Gefälschte Grundstücks Dokumente durch den Buergermeister: Jorgo Goro : Klientel Politik fuer: Paskal Nesturi (Ex- Sprecher der Generalstaatsanwaeltin Ina Rama)

Kryeministri Edi Rama, para disa ditësh, nga qyteti i Vlorës, duke marrë shkak nga ligji i ri i qeverisë për kompesimin dhe kthimin e pronave, deklaroi se askush nuk do t’i gëzojë dot më pronat, qofshin këta zyrtarë të lartë, qofshin politikanë, qofshin edhe gjyqtarë e prokurorë e avokatë, që i kanë tjetërsuar me falsifikime dhe kanë shkelur ligjin. Po sot Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për të dytin herë ligjin “Për Turizimin”, pasi herën e parë është kthyer mbrapsh nga Presidenti.
Mirëpo, gazeta “Telegraf” sot sjell në dritë një rast flagrant, ku qytetari nga Vlora, Paskal Nesturi, dëshmon se Bashkia e Himarës, kërkon që t’i tjetërsojë pronën e tij, të cilën nuk ia njeh, por e cilëson pronë shtetërore, pasi më parë është hipoteka e Vlorës që e ka tjetërsuar në pronë shtetërore ME FALSIFIKIME, por nuk dëfton asnjë dokument që të vërtetojë që prona është shtetoërore, dhe në këtë pronë të tij, Bashkia e Himarës do të ndërtojë një kompleks turistik, nëpërmjet një tenderi,për t’ja dhënë pastaj, në përdorim dikujt tjetër, që është ndoshta edhe klientët e tyre. Vec falsifikimit të pronës të qytetarit, Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro jep leje ndërtimi në 1 shtator 2015, ndërkohë që qeveria e ka ndaluar me ligj, lejet e ndërtimit që në korrik 2015. Kush i jep autoritetin Jorgo Goro që të zhvillojë tendera dhe të japë leje ndërtimi, në një zonë që nuk ka plan zhvillimi, sikurse është Qafa e Llogarasë? Mos vallë kryebashkiaku Jorgo Goro shkel ligjin, pasi fituesi i këtij tenderi korruptiv, është njeriu me pushtet absolut në Qarkun e Vlorës, i cili do të shfrytëzojë kompleksin turistik, që ndërtohet tani në Qafën e Llogarasë, mbi pronën e fallsifikuar të qytetarit Paskal Nesturi?
Dëshmia e pronës nga qytetari Paskal Nesturi
Në intervistën për gazetën “Telegraf”, qytetari nga Vlora Paskal Nesturi, dëshmon me vërtetim hipotekor, ne munër 376 datë 28.07.2007 që zona kadastrale 2863, me sipërfaqe 22,2 ha, në andresën Plasë – Vlorë është një sipërfaqe kullote dhe është në pronësi të tij. Në vitin 2013, qytetari Paskal Nesturi, ndërton një objekt pa leje, te vendi mbi qafën e Llogarasë, në këtë zonë kadastrale. INUK, ia prish objektin dhe e çon në gjyq. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vendimin e saj datë 13.12.2013, me numër vendimi 498 , pasi vëren se Paskal Nesturi, ka kryer veprën penale “Ndërtim pa leje” në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a1 i Kodit Penal e shpall fajtor, dhe e gjobit me 90.000 lekë. Pra, edhe gjykata e Vlorës, ia njeh këtë tokë në pronësi qytetarit Paskal Nesturi.
Bashkia e Himarës, e tjetërson pronësinë e qytetarit Nesturi në pronë shtetërore
Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka miratuar një planvendosje të strukturës të “Pikë panoramike dhe sportive” Llogara Himarë, pikërisht në pronën e qytetarit Paskal Nesturi, por, ka dhënë një leje ndërtimi ku shënon:
Emërtimi i punimeve: kërkesë për ndërtim
Lloji i strukturës: Beton- Arme
Zhvilluesi: Këshilli i Qarkut Vlorë
Pronarë: Pronë Shtetoërore
Andresa: Sheshi 4 heronjtë Vlorë.
Karakteristika kryesore teknike
Sipërfaqja e tokës që zhvillohet 3.000 m2
Leja e ndërtimit me numër protokolli 1 (muaji nuk lexohet saktë në faksimile që zotëron gazeta “Telegraf” viti 2015, i jepet zhvilluesit AXONNLI shpk
Qytetari Paskal Nesturi: Shteti dhe kryebashkiaku Goro më vjedhin pronën time
Ky është një pal vendosje e strukturës “Pikë panoramike dhe sportive” në Llogara të Himarës, është nga qarku i Vlorës, duan të bëjnë një investim në Palas. Siç e shikoni, në këtë plan vendosje, që është miratuar nga kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, thuhet që pronësia është shtetërore. Pra, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro e ka tjetërsuar pronën time në pronë shtetërore këtu tani duan të bëjnë një investim, me qëllim turistik, ndoshta duke u bazyar edhe në ligjin “Për turizmin”. Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka zhvilluar dhe tenderin dhe nuk më ka njoftuar fare mua, si pronarin e ligjshëm të tokës. Dhe Jorgo Goro vetëquajnë pronar, bashkinë e tyre.
-Ju jeni ankuar?
– Jam ankuar disa herë në Bashkinë e Himarës, të vetë kryebashkiaku Goro, dhe i kam dëshmuar dokumentat që jam unë pronar i asaj sipërfaqe të qafa e Llogarasë, por Jorgo Goro nuk do të më dëgjojë. Unë i kam dhënë të gjitha dokumentat që provojnë që prona është e familjes time dhe se unë, me vendimin e Hipotekës numër 376 datë 28.08.2007 jam pronar i 22,2 ha sipërrfaqe tokë e cilësuar kullotë, atje, në qafën turistike të Llogarasë. Mirëpo kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro nuk do që të më dëgjojë dhe as nuk do të shikojë dokumentat. I kam kërkuar edhe vendimin e hipotekës së Vlorës, nëse prona është shtetërore, por ai nuk do të më japë asgjë. Kam shkuar disa herë në hipotekën e Vlorës, por ata nuk duan të më dëgjojnë. U kërkon çfarë dokumenti kanë ata që pronën time e cilësojnë pronë shtetërore, por edhe aty nuk më dëgjojnë. Tani që në pronën time kanë filluar punimet, unë kam vajtur edhe në polici, në prokurori, dhe kam kërkuar si pronari i ligjshëm i pronës, që të bëjnë pezullim të punimeve, pasi bëhen në pronën time dhe unë nuk u jap leje, pra kam denoncuar për vjedhje dhe tjetërsim të pronës time private, por në policinë e Vlorës, policët jo vetëm që nuk duan të më dëgjojnë, por tallen dhe përdorin forcë që të më nxjerrin jashtë nga policia. Në rastin konkret, kjo me këtë gjë bëhet një falsifikim. Nga vetë institucionet shtetërore, nga vetë hipoteka e Vlorës. Sepse në dokumente thotë që është pronë shtetëror.
Ka ndonjë dokument tjetër që vërteton, se kjo letër mund të shkruhet si të duash?
Nuk i japin, e kam kërkuar. Skandali është ky që shteti vetë falsifikon një dokument për ca interesa klienteliste. Duan të bëjnë një investim publik, që t’ia japin privatit. Dhe ai tjetri, mund të jetë deputet.
Ju u keni kërkuar këtyre, nëse doni të bëni një investim dhe a keni një projekt, që të administrohet nga ju?
S’na kanë pyetur fare. E para e punës, shkelja qëndron jo vetëm në falsifikim dokumenti, por njëkohësisht dhe në shpërdorim detyre për qëllime klienteliste. Sepse që të bësh një investim për një projekt publik, atëherë duhet të jetë në një plan të investimeve për interes publik. Dhe kjo nuk ekziston, pra nuk kemi asnjë plazh zhvillimor lidhur me këtë zonë. Kjo është një ndërhyrje ekstra për ca interesa të tjera.
Kur është dhënë leja e ndërtimit?
Leja e ndërtimit është dhënë në datën 1 shtator të këtij viti.
Po me vendim qeverie të muajit korrik, lejet e ndërtimit janë pezulluar. Si ka dhënë Bashkia e Himarës leje ndërtimi të një kompleksi turistik në 1 shtator 2015?
Po. Ja ku u jap lejen e ndërtimit të lëshuar nga Bashkia e Himarës dhe e miratuar nga kryebashkiaku Jorgo Goro. E para e punës, fillon me hile sepse e quajnë pronë shtetërore, mua nuk më lajmëron askush, më bëjnë presion me polici që të heshtë. Çështja është kjo, të ndryhet sa më parë, që çështja të bëhet fakt i kryer. Dhe ndërkohë që ka filluar procedura e shkallëve gjyqësore, qoftë nga Prokuroria, qoftë me polici, qoftë me gjykatë etj, këta avancojnë më shumë, duke sjellë makineri të rënda aty. Duke bërë dhe rrethimin e zonës. Dhe mbi këtë bazë është kjo çështje. Titulli: Shteti falsifikon dhe vjedh pronën e qytetarit.
– Kush janë fituesit e tenderit të këtij projekti nga Bashkia e Himarës?
– Dihet. Është një njeri me shuëm pushtet. Pavarësisht se në lejen e ndërtimit janë emra të tjerë. Ja edhe vendimi nga Gjykata që jam dënuar për ndërtim pa leje në pronën time e datës 13 dhjetor 2013, me numër rregjistri 620 dhe numër vendimi 498. Para vetë gjykata e ka njohur në 12 dhjetor 2013 që prona është e imja, ndërsa Jorgo Goro në 1 shtator 2015 miraton një plan vendosje e jep leje ndërtimi në pronën time, duke e cilësuar “pronë shtetërore”, duke mos më njoftuar mua si pronar i ligjshëm, por nuk më jep asnjë dokument që të provojë pronësi shtetërore.
Si ka mundësi që gjykata e rrethit e lëshon këtë në hetim dhe bashkia thotë që është pronë shtetërore? 
– Zoti kryeministër para një jave ishte në Vlorë dhe çështja që hodhi, ishte për falsifikimet që bëhen për pronat, ndërkohë falsifikon institucioni shtetëror duke i marrë qytetarit pronën dhe jua jep njerëzve me pushtet, duek e cilësuar pronë shtetërore. Numri i dosjes së kthimit të pronave, nr 32, e kam marrë me vendim të agjencisë së pronave, nr 32. Pra, shteti mua më vjedh pronën time, në bashkëpunim kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, hipoteka e Vlorës, policia e shtetit, si edhe njerëzit me pushtet në Vlorë, që janë ata që do të shfrytëzojnë komplekstin turistik në Qafën e Llogarasë.

SAI kritisiert die Regierungs Vergabe einer Lizenz für ein Geldwäsche Projekt auf 187.000 qm an die Eurocol Sh.P.K. als schweren Gesetzes Verstoss

Eine unglaubliche Idiotie, aber Standard in Albanien: Man lernt nie was Tourismus ist, sondern stiehlt Grundstücke, versucht diese Geldwäsche Projekte zu verkaufen und oft direkt am Meer und die Abwasser Versorgung ist Albanischer Standard. Die Bade Strände

fotoja

Der Bau des Koço Kokëdhima bei Himari, alle Gesetze sind ignoriert bei den Mindest Abständen.

Der Skandal Bau des Koço Kokëdhima in Himari – Qeparo direkt am Meer

The Himara Community and Coastal Association : Himara and the Ionian Coastal territory, is control
Berisha government approved the strategic Development Plain of Himara Region , but in fact its territory, does not controlled by the state, but by the Albanian mafia groups and clans, using paramilitary units formalized as “ private police effectively „ Two official associations,that of the fall of communism, are fighting for the legitimate rights of the Ionian Coast Region and in particular of Himara Region. The Himara Community and The Coastal Association, have come in commoner conclusions, alarming that the region is heading towards breaking the ethnic balances as a result of missing of control by the Albanian State and re-forcing officially by the Albanian Mafia.

Ein Gedanke zu „Gefälschte Grundstücks Dokumente durch den Buergermeister: Jorgo Goro : Klientel Politik fuer: Paskal Nesturi (Ex- Sprecher der Generalstaatsanwaeltin Ina Rama)“

  1. SP Kandidat fuer das Parlament in 2013, denn man braucht viel Geld um sich eine Kandidatur zukaufen.
    Altin Ago ehemaliger ZVRPP Grundstuecks Kompensations Direktor von Elbasan, war Mitglied im Berisha Verbrecher Club der gefaelschten Grundstuecks Urkunden.

    Er wurde wie ueber 100 Verbrecher rund um Grundstuecks Direktoren verhaftet, aber sofort nach einem Tag, durch korrupte Richter freigelassen.

    Mit Ausnahme im Falle des Vasil Hila Skandales in Durres, gab es nie Haft Strafen, sondern Alle kamen fuer Bestechungsgeld frei.
    Diesmal hat ihn die Elbasan Staatsanwaltschaft frei gelassen, ebenso die Mitangeklagten Kollegen: Mentor Tola dhe juristja Alba Pajova

    20.09.2015
    Prokuroria ka urdhëruar lirimin e ish- kreut të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, Altin Ago si dhe inxhinierit dhe juristes në këtë institucion, të cilët u arrestuan dy dit�…

    19.09.2015
    Policia e Elbasanit ka arrestuar tre zyrtarë të Hipotekës së Elbasanit pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe për tjetërsim të pronave. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Hipotekës…
    18.09.2015
    ELBASAN – Ish-kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, inxhinieri dhe juristja e këtij institucioni përfunduan në pranga për shpërdorim detyre. 37-vjeçari Altin Ago, ish-d…

Schreibe einen Kommentar