Kredit und Firmen Betrug ohne Ende: der Gangster Genc Juka, einem Produkt der Durres – Tirana Mafia

Es wird ermittelt, wo diese vielen Millionen verblieben sind, aus Banken Geldern, wobei man sich jeden Kredit mit Bestechungsgeld in Albanien kauft, was direkt von Regierungs Leuten unter Fatos Nano und Salih Berisha organisiert wurde.

Ehemaliger Erste Chef der Albanischen Lebensmittel Kontrolle AKU, der mit seinem Bruder nur ein Verbrecher Imperium schuf, Kontake nach Muenchen hat, und zur Deutschen Politik Mafia. Kurze Zeit auch Praefekt im Ratten Nest Durres.

Man kennt keine Gesetze, Null Standards und Kompetenz und wird AKU Tourismus Lokal Inspektor

Kallzohet penalisht në Drejtorinë e Krimit Financiar ish deputeti dhe ish prefekti i PD, Genci Juka

genc-jukaMbledhje firmash në mënyrë të paligjëshme, mashtrim në emër të gjoja drejtuesve të një unioni kreditimi, konflikt interesi dhe një sërë shkeljesh të tjera që mund të cojnë në një dëm të pallogaritshëm që nga mënyra e rregjistrimit dhe veprimit të z. Genc Juka si këshilltarë i drejtoreshës ekzekutive e Uninionit Shqiptar Kursim Kredi Zana Konini si dhe mjaft nga personat e tjerë të përfshirë në këtë histori ku nuk mungojnë dhe figura të politikës, po dhe drejtues të këtij institucioni si behar Gjoni , drejtor i Departamentit të Kredisë dhe Zhvillimit. Ndërkohë që personate përfshirë në këtë konflikt dhe që kanë bërë kallzimin janë shprehur se presin vendimin e organëve të drejtësisë dhe hetimin për fallsikimin e firmave të njerëzve që janë mashtruar dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë institucion apo funksionimin e tij. “Personat e cituar më sipër në këtë kallëzim penal, janë dërguar nga ana e Unionit për të kontaktuar anëtarët e shoqërisë, së cilëve ndër të tjera rezulton t’u kenë kërkuar firmat e tyre në letra të bardha, gjë që na çon të mendojme se do të përdoren për të bashkengjitur më pas një vendim të asamblesë së shoqerise “JUBE”, ku në këtë vendim të mund të shkruajnë vendime sipas qëllimeve të tyre, qoftë edhe mosshkëputjen e shoqërise Kursim Kredi “JUBE “nga Unioni, nga ku edhe të gjitha shumat e siperpermendura të mbeten në Union. Pra siç duket qartë këto veprime përbejnë shkak për përfitimin e këtyre fondeve pronarë të së cilave janë anëtarët e SHKK JUBE nga Unioni Shqiptar Kursim Kredi (personat Drejtues të këtij institucioni Zana Konini, drejtoreshë ekzekutive , Genc Juka, këshilltar i drejtoreshës ekzekutive , Behar Gjoni, drejtor i departamentit të kredisë dhe zhvillimit. Këta anëtare janë mashtruar pasi, ne jemi vënë në dijeni se janë kontaktuar në emër të Bordit Drejtues të shoqërisë JUBE, duke keqpërdorur besimin e tyre.

Dy fjalë për statusin e shoqërisë paditëse

Kryetari i Bordit Drejtues i Shoqërisë së Kursim Kreditit “JUBE”, është person juridik i regjistruar regullisht pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) me NIPT Nr. K 91512501T, me seli në fshatin Katund i Ri Durrës. Shoqëria është liçencuar nga Banka e Shqipërisë me liçencen Nr. 56, Dt. 23 Shtator 2002. Kjo shoqëri ka personalitetin e vet juridik dhe si e tillë gëzon të drejtën të veprojë me të gjitha tagrat që legjislacioni në fuqi i njeh dhe objekti i aktivitetit të saj i kushtezon. Kjo shoqëri bazuar në nenin 40 të ligjit 8782 “Për shoqëritë e kursim Kreditit dhe Unioneve të tyre” datë 03.05.2001 , i ndryshuar është antarësuar në “UNIONIN SHQIPTAR KURSIM KREDI”. Kjo mardhenie antaresimi ka zgjatur deri me datën 15 Janar 2015, pasi vendimi i Asamblesë së Pergjithshme të jashtëzakonshme të Shoqerise “JUBE” është marrë me datë 13 Janar 2015, (data efektive). Vendimi sa më sipër, si shprehje e vullnetit vendimarrës të antarëve të shoqerisë në fjalë i është komunikuar edhe Unionit Shqiptar Kursim Kredi, si edhe vetë Bankës së Shqipërisë, (me shkresen Nr. Prot. 351/1, dt. 3 Shkurt 2015 që i bashkangjitet këtij kallëzimi) e cila është Autoriteti Mbikqyres, e nga e cila është marrë edhe miratimi për ndjekjen dhe rregullimin e mbikqyrjes së aktitvitetit financiar të shoqërisë. Kjo shoqëri numron tashmë (që nga data e themelimit të saj prej vitit 2002, Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, Dt. 21 Shtator 2001), rreth 800 antarë dhe së bashku me familjaret e tyre kjo shoqëri u shërben rreth 5000 banorëve. Veprimtaria e shoqerisë, është: të mbledhë depozita nga antarët dhe të japë hua po antarëve të saj. Në këto kushte miratimi i vazhdimit të aktivitetit financiar të shoqërisë nga Banka e Shqipërisë është një vleresim për punën e Bordit Drejtues të kësaj shoqërie dhe siguri në vazhdimësi për këtë aktivitet.

Pasojat që vijnë nga veprimet e Jukës dhe të njerëzve që po e ndihmojnë atë

Kjo shoqëri ka 5 kontrata të vendosjes së depozitave në Union, si dhe nisur nga kërkesat e disa anëtareve për kthimin e disa depozitave, gjithashtu edhe sepse aktiviteti ynë po cenohet cdo dite qe prej dates 13 Janar 2015, I jemi drejtuar Unionit Shqiptar Kursim Kredi për kthimin e këtyre depozitave, por nga ana e tyre, nuk kemi patur asnjë përgjigje. Por ky vendim per shkeputjen nga anetaresia e Unionit Shqiptar Kursim Kredi, nuk eshte pritur mire nga kjo e fundit. Pavarësisht kësaj drejtuesit i janë drejtuar si Bankes se Shqiperisë ashtu edhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zgjidhjen e kësaj mosmarreveshje, por kuptojmë se qëllimi i këtij Unioni është më shumë se një mosmarreveshje civile, pasi ai synon falimentin e shoqerise tonë, në kushtet kur të gjtiha likuiditetet dhe depozitat mbahen nga ky Union. Kjo është edhe pasoja e veprimeve që janë ndërmarrë nga disa persona të përmendur edhe më lartë. Antarët e shoqërisë, në të drejtën e tyre të kërkesës për kthimin e depozitave nuk mund dhe as nuk presin të kuptojnë mosmarreveshjen civile, pra rrezikshmëria shoqërore e këtij veprimi, mbetet në adresë të Bordit Drejtues të Shoqerise, dhe veçanërisht të drejtuesit të saj. Anëtarët kanë vendosur depozitë në Shoqerine e tyre, dhe kësaj shoqërie i kërkojnë kthimin e depozitave ose në rastin tjetër mungesa e këtyre fondeve ka çuar në bllokim të aktivitetit për të cilin jemi liçensuar nga Autoriteti Mbikqyres (Banka e Shqipërisë). Nëse bordi drejtues nuk do të ketë mundesi te kthimit të disa prej tyre, atëherë efekti shoqëror i këtij veprimi do të jetë shumë i madh dhe situata në të cilën rrezikon të vendoset është tronditese. Për tu theksuar se shuma e depozitave është rreth 27.000.000,00 lekë të reja . Pa llogaritur shumën me llogarinë rrjedhese rreth 5.500.000,00 lekë si dhe kontributet në shumën 16.000.000,00 lekë.

Shkelje te shumta dhe personat përgjegjës sipas drejtuesve të Bordit

Pavarësisht nga sa më sipër dhe situatës tërësisht në shkelje të ligjit dhe të krijuar nga ana e Unionit se fundmi kjo situate rezulton me veprime tërësisht të kundraligjshme sipas kallzimit drejtuar krimit ekonomik. Nga ana e Unionit po ndermerren veprime të kundraligjëshme të cilat synojnë krijimin e një situate abusive me anëtarët e shoqërisë. Personat si më sipër të cituar në këtë kallëzim penal, janë dërguar nga ana e Unionit për të kontaktuar anëtaret e shoqërisë, së cilëve ndër të tjera rezulton t’u kenë kërkuar firmat e tyre në letra të bardha, gjë që na çon të mendojmë se do të përdoren për të bashkëngjitur më pas një vendim të asamblesë së shoqërisë JUBE, ku në këtë vendim të mund të shkruajnë vendime sipas qëllimeve të tyre, qoftë edhe mosshkëputjen e shoqërisë Kursim Kredi “JUBE “nga Unioni, nga ku edhe të gjitha shumat e sipërpermendura të mbeten në Union. Pra sië duket qartë këto veprime përbejnë shkak për përfitimin e ketyre fondeve pronarë te së cilave janë anëtarët e SHKK JUBE nga Unioni Shqiptar Kursim Kredi (personat Drejtues të këtij institucioni Zana Konini, dretoreshë ekzekutive, Genc Juka, këshilltar i drejtoreshës ekzekutive ,Behar Gjoni, drejtor i Departamentit të Kredisë dhe Zhvillimit. Këta anëtarë janë mashtruar pasi, ne jemi venë në dijeni se janë kontaktuar në emër të Bordit Drejtues të shoqërisë JUBE, duke keqperdorur besimin e tyre. Në fshatra të ndryshëm ku shoqëria ka shtrire aktivitetin janë përdorur mashtrime të ndryshme, si p.sh., jemi dërguar nga Kryetari i Bordit, ose “Do të zgjedhim një kryetar të ri, pasi ai aktuali është shkeputur nga Unioni, ose Kryetari i bordit ka dhënë dorëheqjen dhe nuk merret me këtë punë, një pjesë rezulton se u është thënë: Shkoni tërhiqni depozitat dhe sillini tek ne, me 7%. Ka edhe raste që janë aq abuzive. si p.sh. të gjithë ata që firmosin sot do tu falen kreditë, nesër nuk vlen, ku drejtuesit e bordit shprehen të sigurtë se është një premtim i cili vjen nga ndikimi që vetë Genc Juka me pozitën që ka dhe ka patur në zonë, arrinë të ndikojë, thuhet në kallzimin drejtuar krimit ekonomik. Në këtë pikë është përdorur edhe premtimi i qeverisë për zbutjen e kredive zonave të përmbytura. Në kallzimim thuhet se gjithë këta anëtarë kanë firmosur në fleta të bardha, pa ditur qëllimin se për çfarë do të përdoren firmat e tyre në të ardhmen, por qe është e kuptueshme se qëllimi i tyre është, t’u kundërvënë anëtaret shoqerisë dhe Bordit Drejtues të saj, nga ku edhe shkatërrimin e vete shoqerisë do të jete i natyrshëm dhe përgjegjesia për depozitat të cilat nuk arrijmë t’i kthejmë kur kërkohet nga depozituesi bie vetëm mbi antarët e Bordit. Të gjithë anëtarët, pasi kanë firmosur kanë kontaktuar për të pyetur se përse janë marrë këto firma në fletë të bardhë, kur një veprim i tillë nuk u është kërkuar asnjehere më parë nga ana e shoqërisë apo Bordit Drejtues të saj. “Eshtë krijuar një situate e tillë e rëndë të cilën unë si Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqërisë nuk mund ta zgjidh pa denoncuar më parë veprimet tërësisht abuzive dhe të kundraligjshme të ndërmarra nga Unioni dhe përfaqesues të tij, pasi Genc Juka është i punësuar në Union. Po kështu edhe Ilirjan Hysa është i punësuar në Union. Ndërsa personat e tjera janë kontraktuar nga vete z. Juka. Nga ana tjetër, veprimet e tyre të kryera me mashtrim kundrejt anetareve të shoqerisë kursim kredi “JUBE”, janë veprime të cilat përbejnë veper penale dhe si të tilla, kërkojnë investimin e organeve kompetente”, thuhet në kallzimin pebal nga drejtuesi i këtij bordi. për sa më sipër në kallzim thuhet se të gjithë akuzat mbështetn në prova shkresore ku të gjithyë antarët të cilëve ju është marrë firma me mashtrim kanë deklaruar dhe janë të gatshëm të dëshmojnë për këtë në organete drejtësisë. Ndërkohë që thuhet se nga ana e të punësuarit në Union Iliran Hysa, janë marrë me mashtrim dhe pa njoftuar asnjë nga personat që ligjërisht administrojnë zyrën e shoqërisë , të gjitha materialet dhe të dhënat konfidenciale të anetareve të shoqërisë të cilat mbaheshin në sistemin kompiuterik në shoqerinë kursim kredi dhe nuk na kthehen. Këto të dhëna janë tërësisht konfidenciale dhe në to ka permbajtje informacioni me te dhena personale të cilat janë të mbrojtura me ligj. “Jemi te sigurt se listat e anetareve depozitues apo kredimarres kane dale nga z.Juka , pasi keto te dhena kane qene te depozituar ne Union dhe Unioni Shqiptar Kursim Kredi ka pasur detyren ti ruaje ato” thuhet në kallzimin që është bërë në krimin ekonomik, ndërsa shtohet se 3000 banorëve ju rrezikohen depozitat ose më saktë po ju grabiten ato nga një skemë mashtrimi që ju është bërë.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=14292

2 Gedanken zu „Kredit und Firmen Betrug ohne Ende: der Gangster Genc Juka, einem Produkt der Durres – Tirana Mafia“

  1. Das Durres Gericht beauftragte nun die Staatsanwaltschaft die gefälschten Unterlagen weiter zu untersuchen, denn Genc Juka is t wohl der peinlichste Dumm Betrugs und Fälschungs Skandal in Durres.

    Sowas wurde Präfekt, Lebensmittel Import für Betrugs Import Fleisch Geschäfte, Betrug ohne Ende und die Spuren führen auch nach Deutschland. Heute sieht man Genc Juka nicht mehr in der Öffentlichkeit, er hat keine Freunde.

    Skandali Genc Jukës, gjykata detyron prokurorinë të hetojë çeshtjen, dalin emra dhe fakte skandaloze

    Në disa numëra më parë gazeta Bulevard ju ka njohur me një skandal që duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa në të janë përfshirë ish fuskionarë të PD, por për çudi edhe aktualisht njerëz me influencë në PD. Nuk ka më asnjë dyshim që personi që është në qendër të këtij skandali është Genc Juka, ish deputet, ish drejtor i AKU dhe ish prefekt i Durrësit, ndërsa shumë herë ka qenë dhe kandidat për drejtimin e partisë. Gazeta në të gjithë këtë histori nuk ka bërë asnjë koment të sajin ndërsa i është referuar të gjithë dokumentave zyrtar që janë depozituar në organet e drejtësisë. Rasti më fundit duket se hap një tjetër skandal ku pjesë është bërë edhe prokuroria për ta mbyllur çeshtjen e fallsifikimit.

    Tashmë në këtë skandal janë përfshirë ish kryetarë komunash, ish depuetetë të tjerë por dhe drejtues të PD aktuale në Durrës, ndërsa pjesë e këtij skandali janë bërë edhe bashkëpuntorë të Jukës që janë punësuar në mënyrë të paligjëshme tek ky institucion edhe me ndihmën ekëtij të fundit. Edhe pse deri tani është bërë publik vetëm emri i Jukës dhe i disa punonëjsve të Unionit dhe të QKR Tiranë ku është bërë regjistrimi fals, fakti që nuk janë përmendur emra të tjerë ka të bëjë me faktet që po dalin çdo ditë e më shumë dhe kësaj shtuar edhe pjesën e disa fshatarëve që ju kanë premtuar nën efektin e alkolit kredi apo dhe që kanë firmosur tre herë për të njejtin person , ose më saktë ka dhe persona që kanë firmosur tri herë pa qenë vetë aty.

    Madje prokurori që ka pasur para një dosje të tërë e ka parë të arsyeshme që ta mbyllë këtë çeshtje pasi sipas tij nuk ka elementë të veprës penale dhe e ka pushuar çeshtjen. Për të rikthyer në kujtesë të lexuesve i gjithë kallzimi kishte të bënte me fallsifikme firmash, me firma të marrë në mënyrë mashtrimi dhe mbi të gjitha e gjithë kjo për të bërë një regjistrim në QKR edhe me vulë të falgenc-jukalsifikuar. Tashmë në këtë skandal janë përfshirë ish kryetarë komunash, ish depuetetë të tjerë por dhe drejtues të PD aktuale në Durrës, ndërsa pjesë e këtij skandali janë bërë edhe bashkëpuntorë të Jukës që janë punësuar në mënyrë të paligjëshme tek ky institucion edhe me ndihmën ekëtij të fundit. Edhe pse deri tani është bërë publik vetëm emir i Jukës dhe i disa punonëjsve të Unionit dhe të QKR Tiranë ku është bërë regjistrimi fals, fakti që nuk janë përmendur emra të tjerë ka të bëjë me faktet që po dalin çdo ditë e më shumë dhe kësaj shtuar edhe pjesën e disa fshatarëve që ju kanë premtuar nën efektin e alkolit kredi apo dhe që kanë firmosur tre herë për të njejtin person , ose më saktë ka dhe persona që kanë firmosur tri herë pa qenë vetë aty. Por edhe pse skandali ka qenë pothuajse i konfirmuar dhe me të është marrë krimi ekonomik, ajo që është pjesë e këtij skandali është tentativa e mbylljes së çeshtjes nga prokuroria e Durrësit. Por qëndrimi i prokurorisë, e cila ka mbyllur çeshtjen ka përfunduar në gjykatë, e cila ka dhënë vendimin kundra kësaj të fundit. Gjykata e Durrësit ka hedhur poshtë prokurorinë duke i vënë përballë fakte skandaloze dhe e ka quajtur të paligjëshme mbylljen e çeshtjes nga prokuroria, ndërsa ka marrë vendim që nga ky institucion të nisë hetimi për skanmdalin ku janë në lojë qindar million lekë.

    Denoncimi

    Me datën 11.02.2015 është bërë një kallzim penal, ku kërkohet nga prokuroria që të bëjë hetim për fallsifikim firmash, vule, që kanë sjellë pasoja të tjera duke krijuar kaos në institucione financiare dhe aq më shumë duke qenë në pothuajse të gjitha rastet të vërtetuara që ishin të manipuluara dhe mashtrim. Një shoqëri e cila funksiononte në bazë të rregullave të shtetit është gjendur papritur në prag falimentimi nga persona të cilat nuk kishin asnjë lidhje me këtë shoqëri, por që nëpërmjet mashtrimit dhe fallsifikimit kanë mundur të bëjnë një rregjistrim, i cili ka zgjeruar rrjetin e të implikuarve që kanë shkelur ligjin. Por edhe pse me një sërë faktesh të depozituara para oficerëve të policisë gjyqësore, në vendimin e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është vendosur mosfillimi i proçedimit penal. E gjitha kjo ka ndodhur kur para organëve kompetente ka pasur fakte të pakundërshtueshme, por që në mënyrë absurd prokurori i kësaj çeshtje Gëzim Veizi, i është referuar nenit 290 , pika “c” …kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk egziston…” .

    Pasi është përballur me një sërë faktesh nga paditëse dhe me një veprim skandaloz të prokurorisë, gjykata ka vendosur që të anulojë vendimin e prokurorisë dhe të rifillojë hetimin për këtë çeshtje që edhe pse në dukje duket e vogël fsheh pas vetes një skandal të përmasave të mëdha. Por përse kërkoi ta mbyllte këtë çeshtje prokurori i kësaj çeshtje? Cilat janë dy nenet që “harroi” pa dashje prokurori dhe a ka tjetër prapavijë kjo çeshtje? Dhjetra faktet që prokurori nuk i mori parasysh

    Ndërkohë që ka qenë gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ajo që ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, madje dhe vendimin e saj për ta mbyllur çeshtjen. Kjo gjykatë me vendim nr (11-2015-4296) 277 datës 23. 09.2015 ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga paditësi Servet Balla, në cilësinë e drejtuesit të Bordit të Uninionit Jubë. Prokurori Gëzim Veizi kërkoi çuditërisht që të rrëzohet kërkesa dhe lenia në fuqi e vendimit të pushimit të çeshtjes.

    faksimile serveti 10

    Çfarë nuk hetoi prokuroria e Durrësit?

    -Personat e kallëzuar kanë hartuar një listë me nënshkrime të fallsifikuara dhe të marra me mashtrim dhe si rrjedhojë e këtij veprimi është tjetrësuar Shoqëria Kursim Kredi Jubë dhe organet drejtuese të saj. Si rezultat i këtyre veprimëve të papërgjgjëshme nuk funksionon normalisht aktiviteti që do të thotë se nuk funksionon kredia e dhënë antarëve si tërheqja e depozitave të tyre sipas aktit të maturimit.
    -Personat që u është falsifikuar firma kanë deklaruar se nuk kanë hedhur firmë në atë listë. Kjo është bërë nga një ballafaqim me personat që e kanë firmosur dhe kontratën ku del se janë fallsifikuar firmat.
    -Personat që janë përfshirë në këtë listë të nënshkruar kanë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në bord dhe nuk kanë nënshkruar përbri emrit të tyre. Listat janë hartuar pikërisht nga personat që janë denoncuar për ndjekje penale.
    -Në këtë listë të fallsifikuar dhe të manipuluar nuk ka asnjë emër të antarëve depozitues, ndonëse kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj vetëm me fondet e depozituesve , antarë të Shoqërisë Kursim Kredi Jubë.
    -Në këtë listë ka emra dhe në nënshkrime të personave që janë jashtë vendit dhe madje edhe në kohën e nënshkrimit.
    -Lista që i është kërkuar për verifikim si e fallsifikuar nuk ka nr protokolli për identifikimin e saj, ç’ka është e detyrueshme si e dalë nga një mbledhje e jashtëzakonshme e asamblesë së përgjithshme.
    -Lista ka 30 nënshkrime të fallsifikuara sipas ballafaqimit me kontratën e kredisë të këtyre personave. Lista ka 23 persona që kanë deklaruar se ja kanë marrë firmën në mashtrim dhe që nuk kanë marrë asnjë pjesë në atë mbledhje.

    Ja çfarë vërejti institucioni i gjykatës

    Gjykata bazuar në argumentin e kërkuesit si dhe bazuar në qëndrimin e përafaqësuesit të akuzës në vendimin e dhënë në mosfillimin të proçedimit penal në lidhje me kallzimin nr 434 konkludon se:
    -Kërkesa e kërkuesit për prishjen e vendimit të mosfillimit të hetimëve është e bazuar në ligje dhe provat e depozituara dhe në këto rrethana duhet të prishet dhe të urdhërohet fillimi i hetimëve për akuzën e parashikuar në bazë të nenit 186 i Kodit Penal.
    -Organi i akuzës minimalisht duhet të thërriste dhe të merrte sqarime rreth kallzimit kundrejtë personave që kallzohen për ndjekje penale si dhe të sqaronte faktin nëse lista e personave që kanë nënshkruar atë janë pjesë e shoqatës dhe nëse nënshkrimi përbri tyre janë nënshkrim i tyre.
    -Ky hetim do të bënte të mundur që organi i akuzës të kryente veprimin tjetër proçedurial me karakte
    r shkencor që është kryerja e ekspertimit grafik të nënshkrimëve të bërë nga personat në këtë listë që pretendohet se janë antëarë.
    -Gjithashtu nga organi i akuzës është e domosdoshme të sqaroj kompetencën në hetim të kësaj çeshtje pasi ankuesi sqaron se dokumentat e fallsifikuara janë përdorur në QKR Tiranë.

    Personat e kallëzuar kanë hartuar një listë me nënshkrime të fallsifikuara dhe të marra me mashtrim dhe si rrjedhojë e këtij veprimi është tjetrësuar Shoqëria Kursim Kredi Jubë dhe organet drejtuese të saj. Si rezultat i këtyre veprimëve të papërgjgjëshme nuk funksionon normalisht aktiviteti që do të thotë se nuk funksionon kredia e dhënë antarëve si tërheqja e depozitave të tyre sipas aktit të maturimit. Personat që u është falsifikuar firma kanë deklaruar se nuk kanë hedhur firmë në atë listë. Kjo është bërë nga një ballafaqim me personat që e kanë firmosur dhe kontratën ku del se janë fallsifikuar firmat.

    Vendimi i gjykatës

    Pasi është përballur me një sërë faktesh nga paditëse dhe me një veprim skandaloz të prokurorisë, gjykata ka vendosur që të anulojë vendimin e prokurorisë dhe të rifillojë hetimin për këtë çeshtje që edhe pse në dukje duket e vogël fsheh pas vetes një skandal të përmasave të mëdha. Por përse kërkoi ta mbyllte këtë çeshtje prokurori i kësaj çeshtje? Cilat janë dy nenet që “harroi” pa dashje prokurori dhe a ka tjetër prapavijë kjo çeshtje? Dhjetra faktet që prokurori nuk i mori parasysh… (vijon numrin e ardhshëm)

    Short URL: http://bulevardionline.com/?p=14805

     

Schreibe einen Kommentar