Der Tropoje Verbrecher Baskhim Ulaj // Gener -2 kauft sich Richter und kann nun bauen

Der Bürgermeister von Tirana, ruft nun zu Demonstraionten auf, gegen den kriminelle Bau, auf gestohlenen Grundstücken am See in Tirana. Kein Gesetz gilt in Albanien unverändert und bei der Justiz kennt man nicht einmal Gesetze.

Trotz ausserdrücklicher Warnungen der Geologischen Untersuchungen, dort überhaupt zubauen, wurde eine kriminelle Bauerlaubniss auf Öffentlichen Grund gegeben, für Gener – „.. Vorschrift ist per Gesetz auch richtige Vermessungen, Geologische Untersuchung und hier Seismologische Untersuchungen ab dem 8 Stockwerk sind gesetzliche Vorschrift. Alles ignoriert.

Kein vorgeschriebener Stadtrats Beschluss, eine private Genehmigung von Lulzim Basha Baugenehmigung Nr. 9967/7 vom 1.8.2014
Kein vorgeschriebener Stadtrats Beschluss, eine private Genehmigung von Lulzim Basha Baugenehmigung Nr. 9967/7 vom 1.8.2014 für die Baufirme Gener – 2

Tiefstand im Mafia Justiz System vor allem der Bujar Nishani, Salih Berisha, Lulzim Basha Mafia (Partner die als Verbrecher Organisation auftretende KAS, welche auch noch im Bürohaus des Bin Laden Financiers: Yassin Kadi residiert). Die EU Botschaft residiert in vollkommen überteuerten Büroräumen des ABAS Zentrum in Mitten in Tirana, ebenfalls Baskhim Ulaj der Haupt Eigentümer. Illegale Bauten, verbotene Bauten, erhalten eine Gerichtliche Baugenehmigung, nachdem man die Richter am Bau beteiligt.


Die höheren Richter sind alle aus dem kriminellen Enterprise des Salih Berisha geschützt durch den Justiz und Polizei Vernichter: Bujar Nishani

Gangster: Lulzim Basha und Baskhim Ulaj, aus Tropje, Salih Berisha Mann für Geldwäsche, ebenso bei dem Parkhaus in Tirana

Gerichts Urteil: Die Gangster Alexander Meksi, Safet Zhulali (Aldo Bumci) Peter Arbnori verkauften Grundstücke Tirana

4.1.2015 Original von der EU Mafia finanziert: Dem Gangster Syndikat des Bashkim Ulaj wird eine Baugenehmigung am Tirana See für ungültig erklärt

Das Adminstrative Gericht will man wegen Heimstätte von Kriminellen Richtern abschaffen: Für den Fall sind zuständig: Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj (Softa), Arjan Qafaund Alkelina Gazidede, Man beteiligt die Richter ganz einfach an einem Super Skandal Bau, Grundstücks Diebstahl des Tropojaner Geldwäsche Experten Baskhim Ulaj, und schon wird eine kriminelle Baugenehmigung des Lulzim Basha bestätigt, wo es nicht einmal eine Rathaus Sitzung gab.

Und welches Wunder im System: 10 % Beteiligung für den Ehemann der Richterin:

Artan Metaliaj wird als Partner am 11. März 2013 mit dem Wert von 10% zugegeben.

A few  hours after the court issued a verdict about the construction of the apartment buildings at the Tirana Artificial Lake dam, Mayor Erion Veliaj considered it as scandalous and unprecedented. He invited citizens to protest on Wednesday at the Court of Administrative Appeal.

SKANDALI / Familjarja e krahut të djathtë të Bashkim Ulajt, gjykatësja e vendimit për Kullat te Liqeni!

May 10, 2016 23:42

SKANDALI / Familjarja e krahut të djathtë të Bashkim Ulajt, gjykatësja e vendimit për Kullat te Liqeni!

Përbindshat 17 katësh (plus 3 nëntokë) te diga e liqenit artificial të Tiranës janë rikthyer në qendër të vëmendjes, dhe kjo në mënyrën me flagrante të mundshme, me ‘ndihmën’ e drejtësisë. Bashkia e Tiranës dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes të Territorit, IKMT kishin kërkuar pezullimin e lejes së ndërtimit për këtë projekt që gërmon direkt poshtë digës.

Ky pezullim u vendos nga shkalla e parë e Gjykatës Administrative të Tiranës, por para e dëmtuar e apeloi. Apeli Administrativ është shkalla e fundit që vendos për fatin e këtyre ndërtimeve.

Por me caktimin e treshes së gjyqtarëve të Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj (Softa), Arjan Qafa dhe Alkelina Gazidede, bashkia e kryeqytetit vuri re një konflikt të dukshëm interesi.

Ky konflikt interesi zë fill nga kryesuesja e këtij trupi gjykues, znj.Metaliaj, tek kompania që do ndërtojë te diga e liqenit, Gener 2. Kompania në fjalë, është pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, ndërtues i njohur pranë familjes Berisha.

Kaq pranë, sa apartamenti i ri i familjes Berisha në rrugicat e hijshme pas ish-Piramidës, është dhuratë e tij, ashtu siç është dhuratë, edhe zyra luksoze e deputetit të thjeshtë Berisha, tashmë pas rrëzimit nga pushteti.fax

Ulaj ka fituar më herët, nën qeverisjen Berisha, një tender strategjik, projektin e shpërndarjes së fibrave optike në gjithë Shqipërinë, për të cilin pati dhe një përplasje të fortë mes ministrave të djeshëm të Berishës, Genc Pollo dhe të ndjerit Sokol Olldashi.

Ky projekt është tashmë në fazë zbatimi nga kompania tjetër ATU (Albanian Telecommunication Union), në të cilët sipas ekstraktit të QKR-së që DITA ka në dorë, është ortak edhe Artan Metaliaj, kushëriri i bashkëshortit të gjyqtares Enkelejda Metaliaj.

Artan Metaliaj është shtuar si ortak më 11 mars 2013, me shifrën 10%.

Ky konflikt interesi, mesa duket është edhe arsyeja e kuptueshme përse institucioni i bashkisë Tiranë ka kërkuar ndryshimin e trupit gjykues. Por kjo kërkesë është rrëzuar dhe çështjen (dhe fatin) e ndërtimeve gjigante poshtë digës së liqenit të Tiranës, do ta vendosë sot një trup gjykues që ka konflikt të qartë interesi me ndërtuesit.
……………….
http://www.gazetadita.al/skandali-familjarja-e-krahut-te-djathte-te-bashkim-ulajt-gjykatesja-qe-mori-vendimin-per-kullat-te-liqeni/

8 Gedanken zu „Der Tropoje Verbrecher Baskhim Ulaj // Gener -2 kauft sich Richter und kann nun bauen“

  1. Nichts kann mehr verwundern, wie Richter, Staatsanwälte und Adminstrative, wie Minister an ihre Immobilien kommen. Reines Raub und Betrugs System
    FAKSIMILE: Ja kush është gjyqtarja e vendimit për Kullat te Liqeni

    Përbindshat 17 katësh (plus 3 nëntokë) te diga e liqenit artificial të Tiranës janë rikthyer në qendër të vëmendjes, dhe kjo në mënyrën me flagrante të mundshme, me ‘ndihmën’ e drejtësisë.

    Avokatura e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes të Territorit, IKMT kishin kërkuar pezullimin e lejes së ndërtimit për këtë projekt që gërmon direkt poshtë digës.1

    Ky pezullim u vendos nga shkalla e parë e Gjykatës Administrative të Tiranës, por para e dëmtuar e apeloi.

    Apeli Administrativ është shkalla e fundit që vendos për fatin e këtyre ndërtimeve.

    Por me caktimin e treshes së gjyqtarëve të Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj (Softa), Arjan Qafa dhe Alkelina Gazidede, bashkia e kryeqytetit njoftoi dje një konflikt të dukshëm interesi.

    Ky konflikt interesi zë fill nga kryesuesja e këtij trupi gjykues, znj.Metaliaj, tek kompania që do ndërtojë te diga e liqenit, Gener 2. Kompania në fjalë, është pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, ndërtues i njohur pranë familjes Berisha.

    Kaq pranë, sa apartamenti i ri i familjes Berisha në rrugicat e hijshme pas ish-Piramidës, është dhuratë e tij, ashtu siç është dhuratë, edhe zyra luksoze e deputetit të thjeshtë Berisha, tashmë pas rrëzimit nga pushteti.fax

    Ulaj ka fituar më herët, nën qeverisjen Berisha, një tender strategjik, projektin e shpërndarjes së fibrave optike në gjithë Shqipërinë, për të cilin pati dhe një përplasje të fortë mes ministrave të djeshëm të Berishës, Genc Pollo dhe të ndjerit Sokol Olldashi.

    Ky projekt është tashmë në fazë zbatimi nga kompania tjetër ATU (Albanian Telecommunication Union), në të cilët sipas ekstraktit të QKR-së që DITA ka në dorë, është ortak edhe Artan Metaliaj, kushëriri i bashkëshortit të gjyqtares Enkelejda Metaliaj.

    Artan Metaliaj është shtuar si ortak më 11 mars 2013, me shifrën 10%.

    Kjo lidhje familjare mesa duket është edhe arsyeja e kuptueshme përse është kërkuar ndryshimi i trupit gjykues.

    Por kjo kërkesë është rrëzuar dhe çështjen (dhe fatin) e ndërtimeve gjigante poshtë digës së liqenit të Tiranës, do ta vendosë sot një trup gjykues që ka konflikt të qartë interesi me ndërtuesit.

    http://www.gazetadita.al/11-maj-2016/

  2. Extrem peinlich Salih Berisha, der 2 Büros im ABBA Centrum des Gangsters Baskhim Ulaj hat in Tirana: Original Tropoje Mafia, welche unglaublich Landes Zerstörung mit diesen Banden betrieb, Tirana schon bis 1997 vollkommen zerstörte, wo die Lana und überall diese Nord Albanischen Banden siedelten

    Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar në Kuvend kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për protestën që ai bëri dje përpara gjykatës për ndryshimin e trupës gjyqësore për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e Liqenit që pritet ndërtohet nga ndërtuesi Bashkim Ulaj.

    Berisha, i cili banon dhe ka zyrën e tij në dy pallate të ndërtuara nga Bashkim Ulaj ka thënë se Veliaj po mbron ndërtimet e tij pa leje duke mbrojtur kështu ndërtuesin Bashkim Ulaj.

    Shtëpia e Berishës ndodhet në pallatin e ndërtuar nga Ulaj te ‘Mustafa Matohiti’ ndërkohë që zyra e tij është në pallatin tjetër të ndërtuar nga Ulaj te ‘Aba Center’

    “Ti sulmon ndërtimet te diga, do të mbrosh ndërtimet e tua pa leje. Veliaj është rrugaç, ka shkelur Kushtetutën, duhet të ikë. Veliaj përdori pushtetin për të asgjësuar gjykatën. Grupi parlamentar i PD të kërkojë shkarkimin e Veliajt. Gjesti i Veliajt, një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë. Në protestë, njeriu që ka 10 pallate pa leje. Rrethimi i gjykatës nga Veliaj, rrënim i themelit kushtetues” tha Berisha.

    Berisha e ka quajtur Veliajn si një rrugaç që rrethon gjykatat duke e konsideruar protestën si një akt të paprecedentë.

    Nga ana tjetër ai tha se Prokuroria duhet që të ngrihet në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.

    “Të shkarkohet rrugaçi që rrethoi gjykatat. Prokuroria të ngrihet në mbrojtje të ligjit e kushtetutës. Rrugaç kushtetues, të vihet para ligjit. Kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta trafikantë, Ed-eskobar. Ky është një akt që s’ka ndodhur kurrë, i shëmtuar. Ai ka për standard vjedhjen e parave të të varfërve shqiptar. Rrethimi i gjykatës, pafytyrësi. Gjykata nuk rrethohet. Kështu asgjësohet gjykata, bën krim të shëmtuar në themel të shtetit. E paprecedentë, partia protestë para gjykatës. Ai ka 5 pallate pa leje, për të shpëtuar pallatet e veta proteston. Veliaj është një rrugaç kushtetues” -tha Berisha.

  3. Wie praktisch immer: vollkommen zusammen gefälschte Grundstücks Urkunden. Non-Stop Fälschungs Gangster, inklusive Notaren, die nicht existenden Personen Testamente, Verkäufe beglaubigen.

     

    Elida Cangonji, und ihr Sohn Ilir Foti, unterschrieben mit Baskhim Ulaj, einen Vertrag in 2002, wegen einem Teil des Grundstückes und des Baues, wie der Nutzung. die Anteile welche man erhält am Neubau usw..

    Obwohl Frau Elida Cangonji, mit Nachweis in Indonesien lebte in 2005, tauchte dann für den akutellen Bau, ein neuer Vertrag aus 2005 auf, der vollkommen Anders war, im Sinne des Gangsters Bashkim Ulaj, Partner von der Weltbank, EU -Botschaft, Ministern, BP und Co.

    Alles gefälscht, identisch wie bei dem Hotel „Vollga“ in Durres, oder mit dem Schwiegervater von Lulzim Basha, einem Alt Gangster mit einen Appartment Bau der schon in die Luft gesprengt wurde. Auch dort verkaufte ein seit 14 Jahren verstorbener angeblich Grundstücke und die Baugenehmigung war gefälscht.

    Aktualitet Alba Malltezi
    13 Maj 2016 – 07:08 | përditesuar në 18:48

    Në redaksinë e Shqiptarja.com vijnë shumë shqiptarë që kanë probleme me pronat. Ka qenë gjithnjë kështu në këtë tranzicionin postdiktaturë: Njerëz me dokumente në një dosje, duke kërkuar ndihmën e mediave, kanë trokitur përherë nëpër redaksi. Gjithmonë i kemi dëgjuar, por pak histori janë publikuar. Për gazetarët, historitë e pronave dhe konfliktet mbi to janë më të vështirat, sidomos kur duhet të dëgjosh të dyja palët, duket sikur kanë të drejtë të dy. Të gjithë me dokumenta, të gjithë me çertifikata prone, të gjithë me vendime gjykatash, noterësh, hipoteke… Këtë kanë bërë autoritetet shqiptare këto vite: Përmes korrupsionit u kanë marrë dhe u kanë dhënë pronësi shumë vetëve për një pronë. E si zgjidhet problemi? Këtu nis lufta e të fortit me më të dobëtin, e më të pasurit, me më të varfrin, e të korruptuarit me idealistin që beson se Shteti do t’i japë të drejtë, pasi është i sigurtë që pronën ia ka lënë gjyshi dhe ai e meriton. Në Shqipëri janë vrarë për pronën dhe kjo nuk na nderon; konflikti për të mbetet një nga konfliktet më të egra tek ne, sot për sot.

    Kur Elida Cangonji, mjekja e njohur psikiatre për fëmijë dhe drejtuese prej vitesh e qëndrës për fëmijët me probleme, trokiti në redaksinë tonë, patëm të njëjtin hezitim: Ka të drejtë Elida (shumë e njohin dhe në interpretimin e disa filmave të Kinostudios Shqipëria e Re)apo Bashkim Ulaj, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të pasur të kësaj periudhe tranzicioni në Shqipëri, me të cilin ajo ka konfliktin e radhës? Përplasja këtë herë është mes tyre dhe nis që në vitin 2005 pas marrjes së lejes për ndërtimin e një pallati shumëkatësh nga ana e kompanisë së z.Ulaj mbi tokën e trashëguar nga familja e Elida Cangonjit nga patrioti i shquar Kolë Kuqali.
    Ky pallat është në një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës, në atë “Ismail Qemali”, pranë Liceut Artistik e RTSH-së. Elida, me prokurë të djalit të saj, Ilir Foti (i cili është trashëgimtari i pronës së Kolë Kuqalit), dhe bashkëpronarë të tjerë të tokës, lidhën më 25.10.2002 një kontratë që firma ndërtuese A.B.A.U. e përfaqësuar nga vëllai i Bashkimit, z. Ahmet Ulaj, të ndërtonte një pallat aty dhe pronarët e tokës të merrnin shpërblimet përkatëse në apartamente. Ilir Foti, djali i Elidës, sipas kontratës duhet të merrte 30 përqind të ndërtimit mbi pjesën e tij të tokës prej 430 metra katrorë (dokumenti 1 / Kontrata e 2002). Ilir Foti, djali i Elida Cangonjit, do të përfitonte sipas asaj kontrate 2 apartamente, 2 vende parkimi në garazh dhe një lokal 194.5 m2.

    Punët shkuan mbarë e mirë deri kur Elida Cangonji në rolin e përfaqësueses me prokurë të të birit Ilir, që jetonte në Itali, zbulon kontratën që kompania kishte dorëzuar në Bashkinë e Tiranës për ndërtimin 3 vite më pas, atëherë kur u mor dhe licensa në vitin 2005, e ku, sipas kontratës, do të vendoseshin dhe hapësirat e ndërtuara që do t’i takonin Ilir Fotit dhe familjes së Elida Cangonjit.

    “Ishte një kontratë totalisht false, që as unë dhe as pronarët e tjerë të ligjshëm nuk e kishim parë me sy e jo më ta kishim firmosur, – tregon Cangonji për Shqiptarja.com, – nuk po i besoja dot syve: Nuk ishte kontrata e lidhur prej nesh në 2002, por një tjetër, që sipas tyre ishte lidhur në prezencën e noteres Xhevahire Brahaj më 26.01.2005. (Dokumenti 2 – Kontrata false e vitit 2005). Sipërfaqja e ndërtimit ishte rritur nga 430 m2 në 572 metra katrorë dhe të gjitha firmat tona ishin false komplet. Firma ime ishte falsifikuar në kohën që unë isha nisur në Indonezi që prej 20 janarit 2005, deri më 10 shkurt 2005 për të ndihmuar fëmijët nga pasojat e Cunamit”.
    Për të treguar këtë Elida ka marrë dëshminë nga sistemi Tims dhe data e largimit të saj nga Shqipëria përkon me datën e lidhjes së kontratës false për ndërtim nga ana e Ulajt dhe dorëzimin e kësaj kontrate ne Bashkinë e Tiranës (Dokumenti 3/ Vertetim nga sistemi Tims me datën e daljes nga Shqipëria më 20.01.2005 dhe hyrja e Elida Cangonjit në Tiranë më 10.02.2005) “Në kontratën që i ishte dorëzuar Bashkisë – tregon Cangonji – kishte dhe shtesa të tjera. Ishte shtuar një deklaratë noteriale përsëri e falsifikuar, ku përjashtohej firma ABAU dhe z. Ahmet Ulaj dhe në vend të tyre ndërtimin do e bënte Gener 2 në emër të Bashkim Ulajt.

    Në këtë kontratë është false firma ime, firma e babait tim Musa Cangonji dhe firma e z. Ilir Selenica si përfaqësues i pronarit Parid Zhegu”. Për të gjitha këto z. Cangonji ka dokumentet e ekspertit të prokurorisë dhe deklaratën e z. Ilir Selenica.
    Këtu nis përplasja e fortë e Elida Cangonjit me ndërtuesin Bashkim Ulaj.
    “Në gjithë këto vite nis lufta ime e vetme, si grua, nënë, me këtë njeri që me anë të ndihmës së shtetit tentoi deri të na shpronësojë, duke shpikur sikur toka ku qe ndërtuar vila e patriotit Kolë Kuqali, me të cilin ne jetuam një jetë të tërë, na paskësh qenë e shtetëzuar në vitin 1964”, tregon Cangonji. “Me këtë dokument të turpshëm dhe prapë fals , Bashkim Ulaj kërkoi të na i merrte të gjitha, madje dhe ta paguanim ne për ta dëmshpërblyer atë. Ai kërkoi të nëpërkëmbte jo vetëm kujtimin e një qytetari e nënpunësi të ambasadës amerikane që nuk jetonte më, por të na hiqte në mënyrë kriminale, i ndihmuar nga shteti, pronën tonë”.

    Elida, në gjithë këtë histori, nuk ka qenë pronarja e drejtpërdrejtë e pronës, por ka pasur prokurën e djalit të saj Ilir Foti, pasi ai ka qenë trashëgimtari direkt i shtëpisë së Kolë Kuqalit. Nën insitimin e Elidës dhe kërcënimin për të dërguar nga ana e saj të çështjes në gjyq dhe për ta bërë publike, Bashkim Ulaj është tërhequr të paktën nga lufta e tregimit se ishte “pronë e shtetit”. Hidhërimi i Elida Cangonjit është pikërisht i këtyre ditëve kur ajo mëson se djali i saj Iliri dhe Bashkim Ulaj kanë bërë një marrëveshje dhe bien dakord që të rivendosin marrëdhëniet si në kontratën e parë të bërë në 2002, për ndërtimin në 430 metra katrorë duke hequr dorë nga marrja e kuotave të shtesave të bëra nga Ulaj gjatë ndërtimit.

    Dhe njëkohësisht duke përjashtuar “nënën rebele” nga përfaqësimi. Por ajo nuk dorëzohet nga përgjegjësia që ndjen për të treguar të vërtetën.
    “E kam bërë publike dhe më parë këtë histori dhe dua të vazhdoj të bëj të ditur se si të pasurit e sotëm, si Bashkim Ulaj janë bërë të pasur: Ata kanë shkelur njerëzit me këmbët e veta, por dhe të ndihmuar nga struktura shtëtërore si policia, prokuroria, hipotekat, administrata”, thotë Elida me hidhërim. “E kuptoj fare mirë, pse im bir Iliri u tërhoq. Ai nuk ka besim te kjo Drejtësi dhe mendoi ta mbyllte çështjen me atë pak përfitim, pa llogaritur ato që realisht na takojnë nga shtesat e bëra nga Ulaj dhe nga sipërfaqja e zmadhuar e ndërtimit.

    Por sidomos duke mbuluar përgjithmonë ato turp te falsifikimi të firmës time, babait tim e të tjerëve”.
    Elida tregon se në luftën e saj me mullinjtë e erës ka takuar dhe njerëz që e kanë inkurajuar dhe që kanë qenë të drejtë. “Edi Rama më tha që të mos i dahem rrugës ligjore. Sali Berisha më dha një sekretar të tijin të merrej me konfiktin tim, por në rrugë e sipër u dorëzua: “do t’i them shefit – më tha – se nuk mund ta vazhdoj më këtë histori”. Nishani, gjithashtu, nuk më zgjidhi asnjë punë. Gjithashtu dhe Kreshnik Spahiu, atëherë nënkryetar i KLD-së, pasi më tha se gjykatësja duhej përjashtuar, nuk bëri asgjë. Deri te një nëpunëse e Ambasadës Amerikane, e cila, pasi e takova e i tregova historinë m’u shpreh: “Po ti kërkon të ndeshesh me një elefant”. Kam një respekt të veçantë për Ina Ramën, e cila bëri që prokuroria të niste hetimet, të merrte ekspertët dhe të zbulonte se firmat tona nuk ishin tonat, por të falsifikuara”, tregon Cangonji. Por verdikiti i eskpertit erdhi vonë, se ndërkohë vepra penale për falsifikim ishte parashkruar, dhe prokuroria ka mbyllur çështjen”.

    “Meqë sot flitet për Drejtësi dhe Reforma të saj – perfundon psikiatrja Elida Cangonji – unë si qytetare, si një njeri që jam betuar të thotë të vërtetën, e ndjej veten të detyruar të tregoj dhe të dëshmoj për këtë intrigë biznes-shtet-politikë që mbi kurriz e kam vuajtur që nga viti 2007 e deri më sot. I bëj apel Prokurorisë dhe Drejtësisë, nëse e tillë do të jetë, të hetojë edhe ndërtimin tjetër të z. Ulaj, në rrugën Mustafa Matohiti, ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha. Ai pallat, gjithashtu, është bërë mbi vërtetime pronësie të falsifikuar”, akuzon Elida Cangonji, duke deklaruar për Shqiptarja.com se është e hapur të flasë e të dëshmojë para Drejtësisë dhe para kujtdo media.

    Shënim i redaksisë: Pasi mësoi për intervistën e z. Elida Cangonji, djali i saj Ilir Foti, përmes një e-maili na bëri të ditur se mes tij dhe Gener2 nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe se mamaja e tij Elida Cangonji nuk e përfaqëson në këtë çështje.

    dokumentat faksimile mjekja ulaj

    dokumentat faksimile mjekja ulaj

    dokumentat faksimile mjekja ulaj

    dokumentat faksimile mjekja ulaj

     

     

    http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/mjekja-kund-r-nd-rtuesit-ulaj-m–falsifikoi-firm-n-p-r-pallat-356054.html

    TRI PYETJE NGA REDAKSIA E SHQIPTARJA.COM
    Duke falenderuar Gener 2 për reagimin, do të donim të sqaronim kompaninë dhe lexuesin tonë se redaksia e Shqiptarja.com i ka bërë të gjitha verifikimet e duhura në shërbim të së vërtetës. Eshtë e vërtetë që zonja Cangonji nuk është as investitore, as pronare, por ajo ka mbajtur prokurën e djalit të saj Ilir Foti, gjë që e tregojnë dhe dokumentat. Zonja Cangonji, dhe ne jemi koshientë që prokuroria e ka mbyllur çështjen për shkak të kalimit të viteve, por kjo prokurori, përmes ekspertit kriminalistik Xhevair Çeloaliaj, vërtetoi se firmat në Kontratën e sipërmarrjes së dorëzuar në Bashki nga ana e Gener 2 ishin të falsifikuara. Dokumentet dëshmojnë dhe ndryshimin e sipërfaqes në pronësi të z. Ilir Foti (i biri i z. Cangonji) nga 430 metra katrorë në kontratën origjinale, në 572 metra katrorë në atë false të dorëzuar në Bashkinë e Tiranës, mbi të cilën është bërë dhe marrja e të drejtës së ndërtimit.
    Shqiptarja.com është e hapur të marrë reagimin e shoqërisë Gener 2 dhe të z. Bashkim Ulaj për këto tre momente kritike:
    1. Pse u falsifikua firma e znj. Elida Cangonji, z. Mustafa Cangonji dhe z.Ilir Selenica në kontratën të 26.01.2005 ashtu sic e verifikon dhe eksperti kriminalistik?
    2. Pse u rrit hapsira e sipërfaqes në pronësi të z. Ilir Foti nga 430 metra katrorë në 572 metra katrorë dhe kjo nuk u përkthye në përfitime për familjen e z. Foti?
    3. Në ç’mënyrë hipoteka e Tiranës deklaroi se terreni ku ishte ngritur shtëpia e z. Kolë Kuqali ishte shtetëzuar në vitin 1964 dhe pse më pas Gener 2 dhe ju u tërhoqët nga ky pretendim duke rinjohur kontratën e vitit 2002?
    http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/reagimi-i-gener2-dhe-3–pyetje-nga-shqiptarja-com-356163.html

  4. der Fall wird nochmal überprüft, wobei es extrem ist, das erneut mit gefälschten Verträgen gearbeitet wurde, aus 2005, direkt von Baskhim Ulaj, dem Super Gangster, Partner der korrupten EU Banden. Peinlich wenn ein derartiger Interessen Konflikt vorliegt, ebenso korrupte Richter entscheiden sollen, die manipulierte Vermögens Werte angeben. Die Staatsaufsicht hat vor vor Jahren kritisiert, was der Richter Arjan Qafen, ebenso für falsche Vermögens Erklärungen gab.

    Richter erhalten Wohnungen, hier mit Richter Arjan Qafa, der über den illegalen Mafia Bau entscheiden soll. von Baskhim Ulaj, Gener-2 ein Appartment und eine Garage gekauft, die Richterin Enkelejda Metaliaj ist über ihren Ehemann, direkt mit 10 % am Bau beteiligt worden, was dann schon pervers ist. Der Richter Arjan Qafa, war schon sehr auffällig mit seine mehrfachen falschen Vermögens Angabe, Verschleierung von Vermögen, Als Berufs Verbrecher wie es normal ist vor allem bei Tirana und Durres Richtern.

     

    Aktualitet
    18 Maj 2016 – 20:00 | përditesuar në 22:01
    Gjyqtari i 17-katëshit prenotoi
    shtëpi dhe garazh te „Gener 2“
    S’ndryshon trupi gjykues, Veliaj: S’lejojmë punimet

    null
    Bashkia e Tiranës ka denoncuar sot një tjetër gjyqtar në konflikt interesi në procesin gjyqësor që kjo Bashki ka me kompaninë „Gener 2“ e cila po ndërton kompleksin te diga e liqenit artificial, mes të cilave edhe një pallat 17 kate.

    Në një njoftim për shtyp, Drejtoresha e Pergjithshme e Komunikimit dhe Marredhenive me Publikun, Erka Mato, theksoi se, pas gjyqtares, Enkelejda Metaliaj (Softa), edhe gjyqtari Arjan Qafa është në konflikt interesi, madje ky i fundit është i skeduar si klient i firmës „Gener 2“, pasi ka prenotuar apartament dhe garazh.

    gjyqtari Arjan Qafa
    (Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa)

    Prej ditësh, në media kanë qarkulluar fakte dhe informacione që vërtetojnë se kjo trupë gjyqtarësh, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës thekson se të tjera fakte tronditëse po dalin dita ditës. Tashmë, është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi. Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse e është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse. Por, rasti më i rëndë dhe që ulëret më shumë është ai i gjyqtarit Arjan Qafa“, u shpreh Mato.

    Bashkia e Tiranës sqaron gjithashtu se “gjyqtari Qafa është në konflikt interesi pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.“

    Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë “Gener 2” do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës. Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq„, thuhet në reagimin e Bashkisë.


    (Deklarata e plotë e Drejtoreshës së Pergjithshme të Komunikimit dhe Marredhenive me Publikun, Erka Mato)

    Bashkia e Tiranës përmend gjithashtu se gjyqtari Qafa është i kallëzuar në Prokurori për fshehje të pasurive.

    Z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016. Në datën 31 Mars 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave. Z. Qafa është akuzuar për fshehje të Depozitës në shumën 100 000 lekë të reja. Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro. Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e Z. Qafa prej 5.000.000 lekë të reja„.

    …………………….

    http://shqiptarja.com/home/1/gjyqtari-i-17-kat-shit-prenotoi-sht-pi-dhe-garazh-te-gener-2-356895.html

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2016/05/qafa-1.jpgnull

    http://www.gazetatema.net/web/2016/05/18/hijet-e-dyshimit-per-gjyqtaret-qe-do-te-vendon-per-pallatin-tek-diga-per-nje-prej-gjyqtareve-faktet-jane-uleritese/

    18 Maj 2016 – 09:23 | përditesuar në 12:29
    17-katëshi, bie kërkesa e Veliajt
    për ndryshimin e gjyqtarëve

    Gjykata Apelit Administrative rrëzon kërkesën e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e gjyqtares Enkeleda Metalia Softa nga trupa gjykuese e cila ditën e enjte do të shqyrtojë në themel padinë për pezullimin e ndërtimit tek diga e liqenit.

    Vendimi u morë këtë të mërkurë nga relatori Bari Shyti dhe anëtarët Lindita Sinana e Artur Malaj.

    Rrëzimi i kërkesës së kreut të Bashkisë Tiranë për përjashtimin e gjyqtares nuk ishte i vetmi pasi të njëjtën fat patën dhe kërkesat e avokaturës së shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojties së Territorit.

    Nesër pritet që në apelin administrative të nis shqyrtimi në themel i padisë për pezullimin e punimeve të 17-katëshit nën digën e liqenit nga kompania “Gener 2” por ajo çka mbetet e paqartë është se cili gjyqtar do të zëvendësojë Alkelina Gazideden e vetëpërjashtuar një javë më parë.

    Siç dhe shihni në këtë faksimile më 11 Maj kryebashkiaku Veliaj depozitoi në apelin administrative kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Metalia.

    Sipas padisë së Bashkisë kjo kërkesë ishte bazuar në konfliktin e interesit që kjo gjyqtare kishte me gjykimin e këtij procesi për faktin se i afërmi i saj ishte në bashkëpronësi me pronarin e kompanisë “Gener 2”.

    Lidhja farefisnore e gjyqtares Enekleida Metaliaj me Artur Metaliajn i cili rezulton në lidhje biznesi dhe ortak i Bashkim Ulajt pronar i “Gener 2” përbënte konfliktin e interesit.

    http://shqiptarja.com/home/1/17-kat-shi-bie-k-rkesa-e-veliajt—p-r-ndryshimin-e-gjyqtar-ve-356789.html

    l

  5. Der Richter Arjan Qafa, wurde nun bei der Generalstaatsanwaltschaft angezeigt, wegen Interessen Konflikt, weil er ja in Geschäfts Verbindung mit Gener-2 steht, dort ein Appartment erhielt, angeblich kaufte, was unglaubwürdig ist. Es erinnert an den Edi Rama, Ilir Meta, Arben Ahmeti Skandal, wo man illegal baut, auf gestohlenen Land, auch wenn die Bürgermeister Straf Anzeige gestellt haben. Der FAll des Klement Balili, zeigte auch schon Abgründe auf und in diesem Falle, ist Gener – 2 nicht Eigentümer der Grundstücke, hat gefälschte Verträge über 400 qm aus 2005

  6. Immer noch vor Gericht, weil die gekaufte Entscheidung durch kriminelle Richter, angefochten wird. Das Bauverbot der Gemeinde besteht weiter

    Aktualitet
    14 Korrik 2016 – 09:43 | përditesuar në 09:51
    Pallatet te diga, Bashkia: S’do
    të ndërtohen, leja ende në gjyq
    Një ditë pas vendimit të marrë nga Gjykata Administrative për lejimin e një kompanie për ndërtimin e pallateve tek diga e liqenit, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke thënës e pallatet tek diga nuk do të ndërtohen, pasi leja është ende në gjyq.

    Sipas Bashkisë së Tiranës, Gjykata Administrative dha një vendim abuziv, të padrejtë dhe të shëmtuar në një gjyq të montuar dhe vendim të paracaktuar.

    Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhje për vendimin e marrë më 1 korrik dhe të shpallur me dy javë vonesë. Por, mbi të gjitha, për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, edhe pranë Prokurorit të Përgjithshëm, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit që dy gjyqtarë të trupës gjykuese kanë me çështjen në fjalë, qoftë për shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, nuk ka ende asnjë reflektim nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit.

    Në njoftimin e shëprndarë për mediat, Bashkia thotë se, ka denoncuar konfliktin e hapur të interesit që, gjyqtarë të caktuar për të gjykuar çështjen në fjalë kanë me kompaninë Gener 2 dhe se për këtë ka ndërmarrë një sërë hapash ligjorë, të cilat argumentojnë katërcipërisht ekzistencën e një konflikti të pastër interesi, por edhe nevojën për të pasur një trup gjykues të paanshëm, i cili duhet të japë drejtësi, përndryshe rrezikon të shkatërrojë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

    Gjykata Administrative e Apelit ka marrë një tjetër vendim abuziv, të padrejtë dhe të shëmtuar, duke konfirmuar shqetësimet e vazhdueshme të Bashkisë së Tiranës se gjyqi për çështjen e ndërtimit të kompleksit me 5 pallate 17-katëshe nën Digën e Liqenit Artificial të Tiranës është një gjyq i montuar dhe i paracaktuar.

    Edhe pse ky vendim lidhet me padinë e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe jo me lejen e bashkisë e cila gjykohet më vete, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për vendimin e marrë më 1 korrik dhe të shpallur me dy javë vonesë. Por, mbi të gjitha, për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, edhe pranë Prokurorit të Përgjithshëm, me fakte e argumenta, qoftë për konfliktin e hapur të interesit që dy gjyqtarë të trupës gjykuese kanë me çështjen në fjalë, qoftë për shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, nuk ka ende asnjë reflektim nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit.

    Fatkeqësisht, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Enkelejda Metaliaj (Softa), Kastriot Selita dhe Alkelina Gazidede, e cila më 1 korrik mori në shqyrtim çështjen e pezullimit të punimeve për ndërtimin e pallateve 17-katëshe nën Digë, legjitimoi faktin se e ka humbur besimin e një trupe gjykuese të paanshme dhe është e paaftë të japë drejtësi, duke vijuar të qëndrojë kokëfortë në konflikt të plotë interesi me palën e paditur, kompaninë e ndërtimit “Gener 2”.

    Prej kohësh, Bashkia e Tiranës e ka denoncuar konfliktin e hapur të interesit që, gjyqtarë të caktuar për të gjykuar çështjen në fjalë kanë me kompaninë Gener 2. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash ligjorë, të cilat argumentojnë katërcipërisht ekzistencën e një konflikti të pastër interesi, por edhe nevojën për të patur një trup gjykues të paanshëm, i cili duhet të japë drejtësi, përndryshe rrezikon të shkatërrojë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

    Gjatë kësaj kohe, Bashkia e Tiranës ka kërkuar vazhdimisht përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Arjan Qafa, për të cilët ekzistojnë fakte të qarta që, jo vetëm janë në konflikt interesi me kompaninë “Gener 2”, por janë edhe të pakualifikuar për ta gjykuar këtë çështje.

    Është FAKT se në listën e 33 gjyqtarëve, të cilët në bazë të testimit të vitit 2013 përmbushnin kriteret për konkurim në Gjykatën Administrative të Apelit, gjyqtari Arjan Qafa është renditur me 80 pikë në vendin e 30 nga 33 në testimin seleksionues, por kjo nuk i pengoi anëtarët e KLD-së asokohe t’i jepnin 7 vota pro nga 10. Ndërsa, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa), edhe pse kishte marrë pikët më të ulëta në testim, arriti të sigurojë 9 nga 10 vota në KLD për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

    Kështu, Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës Administrative të Apelit:

    – Përjashtimin e dy gjyqtarëve Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Arjan Qafa nga gjykimi i çёshtjes, në bazë të nenit 72, pika 3 dhe pika 6 të K. Pr. Civile, me arsyetimin se për të dy këta gjyqtarë janë të vërtetuara rrethana konkrete e shumë serioze njëanshmërie.

    – Nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj (Softa), për shkak të kryerjes prej tyre të shkeljeve shumë të rënda, akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Për të dy këta gjyqtarë, është vërtetuar më shumë se një herë konflikti i pastër i interesit me kompaninë “Gener 2”.

    Ndërkaq, Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë:

    – Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasve Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj (Softa), me detyrë Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për shkak të kryerjes prej tyre të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/pallatet-te-diga-bashkia-s–39-do-t–nd-rtohen-leja-ende-n–gjyq-365635.html#sthash.3JGX4M3G.dpuf

  7. Das hoechste Gericht setzt nun entgueltig die mit gefaelschten Dokumenten erreichte Baugenehmigung aus

    Gjykata pezullon ndërtimin e pallateve te liqeni

    Gjykata e Lartë pranon kërkesën e bashkisë për të pezulluar ndërtimin e pallateve te diga e Liqenit Artificial. Lajmin e jep Ora News që u referohet burimeve të saj nga gjykata mësohet se kjo gjykatë ka pranuar kërkesën e bashkisë e cila kërkoi pezullimin e vendimit të Gjykatës Administrative. Kjo e fundit vendosi një javë më parë heqjen e pezullimit të IKMT.

  8. ie EU Mafia residiert nicht nur in seinem illegalen Büro Hochhaus in Tirana, sondern finanziert diesen Verbrecher des Betruges, Taliban artiger Zerstörung überall so auch die umstrittesten Wasser Kraftwerke

Schreibe einen Kommentar