Fatos Klosi: nennt Adriatik Llalla einen Kamikaze General Staatsanwalt des Salih Berisha

Der Chef der Italienischen Mafia besuchte gerade die Null Nummer der Albaner Mafia: Adriatik Llalla, der sich General Staatsanwalt nennt und Nichts tut. Wir haben schon vor 2 Jahren deutlich berichtet, das Adriatik Llalla eine Fehl Besetzung ist und direkt von der Albaner Mafia installiert wurde.
Auch rund um die Morde des Konstatin Xhuvani, gibt es den nächsten Skandal um die Staatsanwalt, weil am 25. April 2014, K.Xhuani in Gjorokastre, 3 Personen mit der Waffe bedrohte und Nichts geschah. Die Zeugen Aussagen, wurden wie immer nachträglich gefälscht, das Verfahren eingestellt.

Also muss eine neue PR Show gemacht werden das man aktiv wird.

Adriatik Llalla, hat prominente Verhaftungen für Oktober erneut versprochen u.a. in Durres, und Nichts geschah. Nun versprach er in einer TV Show sogar die Verhaftung von aktuellen Ministern, ebenso von Ex-Ministern, was wohl die neueste Rund der Comedy Show der Albaner Justiz ist, wobei der Justizmnister Nasic Naco, sich sowieso bei der Prominenz der Kriminellen und den Mafia Clans herum treibt.

Spartak Ngjela, hat sogar Straf Anzeigen gegen Adriatik Llalla gestellt, weil er Ankündigungen ständig macht, die er selbst nicht ernst nimmt und die Bevölkerung dauernd täuscht. S.Ngjela, über den von der Albaner Mafia installierten General Staatsanwalt und Präsidenten.

Die Situation ist im Kosovo, Afghanistan, Irak usw.. immer die Selbe. Die Justiz ist unerwünscht, weil die hoch dotierten der UN, EU, US, OSCE wegfallen würden und illegale Geschäfte, wie Drogen, Waffen Handel auch nicht mehr profitabel für die Internationalen sind. Allgemein bekannt, auch bei Bundeswehr Offizieren, das gewissen Leute ein „Schwarzes Loch“ in jeder Region brauchen, für ihre Geschäfte. Und so verschwinden spurlos, Jahr für Jahr Milliarden überall in der Welt, wenn die Aufbau Mafia kommt.

Interviev von Adriatik Llalla, wo er sogar die Verhaftung von Ministern, Ex-Ministern ankündigt.

Grundlage: Gesetze muss man nicht mehr kennen, wie es in den Internationalen Berichten auch steht.
Selbst die US Department of State Reports sprechen nur von …. “Many judges issue rulings that do not appear to have any basis in law or fact…”

Die Antwort folgt sofort durch den serösen früheren Geheimdienst Chef: Fatos Klosi: er nennt den General Staatsanwalt Adriatik Llalla einen Kamikaze General Staatsanwalt.

Arrestimi i ministrave, prononcohen deputetët: Llalla kamikazi i Berishës, show për të mbuluar grabitjet e familjes dhe të Bankës së Shtetit

Arrestimi i ministrave, prononcohen deputetët: Llalla kamikazi i Berishës, show për të mbuluar grabitjet e familjes dhe të Bankës së Shtetit
Deklarata e kryeprokurorit Adriatik Llalla, se ka marrë nën hetim ministra të qeverisë “Rama” dhe ish-ministra të kabinetit “Berisha”, ka zënë në befasi mazhorancën qeverisëse. Teksa pritej zbulimi i ministrit që do të arrestohej, shumica në pushtet mendon se pas kësaj deklarate fshihet diçka tjetër. Deputetë të Partisë Socialiste e kanë konsideruar…

Lexo të plotë

Rhetoric Staatsanwalts Anwaltschaft und Institutionen: “We have made several reports, but no one does anything”

Justiz die nicht existiert und man macht mit General Staatsanwalt Llala, nur noch in der Rhetoric weiter.

TV vom Juli 2013, mit dem leeren Geschwafel von Adriatik Llalla.

Grundlage: Gesetze muss man nicht mehr kennen, wie es in den Internationalen Berichten auch steht.
Selbst die US Department of State Reports sprechen nur von …. “Many judges issue rulings that do not appear to have any basis in law or fact…”

Und so funktioniert das Albaner – Mafia System der Politik! zur aktuellen Umtrieben der Albanischen Politik Mafia, rund um den Dick Marty Report

dessen Justizsystem Norbert Mappes-Niediek 2002 [extern] wie folgt beschrieb: “Wenn Kriminalität überhaupt bekämpft wird, dann von der jeweils gegnerischen Bande, die sich gerade die Kontrolle über die Staatsorgane gesichert hat”.

http://www.heise.de/tp/r4/artikel/33/33867/1.html

 

Llalla: Maximal punishment of domestic crimePG: Integrity and professionalism for prosecutors

Fotos eines Mafia Richters in Albanien: Besnik Hoxha

Residents in conflict for illegal construction“We have made several reports, but no one does anything”

Die dubiosen Vermögens Erklärungen auch des General Staatsanwaltes Adriatik Llala , wie des Geheimdienst Chefs waren eine Schlagzeile wert. Adriatik Llalla der Nichts macht, viel für Oktober versprach und Nichts geschah erneut. In 2 Jahren, hat er nicht einen einzigen Gross Drogen Dealer zur Anklage gebraucht, keine Verurteilungen von Politikern, Bürgermeistern, oder Waffen- und Frauen Händler. Man ist im Balkan, wo die Justiz der Schutzherr der kriminellen Clans ist und auch Ermittlungs Ergebnisse weiter verkauft, oder Beweise vernichtet.

Der neue Anti Mafia Chef Xhorxhio Riformato, aus Italien besucht den General Staatsanwalt Adriatik Llalla, wobei die Vorgänger über viele Jahre hinaus, ziemlich verärgert waren mit den Berisha Polizei Chefs, welche Befehle der General Staatsanwaltschaft nicht ausführten und nun mit Adriatik Llalla, weil das wohl die grössten Witz Figur der Welt ist, welche sich General Staatsanwalt nennt.

Çfarë kanë deklaruar si pasuri Ajazi – Llalla

Postuar më: 2 Nëntor, 2014 tek Kopertina

1

Berisha shpërbleu kreun e SHISH me kredi të butë

Erion Habilaj-Jetesa në Kanada duket se i ka siguruar jetesën ekonomike në Shqipëri kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Gazeta “Dita” ka siguruar deklaratën zyrtare të pasurisë të numrit një të inteligjencës shqiptare për vitin 2014, ku figuron se është aksioner në disa kompani të ndryshme. Por, ajo që konstatohet, është se si Visho Ajazi Lika, ashtu edhe dy fëmijët e tij, kanë marrë kredi në shuma të konsiderueshme. Sipas deklaratës së dorëzuar në ILKDP në mars të këtij viti, Visho Ajazi Lika rezulton se ka investuar në Fondin e pensionit të një kompanie të huaj IQOR. Shuma e investuar në këtë kompani arrin në 66.5 mijë dollarë kanadezë, ose rreth 60 mijë dollarë amerikanë.  Kreu i shërbimit informativ ka investuar edhe një kompani të dytë, “RRSP-RBC Direct Investing Inc”. Fillimisht Ajazi ka depozituar shumën 21.9 mijë dollarë kanadezë (1 cad – 99 lekë) dhe më pas ka shtuar në këtë kompani edhe shumën prej 33. 4 mijë dollarë të tjerë kanadezë. Në deklaratën e këtij viti të pasurisë, rezulton se kapitali i vendosur nga kreu i shërbimit informativ është tepër i kënaqshëm. Me të ardhurat e siguruara, ai i ka investuar sërish ato në një kompani tjetër, “TFSA-RBC Direct Investing Inc”. Ashtu si në kompaninë e mëparshme, edhe në këtë rast, Ajazi ka depozituar njëherë rreth 7 mijë dollarë kanadezë dhe më pas rreth 14.4 mijë dollarë amerikanë. Në total, investimet në kompani arrijnë në rreth 128 mijë dollarë. Kreu i shërbimit Informativ Shtetëror duket se është mjaft kursimtar, duke kursyer të ardhurat nga paga, si dhe honoraret. Gjatë këtij viti, kreu i SHISH ka mundur që të depozitojë pranë një prej bankave të nivelit të dytë rreth 722 mijë lekë. Të ardhurat e deklaruara nga Visho Ajazi duken se janë ato që lidhen me detyrën që ai ushtron aktualisht si Drejtor i SHISH, për periudhën janar-dhjetor 2013, të cilat arrijnë në 1.9 milionë lekë të rinj. Duket se Visho Ajazi ka përfituar edhe nga programi Brain Gain, shumë prej 400 mijë lekësh.

Kredia

Pas ardhjes në Shqipëri, Berisha është kujdesur që të ndihmojë për strehim ish-nëndrejtorin e SHIK-ut të kohës së Gazidedes duke i dhënë një kredi me interesa të lehtësuara. Në shtator të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika t’i japë një kredi me interes të ulët rreth 4 për qind. Shuma e marrë nga Visho Ajazi ishte 5 milionë lekë të rinj, me të cilat ka blerë një apartament banimi në rrugën “Besim Alla”, të cilën do ta shlyejë brenda 30 viteve me një këst mujor 25 mijë lekë në muaj. Deri në plotësimin e deklaratës së depozituar në ILDKP, Ajazi deklaron se ka shlyer vetëm 300 mijë lekë, ndërsa ka ende një borxh prej 4. 8 milionë lekësh. Aktualisht, qeveria vendosi që të rishikonte fondin e atyre që kanë përfituar kredi me interesa të buta pasi borxhi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga abuzimi me kreditë e buta arrin në 288 milionë lekë. Janë 145 zyrtarë që kanë përfituar kredi në shkelje të ligjit. Për zyrtarët e nivelit të lartë gjenden vetëm kontrata e kredive dhe asnjë dokument tjetër. Përfituesit kanë qenë zyrtarë të lartë dhe punonjës të administratës “Berisha”. Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale janë trajtuar me kredi të buta. Në listën e përfituesve janë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë të Bujqësisë, Ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Prokurimeve etj. Në shkurt të këtij viti, Qeveria vendosi dhe që të shfuqizonte VKM-në nr. 600 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civil të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë” dhe çdo akt tjetër nënligjor i nxjerrë në zbatim të tij. Ministrja Gjermeni do të deklaronte se me këtë vendim nuk do të trajtohen më në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e shtetit.

Fëmijët e zhytur në kredi

Djali i Visho Ajazit rezulton se është i apasionuar pas motorëve. Në vitin 2009, ai ka blerë një motor rreth 4 milionë lekë, edhe pse ka një kredi bankare ende të papërfunduar në shumë rreth 100 mijë dollarë kanadezë, ose 98 milionë lekë. Të ardhurat e tij gjatë vitit 2013 kanë qenë rreth 50 mijë dollarë kanadezë, ndërsa ka përfituar nga shitja e pjesës së tij në një biznes shumën 12 mijë dollarë kanadezë. Edhe vajza e Visho Ajazit rezulton se ka një kredi në shumë 110 mijë dollarë, ndërkohë që të ardhurat e deklaruara prej saj nga paga janë 20 mijë dollarë amerikanë.

Kredia

Në shtator të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika t’i japë një kredi me interes të ulët rreth 4 për qind. Shuma e marrë nga Visho Ajazi ishte 5 milionë lekë të rinj, me të cilat ka blerë një apartament banimi në rrugën “Besim Alla”, të cilët do ta shlyejë brenda 30 viteve me një këst mujor 25 mijë lekë në muaj.

llalla lika (1)2 Ganoven unter sich: Ajazi der Pseudo Geheimdienst Chef  Visho Ajazi Lika, – real führt er im Stile des Berisha: ein kriminelles Kartell von Idioten an und der General Staatsanwalt Adriatik Llalla.

shis Albania

Die wikileaks Cables aus 2007, sprechen deutliche Worte

Beide stehen für Null Ermittlung, Null Wissen und der Geheimdienst Chef, hat sogar wie der Dumm Ganove Bykylbashi, einen Kredit für Sozial Wohnungen erhalten.

Familja e Prokurorit të Përgjithshëm me “over-draft”

 Viti që lamë pas duket se ka qenë një vit i vështirë ekonomikisht edhe për familjen e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pasuria e tij gjatë vitit 2013, për të cilët ka qenë i detyruar që të bëjë edhe deklarimin zyrtar, ka ardhur duke u tkurrur. Në deklaratën e pasurisë të depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, rezulton se kryeprokurori nuk ka asnjë llogari bankare në shuma të konsiderueshme. Ndonëse është Prokuror i Përgjithshëm, familja e tij nuk ka shlyer ende një overdraft të marrë në një prej bankave. Nga të dhënat rezultojnë se kreu i organit të akuzës në vendin tonë, posedon rreth 960 mijë lekë në një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë, ku vetëm gjatë vitit 2013 ka mundur që të kursejë 786 mijë lekë nga paga. Ndërsa bashkëshortja e tij, është detyruar që të marrë një “over-draft” në tetor të vitit të kaluar në shumën 124 mijë lekë. Gjithashtu, familja e kryeprokurorit ka mbyllur edhe një llogari rrjedhëse në bankë në shumën 580 mijë lekë. Aktualisht gjendja cash e familjes së Adriatik Llallës është 500 mijë lekë të cilat janë kursyer nga të ardhurat nga paga. Të ardhurat e vetme të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, janë  vetëm ato që vijnë nga paga. Të ardhurat e tij personale nga puna si Prokuror i Përgjithshëm për vitin 2013, arrijnë në 2 milionë lekë, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si mjeke në Drejtorinë Spitalore pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kanë qenë 533 mijë lekë. Para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla ka qenë për disa vite në krye të ILDKP-së.

 

 “Dhuratat” që duhet të deklarojnë zyrtarët

Ligji për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, detyron zyrtarët e lartë publikë të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të interesave private, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare.

Zyrtarët janë të detyruar që të deklarojnë: a) pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; b) pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë; c) sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë; ç) vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; d) vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj; dh) detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj; e) të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale; ë) licencat dhe patentat që sjellin të ardhura. f) dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale. Nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk e kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi; g) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim; gj) interesa privatë të subjektit, që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga marrëdhëniet familjare apo të bashkëjetesës; h) çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit.

 

Zyrtarët që duhet të deklarojnë pasurinë

Mbartin detyrimin për deklarim periodik në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministra. Nga ky detyrim i ligjit, nuk shpëtojnë as njerëzit e drejtësisë si gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.  Deklarimin do të duhet ta bëjnë edhe prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve.

Detyrimin për të bërë publike pasurinë e kanë dhe zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, prefektët, nënprefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, kryetarët e bashkive, të njësive bashkiake dhe të komunave.

Ligji ngarkon për të bërë publik pasurinë, drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror, drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore. Edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit do të duhet të bëjnë deklarimin pranë ILDKP-së. Drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive dhe shefat e sektorëve, (komisariateve) në qendër, rrethe e rajone, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave dhe nivelet drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave mbartin detyrimin që të bëjnë publik të ardhurat e tyre. Nga ligji nuk shpëtojnë as zyrtarët e administratës doganore dhe tatimore, që merren me mbledhjen e të ardhurave doganore ose tatimore, me përjashtim të zyrtarëve të administratës tatimore të qeverisjes vendore; drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë;  zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj; drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku si dhe drejtuesit e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë.

Këto deklarata Kreu i Përgjithshëm i policisë i bëri nga Vlora ku përgëzoi efektivët e kësaj drejtorie per operacionet e suksesshme të 48 orëve të fundit dhe u kërkoi drejtuesve të policisë së qarkut vlore, të evidetojnë efektivët për dhënien e shpërblimit.

Prokurori i Përgjithshëm firmos një marrëveshje me kreun e Antimafias italiane

Mes Italisë dhe Shqipërisë do të ketë njësi të përbashkëta hetimore që do të hetojnë krimin e organizuar dhe asete kriminale. Kjo është bërë e ditur sot nga dy drejtuesit e larte te akuzës se dy vendeve kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të antimafias italiane Franko Roberti të cilët nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi. “Natyrisht, bashkëpunimi dhe ndihma e autoriteteve italiane është një ndihmesë të madhe në përballimin e kësaj sfide për Shqipërinë. Aktualisht, prokuroria është e fokusuar në hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtarinë kriminale. Është rritur së tepërmi nga viti në vit numri i konfiskimeve të pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare të personave dhe grupeve të përfshirë në krimin e organizuar. Nga ana tjetër, autoritetet hetimore e kanë të qartë se për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, ai duhet goditur në burimin financiar. Italia ka një përvojë shumë të rëndësishme në këtë drejtim dhe ka shërbyer edhe si orientim për institucionet shqiptare”. Takimi është shfrytëzuar edhe për diskutimin e çështjeve konkrete qe janë nen hetim nga prokuroria e krimeve te renda dhe një prej te cilave është edhe trafiku i drogës me avion ku ndodhet i arrestuar edhe piloti Italian Xhorxhio Riformato.

Die Witz Figur Adriaktik Llalla, Generalstaatsanwalt in Albanien hat sich inzwischen zur lächerlichsten Justiz Nummer der Welt hoch gearbeitet und es gab, schon vor über einem Jahr kritische Artikel über ihn, weil er jede Anklage verweigert, auch keine Anklagen, rund um Geldwäsche, Politiker, Gross Drogen Bosse führt. Schutzherr der Albaner Mafia, identisch wie der Justiz Minister Nasic Nako, der direkt ebenso aus der Albaner Mafia kommt und aktiver Teil schon als Staatsanwalt in Durres war.
Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime të ministrave të Ramës dhe ish-ministrave të Berishës, vrasja e Santos drejt zbardhjes, vjedhja në Bankë shumë më e madhe
Kam nën hetim ministra dhe zëvendësministra të qeverisë “Rama”. Kjo është deklarata befasuese dhe bombë e kryeprokurorit, Adriatik Llalla, i cili pasi ka mbyllur dosjet e ish-ministrave, drejtorëve dhe familjarëve të Sali Berishës, ka pohuar dje se ka marrë nën hetim anëtarë të qeverisë aktuale. Kryeprokurori pohoi dje se ministra të qeverisë “Rama” janë nën hetim për abuzime në lidhje me detyrën. Llalla shtoi se hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa tha se nuk dëshironte të jepte detaje të tjera. Por, Llalla ka befasuar më tej teksa tha se vrasja e bosit të bankave dhe mediave Artan Santo, që tronditi opinionin publik, politikën, botën e biznesit dhe shtetin shqiptar, është drejt zbardhjes. Për herë të parë, Llalla ka bërë me dije edhe pistën kryesore të hetimeve. Ai pohoi se, pista kryesore lidhet me transaksionet e dyshimtat financiare të bankës që drejtonte Artan Santo. Kryeprokurori Llalla shtoi se ka një intensitet hetimesh për zbardhjen e vrasjes së profilit më të lartë shoqëror në Shqipëri. Më tej, duke u ndalur, tek vjedhja e Bankës së Shqipërisë, Llalla pohoi se ka dyshime se vjedhja mund të jetë më e madhe se sa shuma e arritur. Ai shtoi se hetimet në Bankën e Shqipërisë vijojnë me intensitet. Llalla sqaroi edhe arsyet se pse nuk e ka informuar Berishën dhe Nishanin për arrestimin e Ardian Fullanin. Duke u ndalur tek përgjimet, Llalla ka pohuar se kreu i SHISH mund të ketë kryer përgjime të përligjshme të krerëve të politikës.

– A keni në dosjet tuaja hetimet për zyrtarë të lartë të qeverisë së sotme?

Kemi dosje të zyrtarëve të lartë. Në nivel ministrash dhe ish-ministrash. Po hetojmë edhe ministra të qeverisë aktuale.

– Po më thoni që keni një procedim penal ndaj një ministri aktual të qeverisë?

Hetimet kanë lidhje me detyrën dhe një aktivitet aktual për çështje që nuk mund të japim detaje të mëtejshme. Mbetet që të themi vetëm emrin. Normalisht hetimet kanë lidhje me detyrën. Kanë lidhje për aktivitet aktual. Çështja është ende në fazat e para të hetimit dhe nuk mund të jap detaje.

-Ju kishit çështjen Imami dhe ju e pushuat atë…

Sa i përket Imamit është një çështje që ka patur interesim të madh, por dua të theksoj që askush nuk mund të ndëshkohet pa prova. Në rastin e z. Imami u kryen hetimet dhe prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale dhe për këtë rasti është bërë publik, si për subjektin kallëzues ashtu edhe për publikun për dosjen e shpërdorimit të detyrës.

-Raportet tuaja me Metën? Në këtë studio ai i bëri një mbështetje të qëndrueshme ish-Guvernatorit Fullani, ndërsa një pjesë e madhe e zyrtarëve të arrestuar nga prokuroria janë anëtarë të LSI-së. Në këtë pjesë Meta u tregua i qartë kur dha mbështetjen për prokurorinë.

Me Kuvendin kemi bashkëpunim korrekt institucional ndërsa për pjesën tjetër mund të them që organi i akuzës nuk sheh në asnjë rast nëse personi i përket një force politike, por nëse ka shkelur ligjin ose jo.

-Bëri shumë bujë publikimi i videos ku shihen dy deputetët socialistë që godasin deputetin demokrat.

Rasti konkret është filluar mbi bazën e kallëzimit dhe prokuroria bëri veprimet e duhura hetimore në përfundim që të dy deputetët kishin goditur për shkak të detyrës deputetin tjetër. Bërja publike është bërë në përfundim të hetimeve ku rezultoi që deputeti është goditur për shkak të detyrës.

-Po mund ta kenë goditur për një tjetër motiv. Mund të jenë sharë, se ne shqiptarët jemi gjaknxehtë, si incidenti juaj me prokurorin Hajdari në mbledhjen e prokurorëve.

Ka patur situatë të pakëndshme të ndodhur në atë takim, por jo e shoqëruar me atë që thuhet në publik. Nuk kam konstatuar që të ketë një interes politik për t’u marrë me rastin në fjalë, aq më tepër që prokuroria ka në shqyrtim dhe merret me hetime tepër të rëndësishme hetimore ku priten rezultate konkrete nga puna jonë.

-Keni deklaruar se keni dosje që trondisin të ardhmen e vendit, mund të thoni më shumë?

Punojmë çdo ditë në këtë drejtim për të mbledhur fakte, prova në ngarkim të personave të dyshuar si elementë të veprave penale, të krimit të organizuar, pastrim produktesh penale dhe vepra të tjera që përbëjnë pengesë drejt anëtarësimit në BE. Lufta ndaj krimit të organizuar është një sfidë dhe besoj që do të kemi sukses.

-Si janë raportet me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe drejtuesin e tij Visho Ajazi?

Janë korrekte. Prokuroria ka marrëdhënie korrekte me të gjitha institucionet e tjera shtetërore.

-Ka patur publikime për aktivitetin e SHISH për përgjime të paligjshme. A ka mundësi që SHISH të ketë përgjuar persona me imunitet, përfshirë kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e opozitës pa dijeninë tuaj dhe si mund të ketë ndodhur kjo?

Duke u nisur nga mënyra se si realizohet një përgjim, dua të theksoj faktin që çdo proces përgjimi nis me kërkesën e SHISH që bëhet për arsyen e përcaktuar në ligj. Çdo kërkesë e tyre paraqitet tek prokurori për t’u marrë në shqyrtim. Të gjitha rastet vendosin pas shqyrtimet, mjaft raste janë në proces përgjimi. Për rastin konkret prokuroria shqiptare nuk ka të dhëna konkrete që janë përgjuar zyrtarë të nivelit të ndryshëm. Ajo që është problematike dhe ne kemi kërkuar rregullim ligjor është fakti që pas dhënies së miratimit nga ana jonë, SHISH nuk është i detyruar të vendosë të dhënat për prokurorinë. Kjo problematikë kemi propozuar që kuvendi të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore.

-Ju po thoni që Sokol Balla ka një veprimtari të paligjshme dhe të përgjohet. Befas në bisedë rezulton Rama, Meta, Basha kjo i mundëson SHISH që përmes një personi të tretë të përgjojë zyrtarë të lartë?

Kjo është e pakufizuar nga ana ligjore. Kjo mund të ketë ndodhur.

-Ka patur abuzim nga SHISH në këtë drejtim?

Rasti konkret ka qenë në komisionin parlamentar që ka arritur në përfundimet konkrete.

-A është provuar se Xhuvani ka marrë armën dhe ka qëlluar 4 persona?

Ai ka qëlluar dy persona. Nga të dhënat e hetimit rezulton se dy të tjerët kanë vdekur në mënyrë aksidentale.

-Thuhet se ka pasur edhe një armë tjetër…

Ka dyshime.

-Po lajtmotivi i ngjarjes?

Debatet kanë lindur pasi i akuzuari u ka kërkuar drogë dy personave dhe më pas konflikti është përshkallëzuar.

-Ai kreu 9 muaj burg. Si ka mundësi që një individ i tillë u la i lirë kaq shpejt?

Është një çështje që ka kaluar të gjitha fazat e hetimit dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe është marrë ai vendim.

-Ku janë hetimet e vrasjes së bankierit Santo, një ngjarje e rëndë e ndodhur në qendër të Tiranë?

Hetimet e prokurorisë vazhdojnë me intensitet të lartë duke kërkuar mirëkuptimin tënd nuk mund të jap më tepër detaje për këtë ngjarje. Po ka mjaft pista ku dyshohet dhe që priten rezultate konkrete.

-Thoni që ka disa pista, ku dyshoni?

Çështja është në fazë hetimi. Është një ngjarje e rënde dhe problematikat që shoqërojnë ngjarjen dhe pozicioni i Santos në një bankë të rëndësishme. Ka transaksione….

-Do ketë përfundim të shpejtë?

Besoj se po.

-Shumë pak veta e besojnë që keni qenë ju që keni vulosur arrestimin e Fullanit…

Çështja e Guvernatorit dhe vjedhjes së bankës është një ngjarje e rëndë, një hetim pritshmëria për të cilin është tepër e lartë. Hetimet kryhen me intensitet nga Task Forca e Prokurorisë së Tiranës. Masën e gjykon prokurori që merret me hetimin, kërkesa e prokurorit është miratuar nga gjykata e shkallës së parë, pavarësisht se hodh poshtë më pas.

-Keni firmosur arrestimin e Fullanit?

Çështja është në hetim, në rastin konkret, në këto rrethana gjykoj të tepërt për të diskutuar përfshirjen time ose jo në rastin konkret. E rëndësishme është fakti që prokuroria ka kryer hetime intensive në këtë ngjarje dhe pjesa më e madhe e personave që kanë kryer këtë ngjarje, zbuloi në kohë rekord pjesën më të madhe të të dyshuarve që sot janë të pandehur. Hetimet vazhdojnë për të tjerë persona si Fullani dhe Golemi.

-Askush nuk e besonte që Prokurori i Përgjithshëm të ndërmarrë një veprim të tillë dhe të mos njoftojë presidentin dhe kryeministrin, askush dhe pyetja tjetër a keni patur presion për lirimin e tij, presion politik?

Në një shtet demokratik çdo institucion duhet të përmbushe në mënyrë korrekte detyrimet e tij kushtetuese. Në asnjë dispozitë kushtetuese prokurori nuk duhet të japë sqarim për institucionet e tjera.

-Është arrestuar natën, mund ta kishit arrestuar ndryshe?

Për ne e rëndësishme ishte marrja e mandatit të gjykatës, pjesa tjetër kryhet nga policia.

-Dëmi është më i madh se aq?

Është një çështje për t’u hetuar që dëmi mund të jetë edhe më i madh se aq. Çështja vazhdon.

-Berisha deklaroi se arrestimi i Fullanit është bërë kur ju nuk keni qenë në Shqipëri. Interpretimet janë që fakti që ikët në ato momente së bashku me kryeministrin Rama për të treguar që bëhet fjalë për një aksion të mirëplanifikuar nga ana politike?

Duhet të theksoj faktin që kam marr përsipër të përmbush këtë detyrë dhe nuk druhem dhe për ta përmbushur atë në mënyrën më korrekte të mundshme. Ndodhesha jashtë Shqipërisë për punë dhe të gjitha aludimet janë konspirative me rastin konkret.

Adriatik Llalla

Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime të ministrave të Ramës dhe ish-ministrave të Berishës, vrasja e Santos drejt zbardhjes, vjedhja në Bankë shumë më e madhe

Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime të ministrave të Ramës dhe ish-ministrave të Berishës, vrasja e Santos drejt zbardhjes, vjedhja në Bankë shumë më e madhe
Kam nën hetim ministra dhe zëvendësministra të qeverisë “Rama”. Kjo është deklarata befasuese dhe bombë e kryeprokurorit, Adriatik Llalla, i cili pasi ka mbyllur dosjet e ish-ministrave, drejtorëve dhe familjarëve të Sali Berishës, ka pohuar dje se ka marrë nën hetim anëtarë të qeverisë aktuale. Kryeprokurori pohoi dje se ministra të qeverisë “Rama” janë nën hetim për abuzime në lidhje me detyrën. Llalla shtoi se hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa tha se nuk dëshironte të jepte detaje të tjera. Por, Llalla ka befasuar më tej teksa tha se vrasja e bosit të bankave dhe mediave Artan Santo, që tronditi opinionin publik, politikën, botën e biznesit dhe shtetin shqiptar, është drejt zbardhjes. Për herë të parë, Llalla ka bërë me dije edhe pistën kryesore të hetimeve. Ai pohoi se, pista kryesore lidhet me transaksionet e dyshimtat financiare të bankës që drejtonte Artan Santo. Kryeprokurori Llalla shtoi se ka një intensitet hetimesh për zbardhjen e vrasjes së profilit më të lartë shoqëror në Shqipëri. Më tej, duke u ndalur, tek vjedhja e Bankës së Shqipërisë, Llalla pohoi se ka dyshime se vjedhja mund të jetë më e madhe se sa shuma e arritur. Ai shtoi se hetimet në Bankën e Shqipërisë vijojnë me intensitet. Llalla sqaroi edhe arsyet se pse nuk e ka informuar Berishën dhe Nishanin për arrestimin e Ardian Fullanin. Duke u ndalur tek përgjimet, Llalla ka pohuar se kreu i SHISH mund të ketë kryer përgjime të përligjshme të krerëve të politikës.

Friday, November 7, 2014 – 07:56
– See more at: http://www.sot.com.al/politike-intervista/kryeprokurori-llalla

 

Aktuelle Geldwäsche Artikel und die Generalstaatsanwalt unternimmt Nichts. Man schickt 1,5 Millionen € von Griechenland an eine Tirana Bank und Nichts geschieht. Weder in Griechenland, noch in Albanien.

Greqi. Shqiptari, një milion e gjysmë euro evazion

 0  68  68
•Dyshohet se pas aferës është mafia apo konspiracion i lojërave të fatit
DURRËS, 6 nëntor 2014 –  Një shqiptar transferon 1.5 milion euro nga Athina në Tiranë pa deklaruar burimin e këtyre parave.
Antikrimi financiar i Greqisë (SDOE) ka zbuluar 38 raste transfertash me vlerë mbi 5 milionë euro secila dhe 15 raste të tjera transfertash me vlerë më shumë se 1 milion euro secila, të cilat janë dërguar në bankat jashtë vendit nga persona, të cilët kanë deklaruar të ardhura të zero, njofton portali grek anglishtfolës  greekreporter.com.
Skuadra e luftës kundër krimit financiar e Greqisë (SDOE) zhvilloi hetime lidhur me rritjen e papritur të papërligjur në aktivet e mjekëve, avokatëve, pronarëve të anijeve, bankierëve, fermerëve etj. dhe ka zbuluar raste fondesh të padeklaruara, që kapërcejnë vlerën e mbi 30 milionë euro.
Në 18 raste shumat me vlerë mbi 1 milion euro janë dërguar nga njerëz të cilët merrnin asistencë papunësie nga shteti.
Janë miliona euro të gjetur në llogari të ndryshme, si dhe transferta të dyshimta që nuk mund të përligjen.
Mes tyre që ka “kapur” SDOE-ja është rasti i një kontraktuesi shqiptar, i cili kishte dërguar 1.5 milion euro  në Tiranë, por nuk mund të justifikojë burimin e parave.
SDOE-ja beson se pas kësaj shume të madhe mund të fshihet mafia shqiptare apo konspiracion i lojërave të fatit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

– See more at: http://www.durreslajm.com/aktualitet/greqi-shqiptari-nj%C3%AB-milion-e-gjysm%C3%AB-euro-evazion#sthash.8cFVRw2c.dpuf

Albaniens Justiz ein Trauer Spiel, denn die Richter, die Justiz Minister wünschen keine Justiz, wie der Ex-Leiter der EU Justiz Mission EURALIUS outete, ebenso die Amerikaner.

Faqja kryesore

19 Gedanken zu „Fatos Klosi: nennt Adriatik Llalla einen Kamikaze General Staatsanwalt des Salih Berisha“

  1. Shpresa Becaj und andere Richter versuchten wegen Verleumdung Salih Berisha auch Strafrechtlich zuverfolgen, aber Nichts geschah. Shpresa Becaj, war einmal die höchste Richterin in Albanien. Ebenso andere Verfahren vor dem Obersten Gericht, gewannen die Anzeige Erstatter, aber es erfolgte kein Straf Verfahren gegen Salih Berisha.

    Ja 6 dosjet e Sali Berishës në Gjykatën e Lartë, 4 gjyqtarët që kërkuan ta dënonin dhe hakmarrja ndaj Shpresa Beçajt

    Ja 6 dosjet e Sali Berishës në Gjykatën e Lartë, 4 gjyqtarët që kërkuan ta dënonin dhe hakmarrja ndaj Shpresa Beçajt
    Gjykata e Lartë, e parashikuar në Kushtetutën e miratuar në vitin 1998 si dhe e rregulluar me një ligj të posaçëm në vitin 2000, është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë si dhe gjykata e vetme në Shqipëri, për gjykimin e çështjeve në ngarkim të zyrtarëve të lartë dhe elitës politike. Në Gjykatën e Lartë janë zhvilluar plot 6 beteja gjyqësore për ndëshkimin e Sali Berishës, njeriu që mund të thyejë çdo rekord në Ballkan dhe Evropë për konsumimin e një numri të madh veprash penale, duke filluar që nga shpifja, e parashikuar në nenin 120/2 të K. Penal, deri tek falja e territoreve, tradhëtia kombëtare, vrasjet në bulevard, spiunazhit, kanosjes, rrëmbimeve, reprezaljeve, nxitjes së trazirave, korrupsionit të ngritur në sistem, përvetësimit të pasurive publike etj. Gjithsesi, për Sali Berishën janë referuar 6 kallëzime penale në Gjykatën e Lartë. Për përfundimin, nuk ka surpriza. Kjo gjykatë, rezulton se ka shpëtuar Sali Berishën gjashtë herë nga dënimi me gjobë dhe me burg. Por, katër janë heronjtë e Gjykatës së Lartë që kanë kërkuar dënimin dhe ndëshkimin e Sali Berishës për shpifje, moskallzim krimi dhe shpërdorim detyre. Ata janë Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Shpresa Beçaj dhe Andi Çeliku. Më i guximshmi rezulton anëtari Andi Çeliku, i cili ka pasur mendim ndryshe nga shumica, gjatë shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj Sali Berishës, të bërë nga ish-nëndrejtori i ALUIZNI-t, Sokol Hasani. Ish-kryeministri akuzohej për shpërdorim detyre dhe moskallzim krimi, ku nëse shpallej fajtor, rrezikonte deri në 10 vite burg. Ndërkaq, jo më pak e guximshme rezulton ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Zonja Beçaj ka mbështetur ankimin e kryeministri Edi Rama në datë 01.07.2011, i cili asokohe ankohej kundër vendimit të prokurorisë për mosfillimin e proçedimit penal ndaj Sali Berishë, për kryerjen e veprave penale „Shpifjes për shkak të detyrës“. Ndryshe nga Arjana Fullani, Gani Dizdari, Fatos Lulo dhe Medi Bici, të cilët e rrëzuan kërkesën e Ramës, zonja Beçaj ka pasur një mendim ndryshe. Ajo ka qenë e mendimit se Berisha duhej ndëshkuar për shpifje për shkak të detyrës.
    Hakmarrja e Berishës
    Shfaqja e një mendimi ndryshe sa i takon fajësisë së Sali Berishës për lëshimin e shpifjeve dhe akuzave pa doganë, ndaj kundërshtarëve politikë, i ka kushtuar shtrenjtë ish-kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj. Hakmarrja e Sali Berishës mbi zonjën Shpresa Beçaj ka qenë mizore dhe e paprecedentë. Sali Berisha angazhoi dhe vuri në rresht kreun e shtetit, Bujar Nishanin, ish-zëvendësin e tij në KLD, Elvis Çefën dhe shumicën e tij në KLD, për të mbyllur çdo shteg për zonjën Beçaj që të mos kthehej në gjyqësor. Madje, bllokada politike për zonjën Beçaj, pasuar me bllokadën për Ina Ramën, ishte arsyeja kryesore e Kuvendit që largoi dy beniaminët e Berishës nga Këshillit i Lartë i Drejtësisë.
    Betejat kundër Berishës
    Betejat gjyqësore kundër Sali Berishës në Gjykatën e Lartë, kanë nisur në datë 24.05.2010, kur nëna e Edi Ramës, Aneta Rama, kërkoi ndëshkimin me gjobë të ish-kryeministrit për shpifje dhe akuza të pabaza të hedhura në adresë së bashkëshortit të saj. Një rol vendimtar për rrëzimin e padisë së Aneta Ramës ka luajtur zonja Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit. Më pas Berisha është paditur kryesisht për shpifje nga Dashamir Peza, Koço Kokëdhima, Artan Dulaku, Edi Rama etj. Në të gjitha çështjet, Berishën e ka mbrojtur Erinda Ballanca, avokatja që mbrojti edhe pallatin vjehrrit të Bashës.
    6 betejat gjyqësore kundër Sali Berishës dhe vendimet e Gjykatës së Lartë
    Vendimi numër 1, datë 24.05.2010
    -Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga: Arjana Fullani (kryesuese), Ardian Dvorani, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Andi Çeliku.
    -Akuzuese: Aneta Rama, përfaqësuar nga avokat Arjan Salati avokat Eno Bushi.
    -Kundër: Sali Berisha, deputet i dhe kryeministër, përfaqësuar nga avokate Erinda Ballanca.
    – Objekti:Shpifje e kryer botërisht parashikuar në nenin 120/2 të K. Penal.
    -Vendosi: Mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal në dëm të kërkueses Aneta Rama.
    (Ardian Dvorani dhe Majlinda Andrea pro dënimit të Berishës).
    Vendimi numër 2, datë 31.05.2010
    -Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga: Mirela Fana (kryesuese), Aleksandër Muskaj, Ardian Dvorani, Guxim Zenelaj dhe Gani Dizdari.
    -Akuzues: Artan Dulaku, përfaqësuar nga avokati Lin Alia,
    -Kundër: Sali Berisha, deputet i dhe kryeministër, përfaqësuar nga avokate Erinda Ballanca.
    -Akuzuar: Për veprat penale të „Shpifjes“ dhe „Fyerjes“.
    -Vendosi: Pushimin e çështjes që i përket të dëmtuarit Artan Dulaku kundër personit ndaj të cilit është bërë kërkesa Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
    (Ardian Dvorani pro dënimit të Berishës).
    Vendimi numër 3, datë 07.06.2010
    -Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga: Gani Dizdari (kryesues), Besnik Imeraj, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Majlinda Andrea.
    -Akuzues: Koço Kokëdhima, përfaqësuar nga avokat Alban Mësonjësi dhe Herjeta Deliaj.
    -Kundër: deputet i dhe kryeministër, përfaqësuar nga avokate Erinda Ballanca.
    -Objekti: Akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, parashikuar nga nenet 119 e 120 të Kodit Penal Baza Ligjore: Neni 73 i Kushtetutës, neni 58, 59 e vijues, 75/b i K.Pr.Penale, neni 119, 120 i K. Penal.
    -Vendosi: Pushimin e çështjes penale me të dëmtuar akuzues Koço Kokëdhima dhe personit kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim, Sali Berisha.
    Vendimi numër 4, datë 01.07.2011
    -Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga: Shpresa Beçaj (kryesuese), Gani Dizdari, Fatos Lulo, Arjana Fullani dhe Medi Bici.
    -Ankues: Edi Rama (kryetar i Partisë Socialiste dhe kryetar i Bashkisë Tiranë), përfaqësuar nga avokatët Agim Hysi dhe Arjan Salati.
    – Objekti i ankimit: Ankim kundër vendimit të datës 18.11.2010 të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, “Mbi mosfillimin e proçedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit, për kryerjen e veprave penale „Shpifjes për shkak të detyrës“ dhe të „Fyerjes për shkak të detyrës“, të parashikuara nga nenet 240/2 e 239/2 të Kodit Penal, që ka të bëjë me kallëzimin penal nr. 4109, të regjistruar në datë 22.12.2009. Baza Ligjore: Neni 291/2 i Kodit të Procedurës Penale.
    -Vendosi: Mospranimin e ankimit të kallëzuesit Edi Rama ndaj vendimit nr.(s’ka) datë 18.11.2011, të Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e proçedimit penal.
    (Shpresa Beçaj kundër Sali Berishës)
    Vendimi numër 5, datë 16.01.2012
    -Kolegji Penal i Gjykatës se Lartë i përbërë nga: Besnik Imeraj (kryesues), Ardian Dvorani, Ardian Nuni, Guxim Zenelaj dhe Mirela Fana.
    -Kërkues: Dashamir Peza, të përfaqësuar nga avokat Mark Pëllumbi.
    -Kundër: Sali Berisha, përfaqësuar nga avokate Erinda Ballanca.
    -Akuza: Shpifje e bërë botërisht në dëm të të dëmtuarve akuzues, parashikuar nga neni 120§2 i Kodit Penal. Baza Ligjore: Nenet 59, pika 1 dhe 75/b të Kodit të Procedurës Penale; neni 120§2 i Kodit Penal dhe neni 73 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
    -Vendosi: Mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha për veprën penale të “shpifjes” së parashikuar nga neni 120§2 i Kodit Penal.
    (Ardian Dvorani dhe Besnik Imeraj pro dënimit të Berishës)
    Vendimi numër 6, datë 08.10.2012
    -Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga: Aleksandër Muskaj (kryesues), Andi Çeliku,
    Mirela Fana, Majlinda Andrea dhe Medi Bici.
    -Kërkues: Sokol Hasani
    -Kundër: Sali Berisha, përfaqësuar në gjyq nga avokatia Erinda Ballanca.
    -Objekti: Kundërshtimi i vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme datë 18.05.2012 për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë. Baza Ligjore: Neni 292/2 i Kodit të Procedurës Penale.
    -Vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të mosfillimit të procedimit penal, datë 18.05.2012 të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.
    (Andi Çeliku pro dënimit të Sali Berishës). Adriatik Doçi
    Saturday, November 8, 2014 – 10:31

    – See more at: http://www.sot.com.al/politike/ja-6-dosjet-e-sali-berish%C3%ABs-n%C3%AB-gjykat%C3%ABn-e-lart%C3%AB-4-gjyqtar%C3%ABt-q%C3%AB-k%C3%ABrkuan-ta-d%C3%ABnonin-dhe#sthash.aqhI8nu4.dpuf

    1. Mafia Richterin: Majlinda Andrea kassierte 50.000 Euro fuer eine Gerichts Entscheidung fuer gestohlene Grundstuecke in Sarande, was noch sehr billig ist und das Chaos ueberall abrundet.

      Aktualitet Gjyqtarja Majlinda Andrea

      Mori 50 mijë euro, në kërkim
      gjyqtarja Majlinda Andrea
      Gjyqtarja dhe bashkëshorti arratisen
      Bylykbashi: Të korruptuarit në burg Ja kush është gjyqtarja Andrea
      Ja sa pasuri zotëron gjyqtarja
      Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea ka marrë 50 mijë euro, duke dhënë të martën e shkuar një vendim gjyqësor në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët ishin në… VIDEO – See more at: http://shqiptarja.com/home.php#sthash.r4MYPqVL.dpuf

      Korrupsion për çështje prone, pezullohet gjyqtarja e Gjykatës së Lartë

      Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar mbrëmjen e kësaj të shtune rezultatet e një hetimi anti-korrupsion në radhët e drejtësisë, që është kurorëzuar me pezullimin nga detyra të një gjyqtareje të Gjykatës së Lartë dhe arrestimin e bashkëshortit të saj.

      Hetimi për këtë çështje kishte nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale në ngarkim të gjyqtares Majlinda Andrea dhe bashkëshortit Odhise Andrea.

      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2016/07/majlindja_0.jpg

      Nga hetimet ka rezultuar se tre shtetas i kanë paguar gjyqtares 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj.

      Masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë t’i vendoste ato ndaj tyre, por ndërkohë policia ka arrestuar tre të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, ndaj të cilëve është urdhëruar “arrest me burg”.

      Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri, nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

      Deri në fillim të korrikut 2016, kur kjo çështje ishte në fazën e shqyrtimit në Gjykatën e Lartë, Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor të përfundonte në favor të tij.

      Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me bashkëshortin i gjyqtares Andrea, e cila nga ana e saj ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes.

      Kështu ka vijuar afera, në të cilën janë përfshirë edhe shtetasit Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë fiktive në favor të Çabirit dhe më pas është shkuar tek dorëzimi i 50 mijë eurove tek gjyqtarja.

      Ndaj funksionares së Gjykatës së Lartë është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv”, ndërsa ndaj bashkëshortit dhe 3 të dyshuarve të tjerë ajo e “korrupsionit pasiv dhe aktiv të gjyqtarëve”, e kryer në bashkëpunim.

      http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=331330&fundit

  2. Identisch in Spanien, durch die EU Dezentralisierung, wurde eine kriminelle Kaste der Politiker geschaffen.

    Immer neue Korruptionsfälle erschüttern das Land

    Von Hans-Günter Kellner
    ………..
    http://www.deutschlandfunk.de/spanien-immer-neue-korruptionsfaelle-erschuettern-das-land.795.de.html?dram:article_id=301806

    Der Belgische General Staatsanwalt trifft sich mit dem Komiker

    Lalla takim me homologun belg: Bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar mes dy vendeve
    Lalla takim me homologun belg: Bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar mes dy vendeve
    Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës, Frédéric Van Leeuw. Fokus i këtij takimi ishte bashkëpunimi për thellimin e mëtejshëm të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar.

    Llalla i shprehu homologut të tij nga Belgjika gatishmërinë e plotë të prokurorisë shqiptare për të zhvilluar hetime në territorin e Shqipërisë për çdo qytetar shqiptar që dyshohet ose është i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në trafiqe të paligjshme dhe kriminalitet të organizuar.

    Duke e pasur të qartë se numri i emigrantëve shqiptarë në Belgjikë është relativisht i madh, Llalla, theksoi se ekzistojnë mundësitë reale që shtetas të ndryshëm shqiptarë të jenë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që mbajnë lidhje me vendin e origjinës, sidomos në tentativat për të pastruar produktet e veprave penale, pra të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e paligjshme.

    – See more at: http://www.sot.com.al/politike/lalla-takim-me-homologun-belg-bashk%C3%ABpunim-p%C3%ABr-t%C3%AB-luftuar-krimin-e-organizuar-mes-dy-vendeve#sthash.b5yqE7hX.dpuf

  3. Einzige Aufgabe des Generalstaatsanwaltes Adriatik Llalla, Bujar Nishani, Lulzim Basha ist, das man jede Verhaftung und Justiz verhindert.

    Mafia adriatik Llalla
    Spartak Ngjela: Llalla-Nishani-Basha detyrë për të shpëtuar Berishën nga ndëshkimi, deri në janar do ketë përplasje mes të vjetërve të PS dhe qeverisë
    Spartak Ngjela: Llalla-Nishani-Basha detyrë për të shpëtuar Berishën nga ndëshkimi, deri në janar do ketë përplasje mes të vjetërve të PS dhe qeverisë
    Avokati i njohur Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar deklaratën e kryeprokurorit Adriatik Llalla për hetimin e një ministri të qeverisë, përplasjen Qeveri-President për zgjedhjen e guvernatorit të ri të BSH, krisjen brenda Partisë Socialiste, akuzat dhe pakënaqësitë në rritje ndaj ministrave, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, etj. Avokati ka hedhur poshtë mundësinë për hetimin e një ministri të qeverisë. Sipas tij, deklarata e Llallës ishte vetëm një kërcënim, dhe një kërkesë për kompromis me kreun e qeverisë, të cilën ky i fundit e refuzoi. Ngjela tha se Adriatik Llalla nuk ka vullnet për të goditur krimin shtetëror në Shqipëri, ndërsa shtoi më tej se po kërkon të shpëtojë korrupsionin “Berisha” nga ndëshkimi. Sa i përket kritikave të senjorisë së vjetër të PS ndaj ministrave, avokati Ngjela i ka konsideruar si të drejta. Sipas Ngjelës, senjoria e vjetër nuk mundet dot t’ia lejojë gjatë kryeministrit aktual defektin i cili po bëhet shkak për ndalesën që ka qeverisja shqiptare. Më tej, avokati ka komentuar dhe sistemin aktual të drejtësisë, duke thënë se Presidenti i Republikës është një injorant që nuk di se ç’është drejtësia, që nuk njeh asnjë sistem legal dhe që nuk ka artikuluar deri më sot asnjë mendim profesional në lidhje me sistemin gjyqësor, në lidhje me prokurorinë, dhe në lidhje me të gjithë korpusin e institucioneve të pavarura, të cilat realisht janë reformë në sensin juridik. Ndërsa kryeministri Rama, sipas tij, është i paaftë për të bërë drejtësi, pasi nuk njeh as ligjin, as sistemin legal, as sistemin gjyqësor, as avokatinë, as noterin, as prokurorinë. Ngjela theksoi se Rama nuk ka intelekt profesional.

    -Si e shihni përgjigjen e kryeministrit Rama ndaj Adriatik Llallës pas paralajmërimit të këtij të fundit për hetimin e një ministri?

    Më duket se i dha të njëjtën përgjigje që i dhashë edhe unë. Domethënë, edhe Rama e konsideroi një kërcënim, por, këtu, duhet parë se si do vazhdojë kjo çështje. Kuptohet se Llalla donte një kompromis me Ramën: mos më ngacmo të të mos ngacmoj. Por, siç duket, Rama nuk ia pranoi këtë kompromis. Atëherë, çdo ndodhë?? Të shikojmë pelivanllëkun e ri të Llallës; por unë mendoj se në këtë rast ka rënë brenda.

    -A po e pranon mazhoranca presionin e Llallës nisur nga presioni i Pandeli Majkos në Parlament?

    Pse e zgjasni kaq shumë me këtë prokuror!? Ky prokuror nuk ka vullnet për të goditur krimin shtetëror në Shqipëri. Nuk e kuptoni se ky është zhvendosur prokuror që të shpëtojë korrupsionin “Berisha” nga ndëshkimi? Nuk e kuptoni që ky nuk është emëruar si prokuror për të shpëtuar shoqërinë shqiptare nga korrupsioni, por për të shpëtuar korrupsionin nga shoqëria shqiptare nga dëshira e shoqërisë shqiptare për ndëshkim?

    -A ka një zgjidhje për përplasjen Qeveri-President për zgjedhjen e guvernatorit të ri të BSH?

    Mund të ketë një përplasje. Por, edhe presidenti nuk është njeri i pavarur. Dhe deri më tani nuk ka menduar asnjë sekondë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare institucionalisht dhe në funksion të luftës kundër korrupsionit. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për vetë historinë individuale të Bujar Nishanit. Nuk kishte përmasa për të qënë president, por kishte përmasa për t’u bërë president dhe për të mos qënë president. Pra, ai sot nuk është president sepse nuk është i pavarur. Ai është i komanduar nga Sali Berisha dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Që të punojë për drejtësinë shqiptare dhe institucionet e pavarura shqiptare, presidentit të tanishëm i duhet të fitojë njëherë pavarësinë e tij, sepse kjo është logjika e kësaj situate. A ka mundësi një njeri që nuk është vetë i pavarur t’i japë pavarësinë institucioneve shqiptare? Përgjigja është e qartë, që, nuk ka mundësi. Atëherë, cila është e vërteta? Mos mendoni se ka një përplasje mes presidentit aktual dhe mazhorancës, por, për faktin se kemi një president që varet, atëherë kuptohet që vazhdon përplasja midis mazhorancës dhe Sali Berishës. Presidenti është ekspedienti Berisha dhe asgjë më tepër. Prandaj pyetja duhet bërë: Dhe për sa kohë do vazhdojë përplasja mes kësaj mazhorance dhe Sali Berishës? Për aq kohë sa mazhoranca të jetë e çliruar nga komplekset e brendshme që ka në lidhje me qeverisjen. Me këtë nivel qeverisjeje, kurrë mos mendoni se drejtësia dhe institucionet e pavarura do të vendosen ndonjëherë në Shqipëri.

    -A ka gjasa që kjo mazhorancë të kryejë një reformë reale dhe radikale në drejtësi?

    Jo, nuk ka mundësi. Ashtu sikurse e kemi shpjeguar edhe herë të tjera, kjo mazhorancë nuk e ka këtë mundësi, sepse para së gjithash akoma nuk ka një doktrinë ose ndonjë platformë për të shprehur reformën në drejtësi. Pastaj, me radhë vijnë arsyet e tjera, të cilat kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kriza në drejtësi është krizë e sistemit legal e cila është një paraqitje shumëfishtë e ndryshimit. A ka kapacitete juridike kjo mazhorancë për të na dhënë sistemin perëndimor të drejtësisë në Shqipëri? Nuk ka mundësi fare. Ministri i Drejtësisë: injorant që e njeh i gjithë populli; që bën sikur do bëjë reformë dhe merret me emra dhe nuk ka artikuluar ende një definicion juridik në lidhje me sistemin; që nuk njeh asnjë sistem perëndimor dhe të vetmin sistem legal që njeh është paçavurja e sistemit tonë. Kush do ta bëjë reformën në drejtësi? Presidenti i Republikës?! Ai është një injorant që nuk di se ç’është drejtësia, që nuk njeh asnjë sistem legal dhe që nuk ka artikuluar deri më sot asnjë mendim profesional në lidhje me sistemin gjyqësor, në lidhje me prokurorinë, dhe në lidhje me të gjithë korpusin e institucioneve të pavarura, të cilat realisht janë reformë në sensin juridik. E pse të vazhdojmë me të tjerë? Kjo është gjendja. Këta persona para së gjithash nuk kanë mundësi intelektive për të bërë reformë, e le më pastaj që nuk kanë as vullnet. Po kryeministri Rama e bën dot reformën në drejtësi? Pamundësi absolute. Nuk njeh as ligjin, as sistemin legal, as sistemin gjyqësor, as avokatinë, as noterin, as prokurorinë. Por, a e ka vullnetin? Vullnetin duket sikur e ka, por ç’rëndësi ka se ka vullnet!? Problemi është që nuk ka intelekt profesional.

    -Si i shikoni kritikat e senatorëve të Partisë Socialiste ndaj ministrave të qeverisë?

    Të rregullojmë termin. Ata nuk janë senatorë, por senjoria e vjetër e PS. Kam mendimin se ata kanë të drejtë sepse janë politikanë që po drejtohen nga jo politikanë. Kryeministri aktual, ashtu sikurse e kam thënë, ka gabuar dhe prandaj qeverisja ka mbetur në nivel dilitant. Po a do bëjë ndonjë gjë senjoria e vjetër në lidhje me këtë? Nuk di çfarë të them. Arta Dade përshembull: është më e aftë se ministri aktual i Jashtëm; se ministrja e Integrimit. Atëherë, pse është lënë jashtë qeverisë ndërkohë që ka një background shumë të gjatë në Partinë Socialiste? Anastas Angjeli, pa diskutim që është më i aftë se ministri i Ekonomisë; atëherë, pse është lënë jashtë qeverisjes? Angjeli është shumë më i aftë se ministri i Energjetikës: pse është lënë jashtë qeverisë? Kjo është arsyeja që e gjithë senjoria e vjetër nuk mundet dot t’ia lejojë gjatë kryeministrit aktual defektin i cili po bëhet shkak për ndalesën që ka qeverisja shqiptare. Janë shumë emra të cilët janë shmangur nga konkurrenca e qeverisë. Por, gjithsesi, çështja duhet parë se si do precipitojë. Të paktën deri në janar.

    -Cili është komenti juaj për zhvillimet në opozitë dhe afrimin e Jamarbër Malltezit në struktura?

    Opozita, përkatësisht Partia Demokratike, ka ngrirë në filozofinë për të shpëtuar Sali Berishën nga ndëshkimi që mund t’i vinte si pasojë e abuzimit që ka bërë me pushtetin. Gjithë lidershipi i ri i Partisë Demokratike, ka këtë devijim: të shpëtojmë Saliun, në një kohë që duhet të kishte tjetrën: të marrim pushtetin! E pra, zgjedhja e një kryetari ahistorik në një parti politike, sipas eksperiencës botërore, ka qënë e dështuar. Kështu dështoi Enver Hoxha me Ramiz Alinë; kështu dështoi Stalini me Malinkovin, e kështu me radhë me të gjithë shoqërinë e vendeve jodemokratike. Ne ende sot nuk kemi një shoqëri demokratike, prandaj dhe PD sakrifikohet për të shpëtuar liderin e vet të korruptuar, i cili realisht humbi me 1 milion vota. Por, çdo bëjë senjoria e vjetër, deputetët e PD? Do rrinë e të presin radhën që “t’i hajë ujku” një e nga një? Kjo është arsyeja që ka lëvizje aktuale, dhe që nuk do jetë i vogël numri i deputetëve demokratë që do hynë në Parlament, as i aleatëve. Bojkoti i Parlamentit nuk është strategji për të marrë pushtetin, por strategji për të shpëtuar Saliun. Një politikë e tillë, u dominon arroganca e një frymë arkaike, ndodh vetëm në shoqëritë jodemokratike. Është mungesa e demokracisë në Shqipëri, e institucioneve të pavarura, e lirive të individit, që i jep mundësi që një parti e tërë të sakrifikohet për ish-kryeministrin Berisha, i cili ka dhënë një dorëheqje fiktive; dhe një qeveri e gjithë ka pabesueshmëri në popull dhe në politikë për frikën që ndjen kryetari i Partisë Socialiste, që të vazhdojë udhën me politikë normale në karrierë. E shihni që ka një ngjashmëri midis gjendjes në opozitë dhe gjendjes në mazhorancë? Kjo vjen, jo nga vullneti arkaik i liderëve të të dy krahëve, por nga mungesa e demokracisë reale në Shqipëri. Intervistoi: Joana Tafa

    Sunday, November 16, 2014 – 09:44
    Vlerësoni lajmin

    1
    2
    3
    4
    5

    Total votes: 7

    0 85 googleplus0 0 85

    Newsletter

    Rregjistrohuni me email dhe merrni cdo ditë lajmet e fundit nga Gazeta Sot!
    E-mail *
    Subscribe to Gazeta Sot Newsletter feed

    Gossip
    S’ka më thashetheme, Miley puth në publik Patrik Schwarzenegger
    S’ka më thashetheme, Miley puth në publik Patrik Schwarzenegger
    “Loja e thashethemeve ka mbaruar: Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger janë bashkë”. Kështu shkruan revista britanike “Express”, e cila ka publikuar sot edhe fotot pasionante të ҫiftit. Dy të rinjtë janë parë…
    Lexo më shumë →
    Beyonce konfirmon: Së shpejti albumi i ri
    Luana së shpejti me një këngë të re
    Iggy Azaleas i del situata del jashtë kontrollit

    Lexoni të gjitha lajmet nga gossip
    Sport
    Benzema: Shqipëria ishte një surprizë e madhe
    Benzema: Shqipëria ishte një surprizë e madhe
    Paraqitja mbresëlënëse e Shqipërisë në miqësoren e Renes ka qenë befasuese për vetë futbollistët francezë, të cilët nuk e kishin pritur një nivel kaq të lartë të kuqezinjve të De Biazit. Nuk ngurron ta pranojë se kishte përballë një ekip cilësor…
    Lexo më shumë →
    Cungu: Suksesi i Kombëtares, një meritë e padiskutueshme e De Biazit
    Daniel Godelli: Kam arritur gjithçka, tani objektiv medalja olimpike
    Laporta rishfaqet te Barcelona, kërkon presidencën në vitin 2016

    Lexoni të gjitha lajmet nga sporti
    Dossier
    Gjeneral Gëzim Ostreni, heroi i dy luftëra në Kosovë dhe Maqedoni, libër për luftën dhe paqen në Shkup
    Gjeneral Gëzim Ostreni, heroi i dy luftëra në Kosovë dhe Maqedoni, libër për luftën dhe paqen në Shkup
    Gjeneral major Gëzim Ostreni është lindur në qytetin e Dibrës, më 1 nëntor 1942. Pas mbarimit të shkollës normale, mbaron edhe shkollën e oficerëve të rezervës si dhe disa kurse në Akademinë Ushtarake. Diplomohet në Fakultetin Filozofi dhe…
    Lexo më shumë →
    Llazar Fundo, antifashist, antistalinist, mik i Sandro Pertinit, një shqiptar pararendës i Bashkimit Europian
    Shqiptarët ndihmuan në ngritjen e Perandorisë Osmane, ja kush ishin 39 kryeministrat shqiptarë që qeverisën në 1400-1600
    Fjalimi i rrallë i Fan Nolit në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve

    Lexoni të gjitha lajmet nga dossier
    Na Ndiqni Në Facebook

    Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose i një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.
    Strictly prohibited the production of the site, or a part of it, without requiring writing permission, if not is violation of the rights.
    Copyright 2000 – 2014 http://www.sot.com.al
    Albania Web Design & Development by: http://WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA
    – See more at: http://www.sot.com.al/politike-intervista/spartak-ngjela-llalla-nishani-basha-detyr%C3%AB-p%C3%ABr-t%C3%AB-shp%C3%ABtuar-berish%C3%ABn-nga#sthash.PFANXuQr.dpuf

  4. Justiz und Staatsanwälte sind ein Witz. Noch schlimmer sind solche Kommissionen des Parlaments, wo die Hälfte reine Vertreter der Verbrecher Clans sind. Sogar Fatmir Mediu, daneben noch 2 Schwer Verbrecher, Eduard Halimi, der Dumm Mensch: ourel Bylykbashi sind dabei

    HIDAA accuses Prosecution of using double standards
    22/04/2015
    HIDAA accuses Prosecution of using double standards
    The Chairman of the High Inspectorate of Declaration and Audit of Asdets, Shkelqim Gjanaj, spoke very openly in his report and accused the Prosecution of using double standards for similar cases.

    “The Prosecution is working with double standards. A judge in Tirana hid millions of Euros and nothing happened. A judge in Kavaja was sent to trial for 10 times less. This is about corruption. The Prosecution should not bring judges here just for statistics, by firing 25 judges through corrupted prosecutors just for statistics”, Gjanaj declared.

    Chief Inspector Gjanaj reported for 600 public officials, 116 of whom were sent for trial last year. He never mentioned any Prosecutor among them, but only mayors and judges accused of corruption and of hiding assets.

    “Another judge and Mayor arrived and left their money in offices to end their problems. They are accused of corruption. A judge from Elbasan, Qani Hasa, and the Mayor of Gramsh, Dritan Bici”, Chief Inspector Gjanaj declared.

    For the Democratic Party, the situation in the fight against corruption is not that good. Based on the case of the former Minister of Finances, Ridvan Bode, for whom they say they had notified the institution and not the person, and due to the absence in the list of people penalized for hiding assets of high-rank officials or Prime Ministers, the Inspectorate is being used for selective and political hits.

    “We are seeing only former Ministers, former MPs who are prosecuted. We do not see the current ones of the ‘revival’. They had 3000 EUR before the elections and now they have millions. Is there any investigation about them?”, said Eduart Halimi.

    “If you look at the list you will have to apologize for what you just said”, declared the Chief Inspector, Shkelqim Gjanaj.

    “There is no conflict between the HIDAA and the Prosecution, it’s just a game. I received news today that HIDAA has turned into a special Prosecution that doesn’t sentence thieves, but divides them into those with bad and those with a good biography”, declared Gent Strazimiri from the DP.
    http://www.top-channel.tv/lajme/english/artikull.php?id=14003#.VTfKpOT1G1E

  5. Der Generalstaatsanwalt Ramadan Troci, wird erneut in Vloe zum Generalstaatanwalt ernannt,durch Adriatic Lalla, einer extrem kriminellen Mafia Familie, welche sogar in Durres: Motor der Urkunden Fälschungen mit Notar Beglaubigung sind und waren, wo ein Bruder für einige Jahre die Notar Lizenz verlor, nach 3 Jahren wieder zurück kaufte. Beglaubigung von Verkäufen „nicht anwesender Personen“, gefälschte Grundstücks Verkäufe, Alles ist und war möglich.

    Llalla emëron në Prokurorinë e Përgjithshme Petrit Fushën dhe Ramadan Trocin

    Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka miratuar disa lëvizje të propozuara nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Drejtuesi i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas daljes së dekretit nga Presidenti, Fusha është komanduar si drejtues edhe i prokurorisë së Tiranës. Në Prokurorinë e Përgjithshme, është transferuar dhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci, i cili njihet si një nga prokurorët që urdhëroi arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani.
    Mësohet se pas marjes së dekretit tek presidenti, Llalla ka vepruar njësoj si me rastin e Petrit Fushës, duke komanduar Trocin drejtues në prokurorinë e Vlorës. Këto lëvizje janë argumentuar nga Llalla për vijimin e organizimit të punës në këto dy prokurori, që kanë goxha peshë.

    Petrit Fusha nga Prokuroria e Tiranës, emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

    Fusha njëherësh komandohet dhe drejtues në prokurorinë e Tiranës

    Ramadan Troci nga Prokuroria e Vlorës, emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme

    Troci njëherësh mësohet të jetë komanduar nga Llalla si drejtues i prokurorisë Vlorë

    Dritan Gina nga prokuroria e Durrësit, emërohet në prokurorinë e Tiranës

    Deniona Katro nga prokuroria e Durrësit,drejtuese Task-Force në Tiranë.

    Këtë detyrë Katro e ka mbajtur përgjatë një vite edhe më parë

    Ardian Ylli nga drejtues prokurorie në Fier, emërohet prokuror në Durrës.

    Ndini Tavani, nga drejtues Task-Force në Tiranë, prokuror pranë kësaj njësie në Tiranë.

    http://www.lapsi.al/lajme/2016/11/01/llalla-em%C3%ABron-n%C3%AB-prokurorin%C3%AB-e-p%C3%ABrgjithshme-petrit-fush%C3%ABn-dhe-ramadan-trocin#.WBl8MrXU7CI

Schreibe einen Kommentar