„Porto Palermo“ soll National Natur Park werden, wie Karaburun, die Sazan Insel

Es gibt auch die verrückte Idee, das Porto Romana (Nördlich Durres), einen grösseren Öl Hafen erhält,, was automatisch zu Strafloser Maritimer Vernichtung führt, wo schon bisher dort Straflos Öl im Meer entsorgt wurde, obwohl eine Fischerei Zone dort ist. Porto Romana, ist reiner Mafia Hafen, mit Auftragskillern, Gangstern rund um Zoll freie Einfuhr von Öl und Gas.

Illegales Bauen, Umwelt Zerstörung überall. Abwässer ins Meer, der Partner von Edi Rama, uralter Adel des Organisierten Kriminalität in Albanien. Auch hier hat sich illegal Koço Kokëdhima Grundstücke auch Lizensen im Meer ergaunert. Koko Kokedhima ist der Partner von Edi Rama, ein Langzeit Ganove, der durch gefälschte Papiere und Dokumente vor 20 Jahren schon vor Gericht stand.

Socioeconomic survey and tourism development study in the Porto Palermo Bay (Albania)

Socioeconomic survey and tourism development study. Support the planning, zoning and development of a marine protected area in the Porto Palermo Bay (Albania), based on sound scientific and socio-economic knowledge

Marine and Freshwater Research, Volume 66, Number 8, Pages 665-673 (July 2015)

Language: English

Abstract: In the framework of the “MedMPAnet Pilot Project in Albania”, Porto Palermo Bay was chosen as a pilot site to be developed as an MPA. This freely downloadable publication includes the results of the socio-economic study that will support planning, zoning and development of the Porto Palermo MPA. The study analyses the actual socio-economic situation of the area identifying main stakeholder groups and their role in the development of the area. The socio-economic study placed particular attention on fisheries locally operating in the surrounding areas, touristic activities and any other relevant aspect. It provides useful recommendations for the development of the area, particularly regarding tourism activities that can be developed in the area to diversify the tourist offer and increase incomes for local businesses and communities.

Link to the publication:

http://www.rac-spa.org/sites/default/files/doc_medmpanet/socio_economic_report_porto_palermo_eng.pdf

13 Feb 2016
Ministria e Bujqësisë bllokon shpalljen e Porto Palermos si zonë e mbrojtur

Shpresat e ekspertëve të mjedisit, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit për të shpallur zonën detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut si “Park Natyror” i mbrojtur, kanë hasur pengesën e Ministrisë së Bujqësisë, e cila nuk jep shpjegime konkrete për arsyen e mosdhënies së miratimit.

Autor:Lindita Çela BIRN Tiranë

Zona e Porto Palermos e shënjuar nga studiuesit me gropat që dyshohet se janë krijuar nga shpërthimet e dinamitit.

Zona e Porto Palermos e shënjuar nga studiuesit me gropat që dyshohet se janë krijuar nga shpërthimet e dinamitit.

Një grup ekspertësh të mjedisit janë përpjekur gjatë vitit të fundit të shpallin zonë të mbrojtur një sipërfaqe detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut, por vendimi final i qeverisë për këtë qëllim mbahet i bllokuar nga refuzimi i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, mësoi BIRN.

I njohur në kohët e lashta si gjiri Panorama, zona e Porto Palermos është në përgjithësi e pabanuar dhe ende e virgjër, si pasojë e historisë së saj si një bazë ushtarake detare e ndaluar për popullsinë civile.

Por përgjatë dekadës së fundit, e gjithë zona e bregut të jugut është nën presion të vazhdueshëm për të ndërtuar më shumë objekte për qëllime turistike, presion që rrezikon të betonizojë çdo pjesë të territorit.

Sipas një studimi të kryer nga një grup ekspertësh, pasuria natyrore e zonës është aktualisht nën kërcënim konstant të presionit të krijuar nga aktivitetet njerëzore, ndërsa mbrojtja e saj me një status të veçantë argumentohet se do të ndihmojë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror.

E ndërsa ekspertët e mjedisit po kërkojnë prej kohësh shpalljen e zonës si pasuri natyrore e mbrojtur, përpjekjet e tyre janë penguar pasi një pjesë e institucioneve publike kanë shfaqur rezistencë ndaj planeve për mbrojtje.

BIRN mësoi se ndonëse projektvendimi për shpalljen e Porto Palermos si zonë e mbrojtur është përgatitur tashmë prej shumë muajsh nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, si përgjegjëse për administrimin e sipërfaqes ujore detare nuk e ka dhënë lejen e saj në mënyrë që projektvendimi të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. (Kliko këtu për të parë projektvendimin)

Argumenti zyrtar së përse kjo ministri nuk miraton këtë propozim është  se brënda hapsirës  për t’u shpallur zonën e mbrojtur janë dhe disa tunele që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, por disa ekspertë argumentojnë se vonesat në miratimin e projektvendimit mund të lidhen me interesa ekonomike.

Dokumentet zyrtare të lexuara nga BIRN tregojnë se të gjitha ministritë që kanë një rol në zonën e Porto Palermos e kanë dhënë miratimin paraprak për vendimin me përjashtim të Ministrisë së Bujqësisë.

“Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë arsye tjetër për ta penguar atë VKM por për deri sa në atë vend ka  disa tule  në Pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm pranë Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka vendosur në mbledhje me sekretarët  e përgjithshëm të ministrive, të cilat janë të përfshira në këtë zonë, të verifikohen pretendimet  e secilës prej  kërtyre insitucioneve, përpara kalimit të VKM-së”-deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë, Karmen Gjani.

Harta e zonës së propozuar për t'u mbrojtur në Porto Palermo

Harta e zonës së propozuar për t’u mbrojtur në Porto Palermo

Por BIRN mësoi se Ministria e Mbrojtjes, e cila zyrtarisht ka nën pronësi instalacionet ushtarake tashmë të braktisura të zonës, e ka dhënë miratimin e saj bashkë me Ministrinë e Kulturës, e cila ka nën administrim kështjellën historike të Ali Pashës. I vetmi institucion që po bën rezistencë mësohet se është Ministria e Bujqësisë.

“Kjo zvarritje apo lënie në hije e propozimit mund të lidhet me interesa të rëndësishme financiare që lidhen me industrinë e akuakulturës që për fat të keq është shumë e zhviluar në gjirin e Porto Palermos dhe ka edhe kërkesa në rritje për ta zhvilluar me tej”, thotë Genti Kromidha, president i “Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, një nga autorët e studimit që solli hartimin e planit për shpalljen e zonës të mbrojtur.

Sipas planit, një zonë prej rreth 2 mijë hektarësh, nga të cilat, 315 hektarë në tokë dhe rreth 1700 hektarë në det duhet të shpallen zonë e mbrojtur ku nuk lejohet ndërtimi.

Studimi vëren se aktualisht disa kompani kanë marrë licenca për të shfrytëzuar ujërat e gjirit për prodhimin e peshkut, por disa nga këto kompani janë përtej afatit të licencave të tyre dhe teorikisht duhej të qenë mbyllur.

Auswahl_028

Interesa ekonomike

Planet për shpalljen e zonës të mbrojtur nisën në fillim të vitit 2015 ndërsa në qershor shpresohej se vendimi do të miratohej dhe zona do të shpallej e mbrojtur. Por aktualisht në zonën që synohet të shpallet park natyror, katër kompani private kanë ngritur struktura për prodhimin e peshkut në kushte gjysmënatyrore, ndërsa shpallja e parkut natyror nënkupton mosripërtëritjen e licencave ekzistuese. Për më tepër, studimi ekologjik thotë se subjekti Mihal Kokëdhima vijon aktualisht punën pavarësisht se licenca ka përfunduar në vitin 2011. Disa subjekte të tjera, licencat e të cilave mbarojnë në vitin 2016 dhe 2018, do të duhet të mos përfitojnë rinovim të licencave në rast se zona shpallet e mbrojtur.

Aktualisht, zona e Porto Palermos është nga të paktat pjesë të bregdetit të jugut e cila nuk është dëmtuar në shkallë të gjerë nga ndërtimet pa leje, por presioni për objekte turistike gjatë viteve ka qenë i lartë, përfshirë kërkesa për të përdorur gjirin si një port jahtesh apo thashethemet për transformimin e kalasë së Ali Pashës në hotel luksi.

Burimi kryesor i paligjshëm i daterit

Studimi ekologjik vëren se zona e Porto Palermos është një nga zonat kryesore të nxjerrjes së paligjshme të midhjes gurëshpuese Lithophaga e njohur më së shumti në Shqipëri si dateri, peshkimi dhe tregtimi i të cilës prej shumë vitesh është i ndaluar me ligj në Shqipëri por që pavarësisht kësaj, vijon të serviret me bollëk nëpër restorantet e peshkut në të gjithë vendin.

“Mbledhja e paligjshme dhe shkatërruese ka shkaktuar dëmtimin e brigjeve shkëmbore për shkak të mbledhjes së paligjshëm të daterit Lithophaga përgjatë bregdetit Jonian të Shqipërisë, në thellësinë deri në 6-10 m. Gjurmët e këtij aktiviteti janë të dukshme nga karakteristikat e gropave të nxjerrjes së Lithophaga në shkëmbinj dhe gurë në zonën e Porto Palermos”, shkruhet në studim. (Kliko këtu për të lexuar studimin)

“Nevojitet ndërmarrja e masave të forta, për të siguruar ndalimin e kësaj veprimtarie, për të shmangur shkretëtirëzimit e jetës detare përgjatë zonave shkëmbore të bregdetit,” vijon më tej studimi.

Presidenti i “Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, Genti Krodhima,  tha për BIRN se zvarritja e  miratimit të vendimit lidhet me interesat e aktiviteteve ekonomike që po zhvillohen në Gjirin e Porto Palermos.

“Ne kemi kërkuar  Porto Palermo të vendoset  në kategorinë e zonave të mbrojtura pikërisht për ta shpëtuar nga zhvillime të pakontrolluara që i kërcënohen realisht zonës, qofshin këto të akuakulturës apo edhe të ngritjes se resorteve të mëdha turistike apo transformimit në një zonë ekskluzive banimi-pushimi, ngritjes së një porti jahtesh, e të tjera ide të ngjashme” – thotë Krodhima. Sipas tij, shpallja sa më shpejt si zonë e mbrojtur  e Porto Palermos është e vetmja mundësi për të ruajtur këtë zonë me pasuri të larmishme natyrore.

Në rast se projektvendimi “Për shpalljen e Ekosistemit Natyror Detar-Bregdetar të Gjirit të Porto Palermos-Llamani “Park Natyror” miratohet nga Këshilli i Ministrave, kjo zonë do të bëhet e dyta në Shqipëri pas parkut të Karaborunit dhe Sazanit, që shpallet zonë e mbrojtur tokësore dhe detare. Kostoja për buxhetin e shtetit nga miratimi i projektvendimit raportohet të jetë rreth 1 milionë lekë në vit, fonde që do të përdoren për të punësuar roje për mbrojtjen e parkut natyror.

Shqipëria ka miratuar një strategji dhe plan veprimi për ruajtjen e biodiversitetit pak vite më parë ku i ka vënë detyrë vetes të shpallë si zona të mbrojtura detare rreth 10 për qind të territorit detar të vendit deri në vitin 2020, thuhet në relacionin e projektvendimit që pret miratimin nga Këshilli i Ministrave. (Kliko këtu për të parë relacionin e projektvendimit).

Bregdeti ujor shqiptar përbëhet prej  420 km dhe deri më tani  ka vetëm një zone nënujore të mbrojtur , zonën e Karaburin-Sazanit, e shpallur si e tillë në vitin 2012. Shpallja e një pjese të bregdetit si zonë e mbrojtur ndihmon për zhvillimin e qëndrueshëm pasi në këto zona lejohet vetëm peshkimi artizanal dhe peshkimi rekreativ ndërsa paqja për zonën nënujore krijon kushtet për shtimin e faunës nënujore që eventualisht do të peshkohet më vonë në zonat e pambrojtura…………………………………

Auswahl_029

Ministria e Bujqësisë bllokon shpalljen e Porto Palermos si zonë e mbrojtur

***

The competition authority declared that the government has violated the law by avoiding the Competition Authority for the new fuel port in Porto Romano. Diretor Lindita Lati said the Authority was not notified for the concession, but they learned about it after the agreement was sealed.
The government and any public institution is bound by law to receive the official evaluation of the authiruty before transferring exclusive concessions. The obligation was set in 2010, based on EU directives, to avoid market deformation and prevent corruption.

The government approved the construction of a new port in Porto Romano, which will receive ships with more than 20.000 tons of capacity.

After 2010, Albania has given a series of public services to private concessionaries, which have often generated strong debates.

Koncesioni për Porto Romanon, AK: Qeveria shkeli ligjin
29/10/2015 15:25

Autoriteti i Konkurrencës deklaroi zyrtarisht se qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar këtë institucion nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano.

Kryetarja Lindita Lati tha se autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur.

“Aty ne pamë ligjin që ishte në radhë për të kaluar që i jep të drejtë ekskluzive në Porto Romano. Dhe pikërisht në momentin kur komisioni e mori në shqyrtim analizën e vlerësimin e këtij akti nga sekretariati, komisioni vuri re që ishte një procedurë tepër e vonuar, sepse ne nuk ishim bërë me dije në kohën e duhur dhe ky ligj ishte votuar në Parlamentin e Shqipërisë”, thotë Lindita Lati.

Ligji e detyron qeverinë apo çdo institucion tjetër publik që përpara se të transferojë koncesione eskluzive të marrë vlerësimin zyrtar të Autoritetit. Detyrimi u vendos në vitin 2010 sipas direktivave të BE-së për dy qëllime. Së pari, për të mos lejuar deformimin e tregut dhe së dyti për të vendosur një hallkë parandaluese për koncesionet korruptive.

“Për të garantuar që kjo sjellje oportunistike që mund të shoqërojë atë që jep të drejtën ekskluzive apo atë që e merr duke patur më tepër njohuri mbi specifikat e tregut, në këtë rast vendoset dhe një garant publik. Kjo është filozofia e të drejtës europiane të konkurrencës dhe e ligjit”,vijon Lati.

Veç portit ekzistues, pak javë më parë qeveria miratoi ndërtimin e një porti të ri në zonën e porto romanos , i cili do të mundësojë shkarkimin e anijeve me tonazh mbi 20 mijë tonë. Në pamundësi për t’u shprehur para se koncesioni të miratohej autoriteti, thotë se do i kërkoj ministrisë së Transporteve, që të bëjë kujdes kur të përcaktojë detajet teknike.

“Ne kishim disa elemente që do të donim të shpreheshim dhe shumë shpejt do të shprehemi me njëvendim pikërisht për tia adresuar organit që është ngarkuar nga ky ligj koncesionar për të mbikqyrur konçesioni për gjtihë aktete nënligjore se çfarë duhet të marrë në konsideratë ”, vijon Lati.

Pas vitit 2010 Shqipëria ka koncesionuar në seri një sërë të drejtash dhe shërbimesh eskluzive nga publiku tek privatët, të cilat shpesh kanë qenë objekt i fortë debati duke ngritur dyshime nëse i kanë shërbyer interesit publik.

/ Top Channel

 

2 Gedanken zu „„Porto Palermo“ soll National Natur Park werden, wie Karaburun, die Sazan Insel“

  1. Bau Genehmigung Null, bei dem Partner von Edi Rama, an den Stränden von „Qearo“ in 2014, wie immer identisch bei den Betrügereien von Koco Kokedhima, schon mit Grundstücken Süd – Durres in 1996. Grundstücke gestohlen, auch in der Porto Romana.

    fotoja

    Der Bau des Koço Kokëdhima bei Himari, alle Gesetze sind ignoriert bei den Mindest Abständen. Gefälschte Grundstücks Dokumente, wo so oft, denn man erhielt bei dem Mafia Boss: Fatmir Mediu, für einen Wein Berg eine Betriebs Erlaubniss, was an der Küste ebenso illegal war, wie Wald Genehmigungen auch in Durres an der Küste.

    Zu den Verbrechen des Koço Kokëdhima, des Partners mit gestohlenen Grundstücken auch in Porto Palermo, schweigt Edi Rama, inklusive enormer Umwelt Verschmutzung.


    Einwohner, Albaner beschweren sich über die enorme Umwelt Zerstörung des illegalen Bauen von Koco Kokedhima, der immer weitere Küsten Grundstücke und Öko Systeme dort sichtbar zerstört und die Oliven Baum Haine, wie das Meer.

Schreibe einen Kommentar