Die Wirtschaft läuft immer schwieriger: 20.000 Steuer Schuldner

100 Firmen, kommen in eine Schwarze Liste, wo Alles beschlagnahmt wird. Die Banken haben die Vergabe von Krediten an Firmen nochmal erschwert, weiil lt. Bank Direktoren Auskunft, sämtliche Unterlagen und Sicherheit zusammen gefälscht sind, oft Geldwäsche Geschäfte mit illegalen Bauen, wo jede Genehmigung, jedes Dokument gefälscht ist. Über 20 % Kredit Auffälle, im Baugewerbe von über 50 % sind unverändert Negativ Welt Rekord.

Einfachste Gesetze, wie Baugesetze, Umwelt Gesetze, wurden nie implementiert, weil man nur inkompetende Spinner, als Experten und ohne jede Erfahrung ins Ausland entsandte, die Milliarden abzockten, mit Foto Terminen, Einweihungen, Phantom Projekten.

Das wird auch nicht besser, wenn Edi Rama, oder Ilir Meta sich im Ausland herumtreiben, denn die totale Korrumpierung der Staaten, durch die „Westliche Wertegemeinschaft“ hat auch den Kosovo, Albanien vollkommen ruiniert, was schon mit den Pyramid Firmen deutlich wurde, ebenso ein Modell der Weltbank und des IMF, was später auch in Deutschland wiederholt wurde im Casino Betrugs Banken Modell.

Biznesi në krizë financiare, 100 subjekte i shtohen listës së zezë të Tatimeve në 10 ditë, 2016 mbyllet me 20 mijë debitorë

Postuar: 19/01/2017 – 08:02

Të bësh biznes në Shqipëri, duket se po kthehet në një sipërmarrje gjithmonë e më të vështirë. E kjo shihet dhe tek niveli në rritje i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore.

4 Gedanken zu „Die Wirtschaft läuft immer schwieriger: 20.000 Steuer Schuldner“

  1. Schwierige Banken Finanzierung, was seit Jahren bekannt ist, weil Alles Betrug ist

    Nachdem gesagt, dass die Wohnung kaufen kann nur mit Hilfe von Krediten erfolgen, sank das Interesse seines Kunden. Die Chancen eines individuellen Einkommen einen Kredit für ein Haus im Wert von 200.000 € zu bekommen, sind fast Null, während die Bank im Allgemeinen kein Darlehen mehr als 50.000 € gibt.
    http://durreslajm.com/ekonomia/bumi-i-apartamenteve-ne-tirane-si-po-shiten-me-shpejtesi-me-para-ne-dore

  2. Pleite Staat, gibt erneut eine Steuer Amnestie für die Mafiösen Geldwäsche Firmen. Der Verbrecher Staat macht was er will, solange die vollkommen korrupten EU Delegationen von Georg Soros, ständig neues Geld für den Idioten Murks eines Staates. Reise Tourismus krimineller EU und US Politiker, welche in Tirana Projekte leiten, nur um für den eigenen Wahlkampf, als Pseudo Experten genügend Geld zustehlen. 140.000 KFZ Steuer Schuldner wird die Schuld erlassen, teilwiese erlassen, womit das Steuer Betrugs System einer inkompetenden Verwaltung System wurde.

    Falja me kusht për bizneset/ “Fshihen” 61 miliardë lekë detyrime tatimore dhe doganore, si të përfitoni

    Postuar: 25/02/2017 – 09:13

    Vlera e detyrimeve tatimore dhe doganore që do t’u fshihet bizneseve arrin në rreth 61 miliardë lekë. Ministria e Financave evidenton faktin se janë dy kategori borxhesh që fshihen. Kategoria e parë është borxhi që fshihet pa kushte, çka nënkupton fshirjen e gjobës pa asnjë detyrim për t’u paguar. Në total, borxhet që fshihen tërësisht pa asnjë detyrim përllogariten në vlerën 29.52 miliardë lekë, nga të cilat në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve 28.36 miliardë lekë, ndërsa në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave 1.16 miliardë lekë.

    Këto janë borxhe që praktikisht shteti nuk mund t’i mbledhë, pra edhe pa miratimin e këtij ligji ishin të falura. Kategoria e dytë që parashikohet është ajo e fshirjes së borxhit për detyrimet me kusht pagesën e principalit të borxhit. Në këtë rast falen gjobat e kamatëvonesat me kushtin e shlyerjes së detyrimit fillestar.

    Nga kjo kategori falen 61.45 miliardë lekë, nga të cilat në Tatime 53.20 miliardë lekë dhe në dogana 8.265 miliardë lekë. Ky proces parashikohet t’i sjellë arkës së shtetit 34.96 miliardë lekë, që përbën vlerën e principalit, pra borxhit fillestar që duhet paguar për të përfituar faljen e gjobave apo të kamatëvonesave për këtë borxh. Ndërsa, për automjetet është parashikuar heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete.

    Relacioni
    Në relacionin e projektligjit që është dorëzuar për shqyrtim në Kuvend parashikohet që të fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatëvonesën dhe gjobën, për periudhat përpara dhjetorit 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj.

    Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu, për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 e më parë dhe fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim.
    Falja e detyrimeve për 140 mijë pronarë automjetesh, kush përfton

    Postuar: 23/02/2017 – 09:57

    Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilit prej vitit 2000 deri në 2011-n nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin, dhe makinat e tyre duan t’i nxjerrin nga qarkullimi.

    Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve, d.m.th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit.

  3. seit 10 Jahren werden immer weniger Kredite vergeben, weil 100 % gefälschte Dokumente zur Kredit Vergabe führten, inklusive gefakter Wirtschaftsprüfer Berichte, wie in Deutschland und in der Welt, weil die Wirtschaftsprüfer Gesellschaften fester Bestandteil des Betruges, vor allem der Banken und von Phantom Firmen sind.

    die 35 grössten Firmen in Albanien sind verantwortlich für 65 der faulen Kredite.

    https://sot.com.al/ekonomia/raporti-tkurren-kredit%C3%AB-p%C3%ABr-investime-n%C3%AB-dy-muajt-e-par%C3%AB-t%C3%AB-2017-shkak-kriza-politike-dhe

  4. Bekannte Betrugs Firmen, vor allem Bau und Oel Firmen sind die grossen Steuerschuldner in Albanien. Alles Regierungs nahe Firmen oder von Politikern. 220 Millionen Steuer Schulden, einige Firmen sind bankrott

    Tashmë edhe nga tatimet vjen një lajm i ngjashëm. Nga 78 miliardë lekë që është detyrimi që kanë 18.5 mijë bizneset në vend, 38% e këtij totali i përket vetëm 74 bizneseve VIP. “Peshën më të madhe në vlerën e detyrimeve e zënë subjektet e Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, 38%, më pas vjen Drejtoria e Tiranës, e cila në fakt ka një numër absolutisht më të madh të tatimpaguesve, me 35,6%, Durrësi rreth 5%, e kështu me radhë të tjerat në rend zbritës, me më pak detyrime”, konfirmojnë burimet zyrtare të tatimeve.

    Në vlerë absolute janë rreth 30 miliardë lekë, ose 220 milionë euro, që këto 74 sipërmarrje të mëdha i kanë shtetit. Disa prej këtyre kompanive ishin edhe në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj të bankave.

    Tatimet përditësuan së fundmi listën e bizneseve debitore deri në fund të korrikut, ku nga 18.5 mijë bizneset në total, spikasnin 74 sipërmarrje VIP, të cilat tashmë janë objekt i bllokimit të llogarive bankare dhe të sekuestrimit me forcë të detyrimeve.

    Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa Gjykata e Falimentit të marrë vendimin e likuidimit.

    Në listën e zezë të Tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, “Bankers Petroleum”, “Deveron Oil Albania”, “TEA Construksion”, “Çilotaj Group”, “Filanto”, “Petrolimpex”, “ERI Fruit”, “Transpetrol”, “Rrajca” etj.

    Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet më së shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin “Rira”, “Anoil”, “Viloil”, FIT-MEK-OIL, “Globoil”, “Petrol Impex”, “Transpetroli”, “Kuid”, “Taçi Oil”, ARMO, “Bankers” etj.

    Nga sektori i ndërtimit dhe energjisë spikasin emrat e njohur si “Vigand Konstruksion”, “Alpine Bau GMBH”, “Çilotaj”, “TEA Construksion”, “Balfas Industrial”, “Kalivaç Energy”, “Construksion Energyk” dhe “Amadeus Group”.

    Pjesë e listës është edhe qendra e njohur tregtare “City Park” dhe ish-kompania e supermarketeve, “Carrefour” (Qendra e Distribucionit Ushqimor).

    Nga sektori i lojërave të fatit në listën e zezë të Tatimeve si biznese VIP janë “Astra 200”, “Xhoi Lloto” dhe “Top Bast”.

    http://www.lapsi.al/lajme/2017/09/13/74-bizneset-vip-kan-220-milion-euro-borxhe-tek-tatimet-emrat

Schreibe einen Kommentar