Die Skhoder Mafia: 36.000 tode geschützte Vögel pro Jahr in Albanien, durch illegalen Handel

Das Jagd Moratorium, brachte gegen die Skhoder Mafia der Hirnlosen dort absolut Nichts. Gerade für die geschützten Vogel Arten, aber Gesetze sind Luft Nummern, selbst im Tirana Zentrum gibt es unzählige illegale Vogel Handlungen.

Skandal der Fischerei Gesetze: 1995, 2002, 2005, 2007 Albania: Fishery Directorate – DREJTORIA E POLITIKAVE TE PESHKIMIT

12 Apr 2016

Tregtia e paligjshme shfaros mijëra shpendë këngëtarë të mbrojtur në vit

Gardalinat shiten nga 300 lekë në dyqanet e Tiranës, por pas kësaj tregtie fshihet vrasja e mijëra shpendëve përmes kapjes me rrjeta dhe leqe-ndërkohë që institucionet bëjnë një sy qorr.

Autor:Lindita Çela BIRN Tiranë

Zogj këngëtar të shitur në mënyrë të paligjshme nën hunë e autoriteteve në Tiranë | Foto nga: AOS

Zog këngëtar në shitje në mënyrë të paligjshme nën hundën e autoriteteve në Tiranë | Foto nga: AOS

Gardalina është specie e mbrojtur, por zogu me pendë shumëngjyrësh shitet për një çmim modest në një duzinë dyqanesh në Tiranë. Bashkë me gardalinën, në kafazet e dyqaneve të kafshëve tregtohen me çmim të lirë edhe zboraksi, vërduni, cërla dimërake dhe kërpngrënësi-të gjithë pjesë e “librit të kuq” për shpendët e mbrojtura, të cilat rrezikojnë shfarosjen në Shqipëri.

Në një vëzhgim nëpër Tiranë, BIRN identifikoi 17 dyqane që tregtojnë haptazi dhe pa asnjë kontroll zogjtë farëngrënës, që sipas organizatës “Albanian Ornithological Society” klasifikohen në listën e shpendëve të mbrojtura.

Dyqanet e Tiranës furnizohen kryesisht nga Shkodra, por edhe nga gjuetarë të Tiranës dhe Korçës. Çmimet për gardalinën variojnë nga 300 lekë deri 3 mijë lekë për speciet këngëtare. Por para se të ekspozohen në kafaze vitrinash, zogjtë këngëtarë mbërrijnë në dyqan me një kosto të rëndë.

Ekspertë të intervistuar nga BIRN thonë se çdo vit në Shqipëri kapen me rrjeta dhe në mënyrë të paligjshme të paktën 36 mijë shpendë të mbrojtur. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mbijeton për t’u shitur për pak para në tregun lokal.

Shumica e shpendëve ngordhin gjatë kapjes apo burgosjes në kafazë të vegjël dhe në mungesë të ushqimit, para se të mbërrijnë në dyqane.

Taulant Bino, drejtues i “Albanian Ornithological Society”  i tha BIRN se edhe pse është një pasion tradicional, mbajtja e shpendëve në kafaz duhet pakësuar deri në eliminim.

“Pasioni i dikurshëm i dikujt ështe kthyer në biznesin e tjetërkujt, biznes që shkakton me mijëra viktima vetëm për një grusht shpendësh që arrijnë të shiten e të blihen,” tha Bino.

Tregtia e paligjshme

Harta e dyqaneve ku tregtohen zogj këngëtar në mënyrë të paligjshme | Foto nga : AOS

Harta e dyqaneve në Tiranë ku tregtohen zogj këngëtarë në mënyrë të paligjshme | Foto nga : AOS

Në Shqipëri ekzistojnë ligje për të garantuar mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve. Neni 45 i ligjit për gjuetinë ndalon “gjuetinë e idividëve të faunës së egër, duke përdorur mjete dhe metoda të zënies apo vrasjes në shkallë të gjerë dhe në mënyrë selektive”.

Ndërsa neni 13 i ligjit “ për mbrojtjen e faunës së egër” ndalon vrasjen apo kapjen e qëllimshme të tyre me çdo metodë dhe mbajtjen në robëri.

Të dielën e 3 prillit, Inspektoriati i Policisë Pyjore zhvilloi një aksion kontrolli në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë-e identifikuar si një nga pikat e shitjes së paligjshme. Renato Culli, kreu i këtij Inspektoriati i tha BIRN se “punonjësit e tij nuk gjetën asnjë zog të vetëm të tregtohej në këtë zonë”.

Megjithatë, faktet flasin ndryshe. Në një hark kohor 10 vjeçar llogariten mbi 360 mijë zogj këngëtarë të shfarosur përmes kapjes me rrjeta dhe tregtisë së paligjshme.

Një studim i publikuar  në “BirdLife International” thekson se rreth 265 mijë shpendë të egër vriten apo kapen çdo vit në Shqipëri, për shkak të gjuetisë të paligjshme me rrjeta e leqe. Shqipëria listohet si një ndër 10 vendet mesdhetare, ku gjuetia dhe kapja e shpendëve këngëtarë shkakton më shumë humbje në popullatat e shpendëve.

Sot kapja dhe shitja e specieve të mbrojtura si gardalina (C. carduelis), zboraksi (S. serinus), vërduni (C. chloris), cërla dimërake (C. spinus) dhe kërpngrënësi (C. cannabina)  është kthyer në një biznes fitimprurës për numër palësh, përshirë kapësit me rrjeta, dyqanet e shitjes së kafshëve dhe shitësit ambulantë.

Në dyqanet e vëzhguara nga BIRN, thuajse të gjithë tregtarët janë në dijeni të tregtimit të paligjshëm të shpendëve, sidomos në këtë periudhë-faza e tyre e shumimit.

“Ne na i sjellin nga Shkodra. Në Tiranë ka shumë persona që i duan këta zogj t’i mbajnë për qejfin e tyre”-thotë një tregtar në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet.

Përveç zogjve që tregtohen, Bino është i shqetësuar për mijëra zogj të tjerë që shfarosen gjatë gjuetisë së pashpirt. Ndërkohë, ai mendon se numri i kapjeve mund të jetë sa dyfishi i sasisë së llogaritur, pasi në rrjeta bien edhe specie të tjera, kryesisht harabelorë.

“Ne si organizatë jemi të shqetësuar se vetëm një pjesë e vogël shkon në treg dhe përfundon e shitur. Vlerësohet se pjesa më e madhe, mbi 50% e shpendëve këngëtarë ngordh përpara se të shiten,” thotë ai.

Bino u kërkon autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar tregtinë e paligjshme të shpendëve. Renato Culli, drejtori i Inspektoriatit përgjegjës bie dakord që duhet një aksion i gjerë.

Culli i tha BIRN se shumë shpejt do të ndërmerret një aksion në shkallë vendi, ku subjektet që kryejnë këtë tregti të paligjshme do të gjobiten dhe do t’u sekuestrohet malli.

“Zogjtë që do të kapen, do të lihen të lirë në habitatin e tyre,” tha ai.

http://www.reporter.al/tregtia-e-paligjshme-

Komplette National Parks vernichtet, Biotope, über 50 % aller Wälder, Bäume wurden zerstört durch die Albaner Mafia

12 Apr 16

Albania’s Quarries Pose Environmental Threat

Quarries at Mount Tomorr in southern Albania have been blamed for mass deforestation in the region, classified as a national park, and are considered an environmental hazard by a local NGO, the Environmental Center for Development Education and Networking, EDEN.

12 Fotos

BIRN Tirana

3 Gedanken zu „Die Skhoder Mafia: 36.000 tode geschützte Vögel pro Jahr in Albanien, durch illegalen Handel“

  1. Der Europa Rat ist für ein Moratorium der Jagd auf wilde Tiere, vor allem Vögel inzwischen.

    Die Braun Schwalbe, geht auch Jahr für Jahr zurück, obwohl es ein besonders wichtiger Vogel auch gegen Moskitos ist, weil die Küste illegal zubetoniert wird, die alten Brut Plätze zerstört werden.

    Gesetze gibt es Viele, praktisch Nichts wurde je implemtiert nur der Reise Tourismus der inkompetenden Hof Schranzen und korrupten US, Weltbank, IMF, OSCE und EU Gestalten kam wie eine Invasion über Albanien oder den Kosovo.
    14 Prill 2016 – 12:56
    Moratoriumi i gjuetisë, KE: Jemi pro
    shpëton vendin nga një katastrofë
    Këshilli i Europës është shprehur pro vendimit të qeverisë shqiptare për moratoriumin e gjuetisë, pasi e konsideron këtë si një shpëtim të vendit nga gjendja aktuale katastrofike në të cilën ndodhet.

    Ka qenë përfaqësuesi i Konventës së Bernës, Eladio Fernandos Galano në workshopin mbi Konventën e Bërnës, ku janë të ftuar ekspertë ndërkombëtar, përfaqësuesi i Zyrës së Bernës, Eladio Fernandos Galiano,zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet e tjera. Ëorkshopi organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

    “Këshilli i Europës është pro moratoriumit të gjuetisë së kafshëve të egra, si një masë e marrë për të shpëtuar vendin nga një gjendje katastrofale”.

    Ndërsa Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i pyetur nga gazetarët mbi qëndrimet e shoqatës së gjuetarëve dhe nisjen e protestave të tyre kundër moratoriumit u shpreh:

    “Ministria e Mjedisit do të dëgjoj dhe mendimin e tyre, do të zhvilloj takime me ta, por nuk ka kthim pas. Ne jemi të vendosur për të zbatuar moratoriumin e gjuetisë”.

    Qëllimi i këtij takimi është për të monitoruar shtetet që kanë nënshkruar Konventën e Bernës, mbi detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen e shpendëve.

    Miliona zogj vriten çdo vit si pasojë e një sërë faktorëve dhe kryesisht të politikave të dobëta ndaj krimit të kafshëve të egra.

    Grupi do të vlerësojë përparimin e shteteve në zbatimin e një plani të veçantë të miratuar në vitin 2013 për të frenuar krimet tek shpendët e egra. http://shqiptarja.com/Sociale/2750/moratoriumi-i-gjuetise-ke-jemi-pro-shpeton-vendin-nga-nje-katastrofe-351673.html

  2. Ein seltener Geier wurde mit Schuss Wunde bei Fushne-Kruje gefunden, mit serbischer Beringung. Es besteht unverändert totales Verbot der Vogel Jagd, aber wie mit dem Baum Moratorium funktioniert Nichts, weil der Minister Lefter Koka, selbst praktisch keine Schule und Bildung hat, die Inspektoren und Direktoren Posten nur an Kriminelle verkauft hat

Schreibe einen Kommentar