t’i dalin kundër edhe ata që deri dje na çmenden me “kapiteni, kapiteni” dhe tani thonë “piktori, piktori”. Asnjëri nuk i do zgjedhjet e parakohshme, sepse të gjithë po hanë e po vjedhin pa kurrfarë turpi dhe për dreq këta politikanët tanë hanë si pulat…edhe një thërrime po të mbetet, këta duan ta vjedhin për vete. Qeveria ka dështuar me sukses të plotë. Del ministri i Brendshëm dhe i del makina që mbante drogë, apo ky tjetri që thotë humbëm një miliard e 350 milionë dollarë, por shpëtuam nga Arbitrazhi. Për një miliard e 350 milionë dollarë, shtetet e tjera presin marrëdhëniet diplomatike dhe ne i paguajmë sepse “na duhet të hyjmë ne BE”. Por, kjo është gjendja sepse një Zot e di se sa miliona i kanë vjedhur këta të Tiranës. Por, shkurt, deri në Janar do të rrinë duke u përdredhur tre vetë në një shtrat prokustean dhe mbas zgjedhjeve në PS do të vendosin se çka do të bëjnë.
Ambasadori i OSBE në Tiranë ka dhënë alarmin, për provokimin e konflikteve sociale në Shqipëri nga procesi i hapjes së dosjeve. Parlamenti po konstituon komisionin. Çfarë pritet të ndodhë?
Qenka kujtuar herët. Hiç asgjë nuk ka për të ndodhur. As dosjet nuk hapen, as këtë ambasadorin nuk e pyet njeri, dhe dosjet do të përdoren vetëm për shantazh ndaj ish-strukturave dhe ndaj kundërshtarëve të ndonjë udhëheqësi partie, si në qeveri ashtu edhe në opozitë.
Zhurma njëmujore për skandalin e CEZ ka përfunduar me një ministër në dyert e prokurorisë. Mendoni se ky skandal do të mbyllet pa ndëshkime siç ka ndodhur në këto 25 vjet?
 ……….

Ein Gedanke zu „Shensi Rama: über die Tricks, Neuwahlen zuverhindern, die Verfassungs Änderung und Reformen zu manipulieren“

  1. Die Geschichte der Politik Gangster mit Wahl Fälschungen: Ilir Meta, Lefter Koka ganz Oben
    Histori me gangsterë elektoralë në demokraci!

    Histori me gangsterë elektoralë në demokraci!

    Postuar: 27/01/2016 – 08:43

    Nga Besi BEKTESHI Ishte si gjithmonë e bukur ndërhyrja e ambasadorit Donald Lu në takimin e djeshëm, kur ishin bashkë tre kryetarët e partive të mëdha parlamentare. Ishte e hareshme fjala e tij se “është shenjë shumë e mirë se kreu i PS, PD dhe ai i LSI, kanë vullnet politik të marrin pjesë në një skenë që është i organizuar nga sektori i OJQ-ve”. Por akoma më shumë, kur klasifikoi të dhënat për zgjedhjet, duke thënë gjithashtu se “zgjedhjet e qershorit të kaluar, se gjatë vëzhgimeve të bëra në terren, pa militantë që ushtronin presion”. Një impresion tashmë i prerë ishte dhe fjala se: “U inatosa kur pashë militantët që donin të prishnin zgjedhjet. Pamë grupe gangsterësh që rrinin jashtë qendrave. Disa kandidatë kishin precedentë kriminalë të turpshëm. ODIHR lavdëroi punën e mirë të punonjësve, SHBA mbështet fuqimisht reformën e mbështetur nga ODIHR. I bën thirrje Kuvendit që ti zbatojë këtë vit. Por për t’i arritur këto reforma duhet të bëhet më shumë. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit është zbatimi i tij”, u shpreh Lu.
    Ambasadori tha gjithashtu se votuesit shqiptarë nuk duhet të marrin para për votën e tyre dhe nuk duhet të votojnë kriminelë. “Shqiptarët dhe amerikanët kanë qejf të ankohen për politikanët, por ne në një demokraci jemi përgjegjës për politikanët që zgjidhim”, tha ambasadori amerikan.
    Në vijim shtoi se partitë politike kanë nevojë të marrin seriozisht detyrimin për të siguruar transparencën e financave. Ai i nxiti të gjitha partitë politike që të prezantojnë auditin e financave të partive dhe të fushatave të tyre dhe ti bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve. Ambasadori tha më tej se udhëheqësit duhet të bëjnë më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletët e votimit. E gjitha kjo, të bën të kuptosh se tashmë së paku nga amerikanët është mëse e qartë situata, edhe pse nuk dalin elementë të vegjël që tregojnë se sa “gangsterizëm” është fushata dhe zgjedhjet” në 360 gradë të politikës shqiptare. Po absolutisht nga të gjithë.
    Gangsterizmi politik elektoral, ka filluar me të famshmin vit 1996 nga lideri maximus Berisha në një moment kur nuk ishte e nevojshme të përdoreshin aspak gangsterët. Presioni politik, njerëzit e veshur me pushtet politik, policia dhe maskarenj kontrabande e krimi, prishën në mënyrë definitive zgjedhjet, në atë kohë për të futur përfundimisht Shqipërinë në kohën e gangsterizmit elektoral. Edhe atëhere SHBA-të dhe përfaqësimi i saj në Shqipëri thanë një diçka si sot. Sa do që janë përpjekur për zgjedhje të mira ose të standarteve normale, gjithmonë në Shqipëri është përdorur si gangsteri elektoral në fillim thjesht i fortë dhe me trima pas, dhe pastaj duke ardhur ndër vite, partitë praktikuan futjen e gangsterëve që kishin tashmë në saj të politikës, miliona dhe industri, biznese dhe para, të cilat i hidhnin me pakicë, për ti marrë me shumicë kur të fitohej pushteti. E këtë e dimë të gjithë. Ky gangsterizëm elektoral politik, ka bërë dhe një të keqe të madhe në Shqipëri. Ai ka mësuar një pjesë të popullit kryesisht në zonat rurale dhe suburbane të shumta në Shqipëri, që ta shikojnë votën njëherë në dy vite (në zgjedhje politike dhe vendore) si mall. Pikërisht si mall për tu shitur, dhe bërë ca para aty për aty. Të tillë gangsterë forcuan pozita në parti respektive, duke u bërë sidomos në rrethe “kapobandat” e fushatës dhe gjenerimit të parave për fitore.
    Shumë prej tyre dhe sidomos disa në veri, as kanë nxjerrë ndonjë lek nga xhepi, (janë mburrur se paguan dhe fituam, duke mos paguar dhe fituar) por ju a kanë marrë personave që kanë dashur të kenë poste dhe vende ku gjenerohet para, dhe me të tilla “honorare” kanë blerë jo vetëm vota, por dhe komisionerë dhe organizata partie, fise e qendra votimi. Ato gangsterë që kanë bërë presion në qendrat e votimit, janë një pesë me hiç, përpara veprimeve si përpara me premtime bombastike dhe deri te idetë për “koncensione lirie mbi kanabisin, vende pune në polici, transformime të partive nga ato të organizuara me anëtarë normalë, me anëtarë të paguar që as kanë pasur ndonjëherë punë me partinë dhe nuk kanë qenë as të majtë dhe as të djathtë por kontrabandistë dhe kanabistë”. Një nga shembujt më tragjikë është Shkodra, por ka pasur dhe në shumë rajone të Shqipërisë të tillë levendë dhe janë edhe sot e kësaj dite të fuqishëm.
    Blenë televizione dhe shtruan dhe ndonjë rrugë, humbën ku kanë lindur dhe fituan ku me lekët e pista, u paguan drekat e maskarenjve. Kjo në zgjedhjet politike. Kurse në lokalet, dolën kryekomunarë injorantë dhe hajdutë me turma që shkatërruan pothuaj krejt konceptin komunë si njësi vendore. U kthyen në feudalë të pa meritë, të tokave dhe pronave, dhe deri në mafiozë të lejeve dhe parambledhës nga presioni i gjithfarshëm për tendera dhe punë. Të tillë maskarenj, humbën-vodhën miliona euro nga investimet e shtetit dhe nga financat e dhëna për infrastrukturë dhe social. Edhe herën e fundit, të tillë gangsterë elektoralë sabotuan sa mundën të gjithë procesin dhe pastaj dhe votimin, sepse po humbnin postet. U ricikluan me kushërinj dhe motra e vëllezër, dhe bënë presion partive për vota. Gangsterët që dikur partitë merrnin për të bërë “luftë me kundërshtarin” tani po i binin në qafë vetë partisë. Ata donin gjithçka, poste, para dhe tendera. Një kapadaillëk dhe një mashtrim të tillë me gangsterë, nuk e ndalën as mjeshtrat e politikës në Tiranë. Përkundrazi…?!
    Sot një pjesë (atyre lart) e kanë kuptuar se çfarë kanë bërë. Tashmë atyre lart ju bë dita ferr nga gangsterët dikur miq të tyre, të cilët po dilnin nga kontrolli dhe ishin bërë dhe nervoz nga mos plotësimi i dëshirave dhe kërkesave pa fund.
    Ne kemi 20 vite që fushatat i bëjmë me gangsterë elektoralë. Një pjesë e intelektualëve dhe pjesa më e madhe e qytetarëve normalë, tashmë e kanë pësuar nga ky gangsterizëm elektoral dhe politik, duke kuptuar se ky vend ka një problem tepër të madh në raport me lekët dhe njerëzit e përdorur në fushatën elektorale. Nuk është thjesht jo transparencë e këtyre lekëve, dhe po ashtu pagesa të reklamave, por e një leku të hedhur pa turp dhe pa asnjë teklif në fushatë, për të treguar se “ne blejmë gjithçka” dhe sigurisht jashtë kësaj metode nuk ka demokraci. Kjo është demokracia e gangsterëve elektoralë.
    Sigurisht sot nuk kanë dëshirë të katapultojnë njerëz të pasur në kandidim, dhe mbase kjo vjen se kuptojnë se ato njerëz nuk ndalen më, kur marrin dhe fuqi politike. Sigurisht janë rreziku i demokracisë, por ata njerëz, pra këto gangsterë, kanë penguar shumë e shumë qytetarë të ndershëm dhe të pa korruptueshëm të merren dhe të bëjnë pjesë në politikë. Shpesh herë i kanë kërcënuar dhe kur kanë mundur të kenë ndonjë post në parti dhe qeverisje, kanë përdorur presionin për ti larguar. E ky presion ka ngjitur-fituar edhe lart, sepse ju është dukur më mirë ti “përdridhen dhe llastohen një gangsteri, sa të kenë probleme me një person të ndershëm dhe që nuk pranon të korruptohet”?!
    Unë jam i sigurtë se ju ka ardhur fundi gangsterëve, por jam i sigurtë gjithashtu se “gangsterizmi” nuk ka marrë fund. Ai, pa u dënuar dhe shkuar në burg, nuk merr fund. Akoma gangsterë të tillë nuk janë brenda në mënyrë definitive. Një pjesë e madhe, ju sillen afër dyerve të burgut, por si përfundim, nuk guxon kush t’i fusë brenda. Nuk e bëjnë, sepse dikur i promovuan vetë, dhe i mbrojtën vetë, edhe kur i binin në qafë si qytetarisë dhe demokracisë.

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/

Schreibe einen Kommentar