Einschlägig bekannt, mit einem erfundenen Club Med Projekt in der Buch von Kakomese, wo nie gebaut wurde, es als Schmuggler Basis nur benutzt wurde und in Mafia Händen auch aus Bulgarien verschwand. Nun erhält er fü 10 € teure Grundstücke pro qm, in der Bucht von Laze
Kushëriri i Fevziut dhe oligarku i “Kodra e Diellit”; kompleks 5.5 ha me pallate 7 kate në Lalëz; tokën ua dha Rama me 10 Euro/m2
,
Anti-krimi i Policisë-Durrës, të hetojë nga cilët burime do dalin miliona Euro, kur dy firmat që do ndërtojnë kompleksin gjigand, kanë vetëm 30 milionë lekë kapital; ndërsa SPAK duhet të hetojë grabitjen e kësaj pasurisë publike, bërë me oligarkun e ndërtimit Gentian Sula, bashkëshort i shefes së dosjeve të sigurimit, mbasi këtij oligarku i janë dhënë edhe 105 milionë Euro tendera e PPP në 7 vite pa garë, i janë dhuruar 25 ha truall në Tiranë, Durrës e Vlorë për pallate, 2.9 ha tokë pronë shteti në Kakome dhe 10 ha tokë bregdet në Dhërmi-Drimadhe
Kryeministri Rama, duke përdorur si propozuese ministren Anila Denaj dhe si firmosës Erjon Braçen, ka grabitur një tjetër pasuri publike në bregdetin e Lalzit.
Me VKM nr. 292, datë 19.5.2021, Babloku i ka shitur (dhuruar) 55 000 m2 tokë buzë detit, ndërtuesit të rezidenës “Kodra e Diellit”, Gentian Sula, bashkëshort i shefes së (mos)hapjes së dosjeve të ish-sigurimit; dhe Redi Peza (Merepeza), kushëri i Blendi Fevziut e trashëgimtar-bashkëpronar tokash në Tiranë.
Sipërfaqen 55 000 m2 det në Lalz, pasi e ka kategorizuar qëllimisht si “tokë djerrë e pa leverdi për shtetin”, Rama ua ka shitur me vlerë totale 59 565 000 lekë të reja; që sipas llogarisë rezulton me 10 Euro/m2, kur sipas ligjit vetëm mund ta jap me qira në përdorim dhe jo për ndërtime betoni.
,
Për të fshehur emrin e oligarkut Gentian Sula, kryeministri Rama nuk e ka dhënë me logon e firmës “Agi Kons shpk” të 105 milionë Euro PPP e tendera; por me logon e firmës “S&D INVEST” po në pronësi të Gentian Sulajt, që administron pallatet te “Kodra e Diellit”.
Ndërsa ortakërinë e Blendi Fevziut në këtë biznes ndërtimi në Lalëz; Edi Rama e ka maskuar pas firmës “Sviluppo Mare-1” në pronësi të Redi Peza, kushëri e bashkë-ortak tokash me Fevziun.
Në shkelje të plotë të ligjit, në VKM dhe kontratën e shitjes datë 19 maj 2021 mes ministres Anila Denaj dhe blerësve Gentian Sula e Redi Peza (Merepeza), nuk publikohet objekti se përse do përdoret kjo tokë në zonën bregdetare të Lalzit, por vetëm thuhet “Projekt rilindje urbane”.
Mirëpo burime konfidenciale nga ministria e Financa-Ekonomisë, kanë bërë të ditur për “Pamfleti”, se mbi këto 55 000 m2 tokë të shitur me 10 Euro/m2, oligarku Getian Sula dhe Redi Peza (Merepeza), kushëri i Blendi Fevziut, do të ndërtojnë kompleks pallatesh 7 kate.
Skenari i Ramës për të grabitur tokën në Lalz, konfirmohet me këtë fakt: Vendimi i qeverisë për shitjen e tokës është i datës 19.05.2021, ndërsa leja e ndërtimit për kompleksin është dhënë po nga Rama në KKT, qysh më 16 qershor 2020 (Leje Nr. 16).
Mashtrimi i Edi Ramës/ Në VKM Nr. 292, datë 19.5.2021 të shitjes së tokës që ka firmosur i “ndershmi” Erjon Braçe; thuhet se Gentian Sula e Redi Peza (Merepeza) e kanë bërë pagesën 59 565 000 lekë, pas daljes së vendimit të qeverisë.
Faktikisht, pagesën e kanë bërë më 18 mars 2021, ose 2 muaj para miratimit të vendimit të qeverisë, që do të thotë se blerësit e çmimi i shitjes së tokës në Lalz, kanë qenë të paracaktuar.
Kujtojmë, se firma “Sviluppo Mare 1 shpk” e kushëririt të Fevziut, që është blerës i kësaj tokë dhe ortak në ndërtimin e kompleksit 55 mijë m2 me pallate 7 kate në Lalz; ka vetmë 70 mijë lekë kapital, ndërsa firma hije “S&D Invest” e oligarkut Gentian Sula ka kapital 30 milionë lekë.
Këto 30 milionë e 70 mijë lekë, janë kapitale të deklaruara në tatime deri më 28 maj 2021; prandaj është detyrë e Anti-krimit Financiar të Drejtorisë së Policisë Durrës nëse e lejon drejtori Lorenc Shehu; që të hetojë se nga cilët burime do dalin miliona Euro, për të ndërtuar kompleksin 55 mijë m2 me pallate 7 kat në bregdetin Lalz./Pamfleti
Super Drogen Boss: Ylli Ndroqi und Gentian Sula