ILDKP – Vermögens Angaben: Bujar Leskaj veröffentlicht Reports und 2 Minister haben Probleme mit der Vermögens Kontrolle

In allen Bereichen zu korrupt, kriminell ist die westliche Wertgemeinschaft und inkompetend. 2 Albanische Minister haben erhebliche Probleme mit der Vermögens Kontrolle.

 Arben Ahmetaj und Ilir Beqaj! geben vollkommen falsche Vermögens Werte an, was nicht verwundert.

Rüstungsindustrie fördert Lobby-Reisen für Abgeordnetenmitarbeiter

Europäischer Rechnungshof: Ausbildung der afghanischen Polizei durch EUPOL zu teuer und ineffizient

State’s Advocate General, Alma Hicka, reacted after the Supreme State Audit reported the Albanian government at the Prosecution.

Dy ministra nën hetim, mashtruan me deklaratat e pasurive, Rama presion për mbylljen e dosjes, prokuroria në dilemë

Shtohen llogaritë e qeverisë “Rama” me drejtësinë. Dy ministra të kabinetit qeveritar kanë mashtruar me deklaratat e pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ashtu si shumë gjyqtarë, deputetë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dy ministra të qeverisë “Rama” nuk kanë deklaruar transaksionet sipas ligjit pranë ILDKP.
Konkretisht, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk kanë deklaruar në deklaratat e pasurisë transaksionet mbi 300 mijë lekë, sikundër parashikon ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. Sipas dokumenteve, përpos të tjerave, Ahmetaj dhe Beqaj, në vitin 2013, kanë financuar fushatën e Partisë Socialiste me shuma parash, 1.000.000 lekë dhe 875.000 lekë, por ky transaksion nuk është pasqyruar në deklaratat e ILDKP.

…………………………………………….

Pasuritë e ministrave
Dy ministrat e qeverisë “Rama”, ai i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë deklaruar në vitin 2013 një pasuri të konsiderueshme, e cila në vitin 2014 është rritur ndjeshëm. Sa i përket vitit 2013, ministri Ahmetaj ka deklaruar si të ardhura bazë rrogën e tij si deputet dhe të ardhurat më pas nga puna si ministër, shumë kjo që shkon te rreth 15 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në pasurinë e bashkëshortes së tij, është deklaruar dhënia me qira e dy apartamenteve, duke kapur një shifër rreth 22 mijë euro të dy bashkë. Në ligj përcaktohet që çdo zyrtar duhet të deklarojë dhe borxhet apo detyrimet që ka ndaj personave të tjerë. Në këtë pjesë Ahmetaj ka deklaruar disa kredi që kapin shifra qindra mijëra euro. Ai ka përshkruar dhe shpenzimet për blerje makine nga bashkëshortja, por nuk ka deklaruar shumën që ka dërguar në arkën e Partisë Socialiste. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në deklaratën e tij të pasurisë të ardhura kryesore ka vendosur pagën e tij si këshilltar pranë PS janar- shtator 2013, dhe më pas pagën si ministër i Shëndetësisë. Po ashtu të ardhura të tjera ka deklaruar dhe nga shitja e një kompanie, si dhe të ardhura të siguruara nga bashkëshortja e tij dhe dhënia me qira e një apartamenti. Ashtu siç e përcakton ligji, Beqaj ka deklaruar shpenzimet për kredi, por që për fondet që ka dhënë në fushatën e Partisë Socialiste nuk ka bërë asnjë deklarim. Sipas donacioneve të bëra publike për fushatën e vitit 2013, Arben Ahmetaj ka derdhur në llogari të partisë 875.000 lekë të reja dhe Ilir Beqaj, 1.000.000 lekë.  Kliti Topalli  

– See more at: http://www.sot.com.al/politike

Politike Adriatik Doçi 
04 Maj 2016 – 07:32 | përditesuar në 10:05
Zbardhet pasuria e Bashës
Visho Likës, dhe Zaganjorit

Të ardhurat dhe shpenzimet e kreut të institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, Visho Ajazi Likës, vijojnë të lidhen me të shkuarën e tij në Kanada. Kreu i SHISH, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, deklaron se ka investuar në një kompani private, 4.5 mijë dollarë kanadez, si fond për pension. Numri një i inteligjencës shqiptare vijon të shlyejë një kredi me interes zero, për 30 vjet, për blerje apartamenti.

Ai ka marrë 5,000,0000 lekë, ndërsa ka shlyer 300,000 lekë deri në fund të vitit 2015. Visho Ajazi Lika ka deklaruar edhe 1,794,361 lekë të ardhura, të cilat burojnë nga paga si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror. Po ashtu, kreu i SHISH deklaron 5, 443.16 lekë të bashkëjetueses së tij, Brunilda Syrja Spahiu. Kjo e fundit dekoron edhe 525,001 lekë të ardhura nga paga tek Autoriteti Rajonal Shëndetësor. Ndërkaq, fëmijët e kreut të SHISH vijojnë të shlyejnë kredi për shkollimin në Kanada, por edhe të deklarojnë të ardhura nga punësimi.

ajazi lika pasuria

Lulzim Basha
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, për vitin 2015, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën e tij si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të ardhurat e bashkëshortes. Konkretisht, Basha deklaron 1,267,273 lekë, pagën si ish-kryebashkiak i Tiranës. Ndërkaq, bashkëshortja e Bashës deklaron 25 mijë euro si pjesë e programit të EWCP në Holandë. Ndërkaq, Lulzim Basha, në deklaratën fillestare, ka deklaruar shtëpi banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollar, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro, apartament në Tiranë në vlerën 17 500 lekë, apartament në Tiranë në vlerën 62 000 dollar, truall me sip. 22 100 m2 në Tepelenë etj.

pasuria bashes

Xhezair Zaganjori
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në deklaratën e interesave për vitin 2015, deklaron të ardhura të shumta nga qiratë, llogaritë rrjedhëse, fondacionet dhe sidomos nga mësimdhënia në disa fakultete. Zaganjori deklaron 1,765,000 lekë të ardhura nga dhënia me qera e një bodrumi, shtesa në pesë depozita, në shumat 133,280 lekë, 100 euro, 2,000,000 lekë, 500.000 lekë dhe 300 euro. Po ashtu, kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se ka kaluar në emër të djalit 9 mijë euro.

Zaganjori deklaron gjithashtu 2,063,000 lekë pagë si kryetar i Gjykatës së Lartë, si dhe 1,430,000 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere. Zaganjori deklaron 718,000 lekë të ardhura nga mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, 170 euro, dhe 200,000 lekë të ardhura nga mësimdhënia në UT dhe Universitetin Luarasi, 232,000 lekë të ardhura nga ardhura nga bashkëpunimi me Institutin e Studimeve Politike, 170 euro të ardhura nga bashkëpunimi me Fondacionin Hamms Se Idel etj. Bien në sy se subjektet deklaruese, në poste të larta shtetërore, kanë punësuar edhe fëmijët në organe dhe ente të ndryshme shtetërore.

zaganjori pasuria 1

Shkëlqim Ganaj
Pasuria e deklaruar për vitin 2015 e kreut të ILDKP Shkëlqim Ganaj.

ganaj pasuria

ganaj pasuria

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

Schreibe einen Kommentar