Korrupt und Inkompetend bis auf die Wurzel: die Volks Staatsanwältin des Justiz Ministeriums: Alma Hicka

Erinnert an Wolfgang Schäuble, die Bestechungs Transatlaniker mit der Atlanik Brücke e.V., wenn man in einem der grössten Betrugs und Bestechungs Fälle plötzlich Nichts weiß und was der Eheman: Envi Hicka, für eine Rolle spielte, obwohl Dokumente vorliegen. Extrem viele prominente Anwalts Kanzleien, sind in Betrug, Bestechungs verwickelt in Tirana und oft treten Familien auch bei den Notaren und in der Justiz Rudel Weise auf, obwohl keinerlei Kompetenz vorliegt. Etliche Super Skandale der Anwalts Kanzleien in Tirana gibt es, wo die Opfer oft ausl. Firmen sind, man vor Erpressung nicht zurückschreckt, wie die Kanzlei von Argita Berisha mit der korrupten heutigen Gerichtspräsidentin von Durres: Joana Qeleshi, welche alle Gesetze und Institutionen auch in 2016 ignoriet, jeder Kriminelle Grundstücke kaufen kann.

Mit solchen Leuten, die tief in die grossen Betrugs und Bestechungs Skandale verwickelt sind, will man Justiz aufbauen.

Original Nonsens Hirnleute, direkt von Nasci Naco eingesetzt, mit Diplom aus 2001 also im Nichts, weiß Nichts, als es zur Befragung im Untersuchungs Ausschuss (durch Edmond Spaho und Frau Tobacco ) rund um den CEZ Skandal kommt. Also ist man arogant, aber zu dumm um sich kundig zumachen. Edmond Spaho kritisiert diese Arroganz, der Frau, natürlich aus dem Hause Georg Soros, wo lauter Idioten in Staatsstellungen gehievt wurden.
Edmond Spaho: Die Weltbank hat die Verantwortung für das Energie Debakel, durch ihre falsche Beratung bei dem CEZ Desaster

Jetzt weiß die Dame das Alles nicht, das der Ehemann: Envi Hicka, als Haupt Aktionär einer Anwalts Kanzlei (Haxhia & Hajdari), praktisch alle Verträge und Steuerfragen mit dem Finanzamt vor Gericht für die CEZ regelte.
Die Kanzlei residiert in den Büro Türmen, welche unter der Ilir Mafia Regierung gebaut wurden durch den Bin Laden Finanzier: Yassin Kadi und Alles war bis 2012 beschlagnahmt. Die Kanzlei, vertritt auch den Mafia Fussball Verband, der in Tradition nur von Skandalen, Wett Betrug, Mord. Geldwäsche und Drogen Handel lebt. Ebenso diverse Betrugs Baufirmen und im Interessen Konfligt mit der CEZ nun für den Super Betrüger: Kastrioti Ismalaj, wo man ein Abitrage Prozess, über eine Münchner Kanzlei, gegen die CEZ verlor. Über einen Kanzlei Kollegen des Ehemannes: Av. Armer Juka, wurde ein gefaktes Gutachten produziert, das es keinen Grund für eine Strafanzeige gibt.

Envi Hicka

Envi Hicka

Haxhia & Hajdari Attorneys at Law

Mr. Hicka started practising law in 2001; he was admitted to the Albanian Bar Association in 2002.  Mr. Hicka has a degree in Law from the Faculty of Law, University of Tirana, Albania.  He has participated actively in numerous cases of national and international arbitration.  Mr. Hicka is an expert in the resolution of civil disputes, whether through arbitration, amicable settlement or litigation.  His areas of practice include civil law, litigation, tax law and labour law.

Mr. Hicka is President of the Appeal Disciplinary Commission of the Albanian Football Assocation.

Mr. Hicka speaks Albanian, English and Italian.

Email: envihicka@lawfirmh-h.com.al

Blvd. Deshmoret e Kombit
Twin Towers, Tower 2, 9th Floor
Tirana
Albania

Tel: +355 4 22 80 170
http://www.lawfirmh-h.com.al

Ein enormer Interessen Konflikt, weil Envi Hicka, die Kanzlei Zeitgleich auch den Gangster und Inkasso Vertreter der CEZ vertrat.

Im CEZ Betrug, wurden 3,65 Millionen € auf Bank Konten des LSI Gangsters: Kastriot Ismailaj beschlagnahmt

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit

Alma HickaAvokate e Përgjithshme e Shtetit, Znj. Alma Hicka

Znj. Alma Hicka lindi në Lushnjë, më 11 prill 1979. Ajo u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera në vitin 2001. Në

Envi Hicka

Avokate e Përgjithshme e Shtetit, Znj. Alma Hicka

Znj. Alma Hicka lindi në Lushnjë, më 11 prill 1979. Ajo u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera në vitin 2001. Në vitin 2004, znj. Hicka u diplomua  në Shkollën e Lartë të Magjistraturës, duke u renditur në vendin e parë me rezultatet më të mira mes studentëve të kursit përkatës. Gjatë viteve 2009-2011, znj. Hicka kreu dhe studimet Master të nivelit të dytë në të drejtën civile pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në vitet 2003-2004, znj. Hicka ka qënë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Më pas, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kavajë, detyrë të cilën e ushtroi për 6 vjet. Në vitet 2010-2014, znj. Hicka ushtroi detyrën e Inspektores pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në nëntor 2014, ajo u emërua nga Kryeministri i Shqipërisë në detyrën e Avokates së Përgjithshme të Shtetit.

Znj. Hicka ka qënë lektore dhe pedagoge e drejtës së punës dhe asaj familjare në një sërë institucionesh të arsimit të lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka marrë pjesë në seminare e trajnime me tematika të larmishme rreth të drejtës civile, funksionimit të ligjit dhe çështje të tjera të drejtësisë të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Fondacioni SOROS,OSBE, USAID, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe organizma të tjerë jashtë vendit në Çeki, Itali, Francë, Belgjikë, Maqedoni e Holandë.

Znj. Hicka është njohëse e gjuhës angleze dhe italiane.

http://www.avokaturashtetit.gov.al/struktura-3/avokati-i-pergjithshem-i-shtetit

Avokatja e Shtetit “tërbon” deputetët, Spaho: Je arrogante

Postuar më: 08 February 2017 20:54

spaho-640x348_1486582912-8803440

 

Tashmë mesa duket është bërë e zakonshme që në Komisionet parlamentare, temë kryesore të jenë debatet dhe replikat që deputetët e mazhorancës dhe të opozitës bëjnë me njëri tjetrin.

Këtë radhë sherri është zhvendosur në Komisionin Hetimor për CEZ, ku protagonistë të replikave u bënë kreu i këtij komisioni Edmond Spaho dhe Avokatja e Shtetit Alma Hicka.

Sipas Spahos, Avokatja Hicka po tregohej arrogante, duke qenë se kjo e fundit jepte të njëjtën përgjigje për të gjitha pyetjete që iu drejtuan.

Duke parë këtë reagim, deputetët e djathtë kanë shpërthyer në akuza, Hicka është larguar duke thënë se nuk do të vinte më.

Debati: 

Spaho: Jeni arrogante dhe vini këtu nga pozicioni që mbani. Mos harroni se do të përgjigjeni personalisht ju sepse jeni Avokate e Përgjithshme e Shtetit dhe i keni vënë një barrë prej 108 mln euro Republikës së Shqipërisë.

Hicka: Zt. kryetar mos fyeni dhe jeni duke fyer dëshmitarin..

Spaho: Ka mundësi të dëgjoni?

Hicka: Jo nuk do të dëgjoj për sa kohë ju më fyeni…absolutisht jo!

Spaho: Ju tregoj ju me dokumente se nuk po thoni të vërtetën… Do të dëgjosh se s’bën. Nuk ke të drejtë të paraqitësh fakte të rreme.

Hicka: Nuk keni të drejtë t’i drejtoheni me këtë gjuhë dëshmitarit. Jeni duke shkelur, Kushtetutën ligjin dhe Kodin e Procedurës. Në detyrën time si gjyqtare kurrë ndonjë nuk i jam drejtuar dëshmitarit në këtë mënyrë.

Spaho: Mund të bëni ankesë për këtë. Duhet të dëgjoni dhe të ballafaqoheni me faktet.

Tabaku: Seancën e kaluar erdhët këtu dhe sikur jua shua zëri në fund, pas provave për lidhjet e juaja personale, pas provave për përfshirjen e bashkëshortit tuaj. Po flas dhe dëgjo. Një dëshmitare të tillë që flet me arrogancë që nuk pranon të përgjigjet ky komision nuk e ka parë ndonjëherë. Mua mu drejto zj. Tabaku. Me ti drejtohu diku tjetër. Këtu jemi të gjithë deputetë që të marrim ty në pyetje. Ke marrë ca zakone të mira të Rilindjes. Ne këtu po paraqesim fakte. Në qoftë se ke dëshirë të dëgjosh, dëgjo.

Spaho: Jepeni pak ujë të qetësohet…

Tabaku: Qetësohu 5 minuta dhe vazhdoni të përgjigjeni…

Spaho: Doni pak kohë të qetësoheni?

Tabaku: Këtu zbatojmë ligjin…më e shqetësuar më dukesh..

Spaho: E ndërpresim komisionin për 5 minuta sa të qetësohet zonja Hicka.

Në këtë gjyq CEZ kërkonte shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Bëhet fjalë për një gjyq ku kërkohej që shteti të hiqte dorë nga gjoba në shuma të mëdha vendosur ndaj CEZ:

1.Detyrim për TVSH 151.865.307 lekë

2. dhe gjobë më vlerën 10.165.293 lekë.

3.Tatim fitimi gjobë në masën 1.353.699 lekë.

4.Gjobë në vlerën 1.000.000 lekë për moslejim kontrolli

hicka vendimi 1

Në foto, faksimile e vendimit të gjykatës ku avokat është Envi Hicka

Po ashtu edhe në një gjyq tjetër të zhvilluar më 27 prill 2012 në Gjykatën e Tiranës mes CEZ dhe Drejtorisë së Tatimeve sërish avokati Envi Hicka mbron kompaninë CEZ shpërndarje. Edhe kësja here cështja në gjykim lidhet me vlera të mëdha monetare, detyrim i CEZ ndaj tatimeve.

Kësaj here bëhet fjalë për shumën:
1. Detyrimin për TVSH-në për vitin 2010, për shumën 413.587.330 lekë

2. dhe gjobës në lidhje me këtë detyrim për shumën 129.532.280 lekë.

hicka vendim 2

Në foto, faksimile e vendimit të mësipërm gjykatës ku avokat është Envi Hicka

Por Hicka ka përfaqësues CEZ edhe gjatë vitit 2011. Në një gjyq që u zhvillua në Gjykatën e Tiranës më 3 nëntor 2011, sërish Envi Hicka, bashkëshorti i Avokates së Shtetit që aktualisht është në detyrë ishte avokat mbojtjës i kompanisë CEZ. Sërish i paditur është drejtoria e tatimeve në Tiranë dhe gjyq bën fjalë për detyrime të tjera që CEZ i ka tatimeve të Tiranës.

hicka vendim 3

Në foto, faksimile e vendimit tjetër të gjykatës ku avokat është Envi Hicka

Vec të tjerave, nga informacioni i dhenë nga vetë studio ligjore për Chambers Europe 2014, rezulton se nje nga përfaqësimet e studios ligjore Haxhija & Hajdari ka qenë dhe përfaqësimi I CEZ shpërndarje në projektin e mbledhjes së borxhit pëmes kontraktimit të kompanive të tjera. Përmes këtyre kontratave, është lejuar transferimi I shumave të mëdha monetare jashtë shtetit në vend që të investoheshin në kompani.

hicka katalog faqja

Faksimile e katalogut ku shihet se kontakt I CEZ tek studio Haxhia& Hajdari ishte edhe Envi Hicka

http://www.droni.al/web/EKSKLUZIVE_DOKUMENTAT_Avokatja_e_Shtetit_Alma_Hicka_ne_konflikt_interesi_i_shoqi_avokat_I_CEZ_33551_1.php

2 Gedanken zu „Korrupt und Inkompetend bis auf die Wurzel: die Volks Staatsanwältin des Justiz Ministeriums: Alma Hicka“

  1. Unglaublich auch dieser Skandal, was die Albanische Mainsteam Presse identisch wie in Deutschland vertuscht.

    Interessen Konflikt an höchster Stelle und man verdient dabei

    ‘Burrë e grua, CEZ e hua’ – Dokumentet që implikojnë Avokaten e Shtetit

    Fakte të reja kanë dalë në dritë për skandalin CEZ. Bashkëshorti i Avokates së Shtetit, Envi Hiçka, ka qenë avokati i kompanisë Cez përgjatë kohës që Cez ka operuar në vendin tonë.

    Gazeta e opozitës RD raporton se zyra e bashkëshortit të Avokates së Shtetit, Alma Hiçka, ka qenë përfaqësuese në proçeset gjyqësore në periudhën kohore kur DIA akuzoi CEZ për mosshlyerje detyrimesh.

    Sipas gazetës Rilindja Demokratike në këtë çështje bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi, pasi të dy bashkëshortët kanë qenë avokatë të dy palëve të kundërta. Alma Hiçka Avokatja e Shtetit tonë ndërsa i shoqi Envi Hiçka avokat i kompanisë ceke.

    16652072_1855098708108149_193757245_nRD thekson se Hiçka është nga të parat emërime që ka bërë Rama sapo mori karrigen e kryeministrit më datë 5 nëntor të vitit 2013, duke e konsideruar si “kryembrojtëse e interesit të shtetit”.

    Në përfundim të procesit gjyqësor me kompaninë CEZ, pala shqiptare u tërhoq, opozita e ka konsideruar marrëveshjen e arritur si një marrëveshje e cila është në disfavor të interesave të vendit tonë. Sipas RD, Avokatja e Shtetit e thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor për këtë çështje është shprehur se nuk ka patur informacion që i bashkëshorti ishte avokat i palës çeke.

    http://www.hashtag.al/index.php/2017/02/09/burre-e-grua-cez-e-hua-dokumentet-qe-implikojne-avokaten-e-shtetit/

  2. Abitrage Verfahren fest in Hand einer kriminellen Familie

    Alma Hicka ist in merkwürdige Fälle verwickelt, auch in vollkommen ungültige Verträge aus 1991 (3 Tage vor den ersten Parlamentswahlen am 28.3.1991 abgeschlossen, ohne Geldwert Angaben, oder Investitions Summen) mit Angelo Frascino (aus Neapel und starb 2007), der einmal Süd Durres, Golem, Mali e Robit entwickeln wollte, aber nie Anträge stellte, noch eine Firma damals in Albanien hatte, noch Minister Entscheidungen vorlegte. Trotzdem gibt es merkwürdige Gerichts Entscheidungen, wo man 13 % Kredit Zinsen zahlen sollte, die Bankkonten des General Konsult in Mailand beschlagnahmt sind, wo immer noch die „Copa“ Mafia von Josefina Topalli das Sagen hat.

    Justiz Minister Nasic Naco lehnte die Forderungen ab, es ermittelte sogar die Staatsanwalt gegen die Phantom Firma Ilyria Sh.P.K. und was noch merkwürdiger war: Der Ministerrat unter Edi Rama, genehmigte die Forderung dieser Betrugs Maschine, welche nie Rechtsgültige Papiere in Albanien hatte, noch 1 € investierte. Heute sind es mit Zinsen 148 Millionen € Forderungen und geht nochmal vor Gericht in Italien, denn in Albanien kann es keine Rechtstitel geben.

    Investigim
    Qeveria e përgjumur; Shqipëria rrezikon 141 milionë euro nga arbitrazhi

    Ekzekutimi i një vendimi arbitrazhi, i vjetër prej më shumë se dy dekadash i ka gjetur të papërgatitura autoritetet shqiptare që tashmë rrezikojnë ta rëndojnë vendin me një faturë të kripur financiare.

    5 Maji 2015 duhej të ishte një e martë e zakonshme pune për të ngarkuarën e financës së konsullatës shqiptare në Milano, e cila u paraqit në Bankën Unicredit për të derdhur rrogat e punonjësve nga llogaria rrjedhëse.

    Por ndryshe nga të martat e tjera çdo fillim muaji, ky veprim është kundërshtuar nga banka Unicredit, punonjësit e së cilës bënë me dije se llogaria rrjedhëse e konsullatës shqiptare ishte bllokuar pas një vendimi të 22 korrikut 2014 të Gjykatës së Apelit Romë për llogari të shoqërisë “Iliria Sh.p.k”.

    Në të njëjtën ditë, konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobani, i është drejtuar e alarmuar me një shkresë urgjente Ministrisë se Punëve të Jashtme, duke e njoftuar për situatën e krijuar.

    “Ju bëjmë me dije se nga dita e sotme, të gjitha veprimet që kryejnë shtetasit shqiptarë për aplikim për pasaportë dhe veprime konsullore kalojnë në llogarinë e bllokuar,” i shkruan Çobani MPJ-së.

    “Në këto kushte, jemi të mendimit që deri në zgjidhjen e situatës pagesat të bëhen me para në dorë, si për pasaporta dhe veprime konsullore. Me këto të fundit të mbulojmë shpezimet e konsullatës,” shtoi ajo.

    Të dhënat dhe dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se situata e pazakontë e krijuar në Maj 2015 me bllokimin e llogarisë bankare të konsullatës së Milanos i ka rrënjët në një kontratë të lidhur midis qeverisë shqiptare dhe një sipërmarrësi italian në Mars të vitit 1991-në prag të rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

    Kjo kontratë kishte për qëllim krijimin e një kompanie italo-shqiptare me me aksione të përbashkëta midis Ndërmarrjes Komunale në Plazhin e Durrësit dhe Iliria S.r.l në pronësi të investitorit napolitan, Angelo Frascino, për zhvillimin e zonës turistike të qytetit bregdetar.

    Për shkak të ndryshimeve politike në vend, kompania italo-shqiptare nuk ka mundur të zhvillojë projektin e saj. Kjo nuk e ka penguar Angelo Frascinon që në maj të vitit 1993 t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtar të Arbitrazhit, duke fituar një dëmshpërblim prej 48 miliardë liretash italiane kundër shtetit shqiptar.

    Për më shumë se dy dekada, Iliria S.r.l dhe familja Frascino ka tentuar pa sukses të fitojë të drejtën për të ekzekutuar vendimin e vitit ‘93 në gjykatat shqiptare.

    Por dështimi në Shqipëri nuk e ka shkurajuar kompaninë Italiane, e cila në Korrik 2014 ka arritur ta konfirmojë vlefshmërinë ligjore të Arbitrazhit dhe një vendim për ekzekutim të detyrueshëm ndaj palëve të treta, me të cilët Shqipëria ka marrëdhënie ekonomike në Gjykatën e Apelit dhe Tribunalin e Romës.

    Autoritet shqiptare kanë reaguar me plogështi ndaj vendimeve të gjykatave italiane. Vendimi i arbitrazhit të vitit 1993, bashkë me interesin prej 13 % në vit për 23 vjet kap një vlerë prej 141 milionë eurosh dëmshpërblim në dëm të vendit.

    Pala shqiptare është njoftuar për vendimin në rrugë diplomatike me notë verbale në Tetor 2014, por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që Avokatura e Shtetit nuk ka reaguar për mëse 8 muaj- deri në Maj 2015, kur pas bllokimit të llogarive bankare të Konsullatës, ka kontraktuar me urgjencë një avokat italian për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit Romë.

    Edhe pse tashmë i pezulluar, Avokatja e Shtetit Alma Hicka pranon se vendimi i gjykatës italiane ka krijuar një precedent të rrezikshëm për shtetin shqiptar.

    Biznes me shtetin komunist

    Kur biznesmeni napolitan, Angelo Frascino erdhi në Shqipëri në Mars të vitit 1991, regjimi gati gjysmë-shekullor komunist po përjetonte grahmat e fundit. Frascino i vuri syrin zonës së plazhit të Durrësit, e cila në atë kohë administrohej nga Ndërmarrja Komunale e Plazhit Durrës.

    Faksimile e kontratës për themelimin e shoqërisë Durazzo -Iliria-Frascino, DIF | Foto nga : BIRN

    Faksimile e kontratës për themelimin e shoqërisë Durazzo -Iliria-Frascino, DIF | Foto nga : BIRN

    Frascino i propozoi qeverisë shqiptare një plan për zhvillimin turistik të zonës së plazhit të Durrësit me ndërtimin e resorteve, vilave, bankave, pallateve, kazinove apo njësive të banimit të përshtatshme për 60.000 banorë, me një afat kohor prej 20 vjetësh.

    Megjithëse projektit i mungonte një faturë financiare, një vendim i Këshillit të Ministrave i marrë me 28 Mars 1991 – tre ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, autorizonte ish Ndërmarrjen Komunale të Plazhit të Durrësit të krijojë shoqërinë e përbashkët italo- shqiptare me kompaninë e Frascinos “Iliria S.r.l.”

    Një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në vend, gjatë heshtjes elektorale të 30 Marsit 1991, mes Iliria S.r.l dhe ish ndërmarjes komunale nënshkruhet kontrata e themelimit të shoqërisë mikse, “Durrazo-Iliria-Frascino, DIF,” e cila kishte për qëllim “ripërtëritjen (modernizimin) e plazhit të vjetër si dhe shfrytëzimin turistik të zonës bregdetare shqiptare.”

    Kompania italiane e regjistruar nga Frascino, Iliria S.r.l zotëronte 51 % të aksioneve në kompaninë Italo-Shqiptare dhe pjesa tjetër zotërohej nga ndërmarrja komunale publike e Durrësit.

    Për palën shqiptare, kontrata është firmosur nga ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Durrësit, Fatmir Minguli dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Komunale të Plazhit të Durrësit, Jetgjat Todri.

    Në lidhje me këtë kontratë kanë lindur divergjenca interpretative midis palës shqiptare dhe kompanisë italiane, e cila në bazë të nenit 2 të kontratës, filloi një gjykim arbitrazhi ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare në vitin 1993.

    Gjyqi i arbitrazhit

    Tre arbitra, mes të cilëve dhe shqiptari Fatmir Laçej morën me 19 Prill 1993 në shqyrtim padinë e bërë nga shoqëria Iliria S.r.l kundër shtetit shqiptar.

    Tribunali i vendosur në Dhomën e Tregtisë në Tiranë për 6 muaj shqyrtoi të gjitha pretendimet e palës italiane në dështimin e marrëveshjes së zhvillimit të zonës bregdetare të gjirit të Durrësit.

    Për qeverinë e asaj kohe, fakti që kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ish Ndërmarrja Komunale e Plazhit të Durrësit nuk legjitimonte përfshirjen e qeverisë si palë në arbitrazh. Në 6 muaj që zgjati ky proces, pala shqiptare është paraqitur vetëm në një seancë të vetme, e përfaqësuar nga avokatja Lejla Gjini.

    Biznesmeni napolitan Frascino ka pretenduar gjatë gjyqit të arbitrazhit se qeveria shqiptare nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar për zhvillimin e plazhit të Durrësit, për shkak se tokën pranë plazhit dhe pranë pyllit me pisha gjatë gjithë shtrirjes bregdetare ia ka dhënë palëve private për të kryer veprimtari bujqësore.

    Pjesë e pretendimeve të Frascinos është dhe mossigurimi i kushteve dhe ambienteve për punë, si zyra apo dhe mjedise të tjera, që sipas kontratës ishin detyrim i ish Ndërmarrjes Komunale për t’i ofruar.

    Angelo Frascino pretendoi gjithashtu se ai ka hartuar projektet për resortin turistik të quajtur “Epidamus” dhe atë të kazinosë “Diamant” dhe se ndryshimet e ndodhura me përmbysjen e regjimit komunist penguan zhvillimin e tyre.

    Sipas akteve të paraqitura në arbitrazh, Frascino fajëson shtetin shqiptar se tokat e ndërmarrjes së përbashkët në zonën e Golemit, Qerretit dhe Karpenit, iu dha privatëve për ta përdorur për bujqësi, në vend që të zhvilloheshin për turizëm, sipas kontratës së lidhur me Iliria S.r.l.

    “Shteti shqiptar ndryshoi ndarjen territoriale ndërmjet komunave, duke i dhënë komunës së Kavajës një pjesë të territorit të përfshirë në kontratë. Iu kthyen pronarëve të vjetër pasuritë e patundshme ekzistuese në terrenin objekt të kontratës duke shkelur në këtë mënyrë marrëveshjen e bërë më datë 30 Mars,” thuhet në pretendimet e bëra në Tribunal nga Angelo Frascino.

    Pas 6 muajsh shqyrtimi të kontratës së nënshkruar në ditët e fundit të komunizmit në Shqipëri, trioja e arbitrazhit e udhëhequr nga profesori turko-qipriot Ahmet Aker, del me vendim në 3 shtator 1993, duke vendosur se qeveria shqiptare nuk i ka plotësuar detyrimet e marra përsipër ndaj palës italiane.

    Trupa arbitrale vendosi dënimin e qeverisë shqiptare për t’i paguar si dëmshpërblim kompanisë Iliria S.r.l shumën prej 48 miliardë e 239 milionë lireta për dëmet e pësuara. Sipas Gjykatës, kjo shumë duhet të fryhet me interesa të mëtejshme në masën e treguar prej 13 % në vit, deri në datën e pagimit të saj të plotë.

    Kjo trupë gjyqësore detyron shtetin shqiptar të paguajë edhe avokaten e palës italiane në shumën e 507 milionë liretave si dhe shpenzimet gjyqësore në vlerën e 150 mijë dollarëve amerikanë.

    Ky vendim i gjykatës së arbitrazhit nuk është apeluar nga shteti shqiptar, ndërkohë që 5 vite më vonë, Angelo Frascino i drejtohet gjykatave shqiptare për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit.

    Beteja ligjore në Shqipëri

    Biznesmeni Angelo Frascino, avokati i të cilit thotë se “të gjithë i puthnin dorën në Napoli” i është drejtuar gjykatave shqiptare për të legjitimuar vendimin e dëmshpërblimit nga shteti shqiptar në vitin 1998.

    Më 10 prill të po atij viti, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi në favor të italianit në lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në favor të shoqërisë italiane “Iliria S.r.l”.

    Faksimile e vendimit të arbitrazhit në çështjen Iliria S.r.l kunër Shqipërisë | Foto nga : BIRN

    Faksimile e vendimit të arbitrazhit në çështjen Iliria S.r.l kunër Shqipërisë | Foto nga : BIRN

    Pas negociatave të dështuara për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim, qeveria shqiptare kujtohet të apelojë vendimin vetëm në shkurt të vitit 2005.

    Sheti shqiptar pretendon se në momentin kur është nënshkruar kontrata, kompania Iliria Srl nuk ekzistonte, pasi është krijuar në prill të vitit 1991, dhe se në momentin e gjykimit të çështjes nga gjykata e arbitrazhit në vitin 1993, Shqipëria nuk kishte një marrëveshje me shtetin italian për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar.

    Për më shumë se 10 vjet, gjykatat shqiptare nuk kanë mundur të japin një vendim përfundimtar për këtë çështje.

    Vetëm në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të formës së prerë duke e konsideruar si antikushtetuese kërkesën e shoqërisë italiane për dëmshpërblim, ku për shkak të interesit të akumuluar ndër vite, shuma e pretenduar ka arritur në 141 milionë euro.

    Sipas avokatit që ka përfaqësuar Frascinon në Tiranë, Arben Hakani, kompanisë italiane i është mohuar një e drejtë legjitime.

    “ Megjithëse unë nuk e përfaqësoj më këtë kompani, kjo çështje është zvarritur vetë në gjykatat shqiptare. Unë nuk di ç’po ndodh në Itali, por praktikisht tashmë kjo çështje është e humbur dhe pse e konsiderojnë një nga rastet më flagrante të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare,” tha Hakani.

    Fakti që drejtësia shqiptare nuk mundi ta zgjidhë këtë çështje prej më shumë se 10 vitesh është shfrytëzuar më së miri nga avokatët e Angelo Frascinos në Itali. Biznesmeni napolitan ka vdekur që në vitin 2007, por të afërmit e tij kanë zgjedhur një strategji të re për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit – atë të ndjekjes së çështjes në gjykatat italiane.

    Reagimi i përgjumur i qeverisë shqiptare

    Në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritej të dilte me një vendim përfundimtar për çështjen në Shqipëri në korrik të vitit 2014, shoqëria Iliria Srl i është drejtuar gjykatës së Romës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit në shtetin italian.

    Gjykata e Apelit të Romës, në tetor të 2014 njofton me një notë verbale qeverinë shqiptare për vendimin e saj për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit në favor të shoqërisë Iiria Srl. Kjo notë verbale është pranuar zyrtarisht me 12 janar 2015.

    Në 29 Janar 2015, presidenti i Tribunalit të Romës ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit ndaj palëve të treta.

    Në Prill 2015, avokati i Iliria S.r.l, Rosario Manzo ka kërkuar ekzekutimin e borxhit ndaj fondeve të destinuara për Shqipërinë në një numër institucionesh qeveritare italiane, bankash, kompani të huaja që kanë lidhje biznesi me Shqipërinë, apo kompani ajrore shqiptare që fluturojnë në Itali.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që përveç bllokimit të llogarisë së konsullatës shqiptare në Milano, Iliria S.r.l ka tentuar të sekuestrojë edhe fondet e BE-së të destinuara për Shqipërinë, të menaxhuara nga Rajoni i Pulias, pjesë të një projekti rajonal të programit IPA, Altenergy. Vendimi i ekzekutimit është kundërshtuar nga Rajoni i Pulias me argumentin se fondet e projektit ishin të BE-së.

    Dokumentet që BIRN disponon tregojnë se vetëm pas 8 muajsh nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës, shteti shqiptar reagon për të marrë masat e duhura ligjore në apelimin e këtij vendimi.

    Avokatura e Shtetit në Maj 2015 nis procedurat ligjore për kontraktimin në mënyrë të përshpejtuar të një studioje ligjore në Itali. Në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Drejtësisë së kohës, Nasip Naço dhe atij të Jashtëm, Ditmir Bushati, Avokatura e Shtetit kërkon autorizimin për të kontraktuar në mënyrë të përshpejtuar një studio ligjore për të ndjekur çështjen në drejtësinë italiane.

    Duke e argumentuar kërkesën me urgjencën që kërkonte çështja, Avokatja e Shtetit Alma Hicka i propozon një projekt-vendimin Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilit do i çelej rruga përzgjedhjes së avokatit që do të mbronte interesat e shtetit shqiptar kundër kompanisë Iliria srl.

    Propozimi i bërë nga Avokatura e Shtetit është quajtur i paligjshëm nga ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili nuk aprovon procedurat e Avokates së Shtetit. Por megjithë kundërshtitë e ish ministrit të Drejtësisë, propozimi i Avokates së Shtetit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Me 18 Maj 2015, në Avokaturën e Shtetit ngrihet komisioni i vlerësimit të ofertave dhe kërkesa për ofertë u dërgohet 8 studiove ligjore dhe dy avokatëve në profesion të lirë në Itali. Pas tre ditësh, komisioni rimblidhet dhe në shqyrtim të dosjeve del në konkluzionin që vetëm dy subjekte i janë përgjigjur thirrjes brenda afatit ligjor; firma avokatore LexJus Sinasta LS dhe avokati Marco Porretti, i cili në mbledhjen e datës 25 maj 2015 zgjidhet si fitues nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

    Pas kontraktimit të avokatit italian, me 18 Qershor 2015 Shqipëria e apelon vendimin e Gjykatës së Apelit Romë, duke kërkuar pezullimin e vendimit të detyrueshëm ndaj palëve të treta, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli të vlefshëm në Republikën e Italisë.

    Gjithashtu, me 25 Shkurt 2016, Avokatura e Shtetit ka bërë një padi penale kundër shoqërisë Iliria S.r.l.

    Avokatura e Shtetit i tha BIRN se aktualisht procesi vijon në të dy shkallët e gjyqësorit dhe konkretisht në Gjykatën e Apelit të Romës dhe në Tribunalin e Romës.

    “Sigurisht që njohja dhe ekzekutimi nga Gjykata Italiane e një vendimi arbitrazhi të pretenduar të vitit 1993 nuk e vendos Shtetin Shqiptar në pozicione të favorshme, por pala Shqiptare ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë përkatës dhe vlen të theksohet se në datën 19.02.2017, gjykata Italiane, në fazën paralajmëruese, vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit kundrejt palëve të treta,” tha Avokatja e Shtetit, Alma Hicka nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

    “Pra deri më sot, nuk janë prekur interesat e Shtetit Shqiptar në raport me palët e treta në Itali të cilët bashkëpunojnë me Shqipërinë,” përfundoi ajo.

     

Schreibe einen Kommentar