Die Chrom Mafia von Bulqize, eine Schöpfung von Ilir Meta, Dritan Prifti

Ein typisches Privatisierungs Mafia Geschäft, wie überall in der Welt, was die Weltbank, IMF, Deutschen produziert und nur jede Adminstration korrumpierte und so macht man heute in dem Desaster immer noch weiter. Die Regierungzeit von Ilir Meta, war zugleich der Wendepunkt der Internationalen, EU und NATO, in ein peinlich, dreistes kriminelles Bestechungs, Kriegs Enterprise, wo jede Moral verloren ging. Kriminelle Lobbyisten übernahmen das Kommando, mit Diplomaten, welche von der Strasse kamen, ohne Erfahrung ins Ausland geschickt wurden um Botschaften ernorm aufzublähen, mit unnützen Leuten. Vor allem bei der OSCE, EU, US und Deutschen Botschaften.
Ein kompletter Idioten Club:

Willy Wimmer über diese Leute: die verkaufen jeden Unfug als Politik.

Farage an EU-Parlamentarier: „keiner von euch hat jemals einen vernünftigen Job gehabt oder einen Job geschaffen.“

117 Lizensen, natürlich im Chaos von Ilir Meta, überlappen viele Lizensen, weil man korrupt und total inkompetend ist. Prominente Geschäftsleute, welche sich den OSCE Chef Eugen Wohlfahrt einkauften, machten dort Bergwerke auf, zahlten nie Steuern, oder andere Abgaben. Weiterhin gab es Hunderte von Forschungs Lizensen, welche sich jeder Gangster erkaufte, für Politiker Finanzierung. Bergwerk Fachleute warnten vor 15 Jahren, aber das ignorierten die Chaoten der Dummheit, die sich Geschäftsleute nennen.

Das Mafia Ministerium METE des Ilir Meta, verkauft die Chrom Firma ACR, an Samir Mane

Banden Schiessereien, Morde, Berisha Verbrecher Banden seit 1995, welche das Chaos organisierten und die Deutsche Preussag wollte da auch einmal in 1996 einsteigen. Heute sind Galerien, Bergwerks Schächte von der Mafia besetzt, wo man eigene Steuern zahlen muss. Vorbestrafte Schwer Verbrecher tummeln sich wie an der Küste von Albanien. Unverändert haben dort Ilir Meta nahe Verbrecher das Sagen, welche eine wichtige Galerie besetzten mit Polizei Hilfe.
Der in Tirana verschwundene METE Staatssekretär in 2010: Eduart Beluga wird für tod erklärt
Direkter Partner von Genc Ruli, Dritan Prifti war Eduard Beluga, der wohl eine neue Identität hat, mit den Millionen, welche er an Bestechungsgeld kassiert hatte.Die Ehefrau beschuldigte Agron Kulicj, den real höchsten Polizei Direktor, das er den Ehemann verschwinden liess, was aber unwahrscheinlich ist.

Eduard Beluga, Staatsekretär unter dem vollkommen korrupten Dritan Prifti, Ilir Meta, kassierte von den Östereichern damals 6,5 Millionen € Bestechungsgeld.

Die Firma DARFO , später ACR-Holding der Österreicher ging in die Insolvenz, wobei ein Kredit bei der Raiffeisenbank Österreich von 250.000 € offen stand. Die Firma Depisch und neue Aktionen von Frau Rohtraut Skatche-Depisch um die Chrom Todes Mine

Einer der merkwürdigen Vorgänge in Albanien. Warum man nicht seinen letzten Aufenthalts Ort ermitteln will, wie in anderen Morden und die Vorgänge, wäre ebenso eine gute Frage.

Oft sind bei Mord Ermittlungen nur das ein Arzt ein gewünschtes Gutachten ausstellt, das jemand einen Herztod erlitten hat, auch wenn er ein Blaues Auge und Schlag Spuren hat, wie 2004, bei dem Visa Skandal der Deutschen Botschaft, und dem ermordeten BND Residenten, wo die verantwortlichen Diplomaten des Joschka Fischer, ihre Geschäfte mit Drogen Bossen vertuschen wollten.

amilienmitglieder und Verwandten des ehemaligen Bürgermeisters Bulqizës bis 2014 Müfit Durici, steuern die beiden Unternehmen, die Chrom Bergbau Betriebsgenehmigung haben; Hysen Ltd mit Administrator-Durici Durici und Kadurtex Ltd, mit Kaplan Durici Administrator.

Angehörige der Demokratischen Partei MP Roland Keta, besitzen drei Unternehmen, die vier Bergbauschürfgebiet Bulqizës haben.

Egi-K Ltd ist im Bereich Galerie B und D als Administrator Edward Keta. IVNO 1100 Ltd, der Administrator Gentian Keta, nutzt eine Quelle in der Central Krasta. Inzwischen betreibt Gentari sh.pk in der Galerie 38 in Bulqiza und als Administrator Gentian Keta.

Sie betreibt die Bergarbeiter und einem verbundenen Unternehmen von LSI MP, Fortschritt Spahiu. Lubima Firma Sh, p, k wird durch den Onkel des Stellvertreters, Luan Manjani gehört.

28 Jun 2016

Kromi i përgjakur: “Mafia” me mbështetje politike kontrollon nëntokën e Bulqizës

Mbivendosja e lejeve minerare ka prodhuar përplasje midis bandave kriminale për kontrollin e galerive të kromit në Bulqizë, duke shkaktuar një duzinë të vrarësh dhe të plagosurish gjatë dekadës së fundit, ndërkohë që qyteza e vogël e rrethuar nga malet mbetet një nga zonat më të varfra të Shqipërisë.

Autor:Sokol Çobo BIRN Tiranë

krom3-cover

Rezervat e kromit nuk i kanë sjell mirëqënie qytetit të Bulqizës | Foto nga | Foto nga : Sokol Çobo

Me 21 Janar 2014, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është paraqitur për të dhënë deklarim në mënyrë vullnetare Gentian Kaçi, i cili 8 muaj më parë kishte rënë pre e një atentati në rrugën At. Zef Pllumbi në Tiranë.  I plagosur rëndë gjatë një atentati më 4 Prill 2013, Kaçi u tha oficerëve të policisë se tashmë ishte gati të identifikonte personin që e kishte qëlluar.

Kaçi deklaroi se autori i plagosjes së tij ishte Gjin Nika – në atë kohë i arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Kaçi e justifikoi denoncimin e vonuar të Nikës, duke treguar se “kishte frikë, mbasi sipas tij, autori kishte lidhje me policinë, prokurorinë dhe Gjykatën e Bulqizës.”

Edhe pse dëshmia e Kaçit u mbështet nga dy shokë të tij dëshmitarë të plagosjes, Alban Hysa dhe Shkëlzen Leka,  me 25 shkurt 2014, Gjykata e Apelit në Tiranë e zbuti masën e arrestit për Nikën në “detyrim paraqitje”.

Nika ishte një person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe dyshohej si vrasës me pagesë. Ai dyshohej për vrasjen  e biznesmenin Hysen Talja në 17 janar 2014 pranë Tregut Elektrik në Tiranë, i cili kishte në shfrytëzim një galeri kromi në Bulqizë. Nika gjithashtu ka qenë në listën e të dyshuarve për vrasjen Shefqet Shehut në Bulqizë në vitin 2013 – një tjetër biznesmen kromi – ndërkohë që është dënuar për plagosjen e vëllait të tij.

Megjithatë, me 4 Prill 2014, dy jave pasi ishte liruar nga burgu, Nika u qëllua për vdekje pranë Urës së Tapizës në Fushë Krujë. Në atentatin kundër tij u vra dhe 33 vjeçari Fabio Xhunga, i cili po udhëtonte me motor me Nikën. Ndërkohë, në 5 dhjetor 2014 në rrugën e Kavajës në Tiranë është vrarë dhe Shkëlzen Leka, i cili kishte dalë dëshmitar kundër Nikës.

Sipas burimeve policore të konsultuara nga BIRN, kjo seri vrasjesh dhe atentatesh është pjesë e një zinxhiri të gjatë krimesh gjatë dekadës së fundit – pasojë e përplasjes së grupeve kriminale për kontrollin e galerive të kromit në zonën e pasur minerare të Bulqizës.

Sipas burimeve lokale policore dhe të prokurorisë, kjo përplasje u bë më e ashpër pas vitit 2005, kur qeveria e qendrës së djathtë e ish kryeministrit Sali Berisha dha qindra leje shfrytëzimi për galeri në Bulqizë, të cilat u kthyen në vatra konflikti pasi ishin shpesh të mbivendosura.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pronarët e këtyre galerive kanë në disa raste lidhje politike, ndërkohë që burime në policinë e Bulqizës thonë se mes tyre ka dhe individë të dënuar dhe grupe kriminale.

“Bulqiza është e mbjellë me hashash të zi dhe etja e mafies apo politikës për këtë mineral, ka sjellë skllavërimin e minatorëve,” thotë sindikalist Dilaver Përkoxha, ndërkohë që shton se minatorët detyrohen të punojnë me normë, në kushte të rrezikshme dhe askush nuk shpallet fajtor për aksidentet e shpeshta në punë që u kushtojnë jetën.

Edhe pse galeritë e kromit punësojnë mijëra punëtorë, kreu i bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi tha që të ardhurat fiskale nga miniera janë të pakta dhe Bulqiza vazhdon të jetë një nga qytetet më të varfra në Shqipëri.

Koncesioni e Bulqizës

Kromi në zonën e Bulqizës është identifikuar që në vitin 1942. Në vitin 1948 ka filluar shfrytëzimi sipërfaqësor i mineralit në një sipërfaqe rreth 1 deri në 2 km katror dhe është punuar në gjashtë dalje të mineralizuara. Krahas shfrytëzimit në sipërfaqe, në vitin 1949 filloi hapja e punimeve nëntokësore të kërkimit për të mundësuar fillimin e shfrytëzimit në nëntokë të vendburimit.

Për intensifikimin e mëtejshëm të kryerjes së punimeve të kërkim-zbulimit, në vitin 1956 u organizua dhe filloi aktivitetin Ndërmarrja Gjeologjike Bulqizë, e cila i hapi rrugën zhvillimit të minierës.

Pas viteve 2000, miniera e Bulqizës dhe uzinat e ndërtuara në kohën e komunizmit kaluan përmes disa duarsh.

Më 26 shkurt 2001, qeveria me vendimin me numër 82 i dha me koncension shoqërisë “Darfo” S.p.a Itali, pas një propozimi të pakërkuar, minierën e kromit dhe fabrikën e pasurimit në Bulqizë, bashkë me impiantin e seleksionimit në Klos dhe uzinën e ferrokromit në Burrel.

Koncesioni u firmos nga kryeministri i atëhershëm, Ilir Meta, ndërsa ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit ishte Mustafa Muçi. Kohëzgjatja e koncesionit do të ishte 30 vjet.

“Darfo” themeloi kompaninë “DARFO ALBANIA” më 14 prill 2000. Në korrik të vitit 2009, “DARFO” i shet 100 % të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë koncesionare “DARFO ALBANIA”, shoqërisë “ACR Holding” dhe pas kësaj, emri i shoqërisë ndryshohet në “Albanian Chrome” me të njëjtin NIPT. Më datë 6 shkurt 2013, në METE u protokollua një njoftim i “Albanian Chrome”, ku ortakët e “ACR Holding” i kanë shitur shoqërisë “Balfin” 100% të kuotave të “ACR Holding”.

Mësohet se vetëm kuotat e shoqërisë “ACR Holding” i janë shitur “Balfin,” gjë e cila nuk ka sjellë ndryshim të shoqërisë koncesionare “Albanian Chrome” dhe mbetet po shoqëria koncesionare që vazhdon të kryejë aktivitetin e përcaktuar në marrëveshje.

Kjo marrëveshje, sipas Ministrisë së Energjetikës, ka transferuar tek shoqëria “Balfin” të gjitha detyrimet dhe të drejtat e koncesionarit, të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit, për realizimin e planit të investimeve dhe të rehabilitimit të objekteve të koncesionit; për shlyerjen e detyrimeve ndaj qeverisë dhe të tretëve.

Lejet e kërkimit dhe shfrytëzimit

…………………………..

Ai u akuzua për vrasjen e 5 janarit 2011 në qendër të Bulqizës, ku nga përplasja e dy grupeve mbeti i vdekur një minator i rastësishëm, Fehmi Kërçuni dhe u plagosën dy anëtarë të grupit, Shpëtim Reka dhe Eleonard Ndreu.

Ndërkohë, më 20 prill 2013, vritet biznesmeni i kromit, 40-vjeçari Shefqet Shehu, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij Vehab Shehu. Ata u qëlluan në një lokal vetëm 200 metra larg komisariatit të policisë Bulqizë. Për këtë ngjarje u arrestua Fadil Tërnova, pronar i disa galerive. Gjithçka lidhej me një konflikt të vjetër të ndodhur në vitin 2009, në vendin e quajtur “Pishat”.

Policia i tha BIRN-it se në atë kohë, Vehab Shehu është plagosur rëndë me armë zjarri nga anëtarët e familjes Tërnova, edhe pse në lidhje gjaku mes tyre. Ata kishin qenë bashkëpronarë të galerive deri në 2009 dhe më pas janë ndarë, duke nisur konfliktet për kontrollin e Zonës D.

Ndërkohë, më 2 shtator 2013 u ekzekutua Qerim Marku, pronar i disa galerive dhe mbeti i plagosur Sami Smeli. Për vrasjen e Markut u dyshua rivali tjetër i tij, Gjin Nika dhe grupi i tij, por edhe klanet e tjera me të cilat kishte konflikte. Policia e Dibrës ka evidentuar përplasje ndër vite mes familjeve të B. dhe E. Çupit, E. Ketës, L. Tërnovës, R. Duriçit, N. Shabanit, F. dhe U. Tançit, si dhe A. Shehut.

Sipas raporteve të policisë, më 17 janar 2014, Hasan Talja u ekzekutua në rrugën “Bajram Allaraj” në Tiranë. Sërish, policia tha se motiv i krimit ishin konfliktet për biznesin e kromit në Bulqizë me grupe rivale. Për këtë ngjarje u dyshua Gjin Nika dhe grupi i tij.

Me 24 janar 2014, është arrestuar Destan Gjeta. Ai akuzohej për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Gjeta, së bashku me Ilirjan Jangullin, ishin cilësuar si një nga kundërshtarët e biznesmenit të kromit, Arben Duriçi, ndërkohë që familjes së këtij të fundit i janë bërë disa atentate.

Sipas disa raporteve të Policisë së Shtetit, konfliktet për galeritë e kromit në Bulqizë gjatë viteve të fundit kanë shkaktuar 8 viktima dhe rreth 14 të plagosur…………

Lidhjet me politikën

Përveç kompanisë koncensionare Balfin Group, në pronësi të biznesmenit Zamir Mane, në Bulqizë operojnë disa kompani me lidhje të forta politike, në administratën qendrore dhe atë vendore.

Familjarët dhe të afërmit e ish kryetarit të bashkisë së Bulqizës deri në vitin 2014, Mufit Duriçi, kontrollojnë dy kompani të cilat kanë leje shfrytëzimi minerare për krom; Duriçi shpk me administrator Hysen Duriçin dhe Kadurtex shpk, me administrator Kapllan Duriçin.

Të afërmit e deputetit të Partisë Demokratike Roland Keta, zotërojnë tre kompani të cilat kanë katër leje minerare në zonën e Bulqizës.

Egi-K shpk operon në galerinë B të zonës D dhe ka si administratori Eduart Keta. IVNO 1100 Shpk, me administrator Gentian Keta, shfrytëzon një burim në Krastën Qendrore. Ndërkohë GENTARI sh.p.k, operon në galerinë 38 në minierën e Bulqizës dhe ka si administrator Gentian Keta.

Në Bulqizë operon dhe një kompani e lidhur me deputetin e LSI, Përparim Spahiu. Kompania Lubima Sh,p,k është në pronësi të dajës së deputetit, Luan Manjani……………………..

http://www.reporter.al/kromi-i-pergjakur-mafia-me-mbeshtetje-politike-kontrollon-nentoken-e-bulqizes/

2 Gedanken zu „Die Chrom Mafia von Bulqize, eine Schöpfung von Ilir Meta, Dritan Prifti“

  1. Bulqize, hat trotz hoher Investitionen immer noch kein Wasser regelmässig

    Foto-kryesore

    Bulqizë, ujë të pijshëm ka, por duhen profesionist për ta sjell

    Hulumtim/

    Bulqiza prej vitesh ka mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke u kthyer në një problem shumë serioz për qytetarët, sidoms në këto ditë të nxehta vere. Këtë problem, në mënyrë më të theksuar e ka Lagjia e re, e cila ka orare shumë të shkurtuara të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa në Lagjen e vjetër, situata paraqitet disi më ndryshe.

    Në zgjedhjet e vitit 2013, kur në Bulqizë zhvilloheshin zgjedhjet si qendrore, por edhe lokale, deputeti i zonës, Shkëlqim Cani dhe kandidati i majtë për bashkinë i asaj kohe, Myfit Duriçi, premtuan furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm 24 orë. Por edhe pse kanë kaluar tre vite, dhe rrethuar me burime, situata në Bulqizë për sa i përket furnizimit me ujë mbetet e njëjtë.

    Sipas Planit Operacional të Zhvillimit Lokal të Bashkisë Bulqizë, furnizimi me ujë të pijshëm i popullsisë që mbulohet nga Sh.A Ujësjellës Bulqizë është 6-9 orë në ditë, një tregues larg standarteve dhe objektivave të vendosura në Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me Ujë 2011-2017.

    Për këtë ishull.com ju drejtua me një shkresë për informim SH. A Ujësjellës Bulqizë, për të mësuar më shumë për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit.

    Në përgjigjen e saj, datë 10. 08. 2016, Sh.A Ujësjellësi Bulqizë deklarojnë se Lagjia e vjetër furnizohet 10-12 orë në ditë, ndërsa Lagjia e re furnizohet 6-7 orë në ditë, kështu me fashat e orarit për të dyja lagjet, të cilat gjenden në infografikën e mëposhtme:

    Tabela-Nr-1

    Infografika – Orari i furnizimit me ujë i qytetit të Bulqizës, sipas „Sh.A Ujësjellës Bulqizë“

    Por ishull.com ka bërë një vëzhgim empirik, për të parë nëse oraret e furnizimit me ujë të qytetit zbatoheshin nga Sh.A Ujësjellës Bulqizë. Nga të dhënat e marra nga Sh.A Ujësjellës Bulqizë dhe vëzhgimet tona në terren rezulton se oraret e furnizimit me ujë janë të pasakta, ku të dhënat gjenden në infografikën e mëposhtme:

    Tabela-Nr-2

    Infografika – Orari i furnizimit me ujë i qytetit të Bulqizës, sipas vëzhgimeve empirike të ishull.com

    Rezulton se Lagjia e vjetër furnizohet me ujë të pijshëm 6 orë e 30 minuta ndërsa Lagjia e re 2 orë e 20 minuta në ditë, ku në fashën e orarit të drekës, presioni është shumë i dobët, dhe thuajse në katet e fundit të pallateve uji nuk shkon fare.

    Banorët e Bulqizës kanë protestuar disa herë për mungesën e ujit, por zëri i tyre nuk është marrë parasysh. Pyetur nga ishull.com, banorët akuzojnë ndërmarrjen e ujësjellësit, e cila nuk është në gjendje të menaxhojë situatën, pasi sipas tyre është e pa pranueshme që në qytetin e Bulqizës të mos ketë ujë kur ai zotëron burime të bollshme.

    Në lagjen e re, banorët na tregojë edhe për ndotjen e ujit në vitin 2015. Sipas tyre, uji vinte i ndotur, me erë të rëndë dhe nuk mund të përdorej për t’u pirë, por as edhe për larje, pasi nëse përdorej i ngrohtë lëshonte një erë tejet të rëndë.

    Foto-2

    Llagjia e re, Bulqizë

    Sipas Sh.A Ujësjellës Bulqizë, arsyeja pse qytetarët e Bulqizës nuk furnizohen me orar më të zgjatur gjatë periudhës së verës, janë paksimi i prurjeve të ujit në burime, humbjet e shumta të ujit për shkak të rrjetit teje të armortizuar si dhe mungesa e investimeve, sidomos për Lagjen e re dhe fshatin Vajkal. Bulqiza furnizohet me ujë të pijshëm nga Zona mineral mbajtëse D, depot: 41, Çupe, Allmete, Fushë-Hutër.

    Për periudhën shtator 2014 – shtator 2015 në rrjetin e furnizimit me ujë janë kryer investime nga buxheti i shtetit, ku sipas Sh.A Ujësjellës Bulqizë kapin vlerën e 38, 996, 249 lekë. Edhe pse me një investim të tillë, situata në Lagjen e vjetër për sa i përket furnizimit me ujë, siç u përmend edhe më sipër është shumë problematike, me vetëm 6 orë e 30 minuta ujë në ditë.

    Faturimi i ujit të pijshëm në Bulqizë në 95% të tyre bëhet afrofe, 5% bëhet me matës, ndërsa për institucionet shtetërore faturimi bëhet me matje. Konsumatorët familjar duhet të paguajnë afro 500 lekë në muaj. Sipas Sh.A Ujësjellës Bulqizë, mënyra e financimit të këtij institucioni është 85% me fondet e grumbulluara nga shitja e ujit të pijshëm dhe 15% nga subvencioni i shtetit.

    Për vitin 2016 nuk është planifikuar asnjë projekt për investimin në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa Sh.A Ujësjellës Bulqizë, bën vetëm mirëmbajtjen e tij, me fondet që ky institucion disponon.

    Shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë premtime për ujë dhe drita 24 orë, por duket se banorët e Bulqizës, në prag zgjedhjesh do ta dëgjojnë akoma premtimin për ujë 24 orë.

     

  2. 3 Geschäfts Leute der Chrom Mafia wurden verhaftet: Sokol Nasufi, Mehmet und Rexhep Dauti. Manager von 3 Firmen, welche nie Steuer zahlten. Es erinnert an Hotels, welche nie Strom bezahlen, lieber einen Politiker schmieren.

    Alle 3 arbeiteten gezielt auch mit gefälschten Dokumenten, als Zoll Behörden die Sache zu Gericht in Tirana gaben.
    http://www.gazetatema.net/web/2016/11/17/arrestohen-3-biznesmene-kromi-mashtruan-me-3-milione-dollare/

Schreibe einen Kommentar