Ex-Präfekt von Lezhe: Altin Jaku wegen Banken Betrug, Diebstahl von einem Bankkonto bei der Tirana Bank, zu 6 Jahren Haft verurteilt.

Der Ex-Präfekt von Lehze, stahl eine Bank Kaution bei der Tirana Bank in Höhe von 200 Millionen LEK, welche die Familien A. Baruti und Gj. Kola hinterlegt hatten, konnte die Gelder bei der Bank abheben. Bis vor kurzem war er noch PS Präfekt, wurde nicht entlassen, von Edi Rama, als es zur Anklage kam.

“Falsifikimit të dokumenteve ku prefekti Jaku akuzohet se ka zeruar llogaritë e shtetasve A. Baruti dhe Gj. Kola.

Altin Jaku dënohet me 6 vjet burg për mashtrim

Altin Jaku,ish-prefekti i komanduar i qytetit të Lezhës, njëherësh dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i këtij institucioni është dënuar nga gjykata e Lezhës me 6 vite burgim.

Jaku është shpallur fajtor për akuzën e Mashtrimit, pasi u ka marrë shtetasit Altin Baruti dhe Gj.Kola një sasi prej më shumë se 200 milion lekë, gjatë kohës kur ka qëndruar si drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Lezhë. Shqiptarja.com mëson se i gjithë procesi gjyqëosor kundër ish-prefektit të Lezhës është zhvilluar në mungesë të tij, pasi ai i është fshehur drejtësisë. Jaku ka humbur gjurmët përpara se dosja të kalonte për gjykim.

Ka qënë prokurori i çështjes Bardhok Lleshi, i cili ka kërkuar nga gjykata e Lezhës caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Altin Jakun, vendim ky që ende dhe sot nuk është ekzekutuar nga policia e Lezhës.

Ndërkohë që në përfundim të gjykimit, prokuroria ka kërkuar dënimin e ish-prefektit me 13 vite burgim, ndërsa gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite burgim. Me këtë masë dënimi nuk është pajtuar prokuroria e cila ka vendosur të apelojë vendimin në gjykatën e Shkodrës, duke kërkuar dënimin e Jakut me 13 vite burgim.Edhe pse tashmë Jaku rezulton i dënuar për akuzën e “Mashtrimit” policia e Lezhës ende nuk ka mundësuar arrestimin e ish-prefektit socialist.

Zbulimi i skandalit
Sipas akuzës, ka qenë data 28 gusht 2015 kur Altin Baruti është paraqitur në degën e bankës në Shkodër, dhe ka kërkuar informacion në lidhje me një depozitë me afat, duke paraqitur një certifikatë depozitë në shumën 15,064,700 lek, por duke mos lejuar në asnjë moment që kjo certifikatë të ishte në duart e punonjësve.

Nga një shikim i shpejtë çertifikata e paraqitur, megjithëse e printuar në letrën që banka përdor për lëshimin e çertifikatave të depozitave, nuk kishte formatin që përdoret nga banka dhe në sistem nuk është e regjistruar asnjë depozitë me afat për Aaltin Barutin. Ky i fundit nuk është zgjatur në verifikime dhe ka ikur nga banka pa kërkuar sqarime të mëtejshme.

Nga të dhënat e mbledhura nga gazetari i ”Shqiptarja.com” rezulton se në datën 22 shtator 2015, Baruti është paraqitur në degën e bankës Lezhë dhe ka tërhequr nga llogaria e tij shumën prej 10,000 lek të rinj, dhe këtë veprim e ka bërë në arkë. Gjithashtu, në një mënyrë përsëri të çuditshme, ka kërkuar nëse arkëtarja mund t’i jepte informacion për një depozitë me afat, duke mbajtur në dorë një çertifikatë depozitë që nuk ishte brenda formatit standard, por pa ja dorëzuar punonjëses. Arkëtarja e ka orientuar për në platformë, por ai përsëri është larguar pa kërkuar shpjegime apo informacione të tjera.

Plot 18 ditë nga vizita e dytë në bankë, në 9 tetor 2015 Altin Baruti, kryen një vizitë të tretë pranë filialit të kësaj banke duke kërkuar që të tërheqë nga llogaria e tij shumën prej 15,064,700 lek, duke vënë në dispozicion të punonjëses së Bankës, edhe certifikatën e depozitës, me Nr. 2….. të datës 09 Dhjetor 2013, me afat maturimi një vjeçar. Punonjësja e bankës pasi ka kërkuar në sistem ka konstatuar se depozita nuk figuron e regjistruar në sistem, fakt të cilin ja ka bërë me dije klientit, Altin Baruti.

Ky i fundit, pasi ka mësuar këtë fakt, është paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës, duke bërë prezent shqetësimin e tij, në lidhje me mungesën e depozitës duke pretenduar se certifikata e depozitës është firmosur nga Drejtori i Degës së qytetit të Lezhës, Altin Jaku.

Teksa ka rënë në dijeni të këtij fakti, banka ka hetuar rastin dhe nga informacioni i mbledhur ka konstatuar se llogaria ishte e përbashkët, dhe i përkiste bashkëshortëve Altin dhe M.Baruti. Nga të dhënat e mbledhura nga “Shqiptarja.com” rezulton se në llogari janë kryer 9 transferta. Konstatohet se çertifikata e depozitës me Nr. 2….. e datës 09.12.2013, e nënshkruar nga drejtori i degës Altin Jaku, nuk figuron e regjistruar në sistem dhe për rrjedhojë është e falsifikuar. Origjinali i kësaj certifikate mbahet nga shtetasi Altin Baruti i cili pretendon se kjo çertifikatë i është dhënë nga shtetasi Altin Jaku, me detyrë ish-drejtor i bankës.

Rasti i dytë e ndërhyrja e babait
Një rast i dytë, i ngjashëm me rastin e shtetasit Altin Baruti, ku ish-prefekti Altin Jaku akuzohet se ka vjedhur lekët nga llogaria bankare është ai i shtetasit Gj. Kola. Sipas akuzës së ngritur rezulton se Kola është paraqitur në bankën e Lezhës në 29 tetor 2015 për të pyetur mbi lëvizjet në llogari të tij dhe ka paraqitur një certifikatë depozite. Kjo certifikatë ishte e ngjashme me atë të përshkruar në rastin e parë. Pas verifikimit të llogarisë së klientit ka rezultuar se ky nuk ka fonde te vlefshme pasi llogaria është e mbyllur në 2014…….

http://shqiptarja.com/home/1/altin-jaku-d-nohet-me-6-vjet-burg-p-r-mashtrim-441384.html

Schreibe einen Kommentar