ABITRAGE Urteile gegen Albanien ohne Ende: Gjyqet e pronave, Strasburgu detyron qeverinë të paguajë 18 mln euro

Oft sind es Verbrechen, als Edi Rama, als Drogen Boss, Geldwäsche Stelle Nr. 1 in Albanien, jedem Verbrecher illegal Grundstücke in Albanien gab, vor allem in Tirana, die Rechte der Alt Eigentümer ignorierte, was er mit seiner inkompetenden Adviser Truppe bis heute macht und erneut EU finanziert.
15 Millionen € Bußgelder muss Albanien bezahlen, nach den EGMR Gerichts Entscheidungen, in den letzten Monaten.
Über 500 Verfahren gegen die Republik Albanien warten noch, weil keine Baupolizei, Justiz, Polizei, Institutionen funktionieren, nur an Kriminelle verkauft werden, seitdem die Amerikaner die Polizei angeblich aufbauen (seit 2008).
Die Deutschen – EU – Georg Soros Verbrecher Kartelle: Gut geschmiert Deutsche, EU und Albanische Politiker, wie geleakte Dokumente zeigen.

Daad-logo Ohne-schrift Osi-kl

Peinlichkeit der Deutschen Aussenpolitk, wo die Open Society, direkt durch ehemaligen Mitarbeiter, bestens bekannt ist für Betrug, Manipulationen.

DAAD und Open Society Institute vereinbaren strategische Allianz für zentralasiatische Länder

In der Welt hat es wohl noch nie einen solchen Idioten gegeben, der sich Regierung Chef nennt, nur mit Kriminellen unverändert, Grundstücke stiehlt, illegal herumbaut und die Beute, mit EU Kriminellen vor allem teilt.
„Mafia-Kratie“ Edi Rama
Jetzt sind die nächsten 18 Millionen € fällig, an Entschädigung, was die Republik Albanien zahlen muss.

OSCE Report outet Ilir Meta, Salih Berisha, Edi Rama als Motor der Kriminalität in Albanien

Nochmal durch den EU – Menschenrechtshof 7,5 Millionen € an durch die Albaner Mafia enteignete Alt Eigentümer, deren Grundstücke durch Wild West der Politik- und Justiz Mafia geraubt und bebaut wurden. Die vorherige EU Gerichts Entscheidung:   Albanische „Mafia-Kratie“ mit Grundstücken und 10,7 Millionen € in 3 Monaten Entschädigung muss nun gezahlt werden

Alle Internationalen Verbrecher Organisation, EIB, EBRD Bank, arbeiten in Albanien, wobei die Weltbank Organisation IFC, UN Behörden sogar mit Todesschwadronen arbeiten, wie nun eine Klage gegen den IFC in den USA zeigt. ZDF Doku, über die Entwicklungshilfe Mafia: Weltbank – IFC – BMZ Mafia und Palm Öl: Investoren über 100 %
Das BMZ, KfW, GIZ immer dabei.
Die Weltbank fälscht erneut alle Report, obwohl Justiz und die Institutionen ein Chaos sind.

Albanien muss nach EU Gerichten 1,3 Millionen € Entschädigung zahlen an die Valio Schiffahrts Gesellschaft und weitere 7,5 Millionen € an Alt-Eigentümer

Gjyqet e pronave, Strasburgu detyron qeverinë të paguajë 18 mln euro
18/03/2017

Vendimet e dhëna nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për kthimin e pronave i kushtuan buxhetit të shtetit 18.1 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Sipas dokumenteve të publikuar nga Avokatura e Shtetit, në vitin 2016 Gjykata e Strasburgut dha 5 vendime kundër Shqipërisë, duke e dënuar qeverinë të paguajë një faturë totale prej 2.5 miliardë lekë ose mbi 18.1 milionë euro, çka përbën një rekord historik

Por sipas qeverisë, kjo është hera e fundit që buxheti paguan një faturë të lartë për vendimet e Strasburgut.

Vitin e kaluar Parlamenti miratoi një ligj të ri për kthimin dhe kompesimin e pronave. Ligji, i cili përcakton një formulë të re, u kundërshtua nga pronarët. Por gjykata kushtetuese edhe pse rrëzoi disa pika të tij, nuk e preku formulën e kompensimit.

Sipas të dhënave nga Avokatura e Shtetit, deri vitin e kaluar, në Gjykatën e Strasburgut ishin 106 padi të ngritura kundër shtetit shqiptar. Pretendimet për kompensimin e tyre, arrinin në 556 milionë euro, një faturë e papërballueshme për financat publike.

Por sipas qeverisë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, rreziku për financat është shmangur, pasi të gjitha paditë ndaj Shqipërisë kanë rënë dhe pronarët do të shpërblehen sipas ligjit të ri.

/ Top Channel

3 Gedanken zu „ABITRAGE Urteile gegen Albanien ohne Ende: Gjyqet e pronave, Strasburgu detyron qeverinë të paguajë 18 mln euro“

  1. nur Geldwäsche, Verbrecher Clans finden Interesse bei Edi Rama, dem Ex-Innenminister Samir Tahiri, der nur die Polizei Chefs Posten verkauft, damit unter dem Schutz der Polizei: Cannabis Plantagen und Schmuggler Boote fahren können.

    uralte Verbrecher Kartelle, rund um Edi Rama, heute direkt erneut von korrupten EU leuten finanziert, dem FBI Banden, die angeblich Polizei aufbauen

  2. Abitrage Verfahren fest in Hand einer kriminellen Familie

    Alma Hicka ist in merkwürdige Fälle verwickelt, auch in vollkommen ungültige Verträge aus 1991 (3 Tage vor den ersten Parlamentswahlen am 28.3.1991 abgeschlossen, ohne Geldwert Angaben, oder Investitions Summen) mit Angelo Frascino (aus Neapel und starb 2007), der einmal Süd Durres, Golem, Mali e Robit entwickeln wollte, aber nie Anträge stellte, noch eine Firma damals in Albanien hatte, noch Minister Entscheidungen vorlegte. Trotzdem gibt es merkwürdige Gerichts Entscheidungen, wo man 13 % Kredit Zinsen zahlen sollte, die Bankkonten des General Konsult in Mailand beschlagnahmt sind, wo immer noch die „Copa“ Mafia von Josefina Topalli das Sagen hat.

    Justiz Minister Nasic Naco lehnte die Forderungen ab, es ermittelte sogar die Staatsanwalt gegen die Phantom Firma Ilyria Sh.P.K. und was noch merkwürdiger war: Der Ministerrat unter Edi Rama, genehmigte die Forderung dieser Betrugs Maschine, welche nie Rechtsgültige Papiere in Albanien hatte, noch 1 € investierte. Heute sind es mit Zinsen 148 Millionen € Forderungen und geht nochmal vor Gericht in Italien, denn in Albanien kann es keine Rechtstitel geben.

    Investigim
    Qeveria e përgjumur; Shqipëria rrezikon 141 milionë euro nga arbitrazhi

    Ekzekutimi i një vendimi arbitrazhi, i vjetër prej më shumë se dy dekadash i ka gjetur të papërgatitura autoritetet shqiptare që tashmë rrezikojnë ta rëndojnë vendin me një faturë të kripur financiare.

    5 Maji 2015 duhej të ishte një e martë e zakonshme pune për të ngarkuarën e financës së konsullatës shqiptare në Milano, e cila u paraqit në Bankën Unicredit për të derdhur rrogat e punonjësve nga llogaria rrjedhëse.

    Por ndryshe nga të martat e tjera çdo fillim muaji, ky veprim është kundërshtuar nga banka Unicredit, punonjësit e së cilës bënë me dije se llogaria rrjedhëse e konsullatës shqiptare ishte bllokuar pas një vendimi të 22 korrikut 2014 të Gjykatës së Apelit Romë për llogari të shoqërisë “Iliria Sh.p.k”.

    Në të njëjtën ditë, konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobani, i është drejtuar e alarmuar me një shkresë urgjente Ministrisë se Punëve të Jashtme, duke e njoftuar për situatën e krijuar.

    “Ju bëjmë me dije se nga dita e sotme, të gjitha veprimet që kryejnë shtetasit shqiptarë për aplikim për pasaportë dhe veprime konsullore kalojnë në llogarinë e bllokuar,” i shkruan Çobani MPJ-së.

    “Në këto kushte, jemi të mendimit që deri në zgjidhjen e situatës pagesat të bëhen me para në dorë, si për pasaporta dhe veprime konsullore. Me këto të fundit të mbulojmë shpezimet e konsullatës,” shtoi ajo.

    Të dhënat dhe dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se situata e pazakontë e krijuar në Maj 2015 me bllokimin e llogarisë bankare të konsullatës së Milanos i ka rrënjët në një kontratë të lidhur midis qeverisë shqiptare dhe një sipërmarrësi italian në Mars të vitit 1991-në prag të rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

    Kjo kontratë kishte për qëllim krijimin e një kompanie italo-shqiptare me me aksione të përbashkëta midis Ndërmarrjes Komunale në Plazhin e Durrësit dhe Iliria S.r.l në pronësi të investitorit napolitan, Angelo Frascino, për zhvillimin e zonës turistike të qytetit bregdetar.

    Për shkak të ndryshimeve politike në vend, kompania italo-shqiptare nuk ka mundur të zhvillojë projektin e saj. Kjo nuk e ka penguar Angelo Frascinon që në maj të vitit 1993 t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtar të Arbitrazhit, duke fituar një dëmshpërblim prej 48 miliardë liretash italiane kundër shtetit shqiptar.

    Për më shumë se dy dekada, Iliria S.r.l dhe familja Frascino ka tentuar pa sukses të fitojë të drejtën për të ekzekutuar vendimin e vitit ‘93 në gjykatat shqiptare.

    Por dështimi në Shqipëri nuk e ka shkurajuar kompaninë Italiane, e cila në Korrik 2014 ka arritur ta konfirmojë vlefshmërinë ligjore të Arbitrazhit dhe një vendim për ekzekutim të detyrueshëm ndaj palëve të treta, me të cilët Shqipëria ka marrëdhënie ekonomike në Gjykatën e Apelit dhe Tribunalin e Romës.

    Autoritet shqiptare kanë reaguar me plogështi ndaj vendimeve të gjykatave italiane. Vendimi i arbitrazhit të vitit 1993, bashkë me interesin prej 13 % në vit për 23 vjet kap një vlerë prej 141 milionë eurosh dëmshpërblim në dëm të vendit.

    Pala shqiptare është njoftuar për vendimin në rrugë diplomatike me notë verbale në Tetor 2014, por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që Avokatura e Shtetit nuk ka reaguar për mëse 8 muaj- deri në Maj 2015, kur pas bllokimit të llogarive bankare të Konsullatës, ka kontraktuar me urgjencë një avokat italian për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit Romë.

    Edhe pse tashmë i pezulluar, Avokatja e Shtetit Alma Hicka pranon se vendimi i gjykatës italiane ka krijuar një precedent të rrezikshëm për shtetin shqiptar.

    Biznes me shtetin komunist

    Kur biznesmeni napolitan, Angelo Frascino erdhi në Shqipëri në Mars të vitit 1991, regjimi gati gjysmë-shekullor komunist po përjetonte grahmat e fundit. Frascino i vuri syrin zonës së plazhit të Durrësit, e cila në atë kohë administrohej nga Ndërmarrja Komunale e Plazhit Durrës.

    Faksimile e kontratës për themelimin e shoqërisë Durazzo -Iliria-Frascino, DIF | Foto nga : BIRN

    Faksimile e kontratës për themelimin e shoqërisë Durazzo -Iliria-Frascino, DIF | Foto nga : BIRN

    Frascino i propozoi qeverisë shqiptare një plan për zhvillimin turistik të zonës së plazhit të Durrësit me ndërtimin e resorteve, vilave, bankave, pallateve, kazinove apo njësive të banimit të përshtatshme për 60.000 banorë, me një afat kohor prej 20 vjetësh.

    Megjithëse projektit i mungonte një faturë financiare, një vendim i Këshillit të Ministrave i marrë me 28 Mars 1991 – tre ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, autorizonte ish Ndërmarrjen Komunale të Plazhit të Durrësit të krijojë shoqërinë e përbashkët italo- shqiptare me kompaninë e Frascinos “Iliria S.r.l.”

    Një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në vend, gjatë heshtjes elektorale të 30 Marsit 1991, mes Iliria S.r.l dhe ish ndërmarjes komunale nënshkruhet kontrata e themelimit të shoqërisë mikse, “Durrazo-Iliria-Frascino, DIF,” e cila kishte për qëllim “ripërtëritjen (modernizimin) e plazhit të vjetër si dhe shfrytëzimin turistik të zonës bregdetare shqiptare.”

    Kompania italiane e regjistruar nga Frascino, Iliria S.r.l zotëronte 51 % të aksioneve në kompaninë Italo-Shqiptare dhe pjesa tjetër zotërohej nga ndërmarrja komunale publike e Durrësit.

    Për palën shqiptare, kontrata është firmosur nga ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Durrësit, Fatmir Minguli dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Komunale të Plazhit të Durrësit, Jetgjat Todri.

    Në lidhje me këtë kontratë kanë lindur divergjenca interpretative midis palës shqiptare dhe kompanisë italiane, e cila në bazë të nenit 2 të kontratës, filloi një gjykim arbitrazhi ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare në vitin 1993.

    Gjyqi i arbitrazhit

    Tre arbitra, mes të cilëve dhe shqiptari Fatmir Laçej morën me 19 Prill 1993 në shqyrtim padinë e bërë nga shoqëria Iliria S.r.l kundër shtetit shqiptar.

    Tribunali i vendosur në Dhomën e Tregtisë në Tiranë për 6 muaj shqyrtoi të gjitha pretendimet e palës italiane në dështimin e marrëveshjes së zhvillimit të zonës bregdetare të gjirit të Durrësit.

    Për qeverinë e asaj kohe, fakti që kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ish Ndërmarrja Komunale e Plazhit të Durrësit nuk legjitimonte përfshirjen e qeverisë si palë në arbitrazh. Në 6 muaj që zgjati ky proces, pala shqiptare është paraqitur vetëm në një seancë të vetme, e përfaqësuar nga avokatja Lejla Gjini.

    Biznesmeni napolitan Frascino ka pretenduar gjatë gjyqit të arbitrazhit se qeveria shqiptare nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar për zhvillimin e plazhit të Durrësit, për shkak se tokën pranë plazhit dhe pranë pyllit me pisha gjatë gjithë shtrirjes bregdetare ia ka dhënë palëve private për të kryer veprimtari bujqësore.

    Pjesë e pretendimeve të Frascinos është dhe mossigurimi i kushteve dhe ambienteve për punë, si zyra apo dhe mjedise të tjera, që sipas kontratës ishin detyrim i ish Ndërmarrjes Komunale për t’i ofruar.

    Angelo Frascino pretendoi gjithashtu se ai ka hartuar projektet për resortin turistik të quajtur “Epidamus” dhe atë të kazinosë “Diamant” dhe se ndryshimet e ndodhura me përmbysjen e regjimit komunist penguan zhvillimin e tyre.

    Sipas akteve të paraqitura në arbitrazh, Frascino fajëson shtetin shqiptar se tokat e ndërmarrjes së përbashkët në zonën e Golemit, Qerretit dhe Karpenit, iu dha privatëve për ta përdorur për bujqësi, në vend që të zhvilloheshin për turizëm, sipas kontratës së lidhur me Iliria S.r.l.

    “Shteti shqiptar ndryshoi ndarjen territoriale ndërmjet komunave, duke i dhënë komunës së Kavajës një pjesë të territorit të përfshirë në kontratë. Iu kthyen pronarëve të vjetër pasuritë e patundshme ekzistuese në terrenin objekt të kontratës duke shkelur në këtë mënyrë marrëveshjen e bërë më datë 30 Mars,” thuhet në pretendimet e bëra në Tribunal nga Angelo Frascino.

    Pas 6 muajsh shqyrtimi të kontratës së nënshkruar në ditët e fundit të komunizmit në Shqipëri, trioja e arbitrazhit e udhëhequr nga profesori turko-qipriot Ahmet Aker, del me vendim në 3 shtator 1993, duke vendosur se qeveria shqiptare nuk i ka plotësuar detyrimet e marra përsipër ndaj palës italiane.

    Trupa arbitrale vendosi dënimin e qeverisë shqiptare për t’i paguar si dëmshpërblim kompanisë Iliria S.r.l shumën prej 48 miliardë e 239 milionë lireta për dëmet e pësuara. Sipas Gjykatës, kjo shumë duhet të fryhet me interesa të mëtejshme në masën e treguar prej 13 % në vit, deri në datën e pagimit të saj të plotë.

    Kjo trupë gjyqësore detyron shtetin shqiptar të paguajë edhe avokaten e palës italiane në shumën e 507 milionë liretave si dhe shpenzimet gjyqësore në vlerën e 150 mijë dollarëve amerikanë.

    Ky vendim i gjykatës së arbitrazhit nuk është apeluar nga shteti shqiptar, ndërkohë që 5 vite më vonë, Angelo Frascino i drejtohet gjykatave shqiptare për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit.

    Beteja ligjore në Shqipëri

    Biznesmeni Angelo Frascino, avokati i të cilit thotë se “të gjithë i puthnin dorën në Napoli” i është drejtuar gjykatave shqiptare për të legjitimuar vendimin e dëmshpërblimit nga shteti shqiptar në vitin 1998.

    Më 10 prill të po atij viti, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi në favor të italianit në lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në favor të shoqërisë italiane “Iliria S.r.l”.

    Faksimile e vendimit të arbitrazhit në çështjen Iliria S.r.l kunër Shqipërisë | Foto nga : BIRN

    Faksimile e vendimit të arbitrazhit në çështjen Iliria S.r.l kunër Shqipërisë | Foto nga : BIRN

    Pas negociatave të dështuara për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim, qeveria shqiptare kujtohet të apelojë vendimin vetëm në shkurt të vitit 2005.

    Sheti shqiptar pretendon se në momentin kur është nënshkruar kontrata, kompania Iliria Srl nuk ekzistonte, pasi është krijuar në prill të vitit 1991, dhe se në momentin e gjykimit të çështjes nga gjykata e arbitrazhit në vitin 1993, Shqipëria nuk kishte një marrëveshje me shtetin italian për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar.

    Për më shumë se 10 vjet, gjykatat shqiptare nuk kanë mundur të japin një vendim përfundimtar për këtë çështje.

    Vetëm në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të formës së prerë duke e konsideruar si antikushtetuese kërkesën e shoqërisë italiane për dëmshpërblim, ku për shkak të interesit të akumuluar ndër vite, shuma e pretenduar ka arritur në 141 milionë euro.

    Sipas avokatit që ka përfaqësuar Frascinon në Tiranë, Arben Hakani, kompanisë italiane i është mohuar një e drejtë legjitime.

    “ Megjithëse unë nuk e përfaqësoj më këtë kompani, kjo çështje është zvarritur vetë në gjykatat shqiptare. Unë nuk di ç’po ndodh në Itali, por praktikisht tashmë kjo çështje është e humbur dhe pse e konsiderojnë një nga rastet më flagrante të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare,” tha Hakani.

    Fakti që drejtësia shqiptare nuk mundi ta zgjidhë këtë çështje prej më shumë se 10 vitesh është shfrytëzuar më së miri nga avokatët e Angelo Frascinos në Itali. Biznesmeni napolitan ka vdekur që në vitin 2007, por të afërmit e tij kanë zgjedhur një strategji të re për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit – atë të ndjekjes së çështjes në gjykatat italiane.

    Reagimi i përgjumur i qeverisë shqiptare

    Në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritej të dilte me një vendim përfundimtar për çështjen në Shqipëri në korrik të vitit 2014, shoqëria Iliria Srl i është drejtuar gjykatës së Romës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit në shtetin italian.

    Gjykata e Apelit të Romës, në tetor të 2014 njofton me një notë verbale qeverinë shqiptare për vendimin e saj për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit në favor të shoqërisë Iiria Srl. Kjo notë verbale është pranuar zyrtarisht me 12 janar 2015.

    Në 29 Janar 2015, presidenti i Tribunalit të Romës ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit ndaj palëve të treta.

    Në Prill 2015, avokati i Iliria S.r.l, Rosario Manzo ka kërkuar ekzekutimin e borxhit ndaj fondeve të destinuara për Shqipërinë në një numër institucionesh qeveritare italiane, bankash, kompani të huaja që kanë lidhje biznesi me Shqipërinë, apo kompani ajrore shqiptare që fluturojnë në Itali.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që përveç bllokimit të llogarisë së konsullatës shqiptare në Milano, Iliria S.r.l ka tentuar të sekuestrojë edhe fondet e BE-së të destinuara për Shqipërinë, të menaxhuara nga Rajoni i Pulias, pjesë të një projekti rajonal të programit IPA, Altenergy. Vendimi i ekzekutimit është kundërshtuar nga Rajoni i Pulias me argumentin se fondet e projektit ishin të BE-së.

    Dokumentet që BIRN disponon tregojnë se vetëm pas 8 muajsh nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës, shteti shqiptar reagon për të marrë masat e duhura ligjore në apelimin e këtij vendimi.

    Avokatura e Shtetit në Maj 2015 nis procedurat ligjore për kontraktimin në mënyrë të përshpejtuar të një studioje ligjore në Itali. Në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Drejtësisë së kohës, Nasip Naço dhe atij të Jashtëm, Ditmir Bushati, Avokatura e Shtetit kërkon autorizimin për të kontraktuar në mënyrë të përshpejtuar një studio ligjore për të ndjekur çështjen në drejtësinë italiane.

    Duke e argumentuar kërkesën me urgjencën që kërkonte çështja, Avokatja e Shtetit Alma Hicka i propozon një projekt-vendimin Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilit do i çelej rruga përzgjedhjes së avokatit që do të mbronte interesat e shtetit shqiptar kundër kompanisë Iliria srl.

    Propozimi i bërë nga Avokatura e Shtetit është quajtur i paligjshëm nga ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili nuk aprovon procedurat e Avokates së Shtetit. Por megjithë kundërshtitë e ish ministrit të Drejtësisë, propozimi i Avokates së Shtetit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Me 18 Maj 2015, në Avokaturën e Shtetit ngrihet komisioni i vlerësimit të ofertave dhe kërkesa për ofertë u dërgohet 8 studiove ligjore dhe dy avokatëve në profesion të lirë në Itali. Pas tre ditësh, komisioni rimblidhet dhe në shqyrtim të dosjeve del në konkluzionin që vetëm dy subjekte i janë përgjigjur thirrjes brenda afatit ligjor; firma avokatore LexJus Sinasta LS dhe avokati Marco Porretti, i cili në mbledhjen e datës 25 maj 2015 zgjidhet si fitues nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

    Pas kontraktimit të avokatit italian, me 18 Qershor 2015 Shqipëria e apelon vendimin e Gjykatës së Apelit Romë, duke kërkuar pezullimin e vendimit të detyrueshëm ndaj palëve të treta, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli të vlefshëm në Republikën e Italisë.

    Gjithashtu, me 25 Shkurt 2016, Avokatura e Shtetit ka bërë një padi penale kundër shoqërisë Iliria S.r.l.

    Avokatura e Shtetit i tha BIRN se aktualisht procesi vijon në të dy shkallët e gjyqësorit dhe konkretisht në Gjykatën e Apelit të Romës dhe në Tribunalin e Romës.

    “Sigurisht që njohja dhe ekzekutimi nga Gjykata Italiane e një vendimi arbitrazhi të pretenduar të vitit 1993 nuk e vendos Shtetin Shqiptar në pozicione të favorshme, por pala Shqiptare ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë përkatës dhe vlen të theksohet se në datën 19.02.2017, gjykata Italiane, në fazën paralajmëruese, vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit kundrejt palëve të treta,” tha Avokatja e Shtetit, Alma Hicka nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

    “Pra deri më sot, nuk janë prekur interesat e Shtetit Shqiptar në raport me palët e treta në Itali të cilët bashkëpunojnë me Shqipërinë,” përfundoi ajo.

     

  3.  

     

    Hohe Millionen Summen werden direkt mit Edi Rama gestohlen, wenn gegen den Willen der Justiz Minister Nasic Naco, Ylli Manjani, die Geschäftspartnerin des Edi Rama und Volks Anwältin Alma Hicka, mit ihrem Ehemann praktisch ein Monopol auf die Abitrage Anwalts Vertretungen haben, Prozeße gewinnen, dann in dem Berufungs Verfahren einfach eine andere Kanzlei nehmen, und dem Ministerrat einen teuren Vergleich vorschlagen, was absurd ist, wenn man den Prozeß gewonnen hat. Vollkommen unsinnige Prozeße werden neu belebt und mit Millionen Anwaltskosten im Ausland geführt.

    670 Millionen € Forderungen gibt es heute bei Abitrage Verfahren, darunter die Betrugs Familie: Francesco Becchetti, mit der Deutschen Betrugs Bank: Deutsche Bank

    Verwüstete Landschaften das typische Betrugs Geschäft der Deutschen Bank Mafia, mit Francesco Becchetti

    24 Mar 2017
    Tre vjet përplasje, Avokatja e Shtetit nën akuzë për studiot ligjore të arbitrazhit
    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjatë tre viteve të fundit, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka mënjanoi në mënyrë të paligjshme Ministrinë e Drejtësisë nga procedura e përzgjedhjes së studiove të huaja ligjore që asistojnë vendin në konflikte juridike ndërkombëtare.
    Autor:Lindita Çela BIRN Tiranë
    Avokate e Pergjithshme e Shtetit, Alma Hicka, gjate prezantimit te Reformes per Kthimin dhe Kompensimin e pronave, ne hotel Sheraton. | Foto nga : Malton Dibra

    Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, gjatë prezantimit të Reformës për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. | Foto nga : Malton Dibra

    Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqiptare ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare.

    Por procedurat e ndjekura nga Znj. Hicka në përzgjedhjen e këtyre studiove ligjore kanë sjellë përplasje të vazhdueshme me ish ministrat e Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ylli Manjani.

    Konsulentët e huaj ligjorë janë kontraktuar për çështje që lidhen me konflikte në gjykata arbitrazhi, ku shteti shqiptar është paditur nga kompani të huaja që kërkojnë më shumë se 670 milionë euro si dëmshpërblim për shkelje të kontratave të nënshkruara ose cënim të sigurisë juridike.

    Dokumentet e procedurave si dhe komunikimi midis ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit, të siguruara nga BIRN, tregojnë se në të paktën 6 procedura prokurimi të tre viteve të fundit, ministri i Drejtësisë nuk e ka miratuar përzgjedhjen e studios së huaj ligjore të bërë nga Hicka.

    Ministria e Drejtësisë pretendon se procedurat e prokurimeve të Avokaturës së Shtetit bëhen në shkelje të procedurave ligjore, që e ngarkojnë Avokaturën me përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

    Ankesa për procedurat e prokurimit të ndjekura nga Avokatura e Shtetit nuk ka pasur vetëm ministria e Drejtësisë, por edhe studio ligjore vendase dhe të huaja, të cilat e kanë përshkruar procesin e përzgjedhjes së avokatëve si jotransparent.

    E kontaktuar nga BIRN, Hicka nuk iu përgjigj një kërkesë për koment mbi procedurat që Avokatura e Shtetit kishte ndjekur gjatë tre viteve të fundit si dhe përplasjet që ajo ka pasur me dy ministrat e Drejtësisë Naço dhe Manjani.

    Megjithatë, në një komunikim të mëparshëm me BIRN mbi një çështje konkrete, Hicka i pati cilësuar kontratat e lidhura me studio të ndryshme avokatie si “sekret tregtar”.

    “Në rastin konkret, duke qenë se marrëdhënia jonë me këtë studio është një marrëdhënie klient-avokat, dhe elemente të kësaj marrëdhënieje duhen të mbeten sekret,” u shpreh ajo.

    Përplasjet me Ministrinë

    Ligji për Avokaturën e Shtetit e rendit këtë institucion nën varësinë e ministrit të Drejtësisë. Ligji përcakton gjithashtu se për çështje të rëndësishme për interesat e shtetit ose kur natyra e çështjes kërkon juristë të specializuar në fusha të veçanta, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, me miratimin e Ministrit të Drejtësisë, kontrakton avokatë ose zyra avokatie në profesion të lirë, vendase ose të huaja, që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit shqiptar.

    Një nga rastet për të cilat Avokatura e Shtetit ka zgjedhur të kontraktojë një zyrë avokatie të huaj për të përfaqësuar shtetin shqiptar, ka qenë dhe rasti i apelimit të çështjes “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum Products Societe s.a” kundër Shqipërisë.

    Kompania greke që njihet me emrin tregtar “Jet Oil” pati investuar në ngritjen e depozitave të naftës në portin e Durrësit në vitet 1999 – 2000. Por për shkak se këto depozita ndodheshin pranë qytetit dhe përbënin rrezik, bashkia e Durrësit kërkoi që ato të zhvendoseshin.

    Kërkesa e bashkisë Durrës u mbështet në vitin 2009 nga qeveria e qendrës së djathtë të ish kryeministrit Sali Berisha, e cila me një vendim të Këshilit të Ministrave i kërkoi kompanisë greke ta zhvendoste aktivitetin e saj nga Porti i Durrësit.

    Kompania greke u kundërpërgjigj me një padi arbitrazhi në vitin 2011 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve në Investime në Washigton, ICSID, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 43 milionë eurosh.

    E asistuar nga studioja ligjore Derains&Gharavi, Shqipëria ia doli të fitojë këtë çështje në tribunal, por më 28 korrik të vitit 2015, kompania greke e apelon vendimin në ICSID. Pas apelimit të vendimit, Avokatura e Shtetit nis procedurat për përzgjedhjen e një studioje të re ligjore për të përfaqësur shtetin shqiptar në Apel.

    Avokatura shmangu nga konkurrimi studion e deriatëhershme, Derains&Gharavi, e cila nuk u ftua të marrë pjesë në negociata për kontratën e re- ndërsa fituese u shpall studioja ligjore “Arnold& Poter” me një vlerë prej 480 mijë eurosh.

    Letra e ish-ministrit Nasip Naço, përmes së cilës kundërshton procedurat e përzgjedhjes së studios ligjore Arnold&Poter.

    Letra e ish-ministrit Nasip Naço, përmes së cilës kundërshton procedurat e përzgjedhjes së studios ligjore Arnold&Poter.

    Kjo procedurë prokurimi ka sjellë përplasje të forta midis ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit, pasi ministri Nasip Nhttps://www.reporter.al/tre-vjet-perplasje-avokatja-e-shtetit-nen-akuze-per-studiot-ligjore-te-arbitrazhit/aço e ka gjykuar prokurimin si të paligjshëm. Debati mes Avokates së Përgjthshme të Shtetit, Alma Hicka dhe ministrit Naço ka zgjatur me muaj të tërë, ku në shkresat zyrtare, ish ministri insiston në shkelje të ligjit nga ana e Avokaturës së Shtetit.

    Naço ngre gjithashtu akuza për subjektivizëm dhe seleksionime të qëllimshme në përzgjedhjen e firmave të huaja, pjesëmarrëse në tender.

    “Ju rikujtojmë se procedura është nisur pa miratimin e Ministrit të Drejtësisë dhe bie ndesh me ligjin,” thuhet në shkresën e datës 20 tetor 2015 të ish ministri Naço, në të cilën ai refuzon miratimin e procedurave nga Avokatura e Shtetit për kontraktimin e studios ligjore “Arnold & Poter”.

    Ish ministri i Drejtësisë ngre pikëpyetje edhe mbi kriteret e përcaktuara në ftesën për negociata, që sipas tij lejojnë një vlerhttps://www.reporter.al/tre-vjet-perplasje-avokatja-e-shtetit-nen-akuze-per-studiot-ligjore-te-arbitrazhit/https://www.reporter.al/tre-vjet-perplasje-avokatja-e-shtetit-nen-akuze-per-studiot-ligjore-te-arbitrazhit/ësim subjektiv të kompanive të ftuara nga Avokatura e Shtetit.

    “Nga vëzhgimi i vetëm disa prej procedurave të kontraktimit konstatojmë se përdoren kritere të ndryshme për shpërndarjen e pikëve për vlerësimin e ofertave të paraqitura. Këto procedura lënë vend për dyshime mbi respektimin e parimit të mosdiskriminimit e të trajtimit të barabartë, transparencës në procedurat konkurruese dhe barazinë në trajtimin e ofertave,” thuhet në shkresën e Ministrit të Drejtësisë.

    “Çështjet e ngritura tregojnë për një mangësi të theksuar në ndjekjen e rregullt të procedurave ligjore dhe e ngarkojnë Avokaturën e Shtetit me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në vonesat që shkaktohen në mbrojte,” vijon shkresa e Naços.

    Pasardhësi i Naços në krye të ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjani ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm mbi procedurat e prokurimit të ndjekura nga Avokatura e Shtetit.

    Më 30 dhjetor 2015, Avokatura e Shtetit propozon një projektvendim dhe kërkon që studioja e huaj e përzgjedhur prej saj për çështjen “Mamidoil” të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, nga ana e ministrisë së Drejtësisë edhe kjo procedurë është konsideruar si e paligjshme.

    “Projektvendimi i ofruar nga ana juaj është antikushtetues, pasi projekt-akti nënligjor nuk është nxjerrë në bazë dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi,” thuhet në shkresën që mban datën 16 janar 2016 e ish ministrit Ylli Manjani.

    Çështja “Mamidoil” nuk është përplasja e vetme që Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka ka pasur me ministrinë e Drejtësisë.

    Ministria e Drejtësisë ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mënyrën e përzgjedhjes së studios ligjore që do të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në gjyqet ndërkombëtare të hapura nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti. Avokatët e Becchetit e kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar 400 milionë euro si dëmshpërblim.

    Për t’u mbrojtur nga paditë e Becchetit, Avokatura e Shtetit ka hapur procedurat për kontraktimin e një studioje ligjore të huaj me 23 janar 2015.

    Dhjetë subjekte të ndryshme u ftuan të marrin pjesë dhe komisioni i vlerësimit të ofertave në Avokaturën e Shtetit përzgjodhi si fitues studion ligjore londineze “Wragge Lawrence Graham & Co” me një çmim 2,2 milionë euro.

    Komisioni vlerëson se e shpall fitues “Wragge Lawrence Graham & Co”, pasi merr përsipër të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në dy nga tre paditë e ngritura nga Becchetti, atë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, ICC, për llogari të kompanisë “Hydro Srl”, dhe padinë e ngritur në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, në emër të kompanisë “Albaniabeg Ambient”.

    Me urdhërin 3051/33, të nxjerrë me 13 Shkurt 2015, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit Alma Hicka ka shpallur fituesin, duke vënë në dijeni dhe ministrinë e Drejtësisë, e cila edhe në këtë rast ka refuzuar ta miratojë procedurën.

    Me shkresën nr. 1205/1 të datës 18 Shkurt 2015, ish Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar informacion Avokaturës së Shtetit se pse në dy çështjet të ndryshme, atë të “Albaniabeg Ambient” dhe “Hydro Srl,” studio ligjore fituese është vlerësuar në mënyra të ndryshme përsa i përket reputacionit të saj.

    Për këtë procedurë prokurimi, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço kishte marrë një letër ankesë nga avokati Muhamet Gharavi i dstudiods “Derains& Gharavi”, i cili theksonte se ishte njoftuar përmes dy emaileve për skualifikimin, pa marrë “asnjë shpjegim, provë dhe as informacion mbi fituesin”.

    Në ankesë, Gharavi hidhte hije dyshimi edhe mbi procedurat e tjera të prokurimit për çështjet e arbitrazhit, të ndjekura nga Avokatura e Shtetit.

    Përplasja mes ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit u anashkalua nëpërmjet procedurës së miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe kompania londineze u kontraktua të mbrojë shtetin shqiptar kundër biznesmenit italian.

    Por konflikti për dosjen “Beccheti” nuk mbyllet me kaq.

    Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i sqaron homologut të tij të Drejtësisë Manjani kostot shtesë për studion ligjore të kontraktuar për paditë e Becchetit.

    Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i sqaron homologut të tij të Drejtësisë Manjani kostot shtesë për studion ligjore të kontraktuar për paditë e Becchetit.

    Ish ministri Manjani ka kërkuar shpjegime për një projektvendimin të hartuar nga ministria e Energjetikës, i cili bën fjalë për një kosto të shtuar për llogari të studios londineze të avokatisë në vlerën e 1,9 milionë eurove. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri e justifikon miratimin e kësaj shume shtesë me pagesat e ekspertëve që janë marrë nga studioja avokatore.

    “Disa kosto shtesë janë shkaktuar edhe nga nevoja e papritur për të marrë ekspertë të caktuar,” thuhet në shkresën e përgjigjes së Gjiknurit për Manjanin.

    I pyetur mbi ankesën e tij të 16 Shkurtit 2015, avokati Hamid Gharavi i tha BIRN se arsyeja e skualifikimit të studios që ai përfaqëson lidhet me denoncimin që ai u ka bërë procedurave të Avokaturës së Shtetit.

    “Unë kam shprehur në mënyrë të qartë faktin se ne nuk jemi përzgjedhur në konsultime për shkak se ka pasur konflikte serioze të interesit brenda organeve të shtetit,” akuzoi ai.

    Rezerva ndaj Avokaturës së Shtetit shprehin edhe përfaqësues të studiove ligjore shqiptare me histori suksesi në tribunalet ndërkombëtare. Një avokat i njohur, i cili kishte konkurruar për të përfaqësuar Shqipërinë pranë Avokaturës së Shtetit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se “deri më sot ne nuk jemi njoftuar pse nuk u vlerësuam. Çfarë kishim dhe çfarë nuk kishim në atë konkurrim”.

    Sipas dokumenteve që BIRN disponon, zyra e avokatisë në fjalë është vlerësuar me 0 pikë nga komisioni i vlerësimit, i ngritur pranë Avokaturës së Shtetit.

    “Ne kërkuam me ngulm të dinim vlerësimin, por nuk na dhanë asnjë shkak,” vijoi avokati, i cili shton se pas kësaj eksperience studioja e tij nuk e ka marrë më mundimin të konkurrojë sërish.

    Pamundësia e Avokaturës së Shtetit…

    https://www.reporter.al/tre-vjet-perplasje-avokatja-e-shtetit-nen-akuze-per-studiot-ligjore-te-arbitrazhit/

Schreibe einen Kommentar