Der Pyschopat der Albaner Mafia Edi Rama: verbietet per Gesetzblatt, Auslands Reisen und Reden der Adminstrativen

Wegen totaler Idiotie der meisten Adminstrativen und auch Minister, sind in Zukunft nur Reden erlaubt, welche zuvor genehmigt sind, denn die Hirnlosen reden wie kleine Kinder, nach dem Modell Frank Walter Steinmier auch wegen mangelhafter Bildung nur Kinderkram Unfug, zur Eigen Darstellung, damit die Profil Neurose befriedigt ist. Man braucht eine Genehmigung des Aussenministers Bushati, der auch ohne Bildung ist, eine typische Gestalt des Georg Soros, wie der Bruder von Edi Rama: Ollsi Rama. Praktisch funktioniert Nichts in Albanien und Gesetze sowieso nicht.

Die Adminstrativen des Edi Rama, seine Berater sind dumme idioten, wie etliche Reports, Titel Storys inzwischen berichten.

Nepotismus – Klientel System des Edi Rama – Ilir Meta in alter Tradition

Edi Rama finanziert den Wahlkampf der Verbrecherin: Hillary Clinton und reist nach New York

57 % der Albaner sind functional illerate, also erhaelt Albanien den Verbloedungs Status, was ja auch schon in 1987 in Bonn bekannt war.

Fatos Lubonja, im Gespraech, mit Edi Rama, ueber seine kriminellen Baugenehmigungen in Tirana, wo 500 davon den EU Menschenrechtshof beschaeftigen, denn Edi Rama war Drogen Capo lt. Leiter der EU Polizei Mission PAMECA II, Geldwaesche Capo Nr. 1 und wie Naim Dokle, verbunden mit Daut Kadrionovsky.

Antwort von Edi Rama, er habe keine Zeit zu einem Pyscho Analytiker zu gehen. Edi Rama, hat das Deutsche Auslands Betrugs Modell 1 : 1 uebernommen, wo Korruption Leitlinie ist und Betrug inklusive Politik PR, wo Capo der Deutschen Auslands Bestechung und des Betruges, Frank Walter Steinmeier gerade neue Gelder freimachte, fuer PR Medien Show. Zu korrupt und bloede fuer Aussenpolitik seit Ende 1998 und Lehrmeister der Mililarden schweren Unterschlagung im Ausland, der System Auslands Korrupierung jeder Regierung, was jeder im Balkan verstanden hat: Deutschland dringend eine gute Public Relations Kampagne brauchte

Pyetja e Lubonjës për Edi Ramën në 2002, “A ka kohë që nuk ke shkuar tek psikoanalisti?”
Postuar në 22 Shtator, 2015 09:09

Kishte kaluar fare pak kohë, që kur Fatos kur Lubonja kishte marre vendimin për t’i qëndruar përballë Edi Ramës e për të denoncuar, atë që ndodhte në Tiranë me lejet e ndertimit. Rudina Xhunga ka nxjerrë nga arkivat një debat mes te dyve, në vitin 2002. Me largimin nga Top Channel, Xhunga ka nisur te shkruaje librin “Edhe nje shqip” me momentet më të arrira. Shqip ka pyetur edhe Lubonja, kryetarin e Bashkisë të asaj kohe pas nje debati te forte mes te dyve: A ka kohë që nuk ke shkuar tek psiko­analisti?

Zbardhet urdhri, Rama izolon ministrat, zv/ministrat dhe kryebashkiakët: Mos bëni asnjë vizitë, ftesë, lëvizje dhe deklaratë jashtë shtetit pa pyetur Ditmir Bushatin

Zbardhet urdhri, Rama izolon ministrat, zv/ministrat dhe kryebashkiakët: Mos bëni asnjë vizitë, ftesë, lëvizje dhe deklaratë jashtë shtetit pa pyetur Ditmir Bushatin
Pas letrës denigruese, kryeministri Edi Rama ka vendosur të izolojë dhe disiplinojë me ligj ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët socialistë. Shefi i qeverisë ka vendosur të disiplinojë me ligj sjelljet e pahijshme, qesharake dhe skandaloze të ministrave dhe kryebashkiakëve jashtë vendit, ku në mjaft raste janë bërë objekt barsoletash nga ambasadorët dhe të huajt. Një vendim i pazakontë, i firmosur nga kryeministri Edi Rama, është botuar dje në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi.
Vendimi rregullon veprimtarinë e kupolës drejtuese të shtetit dhe administratës shtetërore në raport me jashtë. Vendimi ndalon ministrat, drejtorët, zëvendësministrat dhe kryebashkiakët të bëjnë deklarata, të mbajnë qëndrime dhe të negociojnë për çështje të ndryshme jashtë shtetit pa u konsultuar më parë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin. Çdo lëvizje për çështje të rëndësishme dhe çdo deklaratë e bërë jashtë shtetit, duke të konsultohet më parë me Ditmir Bushatin. Pra, që nga sot, ministrat dhe zëvendësministrat nuk mund të bëjnë asgjë pa pyetur më parë Ditmir Bushatin. Ky vendim ka ardhur pas letrës së Ramës, i cili shprehet se ambasadorët tallen me ministrat. Nuk dihet se sa do të bazohet ky vendim në praktikë, por akti kufizon dhe disiplinon veprimtarinë e kupolës shtetërore jashtë vendit. “Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për çështje të politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike, duhet të konsultohen, paraprakisht, me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thuhet në vendim. Që në krye të vendimi thuhet në mënyrë të qartë se, ministritë, institucionet shtetërore në varësi të kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor e ushtrojnë veprimtarinë e tyre me jashtë në lidhje e bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me qëllim garantimin e kësaj veprimtarie, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me interesin kombëtar.
Jo vizita jashtë shtetit pa lejen e Bushatit 
Ministrat dhe zëvendësministrat nuk mund të bëjnë asnjë vizitë jashtë shtetit pa marrë miratimin me shkrim të Ditmir Bushatit. “Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim.   Adriatik Doçi 
Tuesday, September 22, 2015 – 07:59

– See more at: http://www.sot.com.al/politike/zbardhet-urdhri-rama-izolon-ministrat-zvministrat-dhe-kryebashkiak%C3%ABt-mos-b%C3%ABni-asnj%C3%AB-vizit%C3%AB#sthash.uD6xmJa8.dpuf

typische Trottel Soehne Albaner Prominenz vor Jahren

Besnik Dabulla, Sohn der Super Verbrecherin Arta Dade (SP Abgeordnete) wurden wegen Schiesserei verhaftet

Ein Gedanke zu „Der Pyschopat der Albaner Mafia Edi Rama: verbietet per Gesetzblatt, Auslands Reisen und Reden der Adminstrativen“

  1. Edi Rama tauescht die westliche Kultur, vom besten Journalisten der auch in der SZ schreibt.

    Rama i mashtron perendimorët si shitës kulture<

    Ditëve të fundit në München kanë arritur rreth 64 mijë refugjatë – dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë erdhi për të hapur një ekspozitë me disa vizatime, shkarravina e shkraba, siç i quajti gazeta “Süddeutsche Zeitung”. Punimet, siç tregohej më tutje në artikull, ishin krijuar derisa politikani Rama po e kalonte kohën në zyrë – duke menduar për qeverisje dhe për ngjyrosje të Tiranës, duke pritur palë, duke u zemëruar dhe entuziazmuar. Nga Müncheni, Rama – natyrisht – postoi në “Facebook” një grumbull fotografish ku shihen artistë dhe kam-qejf-me-qenë-artistë, dashamirë të artit dhe adhurues të snobizmit, si dhe aktivistë kulturorë gjermanë. Muaj më parë Rama me të njëjtën ekspozitë u paraqit edhe në Berlin. “Lulëzime nga kalendari” u quajtën vizatimet e tij, sepse janë krijuar mbi fletë kalendari, notes e fletoreje.

    Me këso ngjarjesh të vogla kulturore, pothuaj të papërfillshme për opinionin e madh gjerman, Rama me gjasë po përpiqet të përmirësojë imazhin e vendit të tij. Është një nismë mbase qëllimmirë, por, për fat të keq, pa ndonjë efekt të matshëm, sepse piktori që edhe si kryeministër dëshiron të jetë (vetëm) piktor, ka një detyrë tjetër të madhe: ai duhet të qeverisë. Dhe duket se qeverisja pas dy vjetësh në post e ka lodhur Edi Ramën. Slogani i dikurshëm i aleancës së majtë “Rilindje” dalëngadalë është zbehur dhe gjithnjë e më shumë po lexohet në stilin dadaist si “Lirindje”.

    Në mediat prestigjioze gjermane janë shtuar kritikat e ashpra kundër qeverisjes së keqe në Tiranë. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) së fundi shkruante: “Krimi i organizuar lulëzon më së miri në sferën e hirtë të nepotizmit. Ithtari i një klani që hyn në politikë mund të llogarisë në votat e fshatit ose qytetit të tij, pavarësisht nga përkatësia politike që ka. Si kundërvlerë, ai e shpërblen klientelën e tij. Krimi i organizuar e kërkon afërsinë me pushtetin, për të janë të huaja paragjykimet politike apo ideologjike. Deri në zgjedhjet parlamentare të 2013-s në pushtet ishin konservatorët, Partia Demokratike dhe partnerët e saj; tani janë socialistët dhe ‘Aleanca’ e tyre për ‘Shqipërinë evropiane’. Sikurse kryeministri i mëparshëm dhe kryepartiaku demokrat Sali Berisha, edhe kryeministri socialist dhe kryepartiaku Edi Rama premton se do t’i luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë”. Gazeta përshkruante se si dhjetëra deputetë të Partisë Socialiste janë të lidhur me struktura të fuqishme të krimit të organizuar, dhe Rama është treguar i shurdhër përballë kërkesave të diplomatëve në Tiranë që t’i ndëshkojë keqbërësit në partinë e tij. Presioni me gjasë ishte aq i madh muajve të fundit, saqë Rama nën peshën e fakteve qe i shtyrë të ndahej nga disa deputetë dhe të lejonte drejtësinë e korruptuar të ndërhynte. Prapëseprapë gjendja mbetet e rëndë: “Në qershor, me autorizimin e Qeverisë, u publikua një raport i hartuar nga specialistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë si një dokument pune për reformën në drejtësi. Raporti përshkruan se si krimi ia del të amnistohet me ryshfet. Duke filluar nga nëpunësit e policisë, të cilët për relativisht pak para i zhdukin provat. Prokurorët për 1000 deri 2000 euro janë të gatshëm të heqin dorë nga akuza. Për ta nxitur një gjykatës për një gjykim më të lehtë, duhen 60 mijë deri 80 mijë euro. Në proceset civile, thuhet në raport, gjykatësit marrin para nga të dyja palët. Ata vetë paguajnë 100 mijë deri 300 mijë euro për t’u ngjitur më lart në karrierë, siç është ngritja në qarkun gjyqësor të qytetit ose thirrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, shkruante FAZ.

    Në një tekst tjetër botuar në fillim të gushtit “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tregonte se vetëm gjatë korrikut në Gjermani kanë kërkuar azil 7000 shqiptarë – dhjetë herë më shumë se në korrik të vitit 2014. Burime nga qyteti i Kukësit, për shembull, bëjnë me dije se vetëm në 12 muajt e fundit qytetin me rrethinë e kanë braktisur 7000 veta – shumica në drejtim të Gjermanisë. Një tekst mjaft kritik mbi mjerimin shqiptar, sidomos në zonat rurale, së fundi e ka publikuar edhe revista me ndikim “Der Spiegel”.

    Cila është strategjia e Edi Ramës për t’i zgjidhur problemet? Duket se nuk ka kurrfarë strategjie. Në intervista për mediumet e hapësirës gjermane ai paraqitet si i hidhëruar, ironik, sarkastik, akuzues ndaj Evropës, që gjoja po i injoron shqiptarët. Asnjë fjalë për domosdoshmërinë e luftimit radikal të krimit. Asnjë fjalë për domosdoshmërinë e një reforme radikale për reformimin e administratës. Asnjë fjalë për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e lidhur me krimin. Asnjë fjalë për nevojën urgjente për të çliruar Shqipërinë nga oligarkët që kontrollojnë ekonominë përmes monopoleve të tyre dhe kështu pengojnë çdo konkurrencë serioze dhe zhvillim të ekonomisë së tregut. Në vend të kësaj, Qeveria e Tiranës organizon aksione teatrale për shkuljen e bimëve të kanabisit. Por para se të shkuleshin bimët e pafajshme do të duhej të shkuleshin nga postet komandantët e policisë që bashkëpunojnë me tregtarë droge, do të duhej të shkuleshin nga postet politikanë të nivelit të lartë, që përfaqësojnë vetëm interesat e baronëve të krimit.

    Ja çfarë thotë Rama me cinizëm në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung”: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (…) Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE-ja sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon. (…) Derisa të jetoj unë ne nuk do të arrijmë që gjermanët të vijnë në Shqipëri, sepse shpresojmë në një jetë më të mirë. Udhëtimi do të shkojë përherë në drejtimin tjetër. Nuk mund ta mendojmë më të ardhmen vetëm brenda kufijve të vendit tonë. (…) Do të isha i lumtur nëse shqiptarët do të kishin mundësi të punonin në Gjermani. (…) Nuk jam magjistar”.

    Me të njëjtin ton, ai vazhdon të flasë edhe për gazetën zvicerane “Ostschweiz am Sonntag”: “25 vjet nuk mjaftojnë për ta bërë Shqipërinë prej një vendi dikur komunist dhe plotësisht të pazhvilluar në një shtet model si Zvicra. Kjo ndoshta nuk do të ishte qasja e duhur për neve, sepse ndoshta do të ishte monotone. Mirë, momentalisht mbretëron pak kaos – si në Itali -, por kjo disi është edhe joshëse. (…) Por unë nuk kam shkop magjik për t’i zgjidhur brenda dy vjetëve problemet që ekzistojnë në Shqipëri dhe për të bërë atë që presin dhe e meritojnë njerëzit”.

    Pjesa tjetër e intervistës është një përzierje rrëfimesh familjare dhe llafe për rëndësinë e artit, artistëve, pikturës. Vërtet kultura është shumë e rëndësishme për një vend. Por më e rëndësishme për një vend është kultura e shtetndërtimit. Nëse kjo nuk arrihet për 25 vjet, atëherë diçka nuk është në rregull me establishmentin politik, pjesë e të cilit është edhe Edi Rama që nga fundi i viteve ‘90, kur u bë ministër i Kulturës, pastaj kryetar i Tiranës, kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër. “Dhuna dhe korrupsioni, privatizimet mashtruese, pengmarrja dhe krimet e ndryshme e kanë shoqëruar kalimin nga regjimi totalitar në demokraci”, shkruan sociologia amerikane e kriminalitetit Jana Arsovska mbi lidhjet e krimit të organizuar me partitë shqiptare, në një studim të botuar së fundmi («Decoding Albanian Organized Crime», University of California Press, 2015).

    Për këto plagë duhet të flasë Edi Rama dhe të punojë pandërprerë për të përmirësuar gjendjen. Të vizatosh dhe të ofendosh ministrat, të cilët, fundja, i ka zgjedhur vetë, përfundimisht nuk mjafton për ta rilindur Shqipërinë. Rama mund ta akuzojë për të gjitha dështimet paraardhësin e tij në post, por shqiptarët i dhanë atij një mandat mbresëlënës, me të cilin ai duhet të qeverisë dhe jo të tallet e ironizojë.

    *Titulli i redaksise. Titulli origjinal: Qeverisja e Shqiperise nuk behet nga galerite e Gjermanise

    http://www.lapsi.al/ide/2015/09/18/rama-i-mashtron-perendimor%C3%ABt-si-shit%C3%ABs-kulture#.Vf-6Tpc2EU0

Schreibe einen Kommentar