Richterin Majlinda Andrea und Ehemann Odhise Andrea, wurden verhaftet, als sie nach Italien reisen wollten

Eine Standard Geschichte in Albanien: Nur die Festnahme ueberrascht.

Die Meldung wurde korrigiert, denn durch ein Informations Leck, konnte die Richterin 12 Stunden bevor der Haft Befehl ausgestellt wurde, ueber den Hafen Durres entfliehen.
Justiz Minister Ylli Manjani zur Durres Justiz Mafia: „Ihr stehlt Tausende von Hektar mit gefälschten, falschen Dokumenten als Partner der Mafia“

Ilia Çabiri und Eleni Lino, bezahlten 50.000 Euro (fuer die Duldung eines illegales Baues auf gestohelenen Grundstueck)  an die Richterin, welche wie ihr Ehemann in Sarande eigene Gesetze einfuehrten, fuer Verbrecher Clans.
Als Beide gestern auf die Faehre nach Italien wollten im Hafen von Durres, wurden sie verhaftet, weil Ermittlungen liefen der Generalstaatsanwaltschaft.
Majlinda Andrea, Richter wie ihr Ehemann Odhise Andrea, was per Gesetz nicht erlaubt ist. Eine der vielen Skandal Befoerderungen von Bamir Topi, von Ilir Meta zur Richterin ernannt und eine der 3 Richter, welche Ilir Meta freisprachen. Andere Korruptions Richter und Faelle: Ardian Dvorani, Gani Dizdari, Guxim Zenelaj rund um Ardiana Fullani.

Korrupsion për çështje prone, pezullohet gjyqtarja e Gjykatës së Lartë

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar mbrëmjen e kësaj të shtune rezultatet e një hetimi anti-korrupsion në radhët e drejtësisë, që është kurorëzuar me pezullimin nga detyra të një gjyqtareje të Gjykatës së Lartë dhe arrestimin e bashkëshortit të saj.

Hetimi për këtë çështje kishte nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale në ngarkim të gjyqtares Majlinda Andrea dhe bashkëshortit Odhise Andrea.

Nga hetimet ka rezultuar se tre shtetas i kanë paguar gjyqtares 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj.

Masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë t’i vendoste ato ndaj tyre, por ndërkohë policia ka arrestuar tre të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, ndaj të cilëve është urdhëruar “arrest me burg”.

Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri, nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Deri në fillim të korrikut 2016, kur kjo çështje ishte në fazën e shqyrtimit në Gjykatën e Lartë, Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor të përfundonte në favor të tij.

Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me bashkëshortin i gjyqtares Andrea, e cila nga ana e saj ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes.

Kështu ka vijuar afera, në të cilën janë përfshirë edhe shtetasit Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë fiktive në favor të Çabirit dhe më pas është shkuar tek dorëzimi i 50 mijë eurove tek gjyqtarja.

Ndaj funksionares së Gjykatës së Lartë është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv”, ndërsa ndaj bashkëshortit dhe 3 të dyshuarve të tjerë ajo e “korrupsionit pasiv dhe aktiv të gjyqtarëve”, e kryer në bashkëpunim.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=331330&fundit

Aktualitet
17 Korrik 2016 – 10:12 | përditesuar në 10:26

Zbardhen detaje të reja lidhur me arratinë e gjyqtares Andrea dhe bashkëshortit të saj. Mbrëmjën e së premtes Mjalinda Andrea së bashku me të shoqin janë nisur drejt Italisë me traget për në Bari rreth orës 23:00 .

Report TV mëson se Prokuroria e Krimeve të rënda dhe ajo e Përgjithshme. kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush zbuloi opereacionin pasi Majlinda është larguar 30 minuta pasi kolegët vendosën ti arrestonin bashkëshortin dhe ta pezullonin atë për llogari të dosjes së hetimit.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea ka marrë 50 mijë euro, duke dhënë të martën e shkuar një vendim gjyqësor në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët ishin në një konflikt gjyqësor për një pronë në zonën e Butrintit në Sarandë. Momenti kur 50 mijë euro paguhen nga sekseri Petraq Dashi tek bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea, që rezulton të jetë dhe këshilltar i komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, është filmuar nga strukturat policore me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Vetëm pak ditë pas marjes së lekëve, kolegji civil i Gjykatës së Lartë është mbledhur për shqyrtim të kësaj çështjeje, duke vendosur ditën e martë të pranojë kërkesën e palës që kishte paguar 50 mijë euro: Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

*Lajmi në përditësim – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/korrupsioni–gjyqtarja-andrea-u-arratis-me-traget-nga-shqip-ria–366105.html#sthash.4l3j0mcP.dpuf

7 Gedanken zu „Richterin Majlinda Andrea und Ehemann Odhise Andrea, wurden verhaftet, als sie nach Italien reisen wollten“

  1. 12 Stunden vor der Ausstellung konnte die Richterin mit Familie uber den Durres Hafen fliegen

    Bis in die hoechste Ebene von Kriminellen uebernommen. hier eine Tagung der Sicherheits Konferenz usw.

    Gjyqtarja arratiset nga Durrësi 12 orë përpara se të merrej vendimi për arrestimin
    17/07/2016
    AddThis Sharing Buttons

    Kur Gjykata e Lartë shpalli masën e sigurisë pezullim nga detyra të gjyqtares Majlinda Andrea, ajo kishte të paktën 12 orë që kishte lënë Shqipërinë. Sistemi Tims tregon se gjyqtarja Majlinda Andrea, e dyshuar për korrupsion pasiv, ka dalë nëpërmjet portit të Durrësit me bashkëshortin gjatë orës 02:00 të mesnatës së të premtes, ndërsa vendimi është dhënë nga kolegji penal në orën 16:30 të së shtunës.

    Sipas burimeve, në sistemin Tims është regjistruar se 48-vjeçarja ka dalë e shoqëruar nga familjarët me një automjet. Ka dyshime të forta, thanë burime të Top Channel, se ka rrjedhje të informacionit dhe se gjyqtarja Andrea është vënë në dijeni për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme e cila po përgjonte të paktën pesë persona për aferën korruptive.

    Burimet shpjegojnë se emri i gjyqtares së lartë ka dalë rastësisht në përgjime. Grupi i hetimit po përgjonte në fund të qershorit për një çështje tjetër korruptive dhe sapo është përmendur emri i Andreas dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nga ana e saj po ashtu ka shpallur mos kompetencën duke ja deleguar Prokurorisë së Përgjithshme.

    E ndërsa me këtë dosje është marrë prokurori Arben Kraja, në përgjime dhe sipas raportit të vëzhgimit, del se i pandehuri Petraq Dashi pas nënshkrimit të një kontrate fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lito, e ka tërhequr këtë shumë në një “exchange” në qytetin e Sarandës dhe më pas ka udhëtuar drejt kryeqytetit duke ja dorëzuar në një lokal 50 mijë eurot bashkëshortit të gjyqtares, Odisea Andrea.

    Burimet shtojnë për Top Channel se kanë nisur gjithashtu hetimet edhe për dekonspirim të dosjes.

  2. Ohne Ehemann kehrte die Mafia Richterin zurueck, da der Haftbefehl gegen den Ehemann besteht.
    Judge accused of corruption returns to Albania
    18/07/2016
    Judge accused of corruption returns to Albania
    Judge Majlinda Andrea, accused of passive corruption, has returned to Albania from the Durres Port, without her husband, for whom the police has issued an arrest order.

    The judge is expected to be questioned by the Prosecution during this week about a 50.000 EUR bribe in exchange of favoring a person to declare himself owner of 40 hectares.

    Judge Andrea left Albania 12 hours before she was suspended, which made the Prosecution investigate the leak of information too. http://top-channel.tv/lajme/english/artikull.php?id=17591&ref=fp

  3. Haupt Geschaeft der Politiker und Richter: gefakte Dokumente, Grundstuecks Verkauf und Besorgung von Dokumenten: 50.000 Euro fuer 40 Hektar Land ist noch billig. Edi Rama, Ilir Meta, Byklybashi, praktisch alle Minister sind aktiv dabei

    “Falën” 40 ha tokë në Butrint pasi futën 50 mijë € në xhep, gjyqtarja dhe burri i saj arratisen nga Shqipëria
    E shtune, 16 Korrik 2016 21:49

    Pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste për arrestimin e tyre, gjyqtarja e Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj janë arratisur nga Shqipëria.

    Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ata akuzohen se kanë marrë 50 mijë euro ryshfet për të dhënë një vendim në favor të palës që ka paguar paratë. Bëhet fjalë për 40 hektarë tokë në Butrint që i ka kaluar personit që ka paguar 50 mijë eurot.

    Një ditë pasi kanë marrë paratë, konkretisht më 12 korrik të këtij viti, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, dy personat që korruptuan gjyqtaren me 50 mijë euro.

    Ka qenë prokuroria e Përgjithshme ajo që pas hetimeve i kërkoi Gjykatës së Lartë të marrë masën e “pezullimit nga detyra” për gjyqtaren e kësaj Gjykate nën akuzë për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”. Për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, por asnjë nga masat nuk është mundur të ekzekutohet nga efektivët e policisë për shkak se çifti i bashkëshortëve janë larguar nga vendi pak para vendimit.

    Ndërkohë, policia ka mundur të vë në pranga tre personat që kanë dhënë ryshfetin, Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.
    LEXO EDHE Prokuroria siguron dëshminë e 60-vjeçares që „fundos“ gjyqtaren e korruptuar

    Ata akuzohen se kanë korruptuar gjyqtaren Majlinda Andrea me 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.

    Sipas Prokurorisë së Përgjithshme. Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

    Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë. Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me Petraq Dashin, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me bashkëshortin e gjyqtares, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së Çabirit në Gjykatën e Lartë.

    Në vijim të kontakteve ndërmjet personave të përfshirë, Petraq Dashi nënshkruan një kontratë fiktive me Ilia Çabirin dhe Eleni Linon, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

    Në fakt, këtë shumë, Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares, Odhise Andreas, me qëllim dhënien e vendimit në favor të Çabirit dhe Linos.

    Odhise Andrea, i cili aktualisht mban detyrën e Këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.

    Vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, i është përcjell Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/falen-40-ha-toke-ne-butrint-pasi-futen-50-mije-ne-xhep-gjyqtarja-dhe-burri-i-saj-arratisen-nga-shqiperia-227741/?utm_source=website&utm_medium=RA&utm_content=Odhise%20Andrea,Majlinda%20Andrea,Korrupsion,Prone&utm_campaign=InsideArticle&past_aid=

  4. Das normale Grundstücks und Justiz System in Albanien
    Eleni Lino , welche das Bestechungsgeld bezahlte, wurde vor einer Woche verhaftet

    Surveillance tape shows Supreme Court Judge’s husband received bribe
    29/07/2016
    Surveillance tape shows Supreme Court Judge’s husband received bribe
    While waiting for clarifications from the Supreme Court Judge, Majlinda Andrea, the Prosecution General sheds light on the phone surveillance that directly implicated her husband, Odhisa Andrea, and her as result..

    Odhise Andrea has had intensive communications with Petraq Dashi. He has even met him in Rrogozhina to negotiate a price. They agree to reduce the 60.000 EUR fee to 50.000 EUR.

    The surveillance audio shows Ilia Cabiri and Eleni Lino talking to Petraq Dashi about the price to be paid for resolving the issue. Dashi received the 50.000 EUR within the same day. The day after, the Supreme Court, with Majlinda Andrea in the panel, issued a verdict in favor of the payer.

    http://top-channel.tv/lajme/english/artikull.php?id=17695#.V5yBRp71GlM

  5. Der erste US-Albanische Staatsanwalt Gjon Juncaj, ist Assistent des normalen Staatsanwaltes im Falle der korrupten Richter

    Gjon Juncaj, prokurori shqiptaro-amerikan prej një viti i vendosur në njësinë anti-korrupsion pranë Prokrurorisë së Krimeve të Rënda e nisi ditën e sotme me monitorimin e gjyqeve të Gjykatës së Lartë, institucion që ka nën gjykim edhe gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea.

  6.  

    Der gesuchte Ex-Richter Odhise Andrea (Ehemann der Mafia Richterin: Majlinda Andrea), ist bei Parteiversammlungen der DP rund um Sicherheits Sitzungen dabei natürlich mit dem CDU-KAS Partner Lulzim Basha, einem Schmall Spur Gangster

    Ins Ausland geflohen hält sich wie andere Gangster unbekümmert in Albanien auf.

    Detajet/ Si hyri në Shqipëri burri i gjyqtares durrsake dhe me kë piu kafe para dorëzimit

    Postuar: 10/01/2017 – 08:01

    Pak minuta pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzuan e korrupsionit pasiv, zbulohet se si ka arritur të kthehet sërish në Tiranë, Odhise Andrea, ish-Këshilltari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, njëherësh bashkëshort i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

    Pasi avokati Ardian Visha konfirmoi vetëdorëzimin e Andreas, burime të News 24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se ai mund të ketë hyrë në Shqipëri ilegalisht nga Kosova, ndërsa u arratis rreth 7 muaj më parë drejt Italisë me anije, në momentin që do ndalohej nga policia.

    Të njëjtat burime saktësojnë se Andrea është parë në një kafe në rrugën “Myslym Shyri” pak para dorëzimit në polici.

    Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

     

    Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Ndërsa vendimi shkoi në favor të palës që ka paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. Për dosjen janë arrestuar edhe shtetasit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

    /portali DurresLajm/

    >

  7. Der nächste Super Justiz Skandal, der Alles was die korrupten EU Banden sagen, als Show Müll Tonnen Einlage klassifizieren.

    Die kriminelle und verurteilte Richterin Majlinda Andrea bleibt im Amte, weil das HCJ, auf Antrag von Hohen Richter: Xhezair Zaganjori, die Entlassung aus dem Richter Amt verweigerte mit Stimmen des Justizministers, Gjin Gjoni usw. (Beide die selbe Berisha Partei). Der Ehemann, damals auch Richter, was per Gesetz am selben Gericht verboten ist, schied aus dem Justiz System freiwillig aus.

    Nach der Verurteilung zu 4 Jahren Haft, sollte die absurde und kriminelle Richterin Majlinda Andrea, entlassen werden, welche 50.000 € kassierte, für nachträgliche Baugenehmigungen und Grundstücksräubereien, wo sie und ihr Mann keinerlei Zuständigkeit hatte, alle Einwände, Anordnungen auch Bauverbote und Gesetze ignorierte.

    Vor 2 Wochen, wurden praktisch alle Grundstücks Direktoren in Albanien entlassen, wegen Inkompetenz, Fälschung von Urkunden und massiver Korruption Landesweit und es geht weiter, weil man nur Nepotismus, Klientel Idioten mit Posten versieht, die nie gearbeitet haben, oder einen Beruf gelernt haben, identisch wie die Verfassungrichterin in Deutschland: Susanne Baer, eine billige Betrügerin.

    Justiz Minister Ylli Manjani zur Durres Justiz Mafia: „Ihr stehlt Tausende von Hektar mit gefälschten, falschen Dokumenten als Partner der Mafia“

    Doku:

    Haupt Geschaeft der Politiker und Richter: gefakte Dokumente, Grundstuecks Verkauf und Besorgung von Dokumenten: 50.000 Euro fuer 40 Hektar Land ist noch billig. Edi Rama, Ilir Meta, Byklybashi, praktisch alle Minister sind aktiv dabei

    Der gesuchte Ex-Richter Odhise Andrea (Ehemann der Mafia Richterin: Majlinda Andrea), ist bei Parteiversammlungen der DP rund um Sicherheits Sitzungen dabei natürlich mit dem CDU-KAS Partner Lulzim Basha, einem Schmall Spur Gangster
    E shtune, 16 Korrik 2016 21:49

    OSCE Report outet Ilir Meta, Salih Berisha, Edi Rama als Motor der Kriminalitaet in Albanien

    Stapelweise gibt es solche Richter, die ohne Anfrage an die Institutionen Grundstücke verteilen und alle mit Luxus Autos herumfahren. Kaum zuglauben: Mafia Gerichts Präsidentin von Durres: Joana Qeleshi, wo man Grundstücke kaufen kann

    Geldwäsche, Drogen: Mafia Boss: Namik Sadiku und die korrupten Durres Richter: Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri und Petrit Çeno

    Ylli Manjani, will die Skandal Richterin. „Joana Qeleshi“ absetzen und Samir Tahiri schützt Kriminelle

    12 Gusht 2017 – 07:07 | përditesuar në 08:13

    Ministri teknik i Partisë Demokratike në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka votuar kundër propozimit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e dënuar me katër vite burg për korrupsion, dënim ky i konvertuar në tre vite shërbim prove.

    Në mbledhjen e datës 17 korrik të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht disa ditë pas dënimit të gjyqtares, ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, i cili është edhe anëtar i KLD, është pozicionuar kundër shkarkimit të gjyqtares, me pretendimin se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të KLD. Sipas procesverbalit të votimit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, përpos Gazment Bardhit, kundër propozimit për shkarkimin e Majlinda Andreas kanë votuar

     

    edhe anëtarët:

    Gjin Gjoni, Artan Broci, Ridvan Hado, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici. Ndërkaq, pro shkarkimit të gjyqtares së dënuar për korrupsion, kanë votuar ish-kryetari i KLD, Bujar Nishani dhe anëtari i KLD Neritan Cena. Të dy palët, të pozicionuar në pole të kundërta, kanë paraqitur argumente dhe kundërargumente për të mbrojtur pozicionin e tyre.

    Por, me shumicë votash, KLD ka refuzuar shkarkimin e gjyqtares së dënuar, duke shënuar një tjetër akt të paprecedentë në drejtësinë shqiptare. KLD, i konsideruar si pjesë më e kompromentuar dhe e kalbur e drejtësisë së vjetër, ka vendosur edhe një herë të mbrojë korrupsionin në drejtësi, duke e lënë fatin e gjyqtares së dënuar në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, organit të ri që do të zëvendësojë KLD. Sipas arsyetimit të shumicë së KLD, deri në ngritjen e KLGJ, gjyqtarët mund të bëjnë ç’të duan.

    Qëndrimi i Gazmend Bardhit për shkarkimin e Majlinda Andrea
    Gjatë diskutimeve për çështjen e Majlinda Andreas, ministri teknik i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se shkarkimi i gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea nuk është kompetencë e KLD, por KLGJ,. “Kjo është një kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    KLD-ja nuk merr kompetencat e shtuara, në vlerësimin tim, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por ushtron Këshilli ato kompetenca që ka pasur Këshilli i Lartë i Drejtësisë para ndryshimeve kushtetuese”, është shprehur Bardhi, duket argumentuar votën kundër shkarkimit. Në një linjë me ministrin ishte edhe Gjin Gjoni.

    “Ka një moment tjetër i cili duhet të diskutohet i cili po t’i referohesh dispozitave kalimtare flitet vetëm për masat disiplinore, në rast se ne do të marrim atributet e Këshillit të Lartë Gjyqësor i bie që duhet të futemi dhe në kompetenca të tjera kjo është pikëpyetja e cila shtrohet para meje. Unë them që deri në momentin aktual ky Këshill i Lartë i Drejtësisë nuk ka kompetencë shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë kjo është pikëpamja ime dhe unë i qëndroj kësaj pikëpamje”, pretendon gjyqtari Gjoni.

    Zaganjori dhe Cena mendim të kundër
    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe anëtari i KLD Neritan Cena ishin të mendimit se KLD mund ta shkarkonte gjyqtaren, me argumentin se, sipas legjislacionit të ri dhe dispozitave kalimtare, KLD ushtron kompetencat e KLGJ, deri në ngritjen e këtij të fundit. “Siç dihet kuadri i ri ligjor e vendos Gjykatën e Lartë si të thuash nën autoritetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor por deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kompetencat e tij normalisht i ushtron Këshilli i lartë i Drejtësisë në mënyrë që të vazhdojë proceduara e shkarkimit të saj”, është shprehur Zaganjori.

    Pro shkarkimit
    Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe anëtari i KLD Neritan Cena ishin të mendimit se KLD mund ta shkarkonte gjyqtaren,. Pro shkarkimit të gjyqtares ka votuar edhe Bujar Nishani.

    Gazment Bardhi: Kundër shkarkimit
    Gjin Gjoni: Kundër shkarkimit
    Artan Broci: Abstenim më pas kundër shkarkimit
    Ridvan Hado: Kundër shkarkimit
    Gerd Hoxha: Kundër shkarkimit
    Brunilda Kadi: Kundër shkarkimit
    Eneida Civici: Kundër shkarkimit
    Bujar Nishani: Pro shkarkimit
    Neritan Cena: Pro shkarkimit

    Diskutimet në KLD për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Majlinda Andrea
    Xhezair Zaganjori:
    Faleminderit Z. President, në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues unë kam bërë kërkesë domethënë kam paraqitur para Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesën për marrjen e masës për shkarkim nga detyra për shkak të një vendimi penal të formës së prerë të gjyqtares Majlinda Andrea.

    Siç dihet kuadri i ri ligjor e vendos Gjykatën e Lartë si të thuash nën autoritetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor por deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kompetencat e tij normalisht i ushtron Këshilli i lartë i Drejtësisë në mënyrë që të vazhdojë proceduara e shkarkimit të saj, mendoj që duhet të bëjmë në mbledhjen e sotme të radhës shkarkimin e saj pastaj i mbetet kolegjeve të bashkuara që të mblidhen dhe mbi këtë bazë të deklarojnë mbarimin e mandatit.

    Gjin Gjoni: Të them të drejtën unë jam njohur me kërkesën e paraqitur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë jam në një pikëpyetje në lidhje me vendimmarrjen e saj duke qenë se po t’i referohesh dispozitave kalimtare ka të përcaktuar në mënyrë taksative mënyrën e vazhdimit të çështjeve për të cilat pritet të diskutohet nga ky Këshill i Lartë i Drejtësisë deri ne fillimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ka një moment tjetër i cili duhet të diskutohet i cili po ti referohesh dispozitave kalimtare flitet vetëm për masat disiplinore, në rast se ne do të marrim atributet e Këshillit të Lartë Gjyqësor i bie që duhet të futemi dhe në kompetenca të tjera kjo është pikëpyetja e cila shtrohet para meje….

    http://shqiptarja.com/home/1/skandali-ministri-teknik-i-pd-mbron-gjyqtaren-e-korruptuar-435514.html

Schreibe einen Kommentar